100 vjetori i lindjes, Veliaj i jep titullin “Simbol i qytetit” Gjeneral-lejtnant Rrahman Parllakut

April 15, 2019 13:47

100 vjetori i lindjes, Veliaj i jep titullin “Simbol i qytetit” Gjeneral-lejtnant Rrahman Parllakut

Ka heronj dhe mbi heronj, por gjeneral Rrahman Parllaku mbetet mbi të gjithë një hero i gjallë dhe krenari e qytetit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e ka nderuar atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste.

Titulli iu dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi gjeneral Parllakun si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.

“Bashkia Tiranë i jep certifikatën për titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” z. Rrahman Parllaku, me motivacionin “patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste, dhe Hero i Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi. Ndaj, qyteti i Tiranës, që sapo ka hyrë në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, ka krenarinë që t’i japë titullin e nderit “Simbol i Qytetit” bashkëmoshatarit të saj shekullor, i cili për kontributin e tij është kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike”, u shpreh Veliaj.

Gjenerali Rrahman Parllaku është ndër të paktët partizanë që jetojnë dhe dëshmojnë histori të tre kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashist, heroit e komandantit ushtarak dhe atë të persekutimit komunist. Veliaj u shpreh se gjeneral Parllaku është simboli i njerëzve që pavarësisht sakrificave, ka dhuruar vetëm dashuri dhe mirësi. “Si djalë i ri që je, vetëm 100 vjeç, them se i bën nder qytetit tonë të të shpallim simbol të Tiranës. E bëjmë këtë respekt me mirënjohje nga të gjithë qytetarët, të majtë të djathtë, nga i gjithë Këshilli Bashkiak. Duhet të kuptojmë se në historinë e këtij vendi edhe të mirat, por edhe të këqijat, ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit. Edhe i kemi ngritur njerëzit që kanë sakrifikuar, edhe i kemi ulur, por ja ku jemi prapë sot në këmbë. Si njeri që s’ka njohur kurrë urrejtje, pavarësisht ç’ke kaluar në jetë, dhe ke dhënë vetëm dashuri e mirësi, e kemi për nder të të kemi simbol të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku kujtoi betejat në luftën për çlirimin e Tiranës, ndërsa theksoi në këtë 100-vjetor të tij se jeta është e këndshme me të mirat e të këqijat e saj. Ai shprehu mirënjohjen ndaj kryebashkiakut Veliaj për këtë vlerësim që i bëhet në përvjetorin e lindjes.

“Në Tiranë kam ardhur me Brigadën e III-të dhe luftova një muaj e gjysmë. Kemi bërë 22 aksione brenda qytetit, komandën e kishim në Priskë. Kur kujtoj këto ngjarje, ato baticat e zbaticat e mia në jetë, them që jetova. Jeta nuk është siç thonë: hyra këtu e dola atje. Jeta është e këndshme, me të mirat e të këqijat e saj. Edhe nga të këqijat, edhe nga burgu, mësova diçka. Njeriu mëson edhe nga vuajtjet, jo vetëm nga të mirat; mëson edhe nga të këqijat. Ju faleminderit për nderimin”, tha Parllaku.

April 15, 2019 13:47
Komento

11 Komente

  1. Alban April 15, 14:15

    Respekte komandant! E pac jeten e gjate. Ju urojme gjithe te mirat!

    Reply to this comment
    • Shkrepat April 16, 05:28

      Per çfar e nderojne kete spiunte serbeve? Ky i dorezonte shqiptaret e Kosoves serbeve me 1945. Ky vriste dhe arrestonte bashke me serbet shqiptaret e Kosoves me 1945. Dhe nje pyetje: Cili eshte i keqi dhe i miri: Enver Hoxha qee futi ne burg kete apo ky spiuni serbeve?

      Reply to this comment
  2. Mashkullori April 15, 14:57

    Nje figure e shquar e luftes per Clirim,por dhe nje njeri me dinjitet te larte.Edhe pse persekutuar dhe ndeshkuar prej rregjimit te cilit i sherbeu,ai ka mbajtur nje qendrim me se korrekt ne vleresimin e Luftes ANaClirimtare.Rrahman Parllaku,ne ndryshim katerciperisht nga ata komuniste,te mire trajtuar nga rregjimi i Enver Hoxhes,por qe nje dite te bukur u kthyen ne antikomuniste dhe qe anatemojne e mohojne luften,ka vleresuar lart,sakrificat,gjakun dhe shoket e tij te rrene per clirimin e Atdheut.Ai tregon se ka qene dhe ka mbetur nje burre me karakter te larte,i cili kritikon,por dhe vlereson gjithcka qe eshte e drejte.Sepse eshte i tille prandaj zoti Parrlaku,vleresohet si prej te majteve dhe te djathteve….
    Urime per vleresimin dhe jete sa me te gjate e plot shendet i nderuari Rrahman Parllaku!

    Reply to this comment
  3. Bureto April 15, 16:11

    Gjeneral Perllaku në 100 vjetorin e tij i meriton gjithë urinet dhe vlerësinet, me përjashtim të njërës, sipas mendimit tim. Atë të të qenit ‘sfidant’ i diktaturës komuniste, që nuk kuptohet nga sa dimë nga historia e viteve 1975-76 se ku qëndronte. A ja përplasën ata në fytyrë, me fakte e dokumenta pafajlsinë e tyre, diktatorit, dhe pastaj si ta kishin fatin. Se psh Kadri Hazbiu deklaroi atëhere: Le të më dënoni se partia ime më dënon!! Atëhere, po të kishte mbetur gjallë dhe Kadriu, qëndrime të tilla do mund të quheshin sot sfidë? Besoj se edhe vetë gjenerali, nuk do ndjehej mirë nga superlativa të këtij lloji. Vuajtjet dhe sakrificat e tij meritojnë respekt, por edhe modestija është një vlerë gjithashtu.

    Reply to this comment
  4. Mallakastra April 15, 17:05

    Urimet me te mira per kete hero, per kete njeri te sakrificave, per kete veteran te shquar te L2B, per kete deshmitar te nderuar te Historise me te lavdishme te LNCL te Shqiperise!
    Te paharruar heronjte e kesaj Lufte Heroike kunder nazifashizmit per çlirimin e vendit!
    Nder dhe Lavdi per udheheqesit e kesaj lufte te pashembullte me ne krye komandantin e saj, legjendarin Enver Hoxha!
    Poshte neofashistet e rinj, armiq te Shqiperise, pasardhes te kolaboracionisteve te djeshem me ne krye saliveremin dhe tufelegenin e Co!
    Rrofte populli liridashes i Shqiperise!
    T’a gezosh nderin, qe Bashkia dhe tere populli te bejne, i nderuar dhe i lavdishmi, Gjeneral-lejtnant Rahman Parllaku!

    Reply to this comment
  5. Lani Xhabija April 15, 17:07

    Dashuri e respekt per mikun e families tone, te nderuarin me shume mirenjohje, Rahman Perllaku.
    Simbol i mençurisë, njerzillëkut, humanizmit, dashurisë njerëzore.
    Idhull i femijerisë dhe adoleshencës time.
    I urojme qetesi e shendet te plote e te gjate.
    Pershendes Liriken, Tatjanen e Shpresen.
    Lan XHABIJA
    Kanada.

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr April 15, 18:05

    jNder dhe Lavdi te perjeteshme heronjve te luftes Nac.Cl .qe luftuan dhe fituan ndaj nji armiku te pabarabrte dhe bashkepuntoreve te tij Ballistozogist duke e cliruar vendin dhe duke i dhene popullit lirine dhe pushtetin e tij!

    Reply to this comment
  7. Refik April 15, 21:39

    Nder dhe lavdi per gjeneralin prej fshatit tone Novosej shendet, lumturi e pleqeri te mbare.

    Reply to this comment
  8. Shefqet Cela April 15, 22:02

    Urime e jete te gjate!
    TUFA do terbohet me kete vendim sepse ai ben pjese ne “listen e zeze” te heronjve antifashiste.

    Reply to this comment
  9. lisi April 15, 23:05

    Do te ishte me vlere qe Bashkia e Tiranes t’a shpallte PERSONA NON GRATA PER QYTETIN E TIRANES lrgrnin Agron Tufa,,Kalocin e Godolen

    Reply to this comment
  10. 0sumi April 16, 06:10

    Nje nga burrat e rralle te shtetit tone.
    Vetem per emrin qe ka te ngjall respekt.
    Ne vitin 1967,isha ushtar ne baterine bregdetare ne kodrat e Levanit (Jaru).Diten qe isha nenoficer roje vjen per vizite ne repartin tone komandanti Rrahman Perllaku.I kisha degjuar vetem emrin,por edhe famen e tij.
    Kur hyri ne fjetoren e repartit,sipas rregullores,kur vinin oficera,nenoficeri i sherbimit bente paraqitjen e forces.
    Kur e pash,nje trup gjigand,koka ne cati (fjetorja nuk kishte tavan),me mberthyen emocione,por edhe frike (s’i thoshin shaka),dhash komanden:”Kapanoni cou,gati-tu….shoku Komandat i BUD-it,gjate sherbimit tona,asgje e re .Komandanti i fjetores,nenoficer XY”
    Ai me hodhi doren e tij te madhe dhe te rende mbi sup,duke me perkedhelur si prindi femijen dhe me pergezoi duke me thene: bravo,bravo…
    Kete moment nuk e kam harruar kurre dhe ja sot mesove qe komandanti jeton,eshte bere 100 vjec dhe gezon shendet te plote.
    I uroj shendet ,vetem shendet dhe jete,ketij burri qe e meriton me shume se kushdo fjalen “BURRE”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*