Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (II)

February 16, 2014 23:20

Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (II)

.

February 16, 2014 23:20
Komento

107 Komente

  1. Horri i Bulevardit February 17, 14:16

    Pershendetje gazeta Dita.
    Pershendetje redaktore te nderuar.
    Pershendetje zoti Adrian Thano.

    Me pelqen qe jeni kurdohere te vemendshem, ndaj deklaratave te Sali Berishes dhe beniamineve te tij, duke ja u kthyer reston, me shkrime, serioze dhe plot fakte te pakundershtueshme.
    Besoj se edhe ne te ardhmen, do te jeni nje pene e forte, per tju pergjigjur dhemb per dhembe, strategjive dashakeqese te Sali Berishes dhe shpurres se tij shkaterrimtare.
    Dy shkrimet e fundit, te gazetarit Habjon Hasani, ishin ne te njejten linje me mendimet e mija.
    Urime.

    Reply to this comment
    • Revolution February 18, 16:41

      Pershendetje,

      http://youtu.be/rKNShX08OBI

      Gjatë ditës së sotme, sidomos nëpër fan page të ndryshmë informale ne facebook dhe nëpër profilet e njerëzve të thjeshtë ka nisur të shfaqet një video e marrë nga youtube e bërë së fundmi. Kjo video-spot prej 1 minutë e 37 sekondat është një portret I bëmave të Sali Berishës që nga 97 gjer në 2011 dhe mashtrimeve te Lulzim Bashës për qytetarët e Tiranës.
      “-Mos harroni masakrat dhe mashtrimet e dyshes, Berisha – Basha.
      Asnjëri nga ne nuk mund të jetë në krah të tyre.” – shprehen të rinjtë që kanë postuar këtë video-spot. Të indinjuar nga gjithçka të zezë që ka bërë dyshja Berisha-Basha keto 23 vjet, ata në video tregojnë moment tmerri dhe mashtrime të dyshes Berisha-Basha.
      Kjo video po përhapet shume shpejt ne çdo profil e fanpage ne facebook po ashtu nëpër blogje të ndryshme.

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit February 18, 17:24

        Gjithashtu te pershendes, e pashe videon, megjithese i kam ne mendje te ngulitura bemat berishiane, perseri mu freskua truri, eshte mire qe dyshes vrasese dhe hajdute, kushdo nga shqiptaret qe ka mundesi, ti japi pergjigjen qe meriton.
        Faleminderit per kujtesen.

        Reply to this comment
        • THANO February 20, 00:15

          Pershendetje Horri dhe Revolution
          E pashe dhe une videon.
          DREJTESI eshte fjala kyce. Mungesa e saj na ka sjelle kete trazim mbarëshoqeror. Shembuj DREJTESIE! Kjo do na ndryshonte ajrin qe thithim

          Reply to this comment
  2. P.A.B February 17, 18:15

    Do deshiroja te kish sa me pak “emra”. Perfolja ndaj te ”njohurve” me lajme flash sjell lexues kalimtare. Ushqen flaken qe e kemi prej kohesh, ne muhabete me persona/role/poste, e shume aspekte tangeniale; por sa i sherben kjo gazetes, lexuesit e shoqerise? Ka ardhur koha qe kete ri-forcim negativ ne sjellje, ta eleminojme gradualisht.

    Do deshiroja te kishte me shume pa-anesi. Nese keni tendence te majte kjo nuk perben problem ne vetvete, por kur e majta eshte gabim duhen trajtuar njesoj. Shteti-Qytetari e Ligji mbi te gjitha.

    Do deshiroja qe artikull-shkruesit te bashke-bisedonin me lexuesin, nje praktike e njohur sot kur te gjithe konkurrojne per vemendje, e Media e Shkruar eshte ne rrezik nga platformat e tjera.

    Eshte e drejte te enderrosh per nje Shtyp llogari-kerkues qe perdor terma normale: ligji, shoqeria, taksa-paguesi, fondet-publike, etj, bazuar ne fakte e duke u ndalur/hetuar nje ngjarje deri ne konkluzionin e saj (shperhapja krijon zhurme, pa efekt) Larg FB, Twitterit, Deklaratave Emotive e Akuzave Patetike; pa asnje vlere reale ne Jeten e Qytetarit Shqiptar.

    Se fundmi, cdo gazete ka nevoje per pak diversitet, nese nuk do te kthehet ne “fletushke tabloidike” (sic) me kende te ndryshme per letersi, histori, ekonomi, rubrike obituaresh, pyet mjekun, gatime e receta, sport; a dicka tjeter normale; e pertej politikes.

    Me respekt per Dita-n, e z. Thano.

    Reply to this comment
  3. P.A.B February 17, 18:47

    I dashur z Editor,

    ——–
    Te nderuar moderatore,
    Pse nuk publikoni komentim tim “15 pyetje per z Basha” e mund te kem nje pergjigje?
    Siper/poshte tij, po dalin mjaft postime… .
    gjithe te mirat,
    ——–

    Ne pjesen “Basha-Maxhoranca” jane (x2) : Your comment is awaiting moderation.

    —–
    Si me siper e nje postim i plote nuk do dalin prej oresh. Ka ndonje arsye teknike / editoriale? Sido te jete, konsiderohet normale qe lexuesi te marre shpjegim.

    Juaji etj,

    Reply to this comment
  4. erotimatikoi February 17, 19:46

    Mirese te gjej z,Thano,

    Do gricemi pak ? Per te mire…

    Nisur nga sondazh ne Kanada per komentuesit dhe duke i hedhur nje sy pothuaj te gjithe komenteve te lexuesve tuaj, vihet re nje korrelacion mes trolling-eve dhe Katershes se Erret ( Makiavelizmit, narcizmit,psikopatise dhe sadizmit ) edhe ketu.

    Si do te veproni Ju per pakesimin e tyre ?

    Mireulexofshim !

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 18, 07:05

      Z. Erotimatikoi,
      Kur i shkruan Kryeredaktorit, mos harro se gazeten e lexojme dhe ne te tjeret, lexuesit e thjeshte, qe nje nga nje nuk ta mbushim syrin…,por te marre te gjithe tok jemi objekti dhe subjekti i kesaj gazete te nderuar.
      Me qe qenke marre me sondazhe nga Kanadaja e larget, per lexuesit dhe komentuesit e Dita-s, po ju zotri , per etikë, sqaroni ju lutem, ku e rreshtoni vehten, tek budallenjt, apo tek katershja e erret?…
      Jo per gje, por ta dime dhe ne te tjeret qe te luftljme per paksimin e tyre!…Se, jo per gje tjeter, por vetem zoti Thano si zor se e realizon dot vetem kete “detyrë” qe i ngarkoni ju zotri nga Kanadaja e larget…
      U lexofshim per mirë!…

      Reply to this comment
      • erotimatikoi February 21, 11:14

        Tjeta N.VJOSA,

        Nuk mora persiper te klasifikoj secilin se kujt i perket dhe aq me shume vetveten ,se eshte mendjemadhesi. Sa me i kulturuar web-i ne komente aq me shume kulturohemi dhe ne.

        E verteta e thjeshte dhe e paster eshte shume rralle e paster dhe kurre e thjeshte, ka thene Oscar Ouaild.

        Nderime,Ju lexoj me kenaqesi. Flm.

        Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:19

      🙂
      I dashur Eromatikoi
      E ka nje shkak ky korrelacioni
      Vjen nga ai trazimi qe kam permendur ca me lart.
      Do qetesohej sapo te behet DREJTESIA, them une. Ti si thua?

      Reply to this comment
    • Banija 01 February 20, 22:01

      N.VJOSA

      Erotimatikoi nuk eshte ne Kanada ,po ne Greqi.

      Nick name i tij perkthehet ” pikepresje” ne greqisht dhe mania e shqiptareve eshte te “pagezohen”duke treguar se u “integruan” ne shoqerite e shteteve ku kane shkuar.

      Reply to this comment
      • erotimatikoi February 21, 11:09

        I nderuar ‘Banija 01’

        Me mire te me kishe pyetur mua per nick name ‘erotimatikoi’ se do t’a perktheja sakte dhe jo pergjysem. Shqip eshte ‘pikepyetje’.

        Ate shtesen tjeter te komentit nuk po e marre ne konsiderate sepse : Dashuria kerkon gjithmone nje menyre per t’u shprehur, ndersa gricesit kerkojne gjithmone nje menyre justifikimi.

        Ju flm ( por ky eshte kendi i kryeredaktorit, e mos t’a bejme me the e te thashe)

        Reply to this comment
        • hosteni March 19, 12:40

          po pse nuk perdor pikepyetje ti or pikepyetje qe sje tjeter,,,,,ne kemi gjuhen tone,,,,,,”gjuha shqipe sa e mire , sa e embel sa e d’lire,,,,,,” apo ke hengur corben e janulles,,,, !!!!!!!

          Reply to this comment
  5. guri shabani February 19, 13:06

    I nderuar kryeredaktor,pershendetje per shkrimet e gazetes dhe tuajat ne veçanti,por kisha nje pyetje si kane kohe gazetaret te intervistojne ish kryeministrin Sali gjithmone.Mos ne kete menyr ja rrisni vlerat artificialisht mendoj qe duhet nje mendim?

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:22

      I nderuar Guri
      Nuk di pse te gjitha pergjigjet sonte, me cojne tek e njejta pike. Pse merremi me Berishen – thua ti.
      Ta leme ate dhe bashke me te edhe apelin per Drejtesi? Ne momentin qe lexuesit e Dites do ma kerkojne kete, pse jo. Por mua me duket se te gjithe duam te kunderten.

      Reply to this comment
      • agimi March 6, 09:27

        Z.Thano,je nje vllahokomunist i thekur,te tjerat do t’i shkruaj kur t’i vije rasti.Te them behu vetvetja,mos ben opozite opozites sot,siç beje dje opozite pozites.

        Reply to this comment
  6. besso February 19, 21:03

    z.Ardian Thano, k/redaktor i gazetes “Dita”,

    me pelqen shume gazeta juaj dhe ju falenderoj per kete pune kaq te mire qe beni.
    Kam dy sugjerime dhe do isha verete i lumtur po t’i merrnit parasysh:

    E para_ Ne shperkujdesjen e plote ndaj gjuhes shqipe ne keto vite te tranzicionit besoj se gazeta juaj e aqshumendjekur nga lexuesit mund te jepte nje ndihmese te madhe duke hapur nje rubrike te vogel por ne nje vend te dukshem ,ku te trajtoheshin elemnte te ndryshem te gjuhes shqipe ( ne lidhje me drejtshkrimin, etimologjine e fjaleve te vecanta,pikpamje te autoreve te njohur, si duhet thene e si nuk duhet, me c’fjale te burimit shqip mund te zevendesohet nje fjale e huaj,kuriozitete gjuhesore,etj te ketij karakteri)

    Mjafton te gjeni njeriun e duhur dhe kjo rubrike e vogel me perhershmerine e vet do te terheqe vemendjen e lexuesve per rendesine e drejtshkrimit e pastertertise se shqipes dhe , nga ana tjeter, mund te jete nje shkolle e vogel praktike per ata qe kane nevoje.

    E dyta_ nje rubrike te vogel , here pas here , per librat e rinj, me komente apo rekomandimet tuaja, sido qe te jete. Do ishte nje ndihme e madhe sidomos per ata qe jetojne jashte Shqiperise por qe duan te mos i shkeputin lidhjet .

    Ju falenderoj dhe urimet me te mira per mbarevajtjen e gazetes suaj teper simpatike.

    b. xhaferri

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 00:25

      I dashur z.Xhaferri
      Per sugjerimin e pare, do t’i bej nje lutje profesor Rami Memushajt, njeherazi pedagogu im me i rrepte, por me i dashur i shkolles, te cilin e pershendes. Nese ai pranon, do ishte vertet shume mire.
      Per sugjerimin e dyte.. Eeehh.. Mendon qe botohen kaq shume libra me vlere?

      Reply to this comment
  7. Bilal camurri February 20, 08:28

    Ajo qe me terheq ne gazeten tuaj eshte linja stabile kunder te keqes me te madhe qe pllakosi kete vend- Berishizmi-,nje fenomen vecanerisht shqiptar,ku nderthuren haxhiqamilizmi,bajraktarizmi dhe komunizmi,.Ju pergezoj te vazhdoni ne kete linje deri sa te zhduket nga ndikimi politik kjo fare e keqe e periferive.

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 12:29

      Ashtu eshte Bilal
      Por trishtuese nese “linja” ne fjale mbetet vetem tek nje apo dy gazeta. Nuk duket fort e shendetshme kjo 🙂
      Perqafime

      Reply to this comment
  8. ORFEU February 20, 09:02

    z. Thano! Nje pyetje thjeshte per kuriozitet ; A do ndryshonit ju pozicion politik per rrethana te ndryshme sic ka bere Mero Baze? Se per mua te them te drejten me i vleresuar eshte nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

    Reply to this comment
    • THANO February 20, 12:25

      Pozicion politik? C’te te them Orfeu…
      Politika sipas Aristotelit, apo politika si biznes? 🙂
      Si qytetar nuk kam pse ndryshoj “pozicion”, mire jam keshtu si jam 🙂 Me kete bahcen time te vogel 🙂

      Reply to this comment
  9. llaf dibre February 21, 15:18

    Z. Thano! I perkas nje “abitati”- “Mos servir mend, por blej mend.” Perpara, per mend, u drejtoheshin pleqve. Ata ishin biblioteka, arshiva e dijes. (Turku as per shkolla ne gjuhen turke nuk investoi, se mendoi qe do lexojne libra qe do u tregojne se ç’eshte liria).Tani eshte e bukur, me ngroh e me mbush me jete fakti qe brezi me i vjeter pergjigjet i pret nga ju. Indro Montaneli, kur pa varferine e mjerrimin e tejskajshem ne v. ’39, konkludoi: “Edhe ne nje vend me te humbur te Afrikes, do te kish ndodhur ndonje katrahure komuniste” (revolucion). Por, ashtu siç une habitem me parabrezat tane, mendoj se po ashtu do habiten me ne edhe brezi qe do vije pas 50 vjetesh. Ne, per mendimin tim, po u leme brezave qe vine paradoksin me te madh historik: Shteti dhe shoqeria shqiptare u administrua nga nje njeri,(Berisha) qe nuk mundet te adiminstroje vetveten, qofte edhe per nje sekond te vetem, ndersa tani po hyme ne fazen tjeter: shteti dhe shoqeria nuk munden te administrojne nje njeri. Sinqerisht, kerkoj me dite: Jam une sajues paradoksesh apo jetojme nje paradoks? Faleminderit dhe urime per perkushtimin misionar.

    Reply to this comment
    • THANO February 24, 01:41

      I dashur Llaf Dibre
      Me pelqeu shume postimi juaj
      Pyetjen qe me beni po e konsideroj retorike 🙂
      Ju e keni dhene vete pergjigjen sh bukur

      Reply to this comment
  10. N/A February 21, 16:23

    z Thano ju pershendes.
    E keni bere gazetat ju e Mero fletushka te partise duke e mbyllur jo me per artikuj qe nuk behet fjale po as per komente kritike. Ju shugjeroj qe per thjeshtesi te punes shkruajeni kete fletushke ne email tuja personale me ca militante trushkulur e mos harroni e-mail e z Rama qe te jeni ne rregull.
    Shpejt e vendeoset censuren pa filluar pune akoma. Shenje se do shkoni per lesh shpejt

    Reply to this comment
    • llaf dibre February 22, 14:50

      @N/A Kush depilohet para dhe pas, nuk njeh estetike tjeter,- vetem ate te leshit………………………………………………………………………………………………………….. Per kete mos prit pergjigje nga z. Thano. Shko te zonja me furke leshi, Jozefina.

      Reply to this comment
      • THANO February 24, 01:43

        N/A
        Per fat te mire ke zgjidhje 🙂
        Mund te ankohemi per shume gjera ne kete vend, po jo per mungesen e mediave si numer 🙂

        Reply to this comment
  11. Bocari February 21, 22:56

    @N/A
    une nuk jam Thano, por dua te te jap nje pergjigje. Me incialet tuaja N/A kuptoj:

    ” ne te s`ateme”

    dhe meso te shkruash shqip.
    .

    Reply to this comment
  12. libre albedrio February 22, 09:45

    N/A,

    Ne ke pasur qellim te hysh, te zbrazesh frustrimin dhe te dalesh, ia ke dale. Por kjo s’sjell asnje dobi. Qellimi i ketij kendi, mendoj une, eshte te flasesh me argumenta, jo t’ia keputesh ne pergjithesi se ashtu e ke nje pune. Per shembull, ku e sheh “merakun” tend prej qytetari te “ndjeshem “se gazeta ka ikur per lesh???

    Reply to this comment
  13. Vëzhguesi F. February 22, 17:14

    Zoti Thano!
    Edhe njehere pershendetje!
    Ne pjesen e pare te ketij komunikimi parashtrova disa nga verejtjet e mia jo per ata qe shkuan apo thyen qafen, por per keta qe kane marre pergjegjesine per qeverisjen e ketij vendi.
    Natyrisht as nuk ndryshoj dhe as nuk kam ndermend te terheq asgje nga ato qe kam shprehur.
    Une ritheksoj edhe njehere se armiku me i eger i nje qeverisje, ai qe ngren laqe dhe kurthe ne rrugen e nje qeverisje, ka qene , eshte dhe do te mbetet sa konformizmi apo pajtimi me te keqen, pranimi apo partneriteti me mediokritetin si nje lloj zgjidhje pa kokeçarje, po aq dhe nepotizmi qe zevendeson nje pale familjar dhe oborrtar me nje pale tjeter.
    Jo aq do te thoja per piramiden qeverisese se sa per bazen e saj apo administraten vendore ne juridiksion dhe vartesi te saj, se pothuajse nuk ka ndryshuar asgje nga e kaluara e afert, duke perjashtuar ne nje fare mase personelin ne drejti te strukturave te rendit.
    Pra siç e shihni, pa kurrefare anesie politike dhe pa dashur te permend emra eshte i adresuar konkretisht ne nje te keqe qe nuk ndalet ne vazhdimesine e saj. Investigimi eshte e drejte e gjithesecilit pra dhe e mediave vizive dhe te shkruara, qe do te thote dhe gazetareve dhe gazetes tuaj aq te lexuar.
    Kjo do te mundesonte dhe “tamposjen” e grykave llafazane me nick name te ndryshme duke filluar nga fjalite e gjata deri tek dy shkronjesit qe kerkojne te baltosin kete gazete demokratike me etiketime te tipit berishist apo qe kerkojne te prezantohen si kasandra qe ne vend te trurit kane pleh te qelbur.
    Une gjykoj se mund te jene pranime reciproke edhe kritikat e renda deri me fjale deri diku fyese ndaj njeri tjetrit ne komentet te lexuesve, pra mund te publikohen edhe pse me mungese etike ne fjalor, por kurrsesi nuk eshte aspak e drejte te publikohen fyerje, etiketime dhe shpifje te anonimateve qe mund te jene porositesit e rivaleve te tuaj mediatike ndaj gazetes dhe gazetareve tuaj. Kjo nuk eshte demokratike por denigruese dhe ketu nuk eshte çeshtje apo problem avokatie, por thjeshte nje sugjerim per te mos lejuar tallavane qe kerkojne keta deshtak, qe veprojne si i marri qe hedh nje gure ne lume.
    Se treti, kjo eshte pak personale, si mik tuaji ne rrjetin social fb, nuk kam arritur te kuptoj shkakun e mbylljes se faqes tuaj.

    Reply to this comment
    • THANO February 24, 01:53

      I dashur Vezhguesi
      Une te detyrohem shume per kohen qe shpenzon me Diten. Eshte me shume se meritojme.
      Demokratike por denigruese – pyesni ju. Pyetje e bukur. Nuk e ndaj dot tani per tani. Eshte e qarte qe shume komente perbajne fyerje dhe shpifje. Si tek Shekulli me pare, edhe ketu te Dita, ky ka qene nje diskutim i vazhdueshem.
      Miratimi i nje postimi online apo refuzimi i tij ka te beje me thelbin etik te moderatorit. Moderatore te ndryshem mund te klasifikojne ndryshe te njejtin postim. Dy redaktoret qe merren ne Dita me kete proces jane te rinj. Une kam rezervat e mia per ta, por i respektoj zgjedhjet e tyre. Zgjidhja ime per postimet fyese eshte: Shkruani DELETED brenda tekstit, qe postuesi te marre mesazhin qe postimi eshte lexuar dhe refuzuar. Me duket me e ndershme se thjesht ta fshish.
      Nuk di sa funksionon. Eshte teme e veshtire. Them se postimet duhen lejuar ne pergjithesi me synimin qe te jene alternative, libertine, por se paku te pergjegjshme.
      perqafime

      Reply to this comment
      • DREAM February 24, 13:51

        Pershendetje Thano
        Une kam ca mungesa , por do i zevendesoj ..po filloj me Vezhguesin
        jo se qe thua ti Thano ,ky me shan gjithmone …biles thote qe do me rrah po me gjeti kush jam …qa ka me mua ?
        Qenka dakort me fyerjet qe behen midis komentuesve ,{kte e ka me mua ,se vetem mua me shan } por nuk qenka dakort me fyerjet per gazeten …qa do me thene kjo ?
        Amon Thano ,se ty te degjon dhe te ka shume xhan ,
        po spjegoj te lutem
        qe liria e mendimit ktu qendron ,tani nuk ka me agjitacion propagande …dhe ta shajne gazeten tende ,biles ky eshte dhe qejf i madh …sepse askush nuk i detyron ta lexojne
        Nejse ,dhe Vezhguesi mund tu kundervihet te gjithve ,mire qe kemi internet dhe nuk ka me norme koperative per realizim …
        por ama i thuaj mos te merret me mua ,amon thuaj mos te me rrah
        🙁 🙂

        Reply to this comment
        • Vëzhguesi F. February 24, 18:01

          @ Dream! Nuk ja vlente te pergjigjesha, se nga menyra se si kerkon te besh humor apo shaka, me duket se kam perpara nje femije kopeshti dhe jo nje goxha ish m(p)esuese e shkolles fillore ne Patos. Dhe meqenese i mbake mend dhe kooperativat, ose do jeshe bije e ndonje ish koperativisti (nuk ka asgje te keqe) ose pra se te dilje mesuese ke punuar ne kooperative (perseri nuk ka asgje te keqe), vetem se shkolen emesme do ta kesh mbaruar naten pa shkeputje. Ti, siç e ke pohuar nuk te rrihet po nuk u gervelise pak. pastaj mios u anko shume se si i thone po peshtyve lart te bie ne surrat. O perdor ti fjale fyese o nuk perdor njeri ketu, me keq se nje mashkull rrugesh. Por une nuk e kam fjalen ketu. Sa do te hedhesh po aq do presesh, madje shqiptarçe. Problemi eshte kur fyerjet apo etiketimet e rrugeve , qe porositen apostafat nga kontigjenti i mediave te vipave te leshit dhe perdoren ne adrese te kesaj gazete dhe personelit te saj e cila u mundeson edhe halabakeve hapsira per te dhene mendim dhe jo per te provokuar. A me kuptove shoqja enderr ne vidh?!

          Reply to this comment
          • DREAM February 24, 20:27

            E megjithate ti u pergjigje
            {nuk rri dot pa mua 🙂
            une do ngelem gjithmone femije …nganjeher jam dhe kalama i lig
            nuk jam mesues , i dashur , merrem me format e dhunes femijnore ..prandaj te kuptoj shume mire ty 🙂
            e kam pas armik populli babain …si duket “armiqesia” vazhdon ende ….ndoshta kemi ndryshuar bangen …jam une paditesi
            ..hahahhahahahhaha leje fare se e di une qe do nxehesh .
            Nuk te fyej ,te them te verteten dhe kjo te dhemb !

            Thano , mu pergjigj vete Vezhguesi
            lere mos ma trazo …se e di une qe me do shume ….eshte rritur me parrullen
            “ai qe te rreh shume te do shume ” s’kemi cfare ti bejme ,mire dhe kaq .
            🙂 🙂

  14. P.A.B February 23, 09:40

    Miremengjes te nderuar, kisha nje pyetje teknike.

    Me teper per lexuesit (se ti marrim kohen Redaktorit, me vogelsira te tilla) a di njeri te me thote: 1) Sa kushton Dita ne Shqiperi 2) Sa i bie nje gazete ditore ne raport me Sterlinen.

    Faleminderit ne pritje,
    (@ kushdo qe me pergjigjet, e une te mos postoj 2x)

    08:40
    23/02/2014

    Reply to this comment
    • price February 23, 09:59

      Une qe jetoj ketu ne Shqiperi di se DITA dhe shumica e gazetave te tjera ne treg ka vleren 30 lek te reja. Per raportin me sterlinen s’ju ndihmoj dot.

      Reply to this comment
      • P.A.B February 23, 17:32

        Flm price 🙂 (bukur kjo) Kursi s’qenka pune e lehte te gjindet por arrita dicka £1 ~ 169 L/ raport me 30 ~ 5.6 / ne 100 shkon 18, thuaj 1 Dita = 20 pence. A me ndihmon dhe nje here…Nje paqete cigare e nje kafe, sa bejne mesatarisht?

        Desha te bej nje kalkulim empirik, sa kushton 1 gazete per Shqiptarin Mesatar (term standart e jo derogator/ average person) me dicka te perditshme si kafe/cigare.

        Ne UK, keto e alkoli jane te larta e ngrihen cdo vit. Kafe ekspres ~ £1.50/ K-Amerikane ~ £2.20 /// Cigare – £8.70. Gazeta ~ £1.20 (formati leter) Pra, me pak se nje kafe dhe me cigare raporti 7:1

        Reply to this comment
        • price February 24, 00:21

          Ketu nje pakete = 200 lek + nje kafe 80 lek, mesatarisht 280 leke. 🙁

          Reply to this comment
          • THANO February 24, 02:05

            P.A.B
            Cmimet e gazetave jane qesharake.
            Por per fat te keq targeti i bleresve te rregullt eshte ai me te ardhurat me te pakta ne Shqiperi: mosha e trete, pergjithesisht.
            Pjesa tjeter qe lexon gazeta eshte administrata, por ata e marrin me abonime dhe zakonisht 3 ose 4 kopje kalojne dore me dore ne nje ministri te tere. Pra nuk jane bleres ne kioske.
            Ne kioske shkojne ata qe ecin me Kembe dhe qe e kane mengjesin te lire. Kjo ndoshta duket naive, por keshtu eshte. Cilet jane ata qe ecin me kembe dhe e kane mengjesin te lire? Pergjithesisht mosha e trete
            Per ta 30 lekeshi eshte nje shume e konsiderueshme. Pse? Per ta, blerja e nje gazete, aboneja e autobusit dhe kafeja e mengjesit jane nje lloj “pakete” qe llogaritet cdo muaj si e tille, pra shuma e te trijave se bashku. Cdo levizje, i trondit, te ardhurat jane vertet te uleta.
            Une madje kam nje teori timen qe rritja e cmimit te biletes se urbaneve do ndikoje ne uljen e metejshme te numrit te atyre qe blejne gazeta print. Qofsha i gabuar,
            Dhe dicka tjeter. Po te mos ishte per nivelin skandaloz te shtypjes dhe letres se cilesise me te dobet qe perdoret, cmimi i gazetave nuk do ishte dot kurre 30 leke per cope. Shtoji kesaj, qe shumica e botuesve jane te mbytur ne borxhe te shtypshkronja me shuma qe shkojne deri ne 400 milione te vjetra. Situata eshte e keqe me printin, dhe askush nga investitoret ne media nuk ndihet. Booh, te shohim si do veje 🙂
            U zgjata pak, por kjo ehste nje teme qe e kam per zemer, ndoshta dikur do haopet si debat. Te shpresojme qe nuk do jete shume vone 🙂

          • P.A.B February 24, 03:01

            Kete desha te di, flm z. Editor. Nese hapni nje teme tjeter – te paster- ketu, a e lini “varur” per kohe te gjate, sesi ne (te gjithe) te bejme ca “energy harnessing” Secili me propozimet modeste qe ka. E postojme ca pika/si draft (sic) nese ju duhen. Lexuesit e internetit s’mund te injorohen si mbeshtetes. Do ish naive te nenvleftesohen si ne mbeshtetje direkte, a indirekte.

            I nderuar “Free Lunch” s’ka kerkund; puna intelektuale o paguhet, o shkon dem. Eshte postulat vendimtar i tregut.

            Flm @ z/znj price – perseri, per predispozicionin ne sqarime. Raporti me cigare/gazete eshte gati i njejte Shq./UK, ~ 7:1. Kafja po me cudit, ~ 2.66 x me shume.

  15. Saimir Autiku February 23, 09:48

    Z.Thano ne se se keni ju si person minimumin e burresi,minimumin e sinqeritetit dhe minimumin e ndershmerise gje qe e dyshoj me thuaj;Pse je i njeaneshem?Sa te paguan Edi Rama te mashtrosh dhe te shpifesh? Qe jane blere votat dhe mediumet ne ballkan e tha Kerri
    Po te kujtoj nje gje.Keni botuar ne kohen e protestave per armet kimike nje shkrim qe gjoja i jane premtuar Rames 5 pika qe zor te kundershtohen.Nuk me kujtohen te gjitha por njera ishte 12 miliard dollara e dyta pranimi ne Be urgjent pak a shume.Me vone doli se ishte mashtrim.Sepse dollaret jo qe jo por ne Be te pranon Gjermanija,Franca,Anglia e jo Kerri dhe SHBASe dyti me thuaj pse nuk e pranuan Ramen ne konferencen e sigurise ne Mynih pasi amerikanet dhe europianet nuk e pranuen kurse Berisha ka marre pjese;
    Vetem kaq kthe pergjigje.Besoj se pergjigjen se marre kurre por ti ie dine mire se sa vlen ti vete dhe sa i pa besueshem je;Tera komentet i ke te seleksionuara;Qe te jete e kunderta lejo komentim tim

    Reply to this comment
    • Komshiu i Fahriut February 23, 16:27

      Ja ta lejoj ko(dosh)mentin tend po tani çdo te thuash ti megafon i prishur i Fahri Balliut? Ka nje setence popullore, e pershtateshme per ty dhe ata qe te yshtin ty per te fyer si nje rrugaç ordiner, I LIGU BESON VETEN.

      Reply to this comment
      • THANO February 24, 02:10

        I nderuar Saimir Autiku
        Per faktet qe botoj mbaj pergjegjesi
        Per opinionet qe botoj, po ta them shkurt qe i kam nga mendja dhe zemra ime. Dhe, Zoti me ndihmofte, keshtu do jete dhe ne te ardhmen. Liria eshte e bukur. Shpresoj te jete dhe ngjitese 🙂
        Ti beso ate qe deshiron

        Reply to this comment
  16. Flag February 23, 12:26

    Pershendetje z. Thano! N.q.s ka mundesi komenti juaj ju lutem per deklarimin e J. Kerry, sekretar shteti i USA, qe tha tekstualisht : NE BALLKAN KA OLIGARKE QE SHTYPIN OPOZITEN DHE BLEJNE MEDIA ME PARET E KORRUPSIONIT. Per ke ta kete valle?

    Reply to this comment
    • Komshiu i Fahriut February 23, 16:33

      Po te pergjigjem une se e di mire kete pyetje:
      Nuk eshte aludim por adresim i drejteperdrejte per idhullin tend Sali Berish qenefxhiu dhe mediat rreth tij ne kohen e sundimit dhe jo qeverisjes se tij .
      Kete e di mire dhe Frangaj Aleksander qe ka perfituar miliona euro per t;i bere fresk prapanices se qelbur te Sales dhe Xhozit. Aktualisht kjo eshte e adresuar edhe per mikun e ngushte te Sales dhe te Serbeve, Nikola Gruevski ne FYROM.

      Reply to this comment
      • THANO February 24, 02:16

        Flag, si mund te jem i sigurt? 🙂
        Si gazetar, nese do me jepet rasti, do ta pyes 🙂 Dhe eshte pyetje e mire

        Reply to this comment
  17. Flag February 24, 09:17

    ” Komshiu “, ne pyesim z. Thano e ai pergjigjet. Kurse ti as pergjigjesh e as te pyet kush fare. Je komplet OFFSIDE, se z. Thano besoj, vihet ne veshtiresi nga nje sufler i keq si ti.

    Reply to this comment
  18. Horri i Bulevardit February 24, 14:23

    Zoti Thano, po nderhyj edhe njehere, mbasi e pashe te arsyeshme, te di mendimin tuaj.
    Ne nje interviste ne nje tv privat, pashe te intervistohej ish ministri i mbrojtjes se para 90-te, zoti Kico Mustaqi.
    Ne ate interviste zoti Mustaqi, dha disa detaje qe fliteshin neper popull, por qe asnjehere nuk u vertetuan nga aktoret qe e vune ne zbatim.
    Dhe fjala eshte per Pardesyte e Bardha, ku ish ministri, dha informacionin e duhur, qe te derguarit e ish sigurimit te shtetit, do te vishnin Pardesy te Bardha, per te mos u ngaterruar dhe asgjesuar, ne qofte se situata do te involvonte per keq.
    Pyetja eshte kjo:
    A nuk do te ishte momenti i duhur qe juve ose nje gazetar i juaj, te intervistonte zotin Kico Mustaqi, per vete informacionin e vlefshem qe ai ka?

    Reply to this comment
    • THANO February 26, 18:09

      I dashur Horri
      E kam degjuar edhe me pare kete gje.
      E kam biseduar dikur si detaj edhe me nje nga protagonistet e atyre diteve, Aleksander Meksin. Ai thote qe nuk eshte e vertete. Me sa mbaj mend nga biseda me te, keto pardesyte keta shkuan ti blinin te gjithe ne te njejtin vend jashte Shqiperise. Ndoshta ne ate varferine e atehershme, zilepsnin njeri tjetrin, a kushedi pse. Sdq, Meksi thote qe nuk eshte e vertete.
      Me pas e kam biseduar me autoren e nje libri te titulluar pikerisht Pardesyte e Bardha qe ka hulumtuar ne arkiva mbi ato dite. As ajo nuk e konfirmon.
      Por sigurisht qe nuk jam gati te ve doren ne zjarr qe ajo qe thote Mustaqi nuk eshte e vertete.
      Lexohemi 🙂

      Reply to this comment
      • fatmiri March 6, 13:36

        Z. Thano: Respektoj gazetën tuaj dhe ju për gjithëçka bëni në interes të vëndit dhe njerzëve. Atë Meksin mos ta kishe pyetur fare për pardesytë e bardha. Një çështje tjetër. Kush e jep çertifikatën e sigurisë për Visho Ajazin, cili institucion ? Dhe e dyta ka ndonjë ligj që ndalon shkrimin shqip me kaq gabime sa bëhen jo vetëm në këtë gazetë? Mos vallë, me dashje, po bastardojmë dhe gjuhën kombëtare që të bëhemi pjesë e “Europës dhe globit” edhe në këtë drejtim?

        Reply to this comment
  19. zevzeku February 24, 17:32

    Z. Kryeredaktor,

    Nje pyetje te vockel kam :

    A ka date skadence njoftimi ne ballinen e web-t ” Se shpejti , televizionin qe ju ka munguar : Dita TV ” ?!

    flm zz

    Reply to this comment