105 vjet pavarësi dhe kohë për bashkim kombëtar

November 28, 2017 10:13

105 vjet pavarësi dhe kohë për bashkim kombëtar

Nelson R. Cabej

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, një shekull më parë, është dhe do të mbetet njw ngjarje monumentale në historinë e vendit tonë. Duke kremtuar sot këtë jubile historik dhe duke nderuar veprën madhore të heronjve të pavarësisë, ashtu si Naimi, ne sot thërrasim:

“Ti Shqipëri na jep nderë, na jep emrin shqiptar!”

Themelimi i shtetit të pavarur shqiptar në 1912 nuk ishte vetëm një akt formal me rëndësi historike, politike dhe diplomatike, as vetëm kurorëzim përpjekjeve të shqiptarëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të veprimtarëve politikë e kulturorë të Rilindjes sonë Kombëtare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjes mbanëdalëse të një populli, që, duke u ndodhur në qendrën e vorbullave gjigande çetnizuese e ç’kombëtarizuese perandorake romake, bizantine, bullgare, sërbe dhe osmane, si dhe të dyndjeve të njëpasnjëshme barbare, ia doli të ruajë gjuhën dhe thelbin e tij etnik, ndërkohë që popuj të tjerë të lashtë, në po ato rrethana, u fshinë nga historia e kontinentit.

Si rrallë ndonjë popull tjetër, shqiptarët mbetën të ngulur për mijëvjeçarë në trojet të parëve të tyre ilirë. Vëndi ynë në hartën e Europës nuk ndryshoi kurrë, ndonëse trojet tona u rudhën së tepërmi.
Gjatë një shekulli qysh nga shpallja e pavarësisë, Shqipërisë i është dashur të përballojë reziqe ekzistenciale jo vetëm nga pushtimet e fuqive të mëdha e të shteteve fqinjë, por edhe nga politikat armiqësore çkombëtarizuese, etno-pastruese, etj. të fqinjve në veri e në jug, si dhe ndërhyrjet e intrigat e tyre për destabilizimin politiko-ekonomik dhe përçarjen e shqiptarëve.

Sot, një shekull pas shpalljes së pavarësisë, pozita e Shqipërisë si një vend sovran është konsoliduar. Shqipëria është pjestare e plotë dhe aktive Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe
e të gjitha organizatave botërore që i interesojnë; ajo është anëtare e traktatit të NATO-s.

Komuniteti europian, dhe aleatët perëndimorë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara, kanë ndihmuar në mënyrë vendimtare për zgjidhjen graduale të çështjes kombëtare të shqiptarëve, ndreqjen e padrejtësive historike që janë bërë në kurriz të vendit tonë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është një pikë kulminante dhe ende premtuese e kësaj prirjeje të re.

Brenda një shekulli, Shqipëria provoi forma të ndryshme të qeverisjes demokratike, republikane, monarkike dhe komuniste për t’u kthyer përsëri në demokraci, pas shuarjes së komunizmit në 1991.
Mësime nga një shekull pavarësi
Një shekull nuk është një periudhë e gjatë në historinë e një shteti, por ajo përmban vlera dhe mësime të mëdha që ne shqiptarët duhet t’i mbajmë parasysh për të sotmen dhe të ardhmen.

Së pari, ideologjitë politike, si dhe partitë e regjimet politike që lidhen me to, janë të ndryshueshme dhe të përkohshme. Ato vinë e ikin, lindin e vdesin. Ato që mbeten janë populli, kombi, identiteti, shteti dhe ideologjia kombëtare shqiptare, që vë mbi të gjitha interesat e Shqipërisë. Guri i provës i çdo ideologjie është përputhja e saj me interesat kombëtare.

Së dyti, ideologjitë mbikombëtare, si kozmopolitizmi, ndërkombëtarizmi, mondializmi, ndërkombëtarizmi proletar, etj., nuk përputhen me realitetin politik të botës së sotme, të mbarsur me konflikte aktuale dhe potenciale. Të zhvilluara për një botë utopike, të ndryshme nga bota në të cilën jetojmë, ato ideologji janë tërheqëse sidomos për rininë, dhe mund të shfrytëzohen, siç po shfrytëzohen sot, në propagandën kundër shqiptarisë, kundër kombëtarisë dhe ideologjisë shqiptare.

Së trerti, politika, si art i së mundshmes, mbështetet në interesat anëkëmbyese midis shteteve, të cilat janë relativisht të qëndrueshme. Historia na ka treguar sa s’bëhet më hapët se interesat e cilave fuqi europiane e botërore përputhen me ato të Shqipërisë.

Gabimet e së kaluarës për t’i gjetur aleatët ndër vende me ideologji ose sisteme politike të njëjta, e jo në partnerët gjeopolitikë afatgjatë, e kanë futur vëndin tonë në aleanca “strategjike” të gabuara e me pasoja të dëmshme për çështjen kombëtare. Historia na ka mësuar se aleancat ideologjike janë jetëshkurtëra. Ajo na ka treguar qartë se cilat fuqi europiane e botërore janë “proshqiptare” dhe aleate të vërteta strategjike të Shqipërisë.

Së katërti, ndërkohë që duhet të kërkojmë miqësinë me vëndet fqinje, politika e lëshimeve që kemi ndjekur ndaj tyre është e rrezikshme për vëndin dhe nuk ka shpurë në miqësi, por në kërkesa për lëshime të mëtejshme, në nënshtrim dhe dëmtim të interesave tona kombëtare.
Kohë për bashkim kombëtar

Çdo epokë në historinë e një vëndi ka përparësitë e saj politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, etj. Në kohën tonë të trubullt, plot me raste të mira të papërsëritshme, por edhe me reziqe historike, përparësinë e padiskutueshme politike e ka bashkimi i shqiptarëve, pavarësisht bindjeve dhe prirjeve të tyre politike, ideologjike e fetare.

Me krijimin e shtetit shqiptar në Kosovë dhe me hovin e sotëm të zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare në Maqedoni e Mal të Zi, por edhe më tej, bashkimi kombëtar i shqiptarëve ka fituar edhe nje përmasë të re historike ndërshtetërore.

Duke fryrë më shumë se ç’duhet konfliktet e brendshme politiko-shoqërore, për interesa thjesht partiake, ne shumë herë harojmë se reziqet e vërteteta Shqipërisë nuk i vinë nga brënda, nga shqiptarët, por nga jashtë, nga të huajt. Dhe sot, një çerek-shekulli pas shuarjes së komunizmit, ka ardhur koha për të arritur, mbi bazën e urtisë dhe interesit të Atdheut, pajtimin dhe bashkimin politik të të gjithë shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e kudo në botë.

Një Shqipëri e fortë për t’u bërë ballë reziqeve dhe kërcënimeve që mban e sotmja, e me të cilat është e mbarsur e ardhmja, kërkon pa tjetër bashkimin tonë kombëtar, si përbërësi më i rëndësishëm i “fuqisë së butë” (soft power) të vëndit.

Ne nuk kemi pse ta fshehim se bashkimi i shqiptarëve brënda Shqipërisë ka rënë në një pikë të ulët historike.

Dhe shkaqet e kësaj gjëndje janë janë të shumta e të njohura nga të gjithë, ndër të cilat:
– Rënia komunizmit në fillimin e viteve 90 krijoi një hutim dhe zbrazti ideologjike, që hapi fushë të lirë veprimi, jo vetëm për ideologjitë mbikombëtare kozmopolite e mondialiste, por edhe për veprimtaritë subversive dhe propagandën e gjithanshme antishqiptare, me pasoja të dëmshme, që nuk duhen nënvlerësuar, për atdhetarizmin dhe ideologjinë kombëtare shqiptare.

Në median shoqërore, në publicistikën shqiptare e të huaj dhe deri në botime “shkencore” të huaja u sulmuan haptas historia e shqiptarëve, identiteti, gjuha dhe prejardhja e tyre.

U shtrëmbëruan ngjarjet e mëdha dhe figurat e historisë, shtetit dhe kulturës shqiptare. Të gjitha këto sollën një trubullirë shpirtërore dhe intelektuale, që dëmtoi edhe besimin e rinisë shqiptare në vetvete dhe në aftësinë për ta bërë Shqipërinë.

Reagimi i intelektualëve ndaj kësaj furtune mediatike antishqiptare ka qënë i pamjaftueshëm kurse në nivelin institucional (Akademia e Shkencave me institutet e saj dhe universitetet) ka qënë thuajse i papërfillshëm.

– Politizimi skajor i jetës, në të cilën interesat dhe çështjet partiake, eklipsuan problemet e mëdha mbarëkombëtare. “Tranzicioni i pafund” tregon se Shqipëria është në një gjëndje kritike, e në situata të tilla, partitë duhet të harojnë ndryshimet e mospajtimet, për hir të interesit të Atdheut.

Fakti që interesat e partive janë të shumta e të ndryshme, kurse interesi i Atdheut është një, na thotë se interesat e partisë shumë herë bien ndesh me interesin e Atdheut, dhe për ne shqiptarët ky është mësim nga përvoja më shumë se sa rrjedhim teorik.

– Krahinorizmi i stimuluar për karriera personale, që në formën më të rezikshme gjeti shprehje në përdorimin e termave thellësisht përçarëse, “veriorë e “jugorë”.

– Ndërhyrja e huaj në institucionet fetare dhe në jetën fetare në Shqipëri, me qëllim të hapët përçarës e me synim të fundit aneksimin e territoreve të caktuara shqiptare.

– Paaftësia e jonë për të gjetur gjuhën e arsyes dhe të pajtimit lidhur me problemet komplekse të sundimit komunist në Shqipëri.

Një Shqipëri e fuqishme kërkon bashkimin e shqiptarëve. Të gjithë ne e duam Shqipërinë të bashkuar e të fuqishme por, përtej dëshirës së mirë, sot ka ardhur koha për të hedhur hapin e madh real të bashkimit të popullit, si një kusht i domosdoshëm i fuqizimit të brëndshëm të Shqipërisë, që mund të japë një ndihmë të madhe e të pazëvëndësueshme për fuqizimin dhe përparimin e çështjes kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe në përbërësin etnik shqiptar në vëndet fqinje. Dhe kjo është plotësisht e mundshme sepse dashuria për Atdheun dhe interesat e përbashkëta si shqiptarë, janë më të mëdha se çdo gjë që na ndan.

Ka shënja të qarta se tanimë shqiptaria ka ngadhnjyer mbi valën e pashëmbullt çerekshekullore të sulmit kundër historisë, kulturës, gjuhës, prejardhjes dhe vlerave morale e kulturore të shqiptarëve në përgjithësi. Andaj sot është koha për bashkim kombëtar; dhe është sot më shumë se kurrë ndonjëherë më parë. Ky bashkim do ta shtynte përpara çështjen kombëtare shqiptare në të gjitha frontet, politike, diplomatike, ekonomike, shkencore e kulturore. Askush nuk ka pse të trëmbet nga bashkimi i shqiptarëve, përveç armiqve të Shqipërisë.

Le t’i tregojmë edhe një herë botës se ne duam, dimë dhe kemi fisnikërinë të ngrihemi mbi mëritë politike që na ndajnë, të ngrihemi në lartësinë e detyrave të mëdha të momentit të sotëm kritik për fatin historik të Atdheut, ashtu siç ditëm në kohën e Gjergj Kastriotit dhe në kohën e
pavarësisë. Nuk ka dyshim se shqiptarët do të dinë ta kalojnë këtë provë madhore të urtisë dhe pjekurisë së tyre politike.

Koha kërkon që udhëheqja politike, të ngrihet mbi interesat sektare partiake e të çastit, të ndjekë politika afatgjata, që t’i bashkojnë shqiptarët e jo t’i përçajnë, si deri sot. Interesat e partisë t’i nënrendohen interesit të Atdheut e të vihen në funksion të tij. Partia është diçka, Atdheu është gjithshka.

Është detyra e “shtetit nënë” ta nisë këtë punë fisnike atdhetare me një diskutim popullor e një kuvënd të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve shqipfolëse.

November 28, 2017 10:13
Komento

15 Komente

  1. I.Troplini November 28, 12:02

    Nuk èshtè diçka, qè mund ta zgjedhèsh vetè. Familjen, kombin qè ti i pèrket, nuk e zgjedh dot. Gagarelèt shqipfolès sot, ata qè iu bien daulleve tè “misioneve tè fqinjève tanè tè dashur”, kanè zgjedhur pikèrisht kètè aspekt, unitetin dhe tè qènit njè tè shqiptarève, pèr tè shkarkuar gjithè mllefin dhe urrejtjen e tyre.
    Dègjojini Ljubojat dhe Muçèt e Nanove, dhe do kuptoni se çfarè i shqetèson fqinjèt tanè. Sa mè tepèr hakèrrehen dhe ngrejnè zèrin, sa mè tè rènda provokimet, aq mè tepèr e ndiejnè se e kanè humbur davanè.
    Bashkimi shqiptar, nuk èshtè njè temè qè duhet trajtuar vetèm nè ditèn e flamurit. Ai èshtè njè domosdoshmèri, njè detyrim moral pèr tè gjithè ata qè ndjehen shqiptarè dhe e duan vèndin e tyre.
    Askush tè mos ketè iluzione. Ky bashkim, èshtè egzistencial pèr shqiptarèt.
    Korri i vemjeve dhe kukumjackave, Ljuboja-Nano-Buzhala-Matoshi, dhe Janullat qè i paguajnè kèta, nuk do e ndalin dot kètè zhvillim.
    Gèzuar festat, kombi im.

    Reply to this comment
  2. Veterani November 28, 13:09

    Gezuar !
    Por perse te gezojme keto 27 vite ?
    Per sovranitetin e humbur ?
    Per Pasaportat e huaja qe shqiptaret po marrin ?
    Per Lirite e te drejtat e humbura kur Erdh DEMOnKRACIA ?
    PER ç’fare duhet te gezojme ?
    Qe jemi te pa pune ?
    Per lirin qe te hedh Llotarine per AmeriQi ?
    per Taksimin e sheshte , apo ate Malor ?
    Per te drejtat qe grate kane tek Semafori ?

    Per detin e shitur ta gezojme Panvarsine ?
    per panvarsine qe kam 27 vite te Largohem nga shqiperia ?.
    Me jepni nje arsye te gezoje edhe une per panvarsine .

    Reply to this comment
    • Gezuar... varesine November 29, 19:11

      E shoh qe te paska marre malli te gezoç edhe nje here si qemoti ne kohen e xhaxhit diten e pavaresise, shoku VETERINER… prandaj ne pamundesi t’i jap pergjigje te sakte pyetjeve te tua retorike po mundohem ta largoj paksa hidherimin.

      Nese kerkon vertet ta festosh dhe ti pavaresine, atehere mundohu ta vesh veten ne pozitat e nje grushti te vogel njerezish…. Tani mbylli syte dhe imagjono sikur te te kene ftuar ne njeren prej atyre ballove fullhajnore, dhe ashtu si pa pritur te afrohet prane shoku Sali me gote whiskeyne dore dhe te uron “me gjithe zemer” Gezuar Pavaresine. Per ate prej TURKUT ta kam fjalen, dhe jo per pavaresine prej… KLANIT

      Reply to this comment
  3. Veterani November 28, 13:21

    Une mendoj , se Kriza
    ose e ashtuquajtura Tranzicion 27 vjeçar Ballist ,
    nuk eshte diçka Natyrale si Termetet apo Tcunamet , ku une i kuptoje efektet .

    Kjo krize 27 vjeçare Balliste Demokratike
    eshte Prodhuar , Krijuar si menyre Qeverisjeje .
    Ne menyre qe te vendose pa ndonje debat Demokratik , dHE KURDOHERE ne emer
    te emergjencave te situatave Poltikave te Egra
    Neo [ te rejat ]
    Shkurtim pagash [ fasoneria o nen O NENE .

    Paradoks i demokracise ::

    Politika gjithmone luan mbi Kredibilitetin
    qe te jete i votuar ,
    Por kur zgjidhet bene interesat e atij
    qe e nxorri kandidat .

    Demokracia balliste eshte Iluzion .

    Reply to this comment
  4. Lita November 28, 14:54

    Gezuar festat!
    Po i kthehet fati Shqiperise.

    Reply to this comment
  5. pa censure.... November 28, 16:20

    bashkimi eshte teme e madhe . po kur bashkmin e kerkojne hiena, nga pertej e ketej kufijve, quhet bashkim mishnrgenesish, per te shqyer barngrenesit . barngrenesi ne kete rast, eshte populli shqiptar . mishngrenesit, “udheheqsit e ndritur”, te diteve te sotme, qe hane e pine, per festat, qe i takojne popullit .

    Reply to this comment
  6. Piluri November 28, 17:00

    Do zoti na gjen te bashkuar 2018:
    Amin se boll na kane percare te huajte.

    Reply to this comment
  7. vasili November 28, 18:02

    Megjithe mbiemrin e respektuar,dukesh qe ke fjetur permbys:
    Mire nga osmanet,na cliruan te tjeret,por mbas kesaj,ky vend vazhdoi te mbahej pushtuar bile me keq se me pare,nga skota vendase,pushtim qe vazhdon dhe sot.
    Ahere nga vehtja jone,me ne fund, kush do te na cliroje?.

    Reply to this comment
  8. Teuta November 28, 18:14

    Reforma ne drejtesi dhe vettingu qe presim ne shqiptaret do te largoje kete kaste perazite qe u rrit ne keta 27 vjet qe e ropi Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo kaste parazitare qe shkaterroi vendin tone dhe meroi popullin shqiptar eshte pengesa me e madhe e basjhkimit kombetar te shqiptareve.
    Eliminimi i saj do te thote edhe zhdukja kesaj bande percarese qe eshte pengesa me e madhe ne rrugen e bashkimit te Shqiptareve ne republikat e Shqiperise e Kosoves, si dhe ne Maqedoni, Mal te Zi,Greqi e ne disspore.

    Reply to this comment
  9. keni pare ju ? turkesha bjonde dhe turq me sy ....blu . November 28, 18:58

    o troplin, po ti dukesh edhe si latin mor top bajge. po te jesh ti patriot i bje qe vendi te quhet albanistan . po zhduku mor mbeturine islamike, se te pavarur, ne do jemi kur te ngordhni ju turkoshaket me sali berishen ne krye dhe jashteqitjet e tij frangaj te klanit dhe vizion plus etj, qe mbyten vendin me filma turk . ps i bej thirrje ministrise se arsimiit e te kultures, te kerkojne ndjekje penale, per keta ndyresira, qe pastojne fytyren e nje vendi islamik ekstremist, me ndergjegjen europiane, te kombit shqiptar .

    Reply to this comment
  10. katarakti November 28, 20:07

    Te lumte Nelson. Bashkimi kombetar eshte sot nje thirrje e kohes. E keqja eshte se klasat politike ne Tirane dhe Prishtine jane kunder ketij bashkimi. Ato po e nanurisin kombin shqiptar me perrallen e bashkimit brenda Europes. Keshtu u shpreh perseri sot Zdapi gjate nje fjalimi ne Vlore. Por me e keqja eshte se nuk ka asnje siguri qe Shqiperia do te anetaresohet nje dite ne BE. Asnje siguri. Europianet mbajten me shpresa dhe mashtruan per 50 vjet me rradhe nje vend te madh si Turqia dhe jo te pyesin per nje palo vend si Shqiperia. Aq me shume qe me Shqiperine jane mesuar te lozin si te duan.Ketu do jemi dhe do shohim se Serbia do pranohet ne BE edhe pa njohjen e Kosoves, Ndersa shqiptaret do te jene gjithmone pas liste. Prandaj siç ka thene edhe i madhi Rexhep Qosja shqiptaret duhet te bashkohen nje here nder veti dhe pastaj edhe hyrja ne Europe do te jete me e kollajte.

    Reply to this comment
  11. betixho November 28, 20:28

    Z.Nelson Çabej një mëndje e ndritur,largpamëse dhe kombëtariste sikurse edhe i ndrituri Rexhep Qosja,janë për shqiptarët kudo ndodhen sot busull orientuese për kombin,politikanët dhe gjithë patriotët për të arritur e kapërxyer prapambetjen tonë nga gabimet e politikanëve që kanë vënë interesat e pative mbi interesin kombetar.
    Jam besim plotë se udhëheqësit e sotëm do ti dalin mbanë këtij objektivi madhor të kombit.
    Më qartë, më shkencërisht nuk ka ku shkon porosia e madhe e Nelson Çabejt dhe Rexhep Qoses në artikujt e tyre respektivë për 105 vjetorit të pvrësisë.

    Reply to this comment
  12. islamizmi, eshte folea e trathetareve te kombit . November 28, 21:08

    dhe ky palo “katarakti”, vend te “sakte”, quan turqine, nga ka frymzimin bastardo islamik . “mazallah” se thote; turqia dhe turqidashesit, jane varrmihesit e progresit dhe pavaresise se shqiperise .

    Reply to this comment
  13. Artan Sejko November 29, 13:59

    Ju pershendes per gjuhen qe shkruani dhe per cfare thoni.
    Zoti e bekofte Shqiperine e vertete!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*