Si mund të kalohen 10 ditë në Shqipëri “alla frënga”

August 30, 2016 11:58

Si mund të kalohen 10 ditë në Shqipëri “alla frënga”

Blogu i njohur francez i udhëtimeve Gourmand ka njoftuar një udhëtim 10 ditor në Shqipëri.

Ata kanë vendosur të ndajnë me lexusit çdo detaj të udhëtimit.

“Shqipëria është plot me peizazhe befasuese, parqe natyrorë dhe tempuj të lashtë. Ne mbetëm disi të zhgënjyer me Kroacinë dhe Malin e Zi që nuk e kanë ruajtur origjinalitetin e tyre dhe i kanë hapur rrugë turizmit masiv. Në Shqipëri, ne shpresojmë të gjejmë brigje të paprekura. Ne do të nisemi me një linjë direkte ta krijuar së fundmi nga Parisi për në Tiranë”, shkruhet në Gourmand.

Ja çfarë parashikon udhëtimi:

Dita 1: Mbërritja në aeroportin e Tiranës. Nisja direkt për në pikën tonë të parë të interesit: Parku Kombëtar i Thethit në veri me një ndalesë në Shkodër.

Dita 2: Udhëtim në Theth qëndrim për 2 netë në një nga shtëpitë mikpritëse.

Dita 3: Ecje në Theth drejt peizazhve që premtojnë se të lënë pa frymë.

Dita 4: Nisja për në Durrës

Dita 5: Vizitë në Vlorë dhe rrethinat e saj, ku do të zbulojmë Llogaranë,  Parkun e Zvërnecit dhe Orikumin

Dita 6: Dhërmi. Ne shpenzojmë kohë në plazhin e Dhërmiut dhe të Llamanit.

Day 7: Qëndrim në Sarandë

Dita 8: Plazh në Ksamil dhe ekskursion në ishullin e Korfuzit

Dita 9: Vizitë në Gjirokastër

Dita 10: Pak kohë në kryeqytetin Tiranë dhe përgatitje për kthim në Paris në ditën e 11-të.

Kemi rregulluar ushqimin dhe akomodimin. Për këtë të fundit shpresojmë të shpenzojmë rreth 200 euro për person. Mezi presim që të shkojmë!

August 30, 2016 11:58
Komento

1 Koment

  1. lili August 30, 21:34

    Po te tregoj: mèrr cadren me vêti francezi,edhe nuk paguan shtrenjt nje gje qe nuk ia vlen:ai jeton me 20 euros ne dite ne France edhe mèrr sandwichin me vetin ,flen bashke ne nje auberge de jeunesse -hostel tek ju- po harxhon kur ia vlen per te pare e shijuar vendin,po jo per pseudolux!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*