Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (II)

February 16, 2014 23:20

Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (II)

.

February 16, 2014 23:20
Komento

107 Komente

  1. Horri i Bulevardit February 17, 14:16

    Pershendetje gazeta Dita.
    Pershendetje redaktore te nderuar.
    Pershendetje zoti Adrian Thano.

    Me pelqen qe jeni kurdohere te vemendshem, ndaj deklaratave te Sali Berishes dhe beniamineve te tij, duke ja u kthyer reston, me shkrime, serioze dhe plot fakte te pakundershtueshme.
    Besoj se edhe ne te ardhmen, do te jeni nje pene e forte, per tju pergjigjur dhemb per dhembe, strategjive dashakeqese te Sali Berishes dhe shpurres se tij shkaterrimtare.
    Dy shkrimet e fundit, te gazetarit Habjon Hasani, ishin ne te njejten linje me mendimet e mija.
    Urime.

    Reply to this comment
    • Revolution February 18, 16:41

      Pershendetje,

      http://youtu.be/rKNShX08OBI

      Gjatë ditës së sotme, sidomos nëpër fan page të ndryshmë informale ne facebook dhe nëpër profilet e njerëzve të thjeshtë ka nisur të shfaqet një video e marrë nga youtube e bërë së fundmi. Kjo video-spot prej 1 minutë e 37 sekondat është një portret I bëmave të Sali Berishës që nga 97 gjer në 2011 dhe mashtrimeve te Lulzim Bashës për qytetarët e Tiranës.
      “-Mos harroni masakrat dhe mashtrimet e dyshes, Berisha – Basha.
      Asnjëri nga ne nuk mund të jetë në krah të tyre.” – shprehen të rinjtë që kanë postuar këtë video-spot. Të indinjuar nga gjithçka të zezë që ka bërë dyshja Berisha-Basha keto 23 vjet, ata në video tregojnë moment tmerri dhe mashtrime të dyshes Berisha-Basha.
      Kjo video po përhapet shume shpejt ne çdo profil e fanpage ne facebook po ashtu nëpër blogje të ndryshme.

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit February 18, 17:24

        Gjithashtu te pershendes, e pashe videon, megjithese i kam ne mendje te ngulitura bemat berishiane, perseri mu freskua truri, eshte mire qe dyshes vrasese dhe hajdute, kushdo nga shqiptaret qe ka mundesi, ti japi pergjigjen qe meriton.
        Faleminderit per kujtesen.

        Reply to this comment
        • THANO February 20, 00:15

          Pershendetje Horri dhe Revolution
          E pashe dhe une videon.
          DREJTESI eshte fjala kyce. Mungesa e saj na ka sjelle kete trazim mbarëshoqeror. Shembuj DREJTESIE! Kjo do na ndryshonte ajrin qe thithim

          Reply to this comment
  2. P.A.B February 17, 18:15

    Do deshiroja te kish sa me pak “emra”. Perfolja ndaj te ”njohurve” me lajme flash sjell lexues kalimtare. Ushqen flaken qe e kemi prej kohesh, ne muhabete me persona/role/poste, e shume aspekte tangeniale; por sa i sherben kjo gazetes, lexuesit e shoqerise? Ka ardhur koha qe kete ri-forcim negativ ne sjellje, ta eleminojme gradualisht.

    Do deshiroja te kishte me shume pa-anesi. Nese keni tendence te majte kjo nuk perben problem ne vetvete, por kur e majta eshte gabim duhen trajtuar njesoj. Shteti-Qytetari e Ligji mbi te gjitha.

    Do deshiroja qe artikull-shkruesit te bashke-bisedonin me lexuesin, nje praktike e njohur sot kur te gjithe konkurrojne per vemendje, e Media e Shkruar eshte ne rrezik nga platformat e tjera.

    Eshte e drejte te enderrosh per nje Shtyp llogari-kerkues qe perdor terma normale: ligji, shoqeria, taksa-paguesi, fondet-publike, etj, bazuar ne fakte e duke u ndalur/hetuar nje ngjarje deri ne konkluzionin e saj (shperhapja krijon zhurme, pa efekt) Larg FB, Twitterit, Deklaratave Emotive e Akuzave Patetike; pa asnje vlere reale ne Jeten e Qytetarit Shqiptar.

    Se fundmi, cdo gazete ka nevoje per pak diversitet, nese nuk do te kthehet ne “fletushke tabloidike” (sic) me kende te ndryshme per letersi, histori, ekonomi, rubrike obituaresh, pyet mjekun, gatime e receta, sport; a dicka tjeter normale; e pertej politikes.

    Me respekt per Dita-n, e z. Thano.

    Reply to this comment
  3. P.A.B February 17, 18:47

    I dashur z Editor,

    ——–
    Te nderuar moderatore,
    Pse nuk publikoni komentim tim “15 pyetje per z Basha” e mund te kem nje pergjigje?
    Siper/poshte tij, po dalin mjaft postime… .
    gjithe te mirat,
    ——–

    Ne pjesen “Basha-Maxhoranca” jane (x2) : Your comment is awaiting moderation.

    —–
    Si me siper e nje postim i plote nuk do dalin prej oresh. Ka ndonje arsye teknike / editoriale? Sido te jete, konsiderohet normale qe lexuesi te marre shpjegim.

    Juaji etj,

    Reply to this comment
  4. erotimatikoi February 17, 19:46

    Mirese te gjej z,Thano,

    Do gricemi pak ? Per te mire…

    Nisur nga sondazh ne Kanada per komentuesit dhe duke i hedhur nje sy pothuaj te gjithe komenteve te lexuesve tuaj, vihet re nje korrelacion mes trolling-eve dhe Katershes se Erret ( Makiavelizmit, narcizmit,psikopatise dhe sadizmit ) edhe ketu.

    Si do te veproni Ju per pakesimin e tyre ?

    Mireulexofshim !

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 18, 07:05

      Z. Erotimatikoi,
      Kur i shkruan Kryeredaktorit, mos harro se gazeten e lexojme dhe ne te tjeret, lexuesit e thjeshte, qe nje nga nje nuk ta mbushim syrin…,por te marre te gjithe tok jemi objekti dhe subjekti i kesaj gazete te nderuar.
      Me qe qenke marre me sondazhe nga Kanadaja e larget, per lexuesit dhe komentuesit e Dita-s, po ju zotri , per etikë, sqaroni ju lutem, ku e rreshtoni vehten, tek budallenjt, apo tek katershja e erret?…
      Jo per gje, por ta dime dhe ne te tjeret qe te luftljme per paksimin e tyre!…Se, jo per gje tjeter, por vetem zoti Thano si zor se e realizon dot vetem kete “detyrë” qe i ngarkoni ju zotri nga Kanadaja e larget…
      U lexofshim per mirë!…

      Reply to this comment
      • erotimatikoi February 21, 11:14

        Tjeta N.VJOSA,

        Nuk mora persiper te klasifikoj secilin se kujt i perket dhe aq me shume vetveten ,se eshte mendjemadhesi. Sa me i kulturuar web-i ne komente aq me shume kulturohemi dhe ne.

        E verteta e thjeshte dhe e paster eshte shume rralle e paster dhe kurre e thjeshte, ka thene Oscar Ouaild.

        Nderime,Ju lexoj me kenaqesi. Flm.

        Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:19

      🙂
      I dashur Eromatikoi
      E ka nje shkak ky korrelacioni
      Vjen nga ai trazimi qe kam permendur ca me lart.
      Do qetesohej sapo te behet DREJTESIA, them une. Ti si thua?

      Reply to this comment
    • Banija 01 February 20, 22:01

      N.VJOSA

      Erotimatikoi nuk eshte ne Kanada ,po ne Greqi.

      Nick name i tij perkthehet ” pikepresje” ne greqisht dhe mania e shqiptareve eshte te “pagezohen”duke treguar se u “integruan” ne shoqerite e shteteve ku kane shkuar.

      Reply to this comment
      • erotimatikoi February 21, 11:09

        I nderuar ‘Banija 01’

        Me mire te me kishe pyetur mua per nick name ‘erotimatikoi’ se do t’a perktheja sakte dhe jo pergjysem. Shqip eshte ‘pikepyetje’.

        Ate shtesen tjeter te komentit nuk po e marre ne konsiderate sepse : Dashuria kerkon gjithmone nje menyre per t’u shprehur, ndersa gricesit kerkojne gjithmone nje menyre justifikimi.

        Ju flm ( por ky eshte kendi i kryeredaktorit, e mos t’a bejme me the e te thashe)

        Reply to this comment
        • hosteni March 19, 12:40

          po pse nuk perdor pikepyetje ti or pikepyetje qe sje tjeter,,,,,ne kemi gjuhen tone,,,,,,”gjuha shqipe sa e mire , sa e embel sa e d’lire,,,,,,” apo ke hengur corben e janulles,,,, !!!!!!!

          Reply to this comment
  5. guri shabani February 19, 13:06

    I nderuar kryeredaktor,pershendetje per shkrimet e gazetes dhe tuajat ne veçanti,por kisha nje pyetje si kane kohe gazetaret te intervistojne ish kryeministrin Sali gjithmone.Mos ne kete menyr ja rrisni vlerat artificialisht mendoj qe duhet nje mendim?

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:22

      I nderuar Guri
      Nuk di pse te gjitha pergjigjet sonte, me cojne tek e njejta pike. Pse merremi me Berishen – thua ti.
      Ta leme ate dhe bashke me te edhe apelin per Drejtesi? Ne momentin qe lexuesit e Dites do ma kerkojne kete, pse jo. Por mua me duket se te gjithe duam te kunderten.

      Reply to this comment
      • agimi March 6, 09:27

        Z.Thano,je nje vllahokomunist i thekur,te tjerat do t’i shkruaj kur t’i vije rasti.Te them behu vetvetja,mos ben opozite opozites sot,siç beje dje opozite pozites.

        Reply to this comment
  6. besso February 19, 21:03

    z.Ardian Thano, k/redaktor i gazetes “Dita”,

    me pelqen shume gazeta juaj dhe ju falenderoj per kete pune kaq te mire qe beni.
    Kam dy sugjerime dhe do isha verete i lumtur po t’i merrnit parasysh:

    E para_ Ne shperkujdesjen e plote ndaj gjuhes shqipe ne keto vite te tranzicionit besoj se gazeta juaj e aqshumendjekur nga lexuesit mund te jepte nje ndihmese te madhe duke hapur nje rubrike te vogel por ne nje vend te dukshem ,ku te trajtoheshin elemnte te ndryshem te gjuhes shqipe ( ne lidhje me drejtshkrimin, etimologjine e fjaleve te vecanta,pikpamje te autoreve te njohur, si duhet thene e si nuk duhet, me c’fjale te burimit shqip mund te zevendesohet nje fjale e huaj,kuriozitete gjuhesore,etj te ketij karakteri)

    Mjafton te gjeni njeriun e duhur dhe kjo rubrike e vogel me perhershmerine e vet do te terheqe vemendjen e lexuesve per rendesine e drejtshkrimit e pastertertise se shqipes dhe , nga ana tjeter, mund te jete nje shkolle e vogel praktike per ata qe kane nevoje.

    E dyta_ nje rubrike te vogel , here pas here , per librat e rinj, me komente apo rekomandimet tuaja, sido qe te jete. Do ishte nje ndihme e madhe sidomos per ata qe jetojne jashte Shqiperise por qe duan te mos i shkeputin lidhjet .

    Ju falenderoj dhe urimet me te mira per mbarevajtjen e gazetes suaj teper simpatike.

    b. xhaferri

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:25

      I dashur z.Xhaferri
      Per sugjerimin e pare, do t’i bej nje lutje profesor Rami Memushajt, njeherazi pedagogu im me i rrepte, por me i dashur i shkolles, te cilin e pershendes. Nese ai pranon, do ishte vertet shume mire.
      Per sugjerimin e dyte.. Eeehh.. Mendon qe botohen kaq shume libra me vlere?

      Reply to this comment
  7. Bilal camurri February 20, 08:28

    Ajo qe me terheq ne gazeten tuaj eshte linja stabile kunder te keqes me te madhe qe pllakosi kete vend- Berishizmi-,nje fenomen vecanerisht shqiptar,ku nderthuren haxhiqamilizmi,bajraktarizmi dhe komunizmi,.Ju pergezoj te vazhdoni ne kete linje deri sa te zhduket nga ndikimi politik kjo fare e keqe e periferive.

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 12:29

      Ashtu eshte Bilal
      Por trishtuese nese “linja” ne fjale mbetet vetem tek nje apo dy gazeta. Nuk duket fort e shendetshme kjo 🙂
      Perqafime

      Reply to this comment
  8. ORFEU February 20, 09:02

    z. Thano! Nje pyetje thjeshte per kuriozitet ; A do ndryshonit ju pozicion politik per rrethana te ndryshme sic ka bere Mero Baze? Se per mua te them te drejten me i vleresuar eshte nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 12:25

      Pozicion politik? C’te te them Orfeu…
      Politika sipas Aristotelit, apo politika si biznes? 🙂
      Si qytetar nuk kam pse ndryshoj “pozicion”, mire jam keshtu si jam 🙂 Me kete bahcen time te vogel 🙂

      Reply to this comment
  9. llaf dibre February 21, 15:18

    Z. Thano! I perkas nje “abitati”- “Mos servir mend, por blej mend.” Perpara, per mend, u drejtoheshin pleqve. Ata ishin biblioteka, arshiva e dijes. (Turku as per shkolla ne gjuhen turke nuk investoi, se mendoi qe do lexojne libra qe do u tregojne se ç’eshte liria).Tani eshte e bukur, me ngroh e me mbush me jete fakti qe brezi me i vjeter pergjigjet i pret nga ju. Indro Montaneli, kur pa varferine e mjerrimin e tejskajshem ne v. ’39, konkludoi: “Edhe ne nje vend me te humbur te Afrikes, do te kish ndodhur ndonje katrahure komuniste” (revolucion). Por, ashtu siç une habitem me parabrezat tane, mendoj se po ashtu do habiten me ne edhe brezi qe do vije pas 50 vjetesh. Ne, per mendimin tim, po u leme brezave qe vine paradoksin me te madh historik: Shteti dhe shoqeria shqiptare u administrua nga nje njeri,(Berisha) qe nuk mundet te adiminstroje vetveten, qofte edhe per nje sekond te vetem, ndersa tani po hyme ne fazen tjeter: shteti dhe shoqeria nuk munden te administrojne nje njeri. Sinqerisht, kerkoj me dite: Jam une sajues paradoksesh apo jetojme nje paradoks? Faleminderit dhe urime per perkushtimin misionar.

    Reply to this comment
    • THANO February 24, 01:41

      I dashur Llaf Dibre
      Me pelqeu shume postimi juaj
      Pyetjen qe me beni po e konsideroj retorike 🙂
      Ju e keni dhene vete pergjigjen sh bukur

      Reply to this comment
  10. N/A February 21, 16:23

    z Thano ju pershendes.
    E keni bere gazetat ju e Mero fletushka te partise duke e mbyllur jo me per artikuj qe nuk behet fjale po as per komente kritike. Ju shugjeroj qe per thjeshtesi te punes shkruajeni kete fletushke ne email tuja personale me ca militante trushkulur e mos harroni e-mail e z Rama qe te jeni ne rregull.
    Shpejt e vendeoset censuren pa filluar pune akoma. Shenje se do shkoni per lesh shpejt

    Reply to this comment
    • llaf dibre February 22, 14:50

      @N/A Kush depilohet para dhe pas, nuk njeh estetike tjeter,- vetem ate te leshit………………………………………………………………………………………………………….. Per kete mos prit pergjigje nga z. Thano. Shko te zonja me furke leshi, Jozefina.

      Reply to this comment
      • THANO February 24, 01:43

        N/A
        Per fat te mire ke zgjidhje 🙂
        Mund te ankohemi per shume gjera ne kete vend, po jo per mungesen e mediave si numer 🙂

        Reply to this comment
  11. Bocari February 21, 22:56

    @N/A
    une nuk jam Thano, por dua te te jap nje pergjigje. Me incialet tuaja N/A kuptoj:

    ” ne te s`ateme”

    dhe meso te shkruash shqip.
    .

    Reply to this comment
  12. libre albedrio February 22, 09:45

    N/A,

    Ne ke pasur qellim te hysh, te zbrazesh frustrimin dhe te dalesh, ia ke dale. Por kjo s’sjell asnje dobi. Qellimi i ketij kendi, mendoj une, eshte te flasesh me argumenta, jo t’ia keputesh ne pergjithesi se ashtu e ke nje pune. Per shembull, ku e sheh “merakun” tend prej qytetari te “ndjeshem “se gazeta ka ikur per lesh???

    Reply to this comment
  13. Vëzhguesi F. February 22, 17:14

    Zoti Thano!
    Edhe njehere pershendetje!
    Ne pjesen e pare te ketij komunikimi parashtrova disa nga verejtjet e mia jo per ata qe shkuan apo thyen qafen, por per keta qe kane marre pergjegjesine per qeverisjen e ketij vendi.
    Natyrisht as nuk ndryshoj dhe as nuk kam ndermend te terheq asgje nga ato qe kam shprehur.
    Une ritheksoj edhe njehere se armiku me i eger i nje qeverisje, ai qe ngren laqe dhe kurthe ne rrugen e nje qeverisje, ka qene , eshte dhe do te mbetet sa konformizmi apo pajtimi me te keqen, pranimi apo partneriteti me mediokritetin si nje lloj zgjidhje pa kokeçarje, po aq dhe nepotizmi qe zevendeson nje pale familjar dhe oborrtar me nje pale tjeter.
    Jo aq do te thoja per piramiden qeverisese se sa per bazen e saj apo administraten vendore ne juridiksion dhe vartesi te saj, se pothuajse nuk ka ndryshuar asgje nga e kaluara e afert, duke perjashtuar ne nje fare mase personelin ne drejti te strukturave te rendit.
    Pra siç e shihni, pa kurrefare anesie politike dhe pa dashur te permend emra eshte i adresuar konkretisht ne nje te keqe qe nuk ndalet ne vazhdimesine e saj. Investigimi eshte e drejte e gjithesecilit pra dhe e mediave vizive dhe te shkruara, qe do te thote dhe gazetareve dhe gazetes tuaj aq te lexuar.
    Kjo do te mundesonte dhe “tamposjen” e grykave llafazane me nick name te ndryshme duke filluar nga fjalite e gjata deri tek dy shkronjesit qe kerkojne te baltosin kete gazete demokratike me etiketime te tipit berishist apo qe kerkojne te prezantohen si kasandra qe ne vend te trurit kane pleh te qelbur.
    Une gjykoj se mund te jene pranime reciproke edhe kritikat e renda deri me fjale deri diku fyese ndaj njeri tjetrit ne komentet te lexuesve, pra mund te publikohen edhe pse me mungese etike ne fjalor, por kurrsesi nuk eshte aspak e drejte te publikohen fyerje, etiketime dhe shpifje te anonimateve qe mund te jene porositesit e rivaleve te tuaj mediatike ndaj gazetes dhe gazetareve tuaj. Kjo nuk eshte demokratike por denigruese dhe ketu nuk eshte çeshtje apo problem avokatie, por thjeshte nje sugjerim per te mos lejuar tallavane qe kerkojne keta deshtak, qe veprojne si i marri qe hedh nje gure ne lume.
    Se treti, kjo eshte pak personale, si mik tuaji ne rrjetin social fb, nuk kam arritur te kuptoj shkakun e mbylljes se faqes tuaj.

    Reply to this comment
    • THANO February 24, 01:53

      I dashur Vezhguesi
      Une te detyrohem shume per kohen qe shpenzon me Diten. Eshte me shume se meritojme.
      Demokratike por denigruese – pyesni ju. Pyetje e bukur. Nuk e ndaj dot tani per tani. Eshte e qarte qe shume komente perbajne fyerje dhe shpifje. Si tek Shekulli me pare, edhe ketu te Dita, ky ka qene nje diskutim i vazhdueshem.
      Miratimi i nje postimi online apo refuzimi i tij ka te beje me thelbin etik te moderatorit. Moderatore te ndryshem mund te klasifikojne ndryshe te njejtin postim. Dy redaktoret qe merren ne Dita me kete proces jane te rinj. Une kam rezervat e mia per ta, por i respektoj zgjedhjet e tyre. Zgjidhja ime per postimet fyese eshte: Shkruani DELETED brenda tekstit, qe postuesi te marre mesazhin qe postimi eshte lexuar dhe refuzuar. Me duket me e ndershme se thjesht ta fshish.
      Nuk di sa funksionon. Eshte teme e veshtire. Them se postimet duhen lejuar ne pergjithesi me synimin qe te jene alternative, libertine, por se paku te pergjegjshme.
      perqafime

      Reply to this comment
      • DREAM February 24, 13:51

        Pershendetje Thano
        Une kam ca mungesa , por do i zevendesoj ..po filloj me Vezhguesin
        jo se qe thua ti Thano ,ky me shan gjithmone …biles thote qe do me rrah po me gjeti kush jam …qa ka me mua ?
        Qenka dakort me fyerjet qe behen midis komentuesve ,{kte e ka me mua ,se vetem mua me shan } por nuk qenka dakort me fyerjet per gazeten …qa do me thene kjo ?
        Amon Thano ,se ty te degjon dhe te ka shume xhan ,
        po spjegoj te lutem
        qe liria e mendimit ktu qendron ,tani nuk ka me agjitacion propagande …dhe ta shajne gazeten tende ,biles ky eshte dhe qejf i madh …sepse askush nuk i detyron ta lexojne
        Nejse ,dhe Vezhguesi mund tu kundervihet te gjithve ,mire qe kemi internet dhe nuk ka me norme koperative per realizim …
        por ama i thuaj mos te merret me mua ,amon thuaj mos te me rrah
        🙁 🙂

        Reply to this comment
        • Vëzhguesi F. February 24, 18:01

          @ Dream! Nuk ja vlente te pergjigjesha, se nga menyra se si kerkon te besh humor apo shaka, me duket se kam perpara nje femije kopeshti dhe jo nje goxha ish m(p)esuese e shkolles fillore ne Patos. Dhe meqenese i mbake mend dhe kooperativat, ose do jeshe bije e ndonje ish koperativisti (nuk ka asgje te keqe) ose pra se te dilje mesuese ke punuar ne kooperative (perseri nuk ka asgje te keqe), vetem se shkolen emesme do ta kesh mbaruar naten pa shkeputje. Ti, siç e ke pohuar nuk te rrihet po nuk u gervelise pak. pastaj mios u anko shume se si i thone po peshtyve lart te bie ne surrat. O perdor ti fjale fyese o nuk perdor njeri ketu, me keq se nje mashkull rrugesh. Por une nuk e kam fjalen ketu. Sa do te hedhesh po aq do presesh, madje shqiptarçe. Problemi eshte kur fyerjet apo etiketimet e rrugeve , qe porositen apostafat nga kontigjenti i mediave te vipave te leshit dhe perdoren ne adrese te kesaj gazete dhe personelit te saj e cila u mundeson edhe halabakeve hapsira per te dhene mendim dhe jo per te provokuar. A me kuptove shoqja enderr ne vidh?!

          Reply to this comment
          • DREAM February 24, 20:27

            E megjithate ti u pergjigje
            {nuk rri dot pa mua 🙂
            une do ngelem gjithmone femije …nganjeher jam dhe kalama i lig
            nuk jam mesues , i dashur , merrem me format e dhunes femijnore ..prandaj te kuptoj shume mire ty 🙂
            e kam pas armik populli babain …si duket “armiqesia” vazhdon ende ….ndoshta kemi ndryshuar bangen …jam une paditesi
            ..hahahhahahahhaha leje fare se e di une qe do nxehesh .
            Nuk te fyej ,te them te verteten dhe kjo te dhemb !

            Thano , mu pergjigj vete Vezhguesi
            lere mos ma trazo …se e di une qe me do shume ….eshte rritur me parrullen
            “ai qe te rreh shume te do shume ” s’kemi cfare ti bejme ,mire dhe kaq .
            🙂 🙂

  14. P.A.B February 23, 09:40

    Miremengjes te nderuar, kisha nje pyetje teknike.

    Me teper per lexuesit (se ti marrim kohen Redaktorit, me vogelsira te tilla) a di njeri te me thote: 1) Sa kushton Dita ne Shqiperi 2) Sa i bie nje gazete ditore ne raport me Sterlinen.

    Faleminderit ne pritje,
    (@ kushdo qe me pergjigjet, e une te mos postoj 2x)

    08:40
    23/02/2014

    Reply to this comment
    • price February 23, 09:59

      Une qe jetoj ketu ne Shqiperi di se DITA dhe shumica e gazetave te tjera ne treg ka vleren 30 lek te reja. Per raportin me sterlinen s’ju ndihmoj dot.

      Reply to this comment
      • P.A.B February 23, 17:32

        Flm price 🙂 (bukur kjo) Kursi s’qenka pune e lehte te gjindet por arrita dicka £1 ~ 169 L/ raport me 30 ~ 5.6 / ne 100 shkon 18, thuaj 1 Dita = 20 pence. A me ndihmon dhe nje here…Nje paqete cigare e nje kafe, sa bejne mesatarisht?

        Desha te bej nje kalkulim empirik, sa kushton 1 gazete per Shqiptarin Mesatar (term standart e jo derogator/ average person) me dicka te perditshme si kafe/cigare.

        Ne UK, keto e alkoli jane te larta e ngrihen cdo vit. Kafe ekspres ~ £1.50/ K-Amerikane ~ £2.20 /// Cigare – £8.70. Gazeta ~ £1.20 (formati leter) Pra, me pak se nje kafe dhe me cigare raporti 7:1

        Reply to this comment
        • price February 24, 00:21

          Ketu nje pakete = 200 lek + nje kafe 80 lek, mesatarisht 280 leke. 🙁

          Reply to this comment
          • THANO February 24, 02:05

            P.A.B
            Cmimet e gazetave jane qesharake.
            Por per fat te keq targeti i bleresve te rregullt eshte ai me te ardhurat me te pakta ne Shqiperi: mosha e trete, pergjithesisht.
            Pjesa tjeter qe lexon gazeta eshte administrata, por ata e marrin me abonime dhe zakonisht 3 ose 4 kopje kalojne dore me dore ne nje ministri te tere. Pra nuk jane bleres ne kioske.
            Ne kioske shkojne ata qe ecin me Kembe dhe qe e kane mengjesin te lire. Kjo ndoshta duket naive, por keshtu eshte. Cilet jane ata qe ecin me kembe dhe e kane mengjesin te lire? Pergjithesisht mosha e trete
            Per ta 30 lekeshi eshte nje shume e konsiderueshme. Pse? Per ta, blerja e nje gazete, aboneja e autobusit dhe kafeja e mengjesit jane nje lloj “pakete” qe llogaritet cdo muaj si e tille, pra shuma e te trijave se bashku. Cdo levizje, i trondit, te ardhurat jane vertet te uleta.
            Une madje kam nje teori timen qe rritja e cmimit te biletes se urbaneve do ndikoje ne uljen e metejshme te numrit te atyre qe blejne gazeta print. Qofsha i gabuar,
            Dhe dicka tjeter. Po te mos ishte per nivelin skandaloz te shtypjes dhe letres se cilesise me te dobet qe perdoret, cmimi i gazetave nuk do ishte dot kurre 30 leke per cope. Shtoji kesaj, qe shumica e botuesve jane te mbytur ne borxhe te shtypshkronja me shuma qe shkojne deri ne 400 milione te vjetra. Situata eshte e keqe me printin, dhe askush nga investitoret ne media nuk ndihet. Booh, te shohim si do veje 🙂
            U zgjata pak, por kjo ehste nje teme qe e kam per zemer, ndoshta dikur do haopet si debat. Te shpresojme qe nuk do jete shume vone 🙂

          • P.A.B February 24, 03:01

            Kete desha te di, flm z. Editor. Nese hapni nje teme tjeter – te paster- ketu, a e lini “varur” per kohe te gjate, sesi ne (te gjithe) te bejme ca “energy harnessing” Secili me propozimet modeste qe ka. E postojme ca pika/si draft (sic) nese ju duhen. Lexuesit e internetit s’mund te injorohen si mbeshtetes. Do ish naive te nenvleftesohen si ne mbeshtetje direkte, a indirekte.

            I nderuar “Free Lunch” s’ka kerkund; puna intelektuale o paguhet, o shkon dem. Eshte postulat vendimtar i tregut.

            Flm @ z/znj price – perseri, per predispozicionin ne sqarime. Raporti me cigare/gazete eshte gati i njejte Shq./UK, ~ 7:1. Kafja po me cudit, ~ 2.66 x me shume.

  15. Saimir Autiku February 23, 09:48

    Z.Thano ne se se keni ju si person minimumin e burresi,minimumin e sinqeritetit dhe minimumin e ndershmerise gje qe e dyshoj me thuaj;Pse je i njeaneshem?Sa te paguan Edi Rama te mashtrosh dhe te shpifesh? Qe jane blere votat dhe mediumet ne ballkan e tha Kerri
    Po te kujtoj nje gje.Keni botuar ne kohen e protestave per armet kimike nje shkrim qe gjoja i jane premtuar Rames 5 pika qe zor te kundershtohen.Nuk me kujtohen te gjitha por njera ishte 12 miliard dollara e dyta pranimi ne Be urgjent pak a shume.Me vone doli se ishte mashtrim.Sepse dollaret jo qe jo por ne Be te pranon Gjermanija,Franca,Anglia e jo Kerri dhe SHBASe dyti me thuaj pse nuk e pranuan Ramen ne konferencen e sigurise ne Mynih pasi amerikanet dhe europianet nuk e pranuen kurse Berisha ka marre pjese;
    Vetem kaq kthe pergjigje.Besoj se pergjigjen se marre kurre por ti ie dine mire se sa vlen ti vete dhe sa i pa besueshem je;Tera komentet i ke te seleksionuara;Qe te jete e kunderta lejo komentim tim

    Reply to this comment
    • Komshiu i Fahriut February 23, 16:27

      Ja ta lejoj ko(dosh)mentin tend po tani çdo te thuash ti megafon i prishur i Fahri Balliut? Ka nje setence popullore, e pershtateshme per ty dhe ata qe te yshtin ty per te fyer si nje rrugaç ordiner, I LIGU BESON VETEN.

      Reply to this comment
      • THANO February 24, 02:10

        I nderuar Saimir Autiku
        Per faktet qe botoj mbaj pergjegjesi
        Per opinionet qe botoj, po ta them shkurt qe i kam nga mendja dhe zemra ime. Dhe, Zoti me ndihmofte, keshtu do jete dhe ne te ardhmen. Liria eshte e bukur. Shpresoj te jete dhe ngjitese 🙂
        Ti beso ate qe deshiron

        Reply to this comment
  16. Flag February 23, 12:26

    Pershendetje z. Thano! N.q.s ka mundesi komenti juaj ju lutem per deklarimin e J. Kerry, sekretar shteti i USA, qe tha tekstualisht : NE BALLKAN KA OLIGARKE QE SHTYPIN OPOZITEN DHE BLEJNE MEDIA ME PARET E KORRUPSIONIT. Per ke ta kete valle?

    Reply to this comment
    • Komshiu i Fahriut February 23, 16:33

      Po te pergjigjem une se e di mire kete pyetje:
      Nuk eshte aludim por adresim i drejteperdrejte per idhullin tend Sali Berish qenefxhiu dhe mediat rreth tij ne kohen e sundimit dhe jo qeverisjes se tij .
      Kete e di mire dhe Frangaj Aleksander qe ka perfituar miliona euro per t;i bere fresk prapanices se qelbur te Sales dhe Xhozit. Aktualisht kjo eshte e adresuar edhe per mikun e ngushte te Sales dhe te Serbeve, Nikola Gruevski ne FYROM.

      Reply to this comment
      • THANO February 24, 02:16

        Flag, si mund te jem i sigurt? 🙂
        Si gazetar, nese do me jepet rasti, do ta pyes 🙂 Dhe eshte pyetje e mire

        Reply to this comment
  17. Flag February 24, 09:17

    ” Komshiu “, ne pyesim z. Thano e ai pergjigjet. Kurse ti as pergjigjesh e as te pyet kush fare. Je komplet OFFSIDE, se z. Thano besoj, vihet ne veshtiresi nga nje sufler i keq si ti.

    Reply to this comment
  18. Horri i Bulevardit February 24, 14:23

    Zoti Thano, po nderhyj edhe njehere, mbasi e pashe te arsyeshme, te di mendimin tuaj.
    Ne nje interviste ne nje tv privat, pashe te intervistohej ish ministri i mbrojtjes se para 90-te, zoti Kico Mustaqi.
    Ne ate interviste zoti Mustaqi, dha disa detaje qe fliteshin neper popull, por qe asnjehere nuk u vertetuan nga aktoret qe e vune ne zbatim.
    Dhe fjala eshte per Pardesyte e Bardha, ku ish ministri, dha informacionin e duhur, qe te derguarit e ish sigurimit te shtetit, do te vishnin Pardesy te Bardha, per te mos u ngaterruar dhe asgjesuar, ne qofte se situata do te involvonte per keq.
    Pyetja eshte kjo:
    A nuk do te ishte momenti i duhur qe juve ose nje gazetar i juaj, te intervistonte zotin Kico Mustaqi, per vete informacionin e vlefshem qe ai ka?

    Reply to this comment
    • THANO February 26, 18:09

      I dashur Horri
      E kam degjuar edhe me pare kete gje.
      E kam biseduar dikur si detaj edhe me nje nga protagonistet e atyre diteve, Aleksander Meksin. Ai thote qe nuk eshte e vertete. Me sa mbaj mend nga biseda me te, keto pardesyte keta shkuan ti blinin te gjithe ne te njejtin vend jashte Shqiperise. Ndoshta ne ate varferine e atehershme, zilepsnin njeri tjetrin, a kushedi pse. Sdq, Meksi thote qe nuk eshte e vertete.
      Me pas e kam biseduar me autoren e nje libri te titulluar pikerisht Pardesyte e Bardha qe ka hulumtuar ne arkiva mbi ato dite. As ajo nuk e konfirmon.
      Por sigurisht qe nuk jam gati te ve doren ne zjarr qe ajo qe thote Mustaqi nuk eshte e vertete.
      Lexohemi 🙂

      Reply to this comment
      • fatmiri March 6, 13:36

        Z. Thano: Respektoj gazetën tuaj dhe ju për gjithëçka bëni në interes të vëndit dhe njerzëve. Atë Meksin mos ta kishe pyetur fare për pardesytë e bardha. Një çështje tjetër. Kush e jep çertifikatën e sigurisë për Visho Ajazin, cili institucion ? Dhe e dyta ka ndonjë ligj që ndalon shkrimin shqip me kaq gabime sa bëhen jo vetëm në këtë gazetë? Mos vallë, me dashje, po bastardojmë dhe gjuhën kombëtare që të bëhemi pjesë e “Europës dhe globit” edhe në këtë drejtim?

        Reply to this comment
  19. zevzeku February 24, 17:32

    Z. Kryeredaktor,

    Nje pyetje te vockel kam :

    A ka date skadence njoftimi ne ballinen e web-t ” Se shpejti , televizionin qe ju ka munguar : Dita TV ” ?!

    flm zz

    Reply to this comment
  20. saimir autiku February 24, 20:31

    Z.Thano:
    E drejta e sejcilit pra liria e sejcilit shkon deri aty ku nuk cenon lirine e tjetrit.Te shpifesh ne gazete nuk do te thote se je i lire ta besh kete gje sepse shpifja jote cenon apo demton tjeterin.Fatkeqsisht gazetaret shqiptare e kane kuptue anapolla lirine e shprehjes.
    Persa i takon se per ato qe shkruan mbane pergjegjesi eshte nje fjali sa per tu thene sepse sa te keshe Ramen ne pushtet ti nuk mund te thuash nje te vetete per Ramen qe si pelqen atije se te shpifesh jo qe jo.Po te jete neser opozita ne pushtet ti do beretasesh po te cuan para ligjit se po presekutohesh keshtu me qe je ne Shqiperi futja kot sa te duesh e shif e shpif se ste gjene gje.Ah po po te shkruash ashtu sic shkruan ti ketu ku jetoj une tavene kufinin te thana dhe te tregojne sa mban pergjegjesi kur shpif apo mashtron.
    Per ate qe shkruan cfare te thote zemra kete ta besoje.Por problemi eshte se cfare zemre ke
    Mirpo pe ato 5 kushte qe pate rrejte nuk mu pergjigje as pse nuk e pranuen Ramen ne Mynih
    Nejse une i kam te qarta psete e tyre sepse jetoj dhe punoj aty ku merren vesh kto gjera

    Reply to this comment
    • mysafiri February 24, 22:40

      Mysafiri nuk ha cfare deshiron, por cfare i shtron i zoti shtepise ne tavoline.

      Reply to this comment
    • THANO February 26, 18:16

      🙂
      Eh mor Saimir
      Cfare zemre kam? 🙂
      Kjo po qe eshte nje pyetje e veshtire 🙂

      Sa per thanen dhe kufijte, je nxituar pak. Me kaq e konsiderojme te mbyllur bashke kete bisede.

      Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 26, 18:39

      O autik e kam njohur Fahri Balliun dhe nuk dallon nga ty, ne qofte se nuk je ai, je ndonje pjelle e tij.
      Pirdhu te agjitacion e propaganda e 55-ses.

      Reply to this comment
  21. P.A.B February 25, 23:14

    I nderuar z. Thano, e keni thene dhe me pare: “po ma kerkuat ju, une i heq” S’po shkruaj ngushtesisht per kete, me teper si vezhgim e c’vihet re ne 1-2 dite:

    * z. Xeni * z. Berisha * – ish zonja, e zotit Xexi (djali – z. berisha) * z. Balla (dje e sot) 2-3-4 here. Akuza z. Berisha, Burrit-te-vajzes-se-z.Berisha. * z. Berisha-Timoshenko.Shifrat i japin te drejte Publikut. “zj Sadie ne aeroport”, sic po flasim, ka 3877 lexime. 3,4,5,6,7,8,9,10 here me shume se cdo lajm tjeter ne kete faqe.

    ***

    S’kemi si ju pyesim ju a jemi “publik vojer” As pse Ne jemi te tille. Pa arritur te kuptojme rendesine e: 1) lajmit 2) sa na ndikon ne, por a do vije mundesia ndonjehere ti paraprijme ca gjerave me verdikte ” from above”?

    … “te mos presim vec publikun”

    Po marr si shembull “ligjet ndaj skllaverise e rracizmit” Ne nje kohe kur Publiku nuk ishte gati, a s’kuptonte a s’donte te, pak rendesi ka; disa “burra te urte” vendosen te luftojne Diskriminimin me Ligje, e kjo te mos lihej ne deshirat e Mia, une qe jam “njeriu mesatar i rruges” Pra, a mund te vendoset dicka nga Lart?

    ***

    Nuk eshte lehte te gjesh shkrime/autor me qualitet, por a behet nje thirrje ca “njerezve te zgjuar” profesioniste, gjuhtare, ish-oficere, pedagoge, diplomate, humoriste, aktore, biznesmene, mesues etj; te cilet kane shume gjera per te thene; ne planin personal dhe ate shoqeror… . E perdite shohim emra te rinj te cilet me pas stabilizohen, shume mund te shkruajne per prestigj e reklame…vete fakti qe DITA po u jep hapesire per tani duhet te jete e mjaftueshme; te tjeret shkruajne pa presion e thjeshte per kenaqesi. Shqipe me mend, artikuj subtanciale dhe debate per cdo fushe qe prekin jeten e Shqiptarit sot.


    Si vezhgime te fundit:

    1) Shikohet qe Qeveria e Koalicionit, dhe e perditshmja permenden pak. “Per 1-Rame” gjithmone ka “12 Berisha/ familja/ e Basha” Duke u marre ne me thash-e-theme tavolinash; kur po i kerkon llogari Shtetit? 🙂

    2) A thua, eshte e mundur te ndryshohet ky pasqyrim duke u bazuar ne te tashmen e fokusuar ne “here and now”? 🙂

    Jam i vetdijshem qe nuk kuptoj me shume se 10% te veshtiresive tuaj, e ju drejtohem me shume respekt, sinqerisht i dashur pak shpresa kane ngelur per Ne. Ndaj te drejtohemi “ty”.

    p/s/ se kam pare asnjehere “versionin leter”, ndoshta punet jane ndryshe (kerkoj falje nese diferenca eshte tjeter) por online ” “lajme flash” e “Familjen, Julianin, e te Shkuaren” kemi rene aty ku s’duhet te jemi”. Sot, neser, afat-mesem-e-te-gjate; e harruam.

    Eshte Faji Yne, por prape…

    Reply to this comment
    • THANO February 26, 18:40

      I nderuar P.A.B
      e para
      Jo gjithmone e rendesishmja eshte interesante. Kjo ndoshta shpjegon shifrat qe ju keni vene re. Por me duhet te pranoj qe shpesh ka paaftesi profesionale per ta bere te rendesishmen, interesante. Nje gazetar i mire duhet ta njohe kete sekret.

      e dyta
      a do vije mundesia ndonjehere ti paraprijme ca gjerave – pyesni ju. Edhe kjo lidhet me kapacitetin analitik te medias ne pergjithesi dhe shtypit ne vecanti. Po te ishte kaq e lehte per te gjetur burimet e duhura njerezore, jo vetem media, por ndoshta e gjithe Shqiperia, do ishte ndryshe.
      Ju pyesni: A mund te vendoset dicka nga Lart? . Nuk e di. Di qe ne keto dy dekadat e fundit ata “lart” kane deshtuar rendshem

      Shqipe me mend, artikuj subtanciale dhe debate per cdo fushe qe prekin jeten e Shqiptarit sot – kerkoni ju me te drejte. Ke dyshime, qe nese vijne te tille ne redaksi, nuk botohen? 🙂 E kunderta eshte e vertete: ato ia bejne vete vendin vetes

      Lidhur me rreshtat e fundit…
      Online dhe Leter kane goxha ndryshime. Ne Online kam shume pak njerez ne pune, aq sa me lejon niveli i te ardhurave, kryesisht ato reklamat qe sheh ne krye. Ne Leter, kam dicka me teper. Por gjithsesi nuk eshte thjesht ceshtje numrash. E pamundur te te shpjegoj gjithcka ne pak rreshta, por mund te them qe ka nje gje te sigurte qe mund te ofroj Dita: ndershmeria me lexuesin e saj. Ndoshta nuk mjafton, por eshte dicka. Do kemi mundesi te lexohemi ne vijimesi per kete teme

      Reply to this comment
      • P.A.B February 26, 20:40

        I nderuar, faleminderit 🙂

        E di se keni pune, e di se keni halle, e jam sh. i vetedijshem qe se keni te lehte.

        1) S’kam asnje dyshim ” qe artikuj te mire” nuk botohen nga redaksia juaj. “Te njoh shume mire” qe 15 vjet me pare. Me ke botuar! Nje here se bashku kemi shpetuar nje Jete Njeriu. Ju gazeta e madhe, e “une njeriu i vogel!” Do flas here tjeter per kete 🙂

        Megjithese as me njihni, as jemi takuar e as ma dini emrin. (dhe artikulli atehere, e ca te tjere eshte publikuar me pseudonim) Respektin tone e keni pasur gjithmone, dhe e keni.

        2) ” te behet e rendesishmja interesante”

        … me kete me keni futur ne Mendime. Jemi ne fushe tuaj strikte, e ketu ndahemi; prandaj ju jeni Profesionist “gazetar e editor” e une nje lexues. Keni plotesisht te drejte.

        3) me vjen mire qe varianti leter me ate online ndryshojne, besoja dhe vete qe aty ka nje diference.

        4) eshte qesharake te besh si M.L.King: “I have a dream” per Shtypin Shqip, nga vete rrethanat ne Shq e si nje lexues i vogel; por me c’shoh e ndjej, duke jetuar ”nen ombrellen” e nje Media qe ndryshon “government policy” e heq ministra ne “Nje fjale a skandal” nganjehere “MOR BURRE I DHEUT, ME VJEN DHE INAT.”

        Me vjen te pelcas 🙂 Sa e cfare duhet, kur njerezit i kemi, eksperiencat e shembujt nuk mungojne, pse “kemi ngelur nekete nivel qe 25 vjet?”

        Faleminderit per pergjigjen.

        @Bocari, te jam pergjigjur diku tjeter.
        Shkoni tek Aktualiteti. Lart ne faqe.
        Klikoni tek Tema ” 2 motrat e pushuara ne Amerike”
        E zgjodha pa qellim.
        Vec te jete larg kesaj.

        Ketu eshte bisede-direkte me kr-redaktorin!!

        Ne ate teme; ju lutem shkoni drejt e ne FUND.
        Sepse ne ~70 postime do perballeni me nje shqipe “dhe jo-te-mire” (gati-gati-barbare) me lengje, sugjestime seksuale, sharje ne familje e nje gramatike qe Dhaskal Todri do thonte:

        Per keta e dhashe jeten une?

        E me cfare shoh (se Shqipja ju dhemb) ju paralajmeroj qe ketu, se postimi im eshte i fundit fare. Mos u ndalni askund tjeter. E lexono c’tee ke te doni, duke marre “parasysh rrezikun” me vetedije.

        Te jam pergjigjur jashte raportit ne fjale (me me shume fjali) por shume me pak se sa e meriton gjesti. Te falenderoj dhe nje here.

        Tani mos ta bejme kete teme replikash personale, te kthehemi prape tek “Editor lexues”

        Ve re dicka ne ndryshim me Median ne Bote.

        1) Gazetaret vijne ne Forum e flasin me ne. Mbrojne artikullin e bejne dhe ca debate.

        2) Editori kurre. Megjithese ka adrese/kontakt-publik. Te shkosh tek ai duhen 3-4-5-6 shkalle, ose te japin zgjidhje direkt a s’te ndihmojne dot. Kur perfshihet Editori (redaktori) …

        Tek ne ndodh krejt e kunderta.

        Ne vend se gazetaret te jene Ketu e “Adi” te merret me Politike Editoriale e probleme qe kane te bejne me gazeten, qeverine, ligjin, artikuj me vlera, imazhin tone,… ne prishim rendin. Me vjen SHUME INAT. (me veten, shq. e shq!)

        Reply to this comment
  22. Bocari February 26, 12:52

    @P.AB
    i nderuar, lexoj me vemendje shume nga komentet e ketueshme dhe me vjen mire qe ka njerez qe marrin seriozisht problemet e kohes. Me kane pelqyer edhe komentet e tua, por te them te drejten ato sa vine dhe behen me te pakuptueshme dhe te perzeira me shume fjale te gjuhes angleze, qe i quaj pa vend. Se cfare do te thuash edhe ketu me siper me keto copeza fjalish nuk e kuptoj. Te lutem merr pak kohe me shume dhe thjeshtesoi keto menyra te shkuajturi, qe ti kuptojme edhe ne njerezit qe jemi me aftesi te kufizuara te inteligjences. Mua me vret syrin kur gjuha jone e bukur perzihet me keto angleze ose shkurtohet ne kete menyre

    Reply to this comment
    • THANO February 26, 20:07

      I nderuar Bocari

      Edhe une e lexova dy here P.A.B-in kesaj here 🙂 Por thelbi eshte i qarte, pavaresisht se mendimi vjen pak ngaterrueshem dhe i ndare ne disa pjese 🙂

      Shume dakord me verejtjen per shqip-anglishten 🙂

      Perqafime te dyve

      Reply to this comment
  23. linda February 27, 01:31

    I z.thano eshte mire ti pergjigjenilexuesit. Ndoqa temen ne faqe tjeter e ky zotria e ka mire.Shume gazeta prestixhoze ne USAjane me abonim interneti. Per llafe e pordhe te thajme ne per pune dalim te fundit. Kerkojme kualitet pa pagesa. Vere nje pyetsor aty ta shofim kush ndihmon e kush ingellon. 1 kafe ne muaj pages per nje gazete seshte hicgje. 12 euro ne vit. Na del dhe ne e drejta te themi pse shahet ne forum e krrkojme llogari dhe juve. Klm L.

    Reply to this comment
  24. ali plaku February 28, 12:18

    Profil intelektuali keni ju kryeredaktori i “Ditës”. Dalloheni sa ju sheh. Dukeni qe lexoni shume, shkruani shume dhe jeni shume i mençur. Do isha kureshtar se cili eshte libri juaj i fundit qe keni lexuar? Perveç veprave te shokut Enver eshte pyetja.

    Reply to this comment
    • ali rinori February 28, 16:01

      @ ali plaku!
      O Fahri (Aleksander) Balliu (Frangaj) o morr i Arjan Çan perversit!
      “Humori” yt nuk “çpon” as fundomen e buallices, aq i trashe eshte.
      Si duket ti i paske lxuar te gjitha veprat e Enverit dhe te Maos, ose je ndonje personazh i tyre (ndonje koperativist, brigadier plehu apo besjtexhi i tij) dhe qe tashme je kthyer si kundershtar.
      Po nuk na the se kush eshte libri yt i fundit qe ke lexuar, qe te themi sa i lexueshem je ose sa gamore shkolle ke. Trapush i lales.

      Reply to this comment
    • Besiana Gushi March 3, 13:47

      PER ALI FEND-ine

      Po te me drejtoheshe mua, duhej ta ndryshoje sensin e pyetjes: cilet autore nuk kam lexuar !
      Nuk kam lexuar nje pjese te veprave te Stalinit per mungese kohe, te tjeret i kam lexuar (mbase ndonjerin edhe dy here) me shume kureshtje duke filluar nga ato te Enverit, te Leninit, Marksit; Engelsit, Nitzses, Hitlerit, Mao Tze Doungut, Étienne Cabet, François-Noël Babeuf, Henri de Saint-Simon, Charles Fourier, Auguste Blanqui, Filippo Buonarroti, Jean Meslier, Pierre Joseph Proudhon, Bakunin, Eduard Bernstein, Karl Kautsky, Filippo Turati, Rosa Luxemburg, Giacinto Menotti Serrati

      Reply to this comment
  25. THANO March 3, 13:19

    🙂
    I dashur Ali.
    Ndjese per vonesen ne pergjigje, sot e pashe postimin. Rastesisht ke qelluar ne shenje 🙂 Libri i fundit qe kam hapur eshte “Letra” nga Enver Hoxha 🙂
    E di pse? Nje bashkepunetor i Dites me solli nje shenim ku nder te tjera thoshte qe Berisha i firmos letrat si Enveri me nje “juaji” ne fund dhe me grafi thuajse identike 🙂
    Dergova nje koleg ne uren e madhe prane Shallvareve, ketu afer zyrave te Dites, ku kam pare shpesh nje plak (nuk besoj e quajne Ali 🙂 qe shet libra te vjeter. Bleu librin “Letra” te Enver Hoxhes. Aty kishte faksimile te letrave origjinale te Hoxhes. I krahasova me letrat e Saliut qe me kishte sjelle bashkepunetori. E di cfare? Identik shenimi ne fund 🙂
    Keshtu qe… Bravo Ali 🙂 Suksese dhe integrime

    Reply to this comment
  26. Andi shkoder March 3, 23:36

    Pershendetje Thano!
    Duke qene nje lexues i vemendshem i DITA, i jap “te drejte” vetes per nje nderhyrje ndaj politikes editoriale disi te estremizuar. Nese kishte nje logjike gjate qeverise Berisha dhe bemave te saj, mendoj se tashme perdorimi i gjuhes se ashper ju nxjerr nga shinat e gazetarise duke iu afruar nise lit te RD apo ZP. Vleresoj maksimalisht perpjekjet dhe angazhimin tuaj ne demaskimin e atij regimi ne syte e shqiptareve por mendoj se misioni eshte permbushur me se miri. Nje klime me è bute do i bente mire te gjitheve; vecanerisht komentuesve qe shajne me liber shtepie njeri tjetrin.

    Respekte.

    Reply to this comment
    • THANO March 8, 01:27

      Pershendetje Andi
      Me bezdis ideja qe ne Shqiperi konsiderohen “radikalë” zerat qe kerkojne ndeshkimin e Berishes.Kjo eshte qesharake.
      Ka krime të pafalshme si Gërdeci e 21 janari, për të cilat duhet ndëshkim pavaresisht nese Berisha eshte ne qeveri apo ne opozite.
      Ai eshte ne politike dhe ne shoqerine shqiptare. Por ndëshkimin nuk e vendosin gazetarët, dhe, nëse gazeta DITA, sinqerisht, e ka ngritur disa herë këtë temë, përmes gazetarëve të saj, por edhe bashkëpunëtorëve, nuk është fjala për një emër, por për një vijë të pandeshkueshmërisë dhe, nëse përfaqësuesi më “i denjë” i kësaj zallamahie, është Berisha, kjo nuk është në fajin e saj.
      Është e natyrshme se gazetarët nuk mund të dërgojnë askënd në gjyq. Nëse do të kishim pasur një sistem drejtësie ndryshe nga ai që është instaluar, nga analizat, shkrimet dhe investigimet e gazetarisë do të mund të kishte një përfytyrim tjetër për vetë drejtësinë. Edhe Berishën nuk e dërgojnë në gjyq gazetarët. Nëse kjo do të ndodhë, atë do e dërgojnë zullumet që ka bërë e që nuk janë të pakta, e të cilat, do të ishte fatalisht e gabuar, nëse nuk do të gjykoheshin.
      Investimi dhe vendosja e institucionit të ndëshkueshmërisë janë të lidhura me njëra tjetren, ata nuk mund ta përjashtojnë njëra tjetrën, sepse nuk kanë të bëjnë me fjalë të cituara, por me mund dhe të holla, të cilat askush nuk i hedh lehtësisht në erë.
      Ndëshkueshmëria duhet të jetë “kërbaçi” mbi institucionet, ashtu si është pozita ”kulaçi” i saj. Ai që nuk ka frikë nga ndëshkimi , ai që e di se sa do fort të vjedhë nuk e gjen asgjë, ai i mbyll portat e investimeve, ai ngre për vete një kapital mizor dhe njëkohsisht ua bën jetën mizore të tjerëve. Kjo duhet të marrë fund. Sa më parë, aq më mirë.
      Nese dhe RD e ZP bejne te njejten gje, pa problem, le te jete edhe Dita si ato.
      Faleminderit mik i dashur

      Reply to this comment
  27. ben March 4, 22:22

    I nderuar Thano, nuk di pse e keni leshuar fare moderimin e komenteve duke lene te botohen nje sere komentesh fyese dhe denigruese, nuk eshte e kendshme as per ne qe i lexojme por besoj as per ju dhe stafin tuaj qe punon.

    Shikoj fyerje dhe ofendime thuajse ne cdo shkrim qe botohet, perfshire edhe kendin tuaj. Duhet te kete nje filter ku te bllokohen çka dalin jashte normes se etikes se komunikimit normal dhe kalojne ne sulme te pakuptimta personale. Nuk i ben nder publikut qe ju lexon, sepse kultivohet nje lloj komunikimi agresiv i panevojshem qe demton dhe cilesine e gazetes.

    Ka disa momente ku i duhet ‘imponuar’ publikut, respekti dhe kultura e komunikimit 🙂

    Shpresoj ta merrni ne konsideraten verejtjen

    Respekte dhe pune te mbare

    Reply to this comment
    • THANO March 8, 01:33

      Pershendetje Ben
      Ka dy redaktorë ne web per kete punen e komenteve.
      Diku me siper kam shkruar si e mendoj une vete kete pune.
      Bashkepunetoret e mi mund te gabojne. Edhe une mund te gaboje.
      Nuk me duket se ka “sharje dhe ofendime ne cdo shkrim”. Megjithate nje nga redaktoret e faqes online, Erioni, eshte ngarkuar nga une t’ju pergjigjet me hollesisht per kete. Faleminderit

      Reply to this comment
  28. Ilir March 4, 23:14

    SI GAZETE JENI MIRE, PO NUK PARA BENI.

    SI JU DEL BILANCI A DEL ME FITIM APO E NXIRRNI VETE ME FITIM, NGA ATO PARATE QE VIJNE NGA TAKSAT TONA NEPERMJET VJEDHJES.

    KETU DALLOHET GAZETA A BEN VERTET SHTYP TE LIRE APO PROPAGANDE PARTIAKE.

    Reply to this comment
    • THANO March 8, 01:36

      Pershendetje Ilir
      Nuk bejme para, perkundrazi
      Nuk vjedhim taksa, sepse nuk na paguhen taksa. Publikja, privatja… e ke parasysh? Me duket se eshte i qarte si koncept, madje pak me i qarte se ironia jote.
      Faleminderit mik dhe e konsiderojme te mbyllur repliken bashke

      Reply to this comment
  29. tol francezi March 6, 10:39

    PERSHENDETJE Z THANO,si e shpjegon faktin qe kryetaret e PS nga 91shi e tani jane me orgjine ortodoks jugor ,dhe kryetaret e PD myslymano-verior kryesisht.pse kjo ndarje krahinore e fetare e dy grupimeve politike kryesore te vendit,edhe pse ne shqiptaret nuk jemi praktikante te medhenj te fese,mua personalisht kjo ndarje me shqeteson.

    Reply to this comment
    • THANO March 8, 01:37

      Pershendetje i dashur tol francezi
      Nuk e kam vene re 🙂
      te perqafoj

      Reply to this comment
      • Ali ASLLANI.. March 10, 14:48

        Nuk ka te beje aspak ajo qe mendon Tol francezi .NJi pyetje e tille i vertitet ne kok shum naiveve.Faktet flasin qe ortodokset ,jan me shtet dashes e respektojn ligjin me shum se te tjeret dhe ndoshta jan pjesa me e zhvilluar e shoqeris tone ,por njikohesisht ,mendimi im personal eshte qe keto jane pjesa me e prirur drejt korrupsionit dhe qe u tregojn rrugen dhe pjeses tjeter te shoqerise si te avancojn,per mir apo keq qofte.

        Reply to this comment
  30. MARKO March 7, 23:57

    Respekte Thano! Nje sugjerim miqesor. Mos harxhoni kohen Tuaj te vyer,…me disa… e mire ben qe i “emerton” …. “BRAVO…” Por ne zhargonin popullor une di qe : ” Bravo” i thone gomarit kur del nga balta…….

    Reply to this comment
  31. Ali ASLLANI.. March 10, 14:33

    Pershendetje zTHano .NJi pyetje kisha ne lidhje me drejtimin e pushtetit nga politikanet tane .Me konkretisht po shkruaj disa vargje nga libri ,Valixhja Diplomatike e Pietro Kuaronit.Diplomati italian i ben nje pyetje mbretit.
    Madheri .perse ju sherben kjo ,qe jeni mbret?
    Ju punoni si nje i denuar nga mengjesi deri ne darke :kurre nuk merrni nje dite pushim.Perse te mos zgjidhni nji kryetar te Keshillit ,te afte t”u jape rruge puneve te perditshme ?Kjo mund te behet .Ju do te keni keshtu kohe te udhetoni ,te studjoni…A mund nje njeri kaq i ri sa ju te mos kete kurre deshire ta gezoje pak jeten?
    Zogu qendroi mendueshem :veshtronte ne boshllek ,siper kokes ,ne drejtim te detit;pastaj,sikur po dilte nga nji meditim i thelle u pergjegj ngadale : -Padyshim , ju keni te drejte.
    Por a e dini ju c”eshte pervoja e pushtetit , cdo te thote te komandosh.
    NJi rruge tjeter ,Kuaroni na tregon se c”far idesh kishte ,SHefqet Bej Verlaci.

    Ideali i tij:nje SHqiperi e qete ,modeste administruar me ndershmeri e drejtesi nga njerez te zgjedhur nga ai ,njefare shkolle rigoroze e administrimit te mire ,te zakoneve serioze e te mira.Ai mendonte ndoshta qe pas shume viteve te nje disipline te ashper ,bashkatdhetaret e tij do te kishin ndryshuar dhe do te mundnin atehere ,me etapa ,te procedonin drejt nje shtrirje te klases drejtuese.Dhe padyshim ,ai mendonte qe kjo nuk mund te realizohej vecse prej tij dhe qe vetem nji bashkim personal me Italine do te mund ti jepte atij autoritetin e nevojshem per ta ndermarre.

    Reply to this comment
    • THANO March 20, 18:22

      Pershendetje i dashur Ali.
      Nuk e kam lexuar, por po me pelqen shume shprehja “nje Shqiperi e qete dhe modeste”. Bukur! Nuk do thosha te njejten gje per rrugen nepermjet se ciles Verlaci mendonte ta arrinte kete. Une besoj qe Shqiperia ” e qete dhe modeste” mund te arrihet me nje marreveshje burrash shqiptare “te qete dhe modeste” 🙂

      Reply to this comment
  32. vasil March 12, 11:41

    I nderurar,zoti Thano,
    ju dergoj pershendetje nga Selaniku.
    Jam nje lexues shume i rregullt i gazetes ne internet.Mundesi per ta blere nuk kam.Mund te me sugjeroni,ju lutem,ku do te gjej

    Reply to this comment
    • THANO March 20, 18:23

      Pershendetje i dashur Vasil
      Ne dergojme rreth 1 mije kopje ne Greqi em parablerje, do te thote qe nuk e kontrollojme harten e shitjeve.
      Por Dita eshte e vetmja gazete qe botimet e printit i hedh te gjitha online, thuajse te plota, sikunder jane ne print.
      Lexohemi 🙂

      Reply to this comment
  33. vasil March 12, 11:44

    fitusin e dicitures?

    Reply to this comment
    • Redaktor Dita March 20, 18:34

      Vasil, jam redaktorja e lojes se dicitures Entela.

      Redaksia ka shpallur fitues të javës së shkuar, diçiturën “Hidh e prit, loj’e pingpongut; por tjetërkush i bie gongut” dërguar online nga lexuesi Bashkim me IP 199.119.232.220

      Siç ju kemi njoftuar, megjithëse fondi i dhuratave ka mbaruar ne dëshirojmë ta vazhdojmë lojën dhe komunikimin me lexuesit. Fituesi është i lutur të na shkruajë në adresën [email protected].

      Reply to this comment
  34. Public Enemy March 13, 09:15

    Pershendetje z.A. Thano! Kam nje sugjerim : Ti permbaheni realisht rubrikes suaj Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin ( pra me ju ). Se ka shume raste ku gjoja per t”ju mbrojtur ju komentues te tjere nderhyjne ne mes e besoj se edhe ju nuk keni nevoje per ndihmen e tyre ne pergjigjet tuaja. Mund te kete pyetje e pergjigje pa vend, por nderhyrjet mes tyre jane fare OFFSIDE. Tung.

    Reply to this comment
  35. Tajson March 13, 13:29

    Duke qen se sot per her te pare kisha fatin te hyj ne kte gazete ,do deshe t’ju pershendes ne pergjithsi si staf dhe vecanarisht z.Kryeredaktor si patriot qe e kam (Fieri) .
    Ajo qe mu me ben pershtypje ne gazetat e shumta shqiptare (deri me sot un personalishte kam komentuar ke Tema ) shof bji fenomen qe me shqeteson dhe sme duket demokratik ,menyra sesi funxion forumi .E kam fjalen konkretishte per ate qe ; Perse duhet te ket patjeter nji kontroll te komentit nga dikush (Police) nqs ne flasim per demokraci komunikimi .E them kte gje nga experienca ne forumet shqiptare e cila le shume per te deshiruar ,qe do te thote ndryshe ,abuzon shume e shpesh her pa te drejte .Nqs ne si shoqeri mendoj un ,na duhet te civilizohemi dhe zhvillojm artin e komunikimit dhe kultures ne komunikim ne shoqerine shqiptare ,na duhet te tregohemi Fair dhe marrim nen kosto edhe firo …qe do mundet te kemi gjate ksaj rruge te komunikimit qytetare si ne gjithe boten ne te cilen ne duam aq shume te shkojm dhe cirremi cdo dite . Si perfundim po shtoj se ,nqs ne sot , jetojm ne nji shoqeri ku njeri ka frik nga tjetri ,sepse eshte apo mendon ndryshe,e nderkoh qe te gjithe deshirojm demokratizimin e shoqerise tone ne cdo aspekt te jetes ,sduhet ti vendosim barriera vetes ,sepse kjo s’do na conte jo atje ku ne fort cirremi e predikojm drejt zhvillimit ,por drejt asaj qe na frenon ,na ndan ,na behet handikap ne nji komunikim te drejtperdrejt e korrekt si gjithe bota e nuk na con aspak drejt asaj qe ne te gjitheve na bashkon . Pune te mbare z.Thano .

    Reply to this comment
    • THANO March 20, 18:44

      Pershendetje Tajson
      Dita e provoi fillimisht postimin e komenteve pa filter.
      Fatkeqesisht kishte shume abuzim .
      Edhe tani nje pjese e madhe e komenteve fshihet ne panel para postimit ose ne faqe pas postimit.
      Eshte e sakte gjithsesi ajo qe thoni ju: mendimet ndryshe duhet te perplasen. Por mendimet ama :). Ndoshta identifikimi i komentuesve do ta rriste pergjegjesine per permbajtjen e postimeve, por kjo do kerkonte procedure ekstra, nga e cila editoret friken: sepse shume lexues mund te largohen.
      Eshte tani per tani e komplikuar, por tek e fundit, nje postim i mire, e gjen perhere rrugen e botimit – them une

      Reply to this comment
  36. P.A.B March 15, 18:36

    Pershendetjte i nderuar Editor, * Te Reklama kryesore e AMC-se, Loja ju ka skaduar, lexova T& C, afati ishte 3 Shkurt deri me 6 Mars. Ndoshta e keni harruar.

    * Por me teper desha te bej nje “kujtese te shpejte” miqve qe na lexojne nga Shqiperia. Per te ndihmuar sadopak gazeten, klikoni dhe ndiqni reklamat e saj. “Advertisers” kane mekanizma qe kalkulojne cdo klik qe bejme. Sa me shume vizita ka, me lart i shkon Ranku Gazetes ne Median-Gjuhen Shqipe. Pa nevoje te thuhet se kur ke pak vizita, s’te vjen kush per Reklama.

    Kjo gazeta ka ~30.000 vizitore Unike ne dite, qe hapin mbi 150.000 faqe te kesaj gazete. Ka koeficent besimi “si faqe e sigurte” (pa kercenime, pop-ups, viruse etj) dhe rank 4/10. Keto shifra per nje gazete qe ka me pak se 1.5 vjet ne internet jane mjaft te respektueshme. Ka shume menyra te rrisesh vizitoret (si biznes apo media) por Besueshmeria qe vjen nga lexuesit e shtuar gradualisht, eshte me e garatuara, ne afat te gjate. Gazeta, me rritjen e lexueve ka me teper shpenzime; paguan hosting, emrin, bandwidth kur luajme lojra apo futen shume lexues njeheresh, rritje e “arkives” me postimet tona etj. Pra sa me shume nga ne te vijne, aq me teper i rriten shpenzimet. Cdo e mire, sjell nje problem 🙂

    Ne e ndimojme gazeten me dy menyra 1) duke e vizituar, i rrisim rank/kredibilitet. 2) duke klikuar ne reklamat e saj. Kush mbush telefonin ne Shqiperi ne kioske, mund te harxhoje 20 seconda dhe e ben nga ketu. Kur vjen koha qe Gazeta me AMC ri-shikojne kontraten tjeter, me shume “mbushje kartash” te kete nga ne, me te predispozuar jane ata te rrisin cmimin. Sado pak te fitoje DITA, kjo eshte ne interesin tone…ajo mbulon shpenzimet, paguan moderatore, rrit honoraret, cilesine e artikujve etj. KLIKONI TEK Reklama e AMC-se. Mbushni kartat e telefonave aty. Flm.

    Si behet: Coji SMS tek No 142, tekst – BM. Minimumi i mbushjes eshte 1000Leke.
    {ky ishte si shembull se promocioni ka skaduar, prisni deri ne nje oferte te re}

    Reply to this comment
  37. gjermani i fundit March 21, 23:52

    z.Thano!Nuk i lexoj lehtesisht komentet ne smartphone,sepse nuk i adaptohen ekranit siç ndodh me artikullin.Nese mund te permiresoni kete sherbim per Android do ju falenderoja.Verej qe ne gazeten tuaj mungojne reportazhet,ndersa ka bollek me Berishe,me mbese Berishe,Fcb Berishe,etj si keto.Duket sikur ne Shqiperi gatuhet vetem kjo lloj gjelle,si ne ato gjelletoret,ku ofrohen pese gjelle me fasule,te cilat ndryshojne vetem nga forma e pjates.Natyrisht nuk keni si ta shmangni kete muzike me Berishe(se na u mesuan edhe veshet),mirepo kjo i shkon indirekt si publicitet Berishes,sepse edhe kur flet keq ,per ate eshte e rendesishme qe flitet. Se fundi,sikur kam bindjen se nje gazete,po te doje behet flamurtare e nje qendrimi.Psh,mbi drogat,ose me sakte,mbi marijuanen.Une per vete nuk kam perdorur kurre,por ne gazeten tuaj nuk kam krijuar ndjesine se ç’qendrim mbani.Sepse po flitet per legalizim,atje ku ka ze s’eshte pa gje.Mendoj se stafi i nje gazete mund te mbaje nje qendrim,mbase te drejte/ te gabuar por ama shtjellon ne njeqind menyra argumentin.Kjo eshte nje çeshtje me e rendesishme se Berisha(çfare vesh Berisha,çfare thote Berisha,etj),sepse ka te beje me probleme te mprehta sociale qe lindin nga nje vendim i tille.Nje mjek anestezist qe kam njohur me thoshte se marijuana mund te jete shume e demshme per adoleshentet,pasi ndikon si faktor ngadalesues ne periudhen kur femija zhvillohet intensivisht ne nivel celebral.Sipas tij duhet detyrimisht nje kufi ne moshe nen 18 vjeç duhet kategorikisht te ndalohet,sepe krijon deme permanente.Mirepo edhe alkoolet e duhani u ndalohen adoleshenteve,por ja qe jane keta perdoruesit me te medhenj.Atehere,per çfare legalizimi flitet?

    Reply to this comment
    • THANO March 22, 00:43

      pershendetje gjermani i fundit
      berisha do jete ketu pafundesisht derisa te behet drejtesi per 21 janarin.

      per reportazhet ke te drejte. Dicka kemi bere me Foto-Reportazhet, por nuk mjafton.

      Sa per marijuanen dhe legalizimin, kemi folur qe ne numrat e pare te Dites ne nje kopertine me titull Lazarijuana, ku bashkepunetori yne Koloreto Cukali e ka hedhur prej atehere idene-tabu qe sot qarkullon lirshem. Por do ti rikthehemi pse jo.
      🙂

      Reply to this comment
  38. gjermani i fundit March 24, 16:02

    z.Thano,flm.Kot,per kuriozitet,natyrisht nese ju lejohet,K.Cukali eshte pseudonim apo jo?Sepse me kujtohet dikur ne forumin e Shekullit,kur ju ishit ende atje, dikush sqaroi se ishte znj/znjsh, por ndonjehere kur i kam lexuar artikujt(ne mos gaboj i quan tarta) ne foto eshte nje djalosh me syze.

    Reply to this comment
    • P.A.B March 28, 10:10

      … po shtoj ketu, mos t’hap postim te ri (miremengjes z. Thano dhe gjermani i fundit)

      Ku eshte Nano… pse iku? A do vije prape — pyes ne shprese se eshte e perkohshme, ri-strukturim, “o me leje” a dicka tjeter. Nese na lexon, “i kerkoj Falje se nganjehere dhe tregohemi te nxituar” (personalisht-) mendoj se z. M.Nano na mungon, e na duhet si gazetar.

      Reply to this comment
      • THANO March 28, 11:58

        Pershendetje Gjerman dhe P.A.B 🙂
        Koloreto nuk eshte pseudonim, eshte nje djale qe ka punuar me pare ne radio dhe qe merret kryesisht me skenare filmash dhe emisionesh. Aktualisht ka nxjerre ne treg nje film qe ka rezultuar nje sukses ne kete fushe.
        Si Koloreto ashtu edhe Mustafai pergjithesisht jane njerez me disa angazhime te njekohshme. Kontratat e Dita-s me ta do rinovohen nese biem dakord per shifrat.
        Perqafime

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit March 30, 17:52

          pershendetje z.Thano!Sinqerisht nuk e kam vene re se kush mungon nga bashkpunetoret e gazetes.Madje jam nje lexues i çrregullt edhe i Respublica dhe TemA.Per ironi te buxhetit qe ju permendni,nje behar te disa viteve me pare desha te provoj te rri ne Tirane dhe provova te kerkoj pune.Lexova nje lajmerim qe kerkonin nje dike qe shkruante tek nje gazete dhe shkova te prezantohem.Nje redaktor(mbase dhe kryeredaktor)me tha se flitej per nje page 400 mije leke te vjetra ne muaj.Ne mbremje dikush tjeter me propozoi te punoja ne restorantin e tij per nje shume qe i afrohej milionit.Ne fakt une guzhinier jam bere nga nevoja dhe “njeri i letres se shkruar” kam dashur qe adoleshent per pasion,mirepo ta pres shkurt,ika prape sepse eshte e komplikuar per ata qe rrine ne Shqiperi qe tu shpjegosh se ne emigrantet jemi lidhur me njeqind fije me vendin e emigruar dhe nuk shkeputemi dot,sidomos kur kemi familjen me vete.Dhe ne kembim te kesaj do sakrifikojme iluzionet tona me te dashura.Ibsen thote qe te kerkosh lumturine ne kete jete;ja ç’eshte shpirti i vertete i revoltes!Nuk e di pse me shtyu t’ju rrefej per kete detaj kur ju permendni rinovimet e kontratave.Menaxhimi ne fakt eshte”mundimi”juaj,por sikur kam idene se njesoj si ata qe i ngjiten karrieres se politikes,edhe ata qe i ngjiten punes se mundimshme te gazetarise sepse anashkalojne thelbin e profesionit dhe i japin rendesi arritjeve materiale.Duket sikur ne karte eshte e lehte.Brenda 5 vjetesh “afirmohesh” dukje shitur artikuj,nese ke talent te sulmosh kundershtarin dhe mbrosh palen tende,sikur ndihesh qe e ke bere”detyren”dhe doemos kerkon shperblimin e duhur.Disa njerez te njohur te massmedias perfliten si pasanike,qe nisur nga rroga minimale qe thashe me siper asqe mund te pretendosh se mund te blesh nje shtepi per 30 vjet,jo me te kesh vile ne det,auto te shtrenjta e vogelsira te tjera te kushtueshme.Atehere,çfare sistemi shfrytezojne keta njerez,ose me sakte,çfare sistemi eshte ai qe shfrytezon talentin(ose jotalentin) e ketyre personazheve?Duhet te jete nje sistem i degraduar/i korruptuar,sepse po te ish legalisht i pranueshem nuk do kish nevoje per mbrojtje apo skermim mediatik.Cmimi i lirise thote Popper eshte vigjilenca e perjetshme,duket se shtypi i devijon kesaj natyre me dashje,sepse po te ishte me konsekuent ,mjaft probleme do dilnin ne siperfaqe.Di nje rast kur nje minister peruan, Montesinos kishte blere pothuaj konsensusin e tere mediave te vendit te tij,por nje televizion i vogel satelitar qe e kish lene pa blere i beri gjemen duke denoncuar nje video komprometuese,te ngjashme me ate qe te Metes.Nese nje media ulerin per skandal korrupsioni dhe dy te tjera i bejne apologjine ketij skandali, i bie qe njera nga palet eshte jashte kuadratures se funksionit te saj,i bie te jete media e kurdisur per te shpifur ndaj te vertetes.Pra,i nderuar z.Thano,ju njerezit e shtypit te shkruar jeni ne lufte brenda llojit dhe kjo natyrisht sjell nje peshtjellim tek lexuesit dhe perkohesisht u shkon mbare qeveritareve te korruptuar,qe e kane te lehte te thone se”te gjithe jane njesoj”,atehere nenshtroju sistemit,se ç’kuptim ka?Kam vene re qe debati ne gazeta atehere reduktohet ne repliken mbi repliken,besoj shkruhet 3-4 here mbi te njejtin argument.z.Muçi,pash.me gjithe simpatine time personale, shkroi disa artikuj rresht per myslimanet,kur une di qe ky eshte nje terren i minuar,duhet te kesh shume pergatitje, sepse jo te gjithe e kane luksin.Nese dikush merret njehere e mire me arsyet,i shtjellon mire ato dhe nuk ka nevoje ti rikthehet prape.Dikur isha ne ushtri dhe duhej te shkonim ne disa depo ne mal,por ishte prishur ura.Kaluam mbi lume dhe u kthyem.Po ate dite do shkonin aty afer edhe dy ushtarake te tjere,njera ishte femer dhe te nesermen komandanti na therret te dije si shkuan punet.Kolegia ime i raportoi gjysem ore gjithe ato mrekullira,ne fund fare komandanti e pyet si e kaluan lumin;ajo i tha qe kaloi mbi ure;pra i shkuan dem tere ajo broçkulla,sepse nuk kish qene fare tek depot.Ekzakt kjo ndodh me mjaft shkrime,ku komentuesit fillojne dhe i mesojne aksh gazetari kete apo ate gje,jo sepse jane me te mençur,por sepse kane shkelur me kembet e tyre ne vendin per te cilin flitet.Kam pershtypjen se mjaft gazetare “elitare” i bejne artikujt e tyre nga bulevardi i Tiranes,pa a ditur se lumi per te cilin flasin momentalisht mund te jete thare,apo kodrat te jene sheshuar.Pra,nevojitet nje kapje me konkrete e problemeve dhe jane shume.Psh,paguajme ujin per te pijshem,por nuk pihet.Eshte skandal panshqiptar.Sa here eshte folur ne shtyp?Mbase ndonjehere…Buka,mielli;sa kushton 1 l qumesht ne raport me 1 l benzine?Po te duash ta besh te kapshme varferine eshte e nevojshme te shkosh atje.Ju pershendes dhe uroj gjithe te mirat!

          Reply to this comment
  39. durimi March 26, 21:02

    zoti Thano, nuk na vjen mire qe gazeta “Dita” nuk e demaskon dasmen me 600 dasmore te Ilir Metes, por merret me shumenese shkoi apo nuk shkoi Basha e berisha. Ilir Meta duhet te merret mga Prokuroria, pasi u pa qarte qe Dritan Prifti kish te drejte dhe per te cilen u vrane 4 protestues dhe Edin rama shkon e feston ditelindjen e ketij sulltani. Per keto eshte mire te shkruani me germa te medha dhe t’i beni thirrje Prokurorise dhe popullit te mngrihet kunder hajduteve te qeverise, parlamentit dhe politikes.

    Reply to this comment
    • THANO March 28, 12:24

      Durim pershendetje
      “Durimin s’e duroj dot” – thote nje varg kenge 🙂
      Marreveshja PS-LSI, eshte komentuar gjate, e ka thene edhe Dita te veten.
      Sa per videon qe permend, tjeter videoja, tjeter 21 janari. Nuk e di cfare eshte 21 janari per ty, po per mua jane 4 vrasjet. Se ndryshe do ish nje proteste si gjithe te tjerat. Dhe protesta atehere jane bere shume. Per 4 vrasjet ka ekzekutore dhe urdherues. Ti e the mendimin tend, une po them timin. Do ishte mire qe ata qe paguhen per te bere hetime e drejtesi te thoshin te tyren gjithashtu per ato vrasje.
      Sa per ditelindjen e Metes, une nuk isha i ftuar. Kishte shume harxhe? Berisha qe i uleret gjithe Shqiperise nga ekranet cdo te enjte sikur i kemi ndonje borxh, i ka ballkonet e viles aty ngjit. Nese do kishte ndonje gje te tepruar, besoj do kishte shkrepur ndonje foto.
      Besoj Dita eshte e fundit ku duhet te trokasesh per te kerkuar “denoncime” mik i dashur.

      Reply to this comment
  40. zevzeku March 27, 20:03

    Miresetegjej z.Thano,

    Po ai Kolo , e terhoqi me vete dhe Nanon ?!…

    Kurajo, ka pena te reja qe do behen , u do perkedhelur pak koka.

    Tek ajo rubrika ‘letra nga lexuesit’ ku ndonjehere shfaqen dhe ide, ka redaktor te fort , s’jep ok-ej kollaj , edhe pse ne (edhe une) s’bejme ‘ lapsus calami’.

    Urime e respekte! zz

    Reply to this comment
    • THANO March 28, 12:04

      Pershendetje Zevzeku.
      Nje pergjigje per Mustafain e ke pak me siper. Me vjen mire qe rubrikat pelqehen, por Dita nuk eshte nje gazete e pasur per fat te keq, do shtrij kembet sa ka jorganin :). Edhe kokat e mira do perpiqet ti perkedhele nga pak, pse jo :). Ketu jemi, kemi rruge te gjate perpara 🙂
      te pershendes

      p.s. Mi dergo paralelisht edhe mua te [email protected] letrat e tua

      Reply to this comment
  41. Selman Bllaca April 3, 12:24

    I nderuar z.Thano, te uroj dhe pergezoj per ndryshimin thelbesor te kesaj gazete. Me vjen keq per Shekullin. Nderime

    Reply to this comment
  42. EURO MALOKU April 5, 13:13

    Z.Thano,
    Se bashku me pergezimet per punen qe beni ju dhe natyrisht stafi i Dites,doja t’ju vija ne mendje nje teme qe mendoj se e vlen te trajtohet nga DITA.E kam fjalen per trajtimin e te drejtave te autorit…nuk e kam fjalen per te cituar legjislacionin por per ilustrim nga praktika.
    Psh neper faqet e FB ç’nuk gjen…publikime nga YUO TUBE ,etj…
    Si duhet vepruar per te qene korrekt me ligjin ne publikimin e te tilla gjerave duke perfunduar edhe tek perdorimi i link-eve.Shpresoj se do ta trajtoni,sepse siç e kuptoni edhe jam i interesuar.
    Me respekt epune te mbare

    Reply to this comment
  43. D.Vladi December 5, 10:12

    z. Thano ;Me, me shume RENDESI te madhe per gjithe shqiptaret eshte mesazhi qe percone gazeta DITA per tu orjentuar DREJT e sakte, ne vorbullen e problematikes e linjes se konfliktit artificial per qeverisjen e vendit ,qe kane ndjekur e ndjekin 23 vjet, aktualisht, kurvat burra qe u larguan nga pushteti. Qe mbi germadha te djegejes,vjedhjes,zhuritjes 8 vjecare, kerkjne nje konflikt te ri idologjik,(krehje e re, mbi leshin e vjeter).Me sa duket Salushet e Lulushet ,nuk u ngopen me rrenimin, me djegejen, vjedhjen ,masive te vendit ,deri sa populln ta detyrojne ti kape perej fyti keta psikopat sadiste ,deri.sa nuk funksionon prokuroria e gjykata.Kta e kane tradhtuar popullin qe i paguan me taksa..Shme faleminderit z,THano,qe e ndihmoni kete vend me G.DITA si pishtar ne rrugen e drejte, te jete nje shtet NORMAL.Kjo eshte fisnikeri.rruge tjeter nuk ka.pervc,tradhtis krehjes re qe i duhet pergjigjur me mjete violente(me arme ne dore) ndryshe na groposen se gjalli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*