“103 telegrame” nga Vlora nesër në Mitrovicë

February 16, 2016 19:54

“103 telegrame” nga Vlora nesër në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës, në ambientet e Muzeut te qytetit, nesër, në ditë-festën e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të hapet ekspozita “103 telegrame”, lidhur me Pavarësinë e Shqipërisë nga viti 1912 deri në vitin 1914.

Ekspozita do hapet në mesditë pas nënshkrimit të Protokollit për binjakëzim të Muzeut të Mitrovicës me Muzeun e Vlorës, bëhet e ditur për ATSH-në nga komuna jugore e qytetit më të madh verior të Kosovës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit dhe në hapje të ekspozitës do marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili në vizitën në Mitrovicë do të pritet nga kryetari komunës jugore, Agim Bahtiri.

February 16, 2016 19:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*