105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Amerikë

December 16, 2017 22:52

105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Amerikë

 

Nga Tajar Domi*

Nga ndërtesa më e lartë e kompanisë energjetike PECO në qendër të qytetit, për tre net me radhë, shkrimi ndriçues me germa të mëdha “HAPPY 105 ANNIVERSARY ALBANIA”, ishte emocion dhe krenari bashkë, për shqiptarët në Filadelfia. Ishte urimi i bërë nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, tashmë përfaqësuese e komunitetit shqiptar të këtij qyteti. Për shumë nga bashkatdhetarët, ai u bë shkak për t’u tërhequr nga rutina e punës dhe e jetës që të rrëmben çdo ditë në Amerikë, duke u kujtuar atyre këtë ditë historike të vendlindjes, të atdheut të tyre.

Për të gjithë diasporën besoj, pra edhe për shoqatën tonë, Nëntori i këtij viti ishte tepër i ngarkuar dhe i veçantë. Ishte viti i 105-të i shpalljes se pavarësisë, e për këtë duhej më shumë punë, angazhim e programim paraprak i asaj se çfarë do të bëhej. Sigurisht, kjo ishte realizuar kohë më parë nga këshilli drejtues i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe me një program pune të detajuar ishin përcaktuar veprimtaritë, grupet e punës me veprimtar të komunitetit, dhe çdo imtësi tjetër që nevojitej. Është një eksperiencë e përvitshme e jona, por çdo vit vjen me diçka të re në aktivitetet tona. Kështu ishte edhe ky 105-vjetor. Ky Nëntor erdhi me shumë veprimtari e ceremonira, me më shumë vizita e urime. Gjithçka u bë bukur, kuq e zi kudo ndër shqiptarët. Shoqata “Bijtë e Shqipes” është e mirë organizuar. Strukturat drejtuese të saj punojnë në grup, ku secili mundohet të jap kontributin e tij jashtë çdo interesi të para parë individualist, politik, fetar apo krahinor. Çdo angazhim i anëtarëve të kryesisë apo veprimtarëve të shumtë të shoqatës, motivohet me dashurinë për kombin dhe dashurinë që atdheu na jep, pavarësisht problemeve të shumta që jeta dhe politika mbartin atje. Për ne e rëndësishme është bashkimi i shqiptarëve në komunitet pasi vetëm kështu mund të rritemi edhe larg vendlindjes, trashëgimia e gjuhës dhe kulturës ndër fëmijët tanë pasi vetëm kështu shpëtojmë veten nga asimilimi duke ruajtur dashurinë për dheun mëmë.

Pas pjesëmarrjes me datën 19 Nëntor në Paradën e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving) me nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jone”e prindër të tyre, ku u manifestua me kostumet tona të bukura kombëtare, me këngët e muzikën shqip dhe me himnin e flamurit, ditët në vazhdim ishin për 105 vjetorin e pavarësisë.  Çfarë u organizua konkretisht, dhe çfarë ishte e reja e këtij viti?

JAVA E FLAMURIT

Nisma e këshillit drejtues të shoqatës “Bijtë e Shqipes” për ta emërtuar javën e fundit të Nëntorit si “JAVA E FLAMURIT”, është një nismë që ne mendojmë se duhet përkrahur kudo në diasporë. Ajo u pa si nevojë që jehona e festës së pavarësisë të jetë e pranishme jo vetëm në sheshet e vendet publike, në grupet e organizatat e ndryshme, por edhe në shtëpitë e çdo bashkatdhetari, në familjet tona. Pra qëllimi i kësaj nisme ishte që dyert të ishin të hapura për vizita të ndërsjellat tek njëri-tjetri, në nderim e përkujtim të kësaj dite. Kjo do të sjellë edhe njohje më të thella midis nesh, ndërsa fëmijët tanë do të ruajnë në kujtesën e tyre pas shumë vitesh këto biseda e shkuarje tek njeri tjetri, çka do të ishte një thirrje e memories nga vendlindja e tyre, për të ruajtur gjuhën, historinë e kulturën, duke u ndjerë krenar me to.

Meqenëse ishte viti i parë i kësaj nisme, kryesia e shoqatës mendoi që grupe të ndryshme me veprimtar të komunitetit të organizoheshin e të fillonin vizitat fillimisht ndër miq, shokë e të afërm të tyre, duke shpresuar se shumë shpejt kjo të shndërrohet në traditë të përvitshme.

Këto ditë e vërtetuan faktin se një ide e tillë ishte e mirëpritur. Shumë nga familjet e komunitetit tonë këtu në Filadelfia e rreth saj, prindër të nxënësve të shkollës shqipe “Gjuha Jone” e mësues të kësaj shkolle, biznesmen e intelektual të ndryshëm, patën kënaqësinë të shijojnë përcjelljen e këtyre vizitave. Në çdo familje, në mënyrë simbolike u dhurua një flamur i vogël kombëtar. Kjo simbolikë sigurisht orientonte bisedën rreth flamurit e ditës tij, luftërave ndër shekuj, silleshin kujtime të thëna e të jetuara në ditët tona, se si respektohet flamuri në zona të ndryshme të atdheut, në vatrat e tryezat e tyre.

Në familjen e Ahmet Shabanit (Shahut), në oborrin e shtëpisë, flamuri qëndron i ngritur deri në çatinë e saj, vazhdimisht, në cdo kohë, dimër e verë. Aty bëmë edhe vizitën e parë në kuadrin e Javës së Flamurit. U pritëm me zemër të hapur, ndërsa aty gjejmë edhe të tjerë bashkatdhetar të nderuar si Daut Ahmetin, Xhemali Elezin e Hysë Hasën, të cilët ishin ftuar sipas traditës shqiptare , për të pritur miqtë që vinin. “Mirë se erdhët, të rrojë Flamuri “– uron i zoti i shtëpisë 82 vjeçar, por që shërben si djalë i ri. “Nuk kam ndjerë gëzim më të madh se ky, ku shqiptarët kanë arrit të festojnë bashkë ditën e flamurit, e të bëjnë vizita tek njeri- tjetri në përkujtim të kësaj dite – vazhdon baci Ahmet. Unë kam mbi 50 vite në Amerikë dhe na merrte malli të shihnim një shqiptar, ndërsa sot…”. E uruam dhe e falënderuam Bacën për pritjen dhe së bashku me Llazarin, Bujarin Dritanin, Hidajetin e Hysën  trokitëm tek bashkatdhetarët tanë nga Librazhdi të cilët shquhen për qëndrimin bashkë dhe mbështetjen ndaj njëri- tjetrit. Në fillim në familjen e ing. Muhamet Bicit, të cilët plot buzëqeshje hapin derën dhe presin. Dollinë e parë për Flamurin, ndërsa vjehrri i Muhametit, Beluli nga Rrajca shton: “Rroftë e valoftë në duart e shqiptarëve”. Dy djemtë e Muhametit ishin ndër të parët që ndoqën shkollën shqipe 10 vite më parë, e tani janë në kolegj. Me i vogli, Danieli trup-gjatë, na tregon një “mal” me medalje të fituara në vrapimet e gjata ku ai merr pjesë vazhdimisht, janë mbi 20 copë, cka na bëri edhe ne krenar e jo më familjen e tij. Kur ne donim të çoheshim, znj. Drita nxiton të sjellë bakllavanë…, e kam gatuar për këtë rast, provojeni. Me shijen e saj të mrekullueshme në gojë, dalim nga Muhameti, për të ndaluar tek një familje tjetër po nga Librazhdi, tek ajo e dr. Hajredin Kaces. Është ndër anëtarët e rinj të shoqatës, megjithëse ka mbi 15 vite këtu në Filadelfia. Po shoh diçka të bukur që bëni nëpërmjet kësaj shoqate, prandaj vendosa të jem aty, -thotë ai. Këtë vit po sjell edhe fëmijët tek shkolla shqipe, shumë angazhim keni, ju lumtë. Ndërkohë që flamuri i dhuruar vendoset në tavolinë, urimin na e bën edhe znj Mereme, vjehrra e doktorit, e cila ka filluar te kontribuojë duke punuar si mësuese e klasës së tretë të shkollës “Gjuha Jone”.

Disa blloqe me larg, biznesmeni Agim Bajrami na fton për një kafe. Njerëz të dashur, të respektuar, që kënaqen me miq e shokë. Vajza e Agimit, Lejla, studente e vitit të dytë në Universitetin e Tempull-it, shkon çdo vit në Shqipëri. Kënaqem gjatë verës,-thotë ajo, kemi shumë njerëz atje dhe ndjehem shumë mirë mes tyre, është vendi ynë, atdheu. Ndërsa mbesa e Agimit, e sapo ardhur nga Shqipëria me lotari, që po mendon të organizojë jetën e saj të re, duket edhe me e gëzuar me vizitorët dhe qëllimin e kësaj vizite. Një kafe Express mbyll vizitën në këtë familje të nderuar e punëtore shqiptare në Northeast të Filadelfias, ndërsa pas një fotoje te përbashkët përpara shtëpisë, ndahemi me to me urimin Gëzuar ditën e flamurit dhe gëzime paçi gjithmonë.

Shumë familje të tjera kishin njoftuar se pritnin vizita për ditën e flamurit. Por Amerika të lejon pak kohë në dispozicion, përveç punës e gjumit. Kështu nuk shkuam dot tek Mexhit Koboci, prandaj i kërkuam falje. Por ai na thotë me shaka: “Më keni borxh një tepsi me fli, që nëna ime gatoi për atë ditë”.  Ditën tjetër , një vizitë tek shtëpia e familja e Lazar Veros dhe Dritan Matrakut , nga një grup shokësh, krijon një ndjesi të veçantë, pavarësisht se takohemi shpesh jashtë në kafene e tek godina e shoqatës. Dr. Tatjana, e shoqja e Llazarit, e cila kaloi një situatë shumë të vështirë shëndetësore pas një operacioni, e ka marrë veten dhe hyn në bisedë: “Unë jam gjithmonë kritike, kështu jam. Por këtë që po bëni për ditën e flamurit, më pëlqen shumë dhe duhet bërë traditë”. Ndërsa Dritani nga Korça, që është edhe zv. Kryetar i shoqatës, ka qejf për më gjatë, pasi “një raki mani është ilac në ketë kohe”.., djali dhe vajza që vazhdojnë kolegjin nuk janë kthyer akoma.

Shqiptari ndjehet mirë e i respektuar kur i troket në derë. Këtë e pamë edhe një herë këto ditë. Kemi nevojë të trokasim tek njëri -tjetri, për cdo rast. Për ndryshe, ftohja sjell sëmundjen, në këtë rast humbje të vlerave tona kombëtare.

Nuk kishte se si të mos i përgjigjeshim ftesës së z.Milot Rukiqi me origjinë nga Prishtina, megjithëse në një distancë jo të vogël nga Filadelfia. Ai prej më shumë se dy vitesh çdo të diel sjell djalin e tij, Artin 8 vjeçar, në shkollën shqipe dhe është një kontribuues financiar i shoqatës. Një atmosferë vërtet vëllazërore prej tij dhe znj. Doruntina. Babai i Milotit, avokati i nderuar Destan Rukiqi, që sapo kishte ardhur nga Kosova, pasi uron mirëseardhjen i fton mysafirët për një gotë konjak Kosove 40 vjeçar i mbajtur në enë lisi, një shije e veçantë. Dollia “Për Flamur”, kudo. Sigurisht, përveç urimit të ditës së flamurit, biseda kalon edhe në vendlindje, ku punët në të dy shtetet shqiptare nuk ecin siç duhet, ku për hir të interesit, disa politikan janë gati të djegin e shesin vendin.

Në respekt të traditës shqiptare, Miloti e shoqëron grupin e miqve edhe në vizitat e tjera në atë zonë. Tek gjirokastriti Bastri Bajo dhe zonja Dashamira, që në mbrëmjen festive të para tre ditëve ishte nderuar me “MIRENJOHJE” nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, po ajo dashuri dhe respekt.  Dy vajzat dhe djali u shkolluan në universitetet e këtushme, por malli për vendlindjen është i dukshëm. Duke u njohur me këtë familje, njërit nga shokët i kujtohet biseda me një mik amerikan, i cili i kishte thënë: “O zot më bëj mik me një shqiptar”. Dhe ai kishte të drejtë.

Rreth 20 minuta udhëtim me larg, dhe gjendemi tek shtëpia e një tjetër shqiptari me origjinë nga Lipjani i Kosovës. Çifti Lumni dhe Sahadete Shurdhiqi gjatë pesë viteve kishin udhëtuar çdo të diel rreth 1 orë, për të sjellë vajzat e tyre në shkollën shqipe në Filadelfia. Të dy shqiptar të mirë, atdhetar të devotshëm e gojë ëmbël. Kështu ishte edhe pritja e tyre, si dhe biseda e zhvilluar. E uruam familjen Shurdhiqi, për ditën e flamurit dhe për më shumë suksese në të ardhmen, duke marrë me vete kënaqësinë e madhe të asaj dite që kishim hyrë dhe njohur me disa familje të komunitetit tonë.

Java e Flamurit, që kishim shpallur, u mbyll si javë kalendarike shumë shpejt, por shumë bashkatdhetar nuk patën mundësi të shkëmbenin apo të bënin vizita ndër miq, shokë e të njohur. Le të mbetet për tu vazhduar në vitet e ardhshme, të zgjerohet më tej dhe të shndërrohet në një traditë të bukur të shqiptarëve në diasporë.

MBREMJA FESTIVE E 105 VJETORIT

Është veprimtaria më masive që u zhvillua në Filadelfia, e për organizimin e saj u shpenzua mjaft kohë e mund nga organizatorët. Rreth 500 bashkatdhetar ishin të pranishëm në sallën e madhe të Restaurant Cannstatter, e cila ishte zbukuruar me mjaft shije, kuq e zi në cdo pjesë të saj. Tavolinat e rrumbullakëta që nga mbulesat, pecetat kuq e zi, flamuri ynë kombëtar ne qendër të saj, e mjaft tullumbace gjithashtu kuq e zi, prezantonin motivin e kësaj mbrëmje. Pamja plotësohet me një pankartë të madhe të varur në pjesën ballore të skenës ku me germa të mëdha në shqip e anglisht shkruhej: “Gëzuar 105 vjetorin e pavarësisë, Shqipëri”, ndërsa në anën tjetër të sallës ishte ngritur këndi i fotove, ku flamuj shqiptar e amerikan të vendosur në një piedestal jo të lartë shoqëroheshin edhe nga fotografitë e heroit tonë kombëtar Gj. K. Skenderbeu e të diplomatit Ismail Qemali, duke shtuar hijeshinë e sallës dhe krenarinë e pjesëmarrësve. Për të gjitha këto, kishin punuar disa veta, por më të angazhuar ishin Haki Collaku, Bujar Gjoka etj.

Pasi uroj mirëseardhjen të pranishmeve dhe bëri prezantimin e të ftuarve, kryetari i shoqatës “Bijte e Shqipes”, ja dha fjalën anëtarit të kryesisë së saj, z. Bujar Çela, i cili shkurtimisht evidentoi rëndësinë e madhe të shpalljes së pavarësisë, që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe luftës së madhe të bërë nga patriotët e atdhetarët e mëdhenj të udhëhequr nga Ismail Qemali, trimi Isa Boletini, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë. Menjëherë pas tij, muzika e bukur shqipe e këngëtarëve Edi Duro, Nazife Bonjaku e Mira Konci shoqëruar nga kompozitori i shquar Shpetim Saraci, i fton njerëzit në valle. Gjithçka ishte bukur, këngë e valle nga të gjitha trevat, me motive popullore, vallëzim etj.  Më pas grupi artistik i shkollës shqipe “Gjuha Jonë” veshur me kostume popullore nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana kënduan dy këngë për të pranishmit.

Surpriza e mbrëmjes ishte prania e të ftuarit special , artistit te merituar , “Nderi I Kombit” z. Mirush Kabashi, i cili me shpirtin dhe zërin e tij të fuqishëm, solli për publikun interpretimin e poezive  “Gjuha shqype” të At Gjergj Fishtes ,  “Shprese” të Naim Frasherit dhe krijimin “Ah moj demokraci”. Mesazhet dhe emocionet e këtyre interpretimeve si dhe të fjalëve e porosive plot zjarr për trashëgiminë e gjuhës në diasporë, që aktori i madh solli në sallë, do të mbeten të pa shlyera për komunitetin tone.  “… Ju përgëzoj për këtë shoqatë kaq të zjarrtë që ju paskeni – thotë z. Kabashi nga lartësia e skenës, dhe më pas vazhdon: “Të dashur bashkatdhetarët e mi, dërgoni femijtë tuaj në shkollën shqipe “Gjuha Jone”, të mësojnë gjuhën e nënës e të këndojnë për mëmëdheun, sic ky grup I mrekullueshëm fëmijësh nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana, bëri sonte para nesh… “ . Ishin fjalë zemre që plot emocion dilnin lirshëm si porosi atdhetare të këtij njeriu dhe aktori të madh, ç’ka mori duartrokitje të stuhishme të sallës. Në vizitën e një dite më parë në ambientet e Qendrës tonë social-kulturore, që aktori bëri, ishin grumbulluar një grup anëtarësh të komunitetit në respekt të tij, që mbanin simbolet tona kombëtare si shalla, kapele e bluza kuq e zi me shqiponjë, ai nuk mundi ta fsheh kënaqësinë e këtij momenti: “Faleminderit shumë për këto emocione që po më dhuroni, dhe nuk gjej fjalë për ti shprehur…, shoh një mrekulli në këtë godinë, shumë punë të bërë…Ju lumtë “! E respektuam aktorin e madh duke angazhuar dy zv.kryetarët e shoqatës Bujar Gjoka e Dritan Matraku, me akomodimin e tij në hotel, vizitat në qytetin e Filadelfias si dhe marrjen dhe kthimin në Nju Jork. E ndjenim detyrim tonin dhe mendojmë se e bëmë mirë këtë detyrim.

Le të kthehemi përsëri tek mbrëmja. Midis të ftuarve ishin edhe Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA znj. Floreta Faber me bashkëshortin e saj dr. Edmond Faber, Kryetari i Akademisë shqiptaro-amerikane të shkencave Dr. Skender Kodra, Ish deputeti i parlamentit shqiptar, përfaqësues i brezit të ri të politikes, z. Gerti Bogdani si dhe çifti Artur e Tatiana Elezi, përfaqësues nga diaspora e Ëashington DC.

Në përshëndetjen e saj znj. Faber, pasi theksoi rëndësinë historike të 28 nëntorit për kombin, vuri theksin tek brezi i ri në diasporë që po lartësohet nëpërmjet shkollimit këtu, duke ruajtur e trashëguar gjuhën e kulturën shqiptare. Ajo falënderoi “Bijtë e Shqipes” për punën e madhe që ato kanë bërë në këtë drejtim nëpërmjet shkollës shqipe “Gjuha Jone” e veprimtarive të tjera. Në shenjë të një fillimi bashkëpunues të punës të Ministrit të Diasporës me shoqatat e organizuara në komunitet, ambasadorja i dhuroi kryetarit të shoqatës një Libër shënimesh të vitit 2018 si viti i heroit tonë kombëtar Gj.K- Skënderbeut, me logon e këtij institucioni.

Ndërkohë që mbrëmja vazhdonte dhe pjesëmarrësit përveç muzikës që buçiste plot ritëm, filluan të shijonin edhe ushqimin e bollshëm e të gatuar mirë, pra në një kohë pushimi, nga moderatori i mbrëmjes z. Dritan Matraku, ftohet në skenë kryesia e shoqatës për të dhënë vlerësimet e vitit që ajo ka akorduar për disa persona e subjekte, anëtar ose jo të shoqatës.    Në këtë rast lexohen emrat e dy bashkatdhetarëve tanë me banim në Shqipëri, biznesmen, të dy anëtar të shoqatës prej nje viti, z. Bajram Berisha dhe z. Mezan Resuli, të cilët ishin të ftuar dhe vlerësuar me “MIRENJOHJE” për kontributin e tyre në furnizimin e nevojave të festimit të 105 vjetorit me simbolet kombëtare në Filadelfia, si flamuj, shalla, kapele e bluza. Gjithashtu u vlerësuan me “MIRENJOHJE” edhe mësuesi Shpetim Brahaj (për të cilin është shkruar më parë) si dhe shtëpitë botuese “Shkronjë pas shkronje”, “Pegi” dhe “Albas” për furnizimin me libra shkollor të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”. Më certifikatë “MIRENJOHJE” u vlerësua z. Bastri Baja për ndihmën e vazhdueshme financiare për shoqatën tonë. Këngëtarja jonë me famë botërore Ermonela Jaho u vlerësua me certifikatën “Antare Nderi” e shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia.

Dy anëtar të tjerë të shoqatës, z. Hysë Hasa dhe z. Kico Kokthi, u vlerësuan me “NDERI I KOMUNITETIT”, i pari për mbështetjen e vazhdueshme të bashkimit midis shqiptarëve nëpërmjet shkrimeve e publikimeve të përditshme, si dhe evidentimin e vlerave intelektuale në librat e tij të botuar, ndërsa i dyti për dhurimin e mbi 30 copë kostumeve kombëtare, Qendrës tonë social-kulturore.

Kështu, pas këtyre vlerësimeve që morën duartrokitjet e të pranishmeve, muzika përsëri e ndez sallën, e me kalimin e kohës edhe kësaj kënaqësie të madhe festive po i vjen fundi, ndërsa dëgjojmë zërin e z. Bujar Gjoka për tu grumbulluar në afërsi të skenës për një foto masive, e cila do të mbetet kujtim i bukur i festimit të 105 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, në Filadelfia.

CEREMONIA E NGRITJES SE FLAMURIT

Ishte viti i gjashte radhazi , që sheshi qendror (City Hall) pranë bashkinë se qytetit , zbukurohej kuq e zi dhe kënga e vallja shqip oshtinte gjithandej. Ora 12:00 e drekës e datës 28 nëntor, megjithëse dite pune , i gjeti një shumice te bashkatdhetarëve tanë në ketë shesh. Te rinj e te reja, nxënës shkollash e fëmijë se bashku me prindërit e tyre, po gëzonin se bashku. Çasti me emocionues sigurisht ishte ekzekutimi i himnit tone kombëtar pas atij amerikan, ndërsa ngritja e flamurit qe shoqërohej nga i ftuari ynë biznesmeni Bajram Berisha, po behej gradualisht ne majën e shtyllës ku do të qëndronte për tre ditët ne vazhdim , krahas flamurit amerikan. Pjesëtar te Forumit te Ish Ushtarakeve , pjesë përbërëse e shoqatës “Bijtë e Shqipes” e nderuan ketë ceremoni , sipas traditës tyre, duke i dhëne edhe me shume krenari ambientit festiv.

Pas përshëndetjes së kryetarit të shoqatës kushtuar kësaj dite të madhe historike për shqiptaret,  fjalën e mori përfaqësuesja e këshillit te qytetit , znj. Sheila Hess , e cila lexoi PROKLAMATEN që kryetari i bashkise se Filadelfias z. Jim Kenney , ka nënshkruar dhe dërguar komunitetit shqiptar me kete rast. Pasi evokon momentet kryesore te historikut te shpalljes se pavarësisë dhe luftërat deri ne çlirim të Shqipërisë , z. Kenney shkruan : “…Ne ketë 28 nëntor, bashkia e Filadelfias eshte krenare te bashkohet me komunitetin shqiptar për të festuar 105 vjetorin e shpalljes se pavarësisë, duke vlerësuar edhe kontributin e tij ,në këtë ceremoni të ngritjes se flamurit”.  Znj.Symbol Lay, zv. Drejtore e Emigracionit, vlerësoi punën e shqiptarëve këtu, të cilët duke punuar e u shkolluar për familjet e tyre, po japin një kontribut të çmuar modest edhe për zhvillimin e qytetit tonë të përbashkët.

E veçanta e  këtij viti, ishte organizimi i koktej ( reception) i përgatitur në njërën nga sallat e posaçme brenda ndërtesës së bashkise së qytetit. Për rreth  dy ore, anëtar të komunitetit e të ftuar , shijuan ushqimin e përgatitur e të servirur me mjaft shije nga bizneset shqiptare midis të cilëve Enver Parllaku, Jakup Domi, Shpëtim Daku etj. Anëtari i këshillit bashkiak, miku i shoqatës “Bijtë e Shqipes” z. Mark Squilla, përshëndeti shqiptaret gjate koktej ,për ditën e flamurit , duke u uruar atyre suksese gjithmonë.

Aktiviteti i sotëm u filmua nga kanali televiziv ABC-Channel 6, i cili transmetoi sekuenca të tij, në programin e lajmeve të pas ditës.

Kështu , u mbyll edhe veprimtaria jonë për 28 nëntorin e këtij viti, ditën tonë të flamurit, e cila bëri edhe mbylljen e të gjitha veprimtarive te muajit nëntor, për  festimin e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë se Shqipërisë, këtu në Filadelfia të SHBA.

 

*Kryetar i shoqatës atdhetare-kulturore, “Bijtë e Shqipes” Filadelfia

December 16, 2017 22:52
Komento

6 Komente

  1. Xhiki December 17, 11:45

    Mire shume. Mundohuni ta zjeroni antarsine.

    Reply to this comment
  2. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) December 17, 15:13

    Faleminderit VELLEZER e gezime pasuese.

    Ju pershendes i nderuari kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filedalfia te Sh>B.A.qe na gezon dhe neve ketu ne Toronto e kudo mbare shqiptret. Juve ju faleminderit per ate paraqitie lishio te asaj veprimtarie. I pershendesim te gjithe.
    Pa tjeter qe e keni marre njoftimin se dhe ne Toronto e mbare Kanadane, u zhvilluan veprimtari te tilla.krye tyre i pranishem Ambasadori Yne z.Ermal Muca dhe kryetari Shoqates Ramazan Kellezi,autoritete te Ontarios, Vetranet me shoke e shoqe sa grup artistike,krye tyre e mirenjohura Merita Halili.
    Faleminderit dhe nje here per kroniken tuaj,qe, si te perseritnim ato veprimtarite tona.Gjaku shqiptar vlon ne mbare Boten me mendien dhe zemren ne atdhe. Faleminderi i nderuar Tajar Domi.
    I biem botes ane e mbane e jetojme me VATANE !
    GEZUAR vitin e Ri 2018; vellezer e motra aty ne Filadelfia sa; te kudondodhur- mbareshqiptaret.
    *81 vjecari; mesuesi pasues Veterani:

    Toronto 17-12-2017Dhimiter Xhoga(Guri Naimit D.)

    Reply to this comment
    • Domi December 22, 04:50

      I nderuar z. Dhimiter ,
      Te falenderoj per komentin e mesiperm plot ndjenje e atdhetari. Ashtu sic shkruani edhe ju, atje ne Toronto eshte nje komunitet shqiptar jo i vogel i organizuar edhe ne shoqaten e tij , te cilen e njohim nepermjet internetit per veprimtarite social-kulturore e atdhetare qe organizon mjaft mire. Ju lumte! Ju lumte edhe juve qe e beni te njohur ne pak rreshta kete, por me shpirt dhe krenari, per lexuesin . “Gjaku i shqiptarit vlon, thoni Ju me te drejte i nderuar profesor , me mendjen dhe zemren ne atdhe” . Mjaft bukur !
      Ju uroj shendet e mbaresi ne vitet qe vijne.
      GEZUAR krishtlindjet dhe 2018-ten !

      Reply to this comment
  3. ELIOT December 17, 19:37

    VIVA ALBANIA …… ATENSIONE …… ENVERI DO TE COJE SPIUNA TJU VRASIN …TJU PRISHIN JETEN ……KUJDES …. NGORDHI QELBESIRA …..POR KA BERE FEMIJE QE JANE GJITHASHTU EDHE ME TE KQINJE SE I ATI ..I TYRE …… ALBANAIS EN JOUR ..ALBANAIS POUR TOUJOURS …

    Reply to this comment
  4. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) December 22, 15:59

    Per atdheun dhe bashkeatdhetaret kemi detyrime;
    Faleminderit Z.Domi per komentin ndaj meje.

    Ai mbiemer me detyron shume.Ne Tirane deri miq familiare.Do te doja me shume tiu njihia.
    Juve te gjithe atje ne Filadelfia me kete organizim jeni per tu pergezuar e nderuar.Vete emri :Bujte e Shqiper”flet shume. Mbrodhesite ju shoqerofshin.
    Gezuar Vitien e Ri 2018 vellezer te gjakut tone!
    V.O ne Sh.B.A,kam boll miq e shoke.Me kenaq lidhie me ju..(Po deshironi me beni shok ne fejzbuk)

    Toronto22-12-2017 Dhimiter M.Xhoga (Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*