11 shtatori dhe Covid-19, ngjarjet që shkaktuan trauma masive. Mund të zgjasin edhe me vite të tëra

September 11, 2020 15:54

11 shtatori dhe Covid-19, ngjarjet që shkaktuan trauma masive. Mund të zgjasin edhe me vite të tëra

Kate Colbert u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në fund të marsit dhe që prej asaj kohe ajo po lufton si me simptomat fizike ashtu edhe me traumat emocionale.

Ajo është izoluar për një kohë të gjatë dhe nuk ka pasur kontakte me njerëzit.

“Kanë kaluar 170 ditë nga infektimi me Covid dhe njerëzit ende më trajtojnë sikur të kem murtajën”, tha Colbert, e cila po shërohet, por ende vuan efektet e virusit.

11 shtatori dhe Covid-19, ngjarjet që shkaktuan trauma masive

“Që nga marsi, vetëm nëna ime, shoqja ime Sara dhe një hidraulik kanë hyrë brenda në shtëpinë time.”

Pandemia e koronavirusit mund të jetë ngjarja më e rëndësishme e kësaj dekade sa i përket traumës masive që pason një tjetër traumë të rëndësishme, atë të sulmeve të 11 shtatorit 2001, informon dritare.net.

Rreth 20% e njerëzve në Regjistrin Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë, raportuan simptoma të reja të stresit, post-traumatik pesë deri në gjashtë vjet pas 11 shtatorit.

Ndikimi i traumës mund të vazhdojë për shumë vite, madje edhe dekada.

Jonathan Morris, 62 vjeç, një rreshter i Ushtrisë Amerikane humbi dy kolegë në sulmet e 11 shtatorit.

“Kanë kaluar gati 20 vjet dhe unë ende mendoj për miqtë dhe kolegët që kam humbur çdo ditë,” tha Morris.

Trauma kalon me kohën, por asnjëherë nuk ‘zhduket’ totalisht.

Njerëzit humbasin miq pas traumave!

Periudha pas një tragjedie, është traumatike, e dhimbshme dhe e trazuar, informon dritare.net. Pas një ngjarje të tillë, shumë njerëz zbulojnë se familja dhe miqtë nuk janë një mbështetje e madhe për ta, ndryshe nga çfarë prisnin ata.

Sfidat pas traumave janë të ndryshme. Gjatë pandemisë, më e vështira është vetmia. Nëse shumë njerëz në botë, nuk kishin frikë nga 11 shtatorit, sfida e koronavirusit është unike. Të gjithë kanë frikë se mund të preken. Traumat na krijojnë ndjenja të ndryshme, herë na bashkojnë duke na bërë të ndjehemi pjesë e komunitetit, e herë na çojnë në izolim të plotë.

Si mund ta përballojmë?

1. Identifikoni tre gjëra që mund të bëni dhe merrni masa. Qëllimi është të gjejmë kuptimin në mes të kaosit. Identifikimi i tre gjërave për të cilat mund të ndërmarrim veprime pa rrezikuar të tjerët mund të na ndihmojë të përmirësojmë gjendjen tonë shpirtërore.

2. Në vend që të përqendrohemi te “distancimi shoqëror”, le të “lidhemi në distancë”. Merrni kohë për njerëzit tuaj, për të dashurit, miqtë. Kontaktoni me ta vazhdimisht. Në një stuhi të furishme stresi, lidhja me njerëzit e dashur është një spirancë që ju siguron të shpëtoni shëndoshë e mirë.

3. Stresi post-traumatik nuk ka pse të jetë dënim i përjetshëm, prandaj kërkoni ndihmë dhe mos u dorëzoni.

 

 

o.j/dita

September 11, 2020 15:54
Komento

1 Koment

  1. llala September 14, 09:04

    ashtu si 11 shtatori i stisur, ashtu edhe kjo pandemi e stisur eshte plan kontrolli kundrejt popullates botrore.
    secili te beje kerkimet e veta…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim