11 shtator 2001: Misteri i një fotoje të një dite tragjike

September 11, 2018 13:32

11 shtator 2001: Misteri i një fotoje të një dite tragjike

 

Data 11 Shtator është futur në historinë njerëzore si një ditë tragjike.

Më shumë se 3 mijë njerëz humbën jetën nga sulmet mbi dy kullat binjake në Nju Jork, në një sulm që u konsiderua si terrorist, pas së cilës pasoi ndërhyrja amerikane në Irak dhe Afganistan.

E gjitha çfarë ndodhi atë ditë u fiksua në shumë pamje e foto. Por njëra prej tyre bën diferencën: ajo e një njeriu me gjasë është vetëhedhur e po bie në një vdekje të sigurt, nga lartësia e njërës prej kullave.

Ishte një ditë në të cilën mijëra njerëz humbën jetën, ditë e cila ndryshoi rrjedhën e historisë botërore dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Ndaj, fotoja e rënies së tij së shpejti do shkonte drejt harresës, kryesisht dhe për shkak të presionit publik.

Çdo media që e postoi atë pamje u godit menjëherë nga kritikat.

Identiteti i një personi, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentja e fotografit të Associated Press, nuk u konfirmua asnjëherë.

Supozohet se pothuajse 200 njerëz u vetëhodhën duke shkuar drejt një vdekjeje të sigurt, duke konvertuar mënyrën e ikjes nga kjo botë, pra shmangur djegien dhe zgjedhur hedhjen.

Më pas, mijëra trupa u gjetën nën ton çeliku dhe betoni, gjë që e komplikonte më tej identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, padi dy versione të ndryshme të identitetit të personit në foto.

Së pari, ishte gazetari kanadez Peter Chaney që arriti në përfundimin se njeriu në foto ishte Norberto Hernandez, një kuzhinier i Windows-it, restorantit të famshëm që ndodhej në majë të kullës veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes Hernandez ishin të bindur se bëhej fjalë për Norberton. Por pas një rishikim më të hollësishëm të fotografive të tjera, u arriti në përfundimin se njeriu “në fluturim” nuk kishte Norbertoja.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, gazetari Tom Junod arriti në përfundimin se mund të bëhej fjalë për 43-vjeçarin Jonathan Briley. Edhe ai ishte pjesë e stafit të Windows-it që punonte aty si teknik.. Ekzistoi një teori se, nëse ishte me të vërtetë Briley, ai aksidentalisht ra nga restoranti dhe nuk u vetëhodh.

Kreu i rrjetit Windows-it në botë, Michael Lomonaco, tha se ekzistonte një mundësi që vërtetë mund të ishte Briley. Edhe motra e tij, Gwendolyn, gjithashtu mendoi se në foito ishte Jonathan. “Kur e pashë për herë të parë foton dhe dallova aty një njeri të gjatë, thashë me vete: ‘sikur të mos e njihja mirë do mendoja se është Jonathan’”, tha Gwendolyn në vitin 2003.

Por dhe ky version ra. Identiteti i personit në foto kurrë nuk ndoshta nuk do të përcaktohet me siguri, por do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i spikatur i pafuqisë njerëzore përballë terrorizmit të marrë.

a.s/dita

September 11, 2018 13:32
Komento

3 Komente

  1. Leon Rrapini September 11, 17:53

    Ajo goditje e tmerrshme eshte ne kundershtim me madheshtine e Amerikes. Njolle e murme ne shkelqimin e Amerijkes.

    Reply to this comment
  2. Guri September 11, 18:20

    Eshte e vertete qe rrezimi i kullave binjake eshte nje ngjarje e pazakonte ne historine boterore. Shume pyetje jane bere dhe behen per vertetesine e versionit zyrtar te asaj tragjedie. Si eshte e mundur qe, nen hunden e FBI dhe CIA-s, te cilat dine edhe çfare hane amerikanet dhe me gjere per darke, te rrembehen kater avione dhe te drejtohen nga terroristet te patrazuar drejt objektivave? Si eshte e mundur qe avion veet,çanerisht i pari, u filmua teksa perplasej per kulle? Si ndodhi qe, ndonese avionet u perplasen ne majen e kullave, ato u rrezuan qe nga themeli?Si ndodhi qe avioni i trete, qe u drejtua per ne Pentagon, shkoi dhe u perplas vetem tek nje cep i tij dhe jo ne qender, atje ku duhej ta kishte objektivin? Etj, etj. Ketyre pyetjeve une nuk kam pare t’u jepet pergjigje shteruese.

    Reply to this comment
  3. Arben September 12, 06:22

    Agjentet fbi minuan kullat per shperthim te kontrolluar.

    Ajo po qe do jete video misterioze kur te dali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*