101-vjeçarja zgjohet në funeralin e saj

Redaksia Online February 1, 2013 14:08

101-vjeçarja zgjohet në funeralin e saj

Një 101-vjeçare në Kinë mund ta konsiderojë veten njeri me shumë fat. Vejusha Peng Xinhua është zgjuar pak para se familjarët ta varrosnin, pasi mjeku e kishte deklaruar të vdekur. Peng ka qenë e shtrirë në arkivolin e saj, në qytetin Lianjiang, kur papritur ka hapur sytë dhe është ngritur. Peng, e cila jetonte vetëm, ishte rrëzuar dy javë para “ndarjes nga jeta” dhe si pasojë e frakturave kishte mbetur në shtrat. Dy vajzat e saj 70-vjeçare thanë se u kujdesën për të gjatë kësaj kohe, por pak ditë më parë e gjetën atë të ftohtë dhe pa rrahje pulsi. Duke besuar se e moshuara kishte ndërruar jetë, familjarët nisën përgatitjet për funeralin. 16 orë pasi mjeku e kishte shpallur të vdekur, 101-vjeçarja është kthyer në jetë, pak para se të mbulohej me dhe. “Ringjallja” e saj e ka shndërruar funeralin në festë. Peng kujdeset për veten prej 11 vjetësh, pas vdekjes së të shoqit në moshën 101 vjeç.

Redaksia Online February 1, 2013 14:08
Komento

1 Koment

  1. Korab Sejdini February 1, 19:43

    Hajde u bofsh 150 moj bukuroshe kineze. Di allahu kur te merr ty dhe ne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin