Trepikëshi që shënoi Edi Rama

November 11, 2014 04:37

Trepikëshi që shënoi Edi Rama

Nga Alqi Koçiko

Jo pasi mbaroi, por teksa ishte ende në vazhdim konferenca për shtyp e dy kryeministrave Edi Rama e Aleksandar Vuçiç në Beograd, ato që u thanë në atë sallë nisën të komentoheshin gjerë e gjatë. Të parët ishin padyshim komentatorët televizivë serbë që folën për “provokacija” nga ana e Ramës, pse ai përmendi Kosovën. A thua se në këtë rast vlen shprehja jonë, “në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”. Fakti që Vuçiç u kompleksua live, tregon se serbët, si drejtues politikë por edhe si popull (shpresoj që jo të gjithë, padyshim) ende jetojnë duke kërkuar armiq rreth e rrotull, provokatorë dhe kundërshtarë. Rama e shpenzoi gjithë pjesën tjetër të ditës, deri në darkë, për të shpjeguar (edhe një herë) se nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme.

Nëse për evokim të sportit që Rama ushtronte në rini, basketbollit, do të flisnim për një trepikësh që ai shënoi në Beograd me këtë vizitë dhe qëndrimin që mbajti; pika e parë e treshes do t’i shkonte pikërisht momentit të mësipërm: Që Rama tha diçka të ndodhur, të realizuar e të mbaruar si pavarësia e Kosovës; që nënvizoi një qëndrim normal të një kryeministri, e që me këtë u tregoi serbëve se këtej e tutje duhet ta shohin Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj si të barabartë. Jo si politikanë të kompleksuar, të frustruar se mos provokojnë Serbinë, të “kujdesshëm” e inferiorë se mos atyre u mbetet hatri. Vuçiç harron se ish shefi i tij Ivica Daçiç, tani ministër i Jashtëm, është takuar shumë herë me Hashim Thaçin me ndërmjetësinë e komisioneres së jashtme të BE-së Ashton; se ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ishte pak ditë më parë në Beograd në një forum rajonal, me cilësinë pikërisht të kryediplomatit të shtetit të Kosovës. Kaq shumë u dhembi një pohim faktik që ata si klasë politike, dhe vetë serbët si popull e kanë pranuar që ka ndodhur tashmë?

Pika e dytë që Edi Rama shënoi, ishte dëftimi para faktorit ndërkombëtar, kryesisht BE-së por dhe më tej, i një niveli diskursi dhe qëndrimesh të elaboruara e dinjitoze diplomatike, që s’para janë vënë re nga ky rajon. Dhe kjo, jo në aspektin e krenimit personal se çfarë kalibri ka Rama si individ në politikë, por në atë të nënvizimit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar si një partner serioz që për zhvillimet aktuale në rajon, mund t’i besohet dhe t’i dëgjohet me kujdes fjala. Thënë troç, gjithë këto vite kemi vuajtur për një përfaqësim të tillë, aq sa na është krijuar bindja se kishim ata drejtues, se të këtillë jemi vetë. Dhe stani ynë, rrjedhimisht atë bulmet do nxirrte.

Edi Rama ndërkaq, ka shënuar një pikë të tretë në aspektin e brendshëm, mbase pa e pasur në plan dhe pa e futur hiç në llogaritë e veta. Më saktë, këtë pikë mori përsipër ta shënojë vetë paraardhësi i tij në krye të qeverisë shqiptare. Sali Berisha mund të kishte zgjedhur më në fund virtytin e heshtjes nëse nuk kishte diçka për të thënë; largqoftë pastaj ta vlerësonte qoftë dhe me dy fjalë qëndrimin e Ramës. Por jo; ai shkroi se konferenca për shtyp degradoi si me qenë debat mes shefash të federatave të futbollit. Gjeti dhe një kleçkë inekzistente, me mungesën e flamurit shqiptar në ceremoninë e aeroportit. Për më tepër, i erdhi në ndihmë dhe i biri me një koment që i shkon të atit si tenxherja kapakut. Kjo pikë e tretë, është shënuar në mos për gjë tjetër, për krahasimin që na mundëson të bëjmë mes dy kryeministrave në staturën dhe impaktin ndërkombëtar që kanë. Nëse e mbani mend, është ish-kryeministri që homologu italian Berluskoni i kërkoi para mediave të sillte më shumë vajza të bukura në Itali, dhe që e mbylli gojën. Aspak çudi që komentuesit e bënë leckë.

November 11, 2014 04:37
Komento

8 Komente

  1. agimfagu November 11, 10:27

    Nje kopertine e bukur. Edi Rama duket tamam si Agim Fagu ne ndeshjen e Partizanit me Oransoden ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.

    Por do te ishte mire qe tre-pikshat e Edvin Baskebollistit te mbildheshin jo ne KOSHIN nacionalist te Vucicit, por ne KOSHIN e GDP-se per fryme te miletit shqyptar, sepse “basketbollistet” e qeverise Rama-Meta nuk kane hedhur asnje top deri tani ne kete kosh jetedhenes te ekonomise sone mjerane, por kane preferuar KOSHIN e fasoneve te Like Floririt.

    Reply to this comment
    • MENTORES November 11, 13:56

      Nice! E bukur kjo!
      Kush e di sa te shara do hash sot, me siguri do jesh spiun i serbit dhe saliut. Prandaj mbahu!
      TUng!

      Reply to this comment
  2. Jam shqiptar November 11, 14:45

    Bravo Rama,na e zbardhe faqen!

    Reply to this comment
  3. lulushi November 11, 15:58

    bravo edi rama jemi krenar per kryeministrin qe kemi na nderove te pelcasin serbet me saliun ne kryje

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit November 11, 20:04

    Alqi,e keni fantastik inxhinierin qe e godet gjithmone faqen e pare, por ne kompleks mundet qe Rama ta mbushte koshin plot edhe pa permendur Kosoven. Se pari,nqs me Vucic kane folur gjate per te evituar ne publik kete argument mundej ta evitonte, sepse qellimi ishte shkrirja e akullit. Sa per qendrimin tone ata e dine qe Kosoven e njohem te paret,qe jemi sponsoret absolute te mbeshtetjes se Kosoves,etj dhe keto nuk jane bere fshehtas. Imagjino,per Murin e Berlinit foli Reagan “hidhe poshte z.Gorbachov” – jo vete gjermanet, se Shba kishte potencen dhe autoritetin per ta bere publikisht,edhe pse gjermanet nga brenda kishin punuar me kohe per ta rrezuar. Nje lider i nje Shqiperie te forte ekonomikisht dhe ushtarakisht do ta bente si Reagan “njihe Kosoven o Vucic a si ta thone emrin, se edhe po s’e njohe aq me ben”,biles do ta prisnin me shume temenara. Fati i poshter na perqesh, k/ ministri yne shkon atje ne kuadrin è nje Ballkani-supermarket, te konceptuar ne strategjine ekspansioniste teutone, e cila e trajton Serbine me perparesi si treg dhe infrastrukture industriale, ndaj ata reagojne keshtu per te shtrenjtuar cmimin e tyre.Dime se ne Ballkan BE do jape nje hua prej 11 apo 12 miliard euro,sa do e kemi”racionin”ne – kjo eshte beteja qe kemi ne dore te bejme, se ato betejat e medha behen nga tjeterkush. Nqs serbet fitojne me shume nga keto kredi do ecin me shpejt,na rrofshin tripikshat per “njohjen” e Kosoves nga Serbia, qe ka rendesi vertet, por ekonomikisht me te forte do ishte argument i superuar.

    Reply to this comment
  5. preng pjetri November 12, 04:40

    U desh një shekull me prit qe te dalë një burrë shteti si Edi Rama.

    Reply to this comment
  6. preng pjetri November 12, 04:43

    Bravo Edi Rama

    Reply to this comment
  7. maloku November 12, 04:45

    te lumte Edi Rama

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim