Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (II)

February 16, 2014 23:20

Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (II)

.

February 16, 2014 23:20
Komento

107 Komente

  1. Horri i Bulevardit February 17, 14:16

    Pershendetje gazeta Dita.
    Pershendetje redaktore te nderuar.
    Pershendetje zoti Adrian Thano.

    Me pelqen qe jeni kurdohere te vemendshem, ndaj deklaratave te Sali Berishes dhe beniamineve te tij, duke ja u kthyer reston, me shkrime, serioze dhe plot fakte te pakundershtueshme.
    Besoj se edhe ne te ardhmen, do te jeni nje pene e forte, per tju pergjigjur dhemb per dhembe, strategjive dashakeqese te Sali Berishes dhe shpurres se tij shkaterrimtare.
    Dy shkrimet e fundit, te gazetarit Habjon Hasani, ishin ne te njejten linje me mendimet e mija.
    Urime.

    Reply to this comment
    • Revolution February 18, 16:41

      Pershendetje,

      http://youtu.be/rKNShX08OBI

      Gjatë ditës së sotme, sidomos nëpër fan page të ndryshmë informale ne facebook dhe nëpër profilet e njerëzve të thjeshtë ka nisur të shfaqet një video e marrë nga youtube e bërë së fundmi. Kjo video-spot prej 1 minutë e 37 sekondat është një portret I bëmave të Sali Berishës që nga 97 gjer në 2011 dhe mashtrimeve te Lulzim Bashës për qytetarët e Tiranës.
      “-Mos harroni masakrat dhe mashtrimet e dyshes, Berisha – Basha.
      Asnjëri nga ne nuk mund të jetë në krah të tyre.” – shprehen të rinjtë që kanë postuar këtë video-spot. Të indinjuar nga gjithçka të zezë që ka bërë dyshja Berisha-Basha keto 23 vjet, ata në video tregojnë moment tmerri dhe mashtrime të dyshes Berisha-Basha.
      Kjo video po përhapet shume shpejt ne çdo profil e fanpage ne facebook po ashtu nëpër blogje të ndryshme.

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit February 18, 17:24

        Gjithashtu te pershendes, e pashe videon, megjithese i kam ne mendje te ngulitura bemat berishiane, perseri mu freskua truri, eshte mire qe dyshes vrasese dhe hajdute, kushdo nga shqiptaret qe ka mundesi, ti japi pergjigjen qe meriton.
        Faleminderit per kujtesen.

        Reply to this comment
        • THANO February 20, 00:15

          Pershendetje Horri dhe Revolution
          E pashe dhe une videon.
          DREJTESI eshte fjala kyce. Mungesa e saj na ka sjelle kete trazim mbarëshoqeror. Shembuj DREJTESIE! Kjo do na ndryshonte ajrin qe thithim

          Reply to this comment
  2. P.A.B February 17, 18:15

    Do deshiroja te kish sa me pak “emra”. Perfolja ndaj te ”njohurve” me lajme flash sjell lexues kalimtare. Ushqen flaken qe e kemi prej kohesh, ne muhabete me persona/role/poste, e shume aspekte tangeniale; por sa i sherben kjo gazetes, lexuesit e shoqerise? Ka ardhur koha qe kete ri-forcim negativ ne sjellje, ta eleminojme gradualisht.

    Do deshiroja te kishte me shume pa-anesi. Nese keni tendence te majte kjo nuk perben problem ne vetvete, por kur e majta eshte gabim duhen trajtuar njesoj. Shteti-Qytetari e Ligji mbi te gjitha.

    Do deshiroja qe artikull-shkruesit te bashke-bisedonin me lexuesin, nje praktike e njohur sot kur te gjithe konkurrojne per vemendje, e Media e Shkruar eshte ne rrezik nga platformat e tjera.

    Eshte e drejte te enderrosh per nje Shtyp llogari-kerkues qe perdor terma normale: ligji, shoqeria, taksa-paguesi, fondet-publike, etj, bazuar ne fakte e duke u ndalur/hetuar nje ngjarje deri ne konkluzionin e saj (shperhapja krijon zhurme, pa efekt) Larg FB, Twitterit, Deklaratave Emotive e Akuzave Patetike; pa asnje vlere reale ne Jeten e Qytetarit Shqiptar.

    Se fundmi, cdo gazete ka nevoje per pak diversitet, nese nuk do te kthehet ne “fletushke tabloidike” (sic) me kende te ndryshme per letersi, histori, ekonomi, rubrike obituaresh, pyet mjekun, gatime e receta, sport; a dicka tjeter normale; e pertej politikes.

    Me respekt per Dita-n, e z. Thano.

    Reply to this comment
  3. P.A.B February 17, 18:47

    I dashur z Editor,

    ——–
    Te nderuar moderatore,
    Pse nuk publikoni komentim tim “15 pyetje per z Basha” e mund te kem nje pergjigje?
    Siper/poshte tij, po dalin mjaft postime… .
    gjithe te mirat,
    ——–

    Ne pjesen “Basha-Maxhoranca” jane (x2) : Your comment is awaiting moderation.

    —–
    Si me siper e nje postim i plote nuk do dalin prej oresh. Ka ndonje arsye teknike / editoriale? Sido te jete, konsiderohet normale qe lexuesi te marre shpjegim.

    Juaji etj,

    Reply to this comment
  4. erotimatikoi February 17, 19:46

    Mirese te gjej z,Thano,

    Do gricemi pak ? Per te mire…

    Nisur nga sondazh ne Kanada per komentuesit dhe duke i hedhur nje sy pothuaj te gjithe komenteve te lexuesve tuaj, vihet re nje korrelacion mes trolling-eve dhe Katershes se Erret ( Makiavelizmit, narcizmit,psikopatise dhe sadizmit ) edhe ketu.

    Si do te veproni Ju per pakesimin e tyre ?

    Mireulexofshim !

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 18, 07:05

      Z. Erotimatikoi,
      Kur i shkruan Kryeredaktorit, mos harro se gazeten e lexojme dhe ne te tjeret, lexuesit e thjeshte, qe nje nga nje nuk ta mbushim syrin…,por te marre te gjithe tok jemi objekti dhe subjekti i kesaj gazete te nderuar.
      Me qe qenke marre me sondazhe nga Kanadaja e larget, per lexuesit dhe komentuesit e Dita-s, po ju zotri , per etikë, sqaroni ju lutem, ku e rreshtoni vehten, tek budallenjt, apo tek katershja e erret?…
      Jo per gje, por ta dime dhe ne te tjeret qe te luftljme per paksimin e tyre!…Se, jo per gje tjeter, por vetem zoti Thano si zor se e realizon dot vetem kete “detyrë” qe i ngarkoni ju zotri nga Kanadaja e larget…
      U lexofshim per mirë!…

      Reply to this comment
      • erotimatikoi February 21, 11:14

        Tjeta N.VJOSA,

        Nuk mora persiper te klasifikoj secilin se kujt i perket dhe aq me shume vetveten ,se eshte mendjemadhesi. Sa me i kulturuar web-i ne komente aq me shume kulturohemi dhe ne.

        E verteta e thjeshte dhe e paster eshte shume rralle e paster dhe kurre e thjeshte, ka thene Oscar Ouaild.

        Nderime,Ju lexoj me kenaqesi. Flm.

        Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:19

      🙂
      I dashur Eromatikoi
      E ka nje shkak ky korrelacioni
      Vjen nga ai trazimi qe kam permendur ca me lart.
      Do qetesohej sapo te behet DREJTESIA, them une. Ti si thua?

      Reply to this comment
    • Banija 01 February 20, 22:01

      N.VJOSA

      Erotimatikoi nuk eshte ne Kanada ,po ne Greqi.

      Nick name i tij perkthehet ” pikepresje” ne greqisht dhe mania e shqiptareve eshte te “pagezohen”duke treguar se u “integruan” ne shoqerite e shteteve ku kane shkuar.

      Reply to this comment
      • erotimatikoi February 21, 11:09

        I nderuar ‘Banija 01’

        Me mire te me kishe pyetur mua per nick name ‘erotimatikoi’ se do t’a perktheja sakte dhe jo pergjysem. Shqip eshte ‘pikepyetje’.

        Ate shtesen tjeter te komentit nuk po e marre ne konsiderate sepse : Dashuria kerkon gjithmone nje menyre per t’u shprehur, ndersa gricesit kerkojne gjithmone nje menyre justifikimi.

        Ju flm ( por ky eshte kendi i kryeredaktorit, e mos t’a bejme me the e te thashe)

        Reply to this comment
        • hosteni March 19, 12:40

          po pse nuk perdor pikepyetje ti or pikepyetje qe sje tjeter,,,,,ne kemi gjuhen tone,,,,,,”gjuha shqipe sa e mire , sa e embel sa e d’lire,,,,,,” apo ke hengur corben e janulles,,,, !!!!!!!

          Reply to this comment
  5. guri shabani February 19, 13:06

    I nderuar kryeredaktor,pershendetje per shkrimet e gazetes dhe tuajat ne veçanti,por kisha nje pyetje si kane kohe gazetaret te intervistojne ish kryeministrin Sali gjithmone.Mos ne kete menyr ja rrisni vlerat artificialisht mendoj qe duhet nje mendim?

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:22

      I nderuar Guri
      Nuk di pse te gjitha pergjigjet sonte, me cojne tek e njejta pike. Pse merremi me Berishen – thua ti.
      Ta leme ate dhe bashke me te edhe apelin per Drejtesi? Ne momentin qe lexuesit e Dites do ma kerkojne kete, pse jo. Por mua me duket se te gjithe duam te kunderten.

      Reply to this comment
      • agimi March 6, 09:27

        Z.Thano,je nje vllahokomunist i thekur,te tjerat do t’i shkruaj kur t’i vije rasti.Te them behu vetvetja,mos ben opozite opozites sot,siç beje dje opozite pozites.

        Reply to this comment
  6. besso February 19, 21:03

    z.Ardian Thano, k/redaktor i gazetes “Dita”,

    me pelqen shume gazeta juaj dhe ju falenderoj per kete pune kaq te mire qe beni.
    Kam dy sugjerime dhe do isha verete i lumtur po t’i merrnit parasysh:

    E para_ Ne shperkujdesjen e plote ndaj gjuhes shqipe ne keto vite te tranzicionit besoj se gazeta juaj e aqshumendjekur nga lexuesit mund te jepte nje ndihmese te madhe duke hapur nje rubrike te vogel por ne nje vend te dukshem ,ku te trajtoheshin elemnte te ndryshem te gjuhes shqipe ( ne lidhje me drejtshkrimin, etimologjine e fjaleve te vecanta,pikpamje te autoreve te njohur, si duhet thene e si nuk duhet, me c’fjale te burimit shqip mund te zevendesohet nje fjale e huaj,kuriozitete gjuhesore,etj te ketij karakteri)

    Mjafton te gjeni njeriun e duhur dhe kjo rubrike e vogel me perhershmerine e vet do te terheqe vemendjen e lexuesve per rendesine e drejtshkrimit e pastertertise se shqipes dhe , nga ana tjeter, mund te jete nje shkolle e vogel praktike per ata qe kane nevoje.

    E dyta_ nje rubrike te vogel , here pas here , per librat e rinj, me komente apo rekomandimet tuaja, sido qe te jete. Do ishte nje ndihme e madhe sidomos per ata qe jetojne jashte Shqiperise por qe duan te mos i shkeputin lidhjet .

    Ju falenderoj dhe urimet me te mira per mbarevajtjen e gazetes suaj teper simpatike.

    b. xhaferri