Manuali i zjarrvënies

January 11, 2016 00:45

Manuali i zjarrvënies

“Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në
Shqipëri”. Autori i kësaj deklarate, Dejan Luçiç, është një personazh jo pak i njohur në Serbi. Nëse disa
libra të tij kanë për zemër tema me spiunazh, teori konspiracionesh dhe komplote ndërkombëtare,
thënia e mësipërme dhe gjithë intervista që ka dhënë në emisionin e fundit televiziv “Në Qendër”, më shumë se konspiracion, bie era ngjarje e zhvillime të ndodhura rregullisht në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në rajon.

Po çfarë ka deklaruar me pamje prej eksperti Luçiç? “Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe”. Në vijim, Luçiç fton hapur shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore. “Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarëve në Shqipëri u tretet ëndrra për ‘Shqipërinë e Madhe’”,- thotë ai duke treguar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët. Ai është i bindur se politika serbe me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës, mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja…, luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”, deklaroi së fundi Luçiç.Kush është Dejan Luçiç Ka lindur në Beograd në vitin 1950. Dejan Luçiç u diplomua nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, së bashku me disa emra që më pas do të kallnin Ballkanin dhe ish Jugosllavinë në flakë: Është fjala për ish-kreun e shërbimit të sigurimit të shtetit Jovica Stanishiç dhe komandantin e njësive speciale Franko Simatoviç, i mbiquajtur Frenki, i dënuar nga Manuali i zjarrvënies Deklaratat lunatike të një serbi jo të çfarëdoshëm.

Kush është Dejan Luçiç, lidhjet e tij me spiunazhin dhe botën serbe të krimit, teoritë e tij mbi shqiptarët dhe praktika që ndërkaq është zbatuar në Shqipëri. Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës për krimet e luftës. Është fakt i njohur shoqëria e tij jo vetëm krerët e shërbimit sekret serb, por edhe me njerëzit e krimit dhe trafiqeve (shpesh këto dy grupe ishin e njëjta gjë); lidhje këto që kanë prodhuar një seri librash që lidhen me «zbulim të sekreteve» mbi trafiqet e armëve dhe drogës në Ballkan e më gjerë. Parapëlqen edhe tema si teoritë e konspiracionit, frankmasoneria, shoqëritë sekrete, Kisha Katolike Romake, etj. Nuk ka munguar dhe një libër mbi “mafien shqiptare të UÇK-së”; por në përgjithësi, Luçiç ka oreks të veçantë për të ngjallur debate dhe përdorur gjuhën e urrejtjes, me të cilën ka stigmatizuar Vatikanin, myslimanët, hebrenjtë, kroatët, shqiptarët, etj.. Në fillim ka qenë anëtar i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO) të Vuk Drashkoviçit. Një krenari të veçantë shpreh për origjinën e familjes së tij, duke thënë se është një pasardhës i Jelena Markoviçit, anarkistja e famshme e cila në 11 tetor 1882 në Kishën Katedrale në Beograd qëlloi pa sukses mbi Mbretin Millan Obrenoviç. Komplotet ndaj Obrenoviçëve 20 vite më vonë do të sillnin eliminimin e tyre nga grupi i oficerëve të “Dorës së Zezë” dhe ardhjen në fron të dinastisë Karagjorgjeviç. Manuali i zjarrvënies Me një sy të parë, deklaratat e hapura, pozat teatrale dhe qëndrimet e mëparshme të Dejan Luçiçit, tradhtojnë një prirje drejt famës në dobi të librave të tij.
Padyshim, ai nuk mund të flasë për një linjë zyrtare të shtetit serb, tashmë që shumë gjëra po ndryshojnë në politikën zyrtare të Beogradit. Por politika zyrtare është e qeverisë në pushtet dhe kryeministrit Vuçiç, ndërkohë që xhepa dhe grupime antishqiptare dhe mjaft “anti” të tjera, gjen në bollëk në Serbi. Nuk është e rastësishme miqësia e Luçiçit me Jovica Stanishiçin, të cilin me Shqipërinë nuk e lidh vetëm qenia shef i UDB-së në kohën e Millosheviçit, por edhe nipi i tij Damir Fazlliç dhe aferat e këtij të fundit me familjen Berisha.  Por le të përqëndrohemi në një kënd tjetër analize: Përtej kollajllëkut pompoz të retorikës së Luçiçit, deklaratat e tij përkthehen realisht, në ngjarje që kanë ndodhur në Shqipëri. Duke lënë mënjanë të kaluarën e largët, kundërvëniet gegë-toskë, Veri-Jug, shfrytëzimi i vrasjes së dikujt për të çuar drejtimin e ngjarjeve diku tjetër dhe akuzuar ndërkaq kundërshtarin politik, janë ngjarje dhe sekuenca ende të freskëta në Shqipëri, e padyshim edhe në Kosovë. Shteti shqiptar shkatërrohet lehtë? Ngjarjet kanë treguar se, fatkeqësisht, po. Ka ndodhur në
vitin 1991 e 1997, kur – fakte kanë dalë pafund, dëshmitarë kanë folur – Berisha dhe njerëzit e tij armatosën civilë nga veriu i vendit dhe i nisën drejt jugut. U vra Arben Broci dhe tre të tjerë në Shkodër, më 2 prill 1991, dhe u akuzua policia e qeveria e kohës, çka solli zgjedhje të reja. U vra Azem Hajdari dhe
u akuzua Fatos Nano e shumë të tjerë. Dhe nëse në Kosovë fitila të tillë përçarjeje ndodhnin për shkak
të okupimit, në Shqipëri këto bëma nuk i bënte një njeri misterioz që nuk donte shtetin; por vetë
kreu i shtetit!

Dhe bataku i sotëm prej nga nuk po dalim dot, me lëmshin e qëllimshëm të pronave dhe profilin e njerëzve të fortë të politikës në një shtet të institucioneve të dobëta, e kemi dhuratë, mesa duket edhe për mjaft kohë, nga kjo metodologji që për hir të së vërtetës, nuk është e re por e lashtë sa vetë historia njerëzore. Lehtësia e papërballueshme… Kjo shkollë është ende në fuqi. Jo shumë kohë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha i mëshoi fort një akuze ndaj kryeministrit Rama, që “të mos mbjellë farën e përçarjes duke anatemuar veriorët”, pas një batute të këtij të fundit. Kaq u desh dhe mitingu i fundit i PD-së u mbush me parrulla, “Kujdes me Veriorët”, “Mos e kruj me Veriun” etj. Djegia e bunkerit prapa ministrisë së Brendshme, ishte një ndihmë për të krijuar imazhin e “trazirave në Tiranë”, teksa në Prishtinë ende kriza politike që ka për themel krijimin enjë Serbie të dytë brenda Kosovës, njeh vetëm përshkallëzim. E ndërkaq… Personazhe të çatrafiluar serbë si Dejan Luçiç mbajnë leksione, japin intervista e botojnë libra. Ndërsa në Tiranë princa të zjarrvënies si Berisha, po plaken me lezet, duke u vjetruar si patriarkë të politikës që japin jo thjesht mendime, por urdhra; që bëjnë akuza mbarë e mbrapsht, që tendosin apo lirojnë fijet e pushtetit sipas lojës së rradhës, dhe s’u hyn gjemb në këmbë. E si të mos ketë të drejtë Dejan Luçiç?/ DITA

January 11, 2016 00:45
Komento

3 Komente

  1. DRENICA E KUQE January 11, 07:51

    Ka ardhur koha kur Sali Fazlliqin duhet ta shqyejme si macen, t’ia nxjerrim syte dhe ta leme te ushqehen me trupin e tij anti shqiptar sorrat e zeza! Eh, sa sorrani si ai eshte ne token shqiptare, qe ben pallen e qejfit duke i vjedhur shqiptaret dhe djeren e tyre individuale dhe kombetare!…
    Ku je shtet shqiptar, ku je Shqiperia ime? Pse fshihesh para vrasesve e plaçkitesve tu? Vepro Shqiperi, vepro komb shqiptar, kudo ku bukes i thone buke e ujit uje!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  2. Dielli mbi Korab January 11, 22:44

    2 Prilli 1991 asht vepra e sherbimit sekret serb ne dobi te Sali Berishes me bekimin e amerikanve

    Reply to this comment
  3. Patriote January 11, 23:52

    Per sa kohe nuk ka burra , ky vend qe t’i tregojne vendin kelysheve te Serbise dhe te UDB-se dhe per sa kohe ne si popull nuk i marim ne dore fatet tona , helmi qe do na hedhin armiqte tane do na helmoje dhe nuk do na lere te qete!
    Prandaj duhet te ringjallim me force ndjenjen e forte kombetare dhe duhet te rrisim besimin tek forcat tona dhe tek njerezit tane te ndershem e patriote !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin