Çfarë fshihet pas një padie të KLSH-së ndaj Gjergj Bojaxhiut?

Habjon Hasani December 12, 2013 14:06

Çfarë fshihet pas një padie të KLSH-së ndaj Gjergj Bojaxhiut?

Ish-drejtuesi i Inspektoriatit Ndërtimor në kohën e demokratëve Gjergj Bojaxhi duket se është vendosur në shënjestër nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Bojaxhi, është zyrtari i parë (për më tepër demokrat) që denoncoi pallatin e famshëm të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë. Tashmë, vjehrri i Bashës, shtetasi Xhaferr Isufi, është nën hetim dhe dyshohet se është implikuar në një ndër manipulimet më spektakolare të dokumenteve në hipotekë, përfshirë falsifikim të vendimeve gjyqësore me pasojë “privatizimin e detit”. Një njoftim i djeshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit jep sinjale se ndaj Bojaxhiut mund të ketë nisur një hetim institucional pas “dhimbjeve të kokës” që i ka shkaktuar vjehrrit të kreut të PD-së.

 

KLSH dhe dy fajtorë anonimë

Pasditen e djeshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit sjell një njoftim interesant. Bënte me dije opinionin publik se nga një kontroll i ushtruar në Inspektoriatin Ndërtimor Kombëtar(INUK) në dokumentacionin e këtij inspektorati për periudhën kohore 2010-2012, ishin vërejtur një sërë shkeljesh dhe dy ish-drejtues të lartë të Inspektoriatit, ishin kallëzuar në prokurorinë e Tiranës. Në njoftimin e KLSH-së kishte një problem, emrat e dy ish-zyrtarëve të kallëzuar mungonin. Kjo praktikë bënte përjashtim nga rutina e njoftimeve të KLSH-së e cila sa herë që sinjalizon zyrtarë të dyshuar dhe të kallëzuar në prokurori për shkelje, përcakton qartë identitetin e tyre. Pas kësaj mangësie të vërejtur, DITA kontaktoi në rrugë zyrtare me KLSH-në por në rrugë zyrtare nga ky institucion u tha se emrat nuk mund të jepeshin. Më pas DITA konsultoi burime kompetente në KLSH duke siguruar dhe emrat e dy ish-zyrtarëve të cilët janë Gjergj Bojaxhiu dhe Gëzim Dauti të kallëzuar në prokurori për shkelje. Emrat e Bojaxhiut dhe të Dautit u konfirmuan dhe nga një burim i dytë brenda KLSH-së. Në tentativë për të mësuar më tepër mbi implikimin e zotit Bojaxhiu në këtë histori, kontaktuam me të, por duket se ai vetë u informua prej gazetës për këtë kallëzim të KLSH-së ndaj tij. “Jeni të parët që po më thoni dhe nëse nuk e keni marrë zyrtarisht nga KLSH-ja emrin tim ju lutem mos publikoni pa konfirmuar sepse mund të ndodhë që e keni marrë gabimisht. KLSH-ja vepron në bazë të një procedure standarde dhe si pjesë e kësaj procedure, nëse do ishte emri im pjesë e raportit për shkelje unë duhej të kisha marrë njoftim, qoftë dhe një sinjalizim por fakti që nuk kam njoftim zyrtar më bën të mendoj se mund të jeni gabim me emrin tim. Konfirmojeni zyrtarisht pastaj ma përmendni emrin ju lutem”, – tha dje Bojaxhiu.

 

Ka diçka që nuk shkon

Shqetësimi dhe dyshimet e zotit Bojaxhiu ishin racionale. Por emri i tij u konfirmua si pjesë e raportit. Ai ishte kallëzuar në prokurori. Po si ishte e mundur që ai vetë nuk dinte gjë? Për të zbuluar më tepër mbi atë që ishte duke ndodhur, iu referuam praktikave që ndjek KLSH-ja në raste të tilla. Ligji e detyron KLSH-në, se për çdo shkelje apo raport përfundimtar për kallëzim penal ndaj zyrtarëve, ka obligimin që një kopje të raportit KLSH-ja t’ia relatojë dhe institucionit ku kanë punuar ose punojnë këta zyrtarë. Pra raportin e KLSH-së me shkeljet dhe propozimet për masa të ndryshme që kishte shkuar në prokurori duhej ta posedonte në një kopje dhe INUK-u. Ndaj dhe mbrëmjen e djeshme iu drejtuam një zyrtari të lartë të INUK-ut, pikërisht zyrtarit që i kishte shkuar raporti përfundimtar i KLSH-së. Përgjigja që morëm prej zyrtarit të lartë të INUK-ut në surprizoi: “Po zotërinj unë e kam lexuar imtësisht atë raport. E kam përpara tani që po komunikojmë së bashku. Mund t’iu konfirmoj me përgjegjësi se emri i shtetasit Gjergj Bojaxhi që ju interesoheni nuk ekziston fare në këtë raport. Nuk ekziston në asnjë nga rekomandimet e KLSH-së për dëmshpërblim dëmi apo për masa ligjore. Emri i tij nuk figuron fare në këtë raport të KLSH-së që neve na ka ardhur i relatuar prej tyre në fillim të Nëntorit të këtij viti”, – konfirmoi dje zyrtari i INUK-ut.

Në foto: Lulzim Basha dhe Gjergj Bojaxhiu (LSA, 2006)

Në foto: Lulzim Basha dhe Gjergj Bojaxhiu (LSA, 2006)

 

Dritëhijet e një kallëzimi penal

 Nga sqarimi që na ofroi zyrtari i lartë i INUK-ut mund të konstatohen dy elementë të rëndësishëm menjëherë:
1. KLSH-ja ka operuar me dy raporte, një raport zyrtar dërguar në INUK ku nuk figuron gjëkundi emri i Bojaxhiut. Si dhe një raport i dërguar nga KLSH-ja në prokurori ku kallëzohet penalisht Bojaxhiu.
2. Diferenca kohore mes raporteve sugjeron se futja e emrit të Bojaxhiut në raportin zyrtar është bërë vetëm pas javës së parë të nëntorit 2013 (sepse kemi si referencë raportin e parë që i shkoi INUK-ut nga KLSH-ja).
Të dy këto elementë bëjnë të qartë se KLSH-ja ka pasur një ngut dhe brenda harkut kohor të një muaji ka bërë me shpejtësi letrat për Gjergj Bojaxhiun dhe i ka nisur me urgjencë në prokurori. Po çfarë e justifikon këtë “shmangie nga programi” të KLSH-së dhe këtë punë me “2 raporte” të cilën ligji ia ndalon? Konteksti i këtij veprimi duket i lidhur me një ngjarje që është bërë temë e ditës muajin e fundit: Pallatin e vjehrrit të Bashës në Vlorë. Gjergj Bojaxhiu është zyrtari që dekonspiroi skemën e dyshuar kriminale dhe antiligjore të ndërtimit të këtij pallati, duke hapur i pari kutinë e Pandorës dhe duke futur në axhendën e vëmendjes politike(dhe jo vetëm) zbardhjen e asaj që kishte ndodhur me ndërtimin e këtij pallati.

Pra Bojaxhiu është strumbullari i telasheve të Lulzim Bashës, telashe të cilat, mund t’i faturojnë dhe arrestimin e të vjehrrit. Vjehrri i Bashës është i dyshuar aktualisht si ideator dhe përfitues kryesor i një skeme të rëndë që nis me falsifikime dhe prodhime antiligjore të vendimeve gjyqësore, regjistrimin e këtyre vendimeve në kadastër pasoja e të cilave ishte kalimi në pronësi e detit. Një histori e paprecedentë në lëmin e shumëllojshëm të falsifikimeve me letrat e pronave dhe me zhvatjen e tyre në Shqipëri. Të vendosura në kontekst, të gjitha këto të dhëna flasin se KLSH-ja është vënë me urgjencë në lëvizje muajin e fundit “për t’i qepur letrat”Gjergj Bojaxhiut dhe për ta çuar me urgjencë në prokurori si person nën hetim. Politikisht autoriteti që ka forcën e nevojshme për ta vënë në lëvizje “me porosi” KLSH-në është PD-ja,  ndërsa probleme direkte personale me Bojaxhiun në PD rezulton se ka vetëm Lulzim Basha, kreu i PD-së.

 

* * *

KLSH, kallëzim penal për Gjergj Bojaxhiun (denoncuesi i parë i pallatit të Bashës)

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për dy ishkryeinspektorë të INUK-ut, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. KLSH thotë se gjatë auditimit të realizuar tek INUK, ka konstatuar një sërë shkeljesh tek dy ish-kryeinspektorët të cilët kanë drejtuar këtë institucion në vitet 2010-2012.

Në deklaratën për shtyp KLSH nuk i ka shënuar emrat e të paditurve. Por burime zyrtare i thanë DITA-s se bëhet fjalë për dy ish-kryeinspektorë, mes të cilëve, Gjergj Bojaxhi.

Bojaxhi është zyrtari që ka përgatitur dosjen me shkeljen e godinës tashmë të famshme të vjehrrit të Lulzim Bashës në bregun e Vlorës. Bashkë me Bojaxhi, me “akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë penguar prishjen e ndërtimeve pa leje” është bërë kallzim penal edhe për Gezim Dautin.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 562/1, datë 24.06.2013 të ushtruar në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Tiranë, për periudhën 2010-2012, ka konstatuar një sërë shkeljesh si pasojë e të cilave ka çuar në prokurorinë e rrethit Tiranë për kallëzim penal, dy ish-kryeinspektorë të këtij institucioni, që e kanë drejtuar atë në vitet 2010 deri në 2012-ën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për: moszbatim të ligjit në evidentimin, pengimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, si dhe mosadministrimin e vlerave materiale (automjetet e karburant) sipas kërkesave ligjore, moszbatim të afateve ligjore në procedurat për vjeljen e gjobave…” – thuhet ndër të tjera në kallzimin e KLSH dërguar në Prokurori.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar INUK-ut që të merren masa disiplinore edhe për 7 punonjës si dhe masa për largim nga puna për 7 punonjës të tjerë të INUK.

 

Habjon Hasani December 12, 2013 14:06
Komento

36 Komente

  1. prenge sherri December 12, 10:04

    dicitura e perkryer por gozhdet duhen te behen pyka dhe ne vend te cekicit duhet vare per tua ngulur me thelle,keto lloj kampionesh gozhdet nuk i ndjejne fare.

    Reply to this comment
  2. GR December 12, 14:54

    I shkreti z.Bojaxhi nje nder rastet e shumta , ku percmohesh dhe denohesh , sepse ben punen duke u “rene ne qafe” njerzve te tuaj .Bo , shpresoj , te mos pesoj ndonje “aksident” ai apo ndonje i aferm i tij .

    Reply to this comment
  3. Tani December 12, 15:16

    Une nuk e njoh personalisht z Bojaxhi, as socialist nuk jam por di te them se nqs PD do te kishte me shume njerez te tille te ekuilibruar dhe te afte si z Bojaxhi, do te ishte sot ne pushtet dhe une me gjitthe zemer don ta perkrahja kete parti.

    Njerezit qe bejne punen pamvaresisht pikepamjeve politike duhet te jene ne administrate.
    Ata i bejne nder vendit.

    Reply to this comment
  4. bishtpalla December 12, 16:29

    Hakmarje per denoncimin dhe prononcimin e pare per prishjen e pallatit….Une kujtoj qe dhe kur filloi punimet pallati,zyrtari qe beri zhurme per te ka qene bojaxhiu…..Kjo eshte vetem hakmarje….

    Reply to this comment
  5. arben December 12, 17:22

    Hpra pse rrim e bejme sehir ngrihuni dhe mbroni njerzit me vlera se kete ka deshiruar saliu dhe zagaret e tij qe njerzit me vler ti zhduki qe te thoj jemi te gjith nje lloje , pra mos rrin duar kryq veproni tani dilni zot ati dhe padrjtesive qe bejne kermat e saliut dhe te edushit qe takoj ne menyr te fsheft ata miq e saliut te podestes qe te vazhdojne bashkpunimin atje ku e la sala , ngrihuni kunder ketyre rrogetarve te emruar qe te shfarosin njerzit e pergjegjshe qe jane specje ne zhdukje , ngrihuni kundre kesaj kaste te pa shpirte kunder njerzve qe bejne vetm detyren , ngrihuni kunder prokuroreve gjykatsve qe jene me zi se xhelatet qe presin koka ne kohen e ikuzicjonit ngrihuni kunder padrejtesive se do te na vij rralla dhe ne pastaj por do jete vone , kjo eshte nje kast politike mafjoze dhe shum kriminale .

    Reply to this comment
  6. Kapaku December 12, 17:35

    Letrat e KLSH bashke me Leckajn jane pacavure per te fshire b….. Gjergji eshte nder te paktet zyrtare qe i duhen ketij kodosh vendi!

    Reply to this comment
  7. BJORN December 12, 17:41

    Hajduti i doganave Bujar Leskaj vetem per te bere vjedhje di dhe per te zbatuar urdherin e shefit ,se per pune nuk di ku lidhet gomari prandaj i kane dhene kete post.

    Reply to this comment
  8. mitro December 12, 17:54

    Eh mor Z.Bojaxhiu!Ne kete vend dhe sidomos ne shpellen e Saliut hall te zbatosh ligjin dhe hall t’a shkelesh ate.Per njerezit si puna jote korrekte te ligjit dhe me integritet moral ky vend eshte nje fer i vertete.Gjithsesi e drejta do fitoje dhe ajo eshte ne anen tende dhe jo ne ate te batakciut Leskaj dhe te pangopurit Lulezim.

    Reply to this comment
  9. xhike December 12, 18:44

    po klsh kush ekontrollon o popull
    hajdutet me te medhjenj jane ne klsh
    i njof mire ata gjobevenes se kam disa kohe qe po vrojtoje cbejne ne sr
    ku hane ku flene ku kane pronat
    ne klsh ka me llum se ne gjykata dhe prokurori

    Reply to this comment
  10. sinan hibro December 12, 18:47

    Sipas meje duhet te kete nje lidhje ndermjet llogjeve qe thote ish ministri Imami per proceduren e kontrollit ne Ministrine e Mbrojtjes dhe proceduren qe u kujtua te zbatoj KLSH per nje ish zyrtar qe ne kete rast eshte i respektuari Bojaxhiu…Juristet kompetente te procedurave duket se po perpiqen te kriojne nje precedent te ngjashem , per te nxjerre pa lagur Imamin !

    Reply to this comment
  11. derdimeni December 12, 18:47

    Në se ka qenë kaq i mirë sa thoni ju ky Bojaxhiu,si shpjegohet që kulloste në stanin e Sali Berishës dhe ia mbante shpesh ison? Sali Berisha njihet çfarë malli është që në mënyrën si komunikon, si një malësor tipik i pagdhendur. S’po shkoj më tutje për të thënë se sa mbrapsht ka qeverisur këto vite.

    Reply to this comment
  12. drejtesi December 12, 18:55

    KLSH ka dale nga binaret.Parlamenti duhet te nderhyje urgjent,pasi ky institucion po kthehet ne strukture ne hije e qeverisjes se PD.Ato me qellim po padisin te gjithe ato qe s’ju binden ish shefit te tyre te madh.vetem shikoni kush punon ne KLSH dhe pastaj e gjeni vete se ku eshte problemi.

    Reply to this comment
  13. toni December 12, 19:15

    Pershendetje. e lexova me kujdes artikullin dhe me beri pershtpyje fakti qe ish-kryeinspektore te INUK per periudhen 2010-2012 kane qene 4 persona(Gjergj Bojaxhi, Erion Softa, Gezim Dauti dhe i fundit Gazment Osmani), nderkohe rezulton te jene kallezuar 2 prej tyre, Z.Bojaxhi dhe z.Dauti.
    Nderkohe qe jane kallzuar per mosveprim dhe mospermbushje te detyres dhe kete mosveprim e kane patur te gjithe keta ish-drejtues, pra si shpjegohet ky fakt!!!!!!!
    ne lidhje me pallatin e Bashes, kallzimi ndaj Bojaxhiut nuk ka lidhje, por Bojaxhiu eshte bere nje emer ne evidencat e shumta te KLSH, te cilet kane lene jashte kallezimit Erion Soften dhe Gazment Osmanini.
    I ftoj gazetaret e gazetes Dita ta investogojne kete fakt dhe do vene re Erion Softa eshte lene Jashte kallzimit se eshte radhitur ne anen e LSI, ndersa Gazemnt Osmani eshte bere punonjes i KLSH dhe kjo i ka shpetuar lekuren. Ndaj mendoj se KLSH ben kallzime selektive dhe te paret qe duhet te merren ne pergjegjesi penale jane ata qe kane kryer kontrollin

    Reply to this comment
  14. Astriti December 12, 19:18

    Mentaliteti doganier i leckes burracak te ben te mendosh qe mesiguri ky eshte nje presion i hapur ne drejtim te nje individi….kur bujari nuk ve gjoba ne lek ve gjoba me porosi si rrjedhoj e interesave te grupimeve po aq te pista sa ai vete….

    Reply to this comment
  15. aljor December 12, 19:21

    Populli thote: “Po ti dihej e mira kaut,nuk e conin te kasapi”.Po ku mund te kete vend ne PD per intelektual te klasit te pare si Gjergji.Sala me mire ben minister nje injorant por besnik,se sa nje intelektual te formuar ne universitetet me te mira te botes.

    Reply to this comment
  16. deni December 12, 19:38

    Edhe nje njeri per se mbari qe doli ne Shqiperi dhe pati by….e te mbroje pronat e shtetit (te shqiptareve) duan ta implikojne qe “Lulet” e Saliut te shpetojne.

    Reply to this comment
  17. demokrati December 12, 20:19

    saliu ka ne prokurori dhe ne kld njerezit etij shihni se cben leskaj me kompani po hakmeren ndaj bojaxhiut.

    Reply to this comment
  18. lora December 12, 20:20

    Goditje bash ne kohen e duhur.Gj.Bojaxhi ka bere nje kujdes te perkryer per te krijuar imazhin publik te nje njeriu qe punon ne respekt te plote te ligjit.Ne kete kurs te tijin ka pasur edhe mediet mbeshtetese ,pa kushte.Dhe ja ka dale,ne njefare mase.
    Une nuk e kam besuar asnjehere kete farse,por ja njoh aftesine qe ne ate nahijen e hajvaneve te PD-se ky person eshte nga me te rrafinuarit.

    Reply to this comment
    • kalibri December 12, 20:21

      Lora mos u nxito me keto goditjet, se vec goditje nuk kemi pare ndonjehere nga KLSH-ja. Thellohu Lora thellohu…se Gjergji eshte personi qe i ka shkaktuar dhimbjen me te madhe te kokes familjes se Bashes, babi Xhafen e pret biruca se jo vetem ka hipotekuar detin si prone private, por procesi i manipulimit ne kadaster qe ka bere eshte nje nder falsifikimet me te renda dhe me spektakolare qe ka ndodhur ndonjehere me pronat.
      Lere Gjergjin dhe sofistikimin e Gjergjit Lora…se eshte tjeter histori kjo.

      Reply to this comment
  19. kasapi December 12, 20:21

    Degjoje kalibrin moj Lora se te flet sakte. Gjergji eshte nga te paktet njerez te PD qe jo vetem ju kundervu hapur korrupsionit te Familjes 2B por mbeshteti hapur kandidimin e Olldashit per kryetar te PD. Thellohu Lora,thellohu….

    Reply to this comment
  20. ilir December 12, 20:21

    Pordh me rigon, KLSH eshte bande qe po su pjesen ta nxijne raportin me gjera te paqena. KLSH duhet te nderroje mentalitet. Nuk po e mbron shtetin…por po e xhvat.

    Reply to this comment
  21. redisheheri December 12, 20:22

    Klsh po sulmon te pabindurit e Berishes.Do te krijoje imazhin se te korruptuarit jane ata qe denoncuan pallatin e Bashes.Te denoncohet KLSH ne prokurori per mungese kontrolli, mos kallxim te korrupsionit ne ndertimet me shkelje te renda ligjore.

    Reply to this comment
  22. best December 12, 20:22

    Rrenjet jane ne 2007
    Mbledhja e Qeverise per Durres-Kukes
    Bojaxhi ishte zv/minister i Ekonomise, zevendesonte Rulin pa qejf
    Bojaxhi dhe Bode votojne kunder financimit te rruges, Berisha behet tym
    Bojaxhi propozon te lihen edhe 3 muaj kohe me shume Bashes te bente projektin si Min Transportesh
    Por njeriu me 4 identitete nuk pranoi, Berisha turfulloi
    u kalua ne votim 15 me 2 e keni ne protokoll te zbardhur diskutimin gjejeni
    Bojaxhi ka deshmuar edhe ne prokurori per dosjen Durres-Kukes pse ishte kunder
    Nje rruge e gjitha pa asnje projekt, thjesht nje vizatim dhe me kryesorja pa preventiv
    te punojme dhe ta bejme, kostoja ne fund te dale sa te dale
    Basha ne 2007 dha deklarate vete 540 milione euro
    ne 2008 tha 600 milione
    me pas per mediat kosovare ne 2008 se shkonte 800 milione euro
    kurse ne 2009 u mesua se shkoi 1,2 miliarde euro e kacafiu

    Basha e Berisha u hakmorren ndaj Bojaxhiut duke e perjashtuar nga te gjitha strukturat prej vitit 2008 e ne vazhdim, ne 2009 e ulen fare ne detyre ne PD
    Kurse ne 2010 i dhane nje shans te dyte
    te INUK se i duhej Bashes p[er Pallatin e Gjirin e Lalzit per Berishen qe ta perdornin
    Nuk pranoi dhe ua la ne mes planin
    Pallatin e degjeneroi dhe Hamalljan e dorezoi
    Keto jane dy shkaqet kryesiore qe Bojaxhi u telendis nga PD
    Sa per Bode mavrine ai gjithnje ate fytyre ka pas, ben sikur eshte kunder dhe me pas firmos

    Reply to this comment
  23. bocari December 12, 20:23

    Po akoma nuk e ke ndruar kete KLSH mor Edi. Te paditesh Bojaxhiun dmth. qe drejtesine ta kontrolloje akoma Berisha. Po zhduki keta o burre, se aty jane mbledhurit gjithe BugsBanny-t e Saliut.

    Reply to this comment
  24. roni December 12, 20:23

    Ate dite kur Mesila Doda fill pas aksidentit te Olldashit postoi nje foto ne faqen e saj ne Facebook ku shihej Olldashi me kurriz dhe Bojaxhi e Doda ballasi,thash me vete,shih kur tja fusin Gjergj Bojaxhiut!Dhe keshtu ndodhi,nuk ka te bej me korrupsion por ka te bej direkt me ate se kush mund te vihet ne vend te Olldashit dhe ne krye te perkrahesve te tij ne PD.E gjithe beteja behet qe PDte prezantohet unike dhe pa fraksion brenda saj.I gjithe suksesi i Berishes me nderkombetraet ka qene se ja ka arritur edhe ne diten me te keqe qe te mos kete opozite serioze dhe te fuqishme breda spektrit te djathte,pra brenda vathes.Kjo po ndodh edhe sot,ata po bejne shum kujdes qe opozita duhet te kete nje pamje unike me Lulin dhe Saliun ne krye.Ne cdo rast te huajt duhet te ulen me keta per bsedime dhe maxhoranca duhet te varet nga keta perball te huajve kur vjen puna qe pyetet dhe nje opozite e nje vendi per maxhorancen.E thjeshte fare…

    Reply to this comment
  25. Era December 12, 20:23

    Ehhhh tani e kuptuam pse ka bere ferme ky “i ndershmi”!

    Reply to this comment
  26. marin December 12, 20:23

    Une e kam thene dhe vazhdoj me bindje te thelle se mazhoranca e sotme, e autorizuar nga 1 milion votues, duhet urgjentisht te korigjoje shtremberimet qe Ali Baba Saliu dhe 40 hajdutet e kriminelet e tij kane bere ne Kushtetuten e RSH. Korigjimet do te shkaterrojne kupolen prej betoni qe Ali baba saliu ngriti me kembengulje per te mbrojtur veten dhe ceten e tij.

    Nje anetar shume i rrezikshem, katundar i pagdhendur e hakmarres i kupoles se Ali Baba Saliut eshte edhe Bujar Leckaj, ish-drejtori hajdut me cizme i Doganes se Vlores etj. pozita te larta ne shtetin lriminal e hajdut te PD-se; poste qe i ka blere me leke dhe kurverilleqe ne hotelin e tij “Nirvana” ne Tirane.

    Reply to this comment
  27. ap December 12, 20:24

    Leskaj eshte nje llapaqen i peshtire, mendjelehte, i siperfaqshem, me nje fjale eshte kastravec!
    Pse eshte i tille, pis, Sali gangsterri i dha viston per ne K LSH. C’mund te presesh tjeter nga nje kone e tille?!

    Reply to this comment
  28. shpatar December 12, 20:24

    Une do thoshja se Bojaxhi eshte futur ne kete mersele se eshte nga te paret qe e ka denoncuar kete pisllek te Lulit .Ju e dini sa i dashur eshte Lluli per familjen Berisha .Keshtu qe kushdo qe del kundra Lulit ka pune me Salushin.Kjo eshte dhe arsyeja qe Bojaxhi u spostua.
    I nderuari Leskaj eshte ne halle per veten e tije.Ska dyshim qe ai nuk ka kryer detyren .Ka heshtur jo vetem ndaj kesaje shkelje por dhe per shume te tjera .Ne keto rrethana, ku po i shkohet deri ne fund korrupsjonit qe eshte i pranishem ne cdo qelize, Leskaj merr inisjativen te denoncoje .Kjo eshte nje shenje e mire por akoma nuk dim se cfare fshihet pas nje akuze qe te duket shume e pasinqerte .Nese do qe nepermjet Bojaxhi te dalin te vertetat nga nje figure me rendesi ne Pd gjykimi i tije do shkaktoje dhimbje te medha per Pd .Mos harroni: Leskaj eshte ashtu sic thoni ju por kanjinjoti po e pa keq nuk shpeton njeri pa dale zbuluar .
    Le te shohim xhevairet qe mbulohen nga hirin i skandaleve te pushtetit famkeq Berishjan . Erdhi koha per te mbrojtur sejci byth.. per te shpetuar nga rrukullima qe vjen .Sinjali i Evropes qe e kushtezon statusin me dergimin ne gjyqe te kokave te medha eshte nje termet 12 ballesh qe ska burre qe e ndalon .

    Reply to this comment
  29. sadik ///malaj December 12, 20:24

    SALI BERISHAI MESOI TE GJITHE NEPUNESIT E LARTE DHE KREJT ADMINISTRATEN TE VJEDHIN PASURINE E KTIJ VENDI. KESHTU MENDONTE SALA TE MBANTE PUSHTETIN PERJETESISHT MALLKUAR QOFTE AJO DITE QE JA HAPI SYTE KETIJ NJERIU. MALLKUAR AJO QE I DHA GJI KETJ KRIMINELI.

    Reply to this comment
  30. Mimoza December 12, 20:40

    Gjergj Bojaxhiu eshte nje intelektual model dhe atdhetar i mire. Sado ta luftojne nuk kane se c”fare t”i bejne. KLD-ja do te dale e turperuare nga kjo mesele. Si duket KLD-se ia ka bere bene kryeministri i ri dhe po ben sikur punon se shumica aty marrin vetem rroga pa bere asnje pune.

    Reply to this comment
  31. nuri December 12, 20:50

    Dy standartet apo shume standartet jane pjesa me e shpifur e pseudodemokracise. Kur denoncohet Imami qenkerka duke u luftuar korrupsioni, kur u denoncokerkan Bojaxhinjte, Metaxhinjte, Vasilxhijte dhe te gjithe soj e sorrollopi qe nuk qenkarkan me Bashen edhe pse kane qene pjese e rendesishme e qeverise se PD u fshihka dicka konspirative etj. etj. Keshtu vecse demogogji do na servirni dhe asgje tjeter. Korrupsioni do te ndryshoje vetem ngjyren nga blu ne roze.

    Reply to this comment
  32. nasruddin December 12, 21:40

    KLSH – JA E KRIMINELIT PASIV LESKAJ ESHTE STRUMBULLARI I TE KEQES.

    KLSH -ja mafioze e Leskajt qe nuk zbuloi ASGJE nga vjedhjet makaber te Arben Imamit, qe nuk ka paditur deri tani ASNJE zyrtar te larte nga pushteti tejet mafioz dhe i korruptuar deri ne gryke i Sali Berishes, qe lejoi 23 vjet pas renies te Murit te Berlinit buxheti i shtetit te transformohet si nje ARKE KURSIMI e familjes Berisha, kjo KLSH edepseze eshte me te vertet si:

    STRUMBULLARI I TE KEQES NE VENDIN TONE.

    Reply to this comment
  33. Mandi December 12, 22:54

    Leskaj plehra i KLSH qe sajon gjoja shkelje per nje qytetar dinjitoz e profesionist si Bojaxhiu ne nje kohe qe na nxjerr te paster Imamin me nje mal miliardash pare dhe prona ushtarake te vjedhura mbi kurriz ,duhet shporrur nje sahat e me pare.KLSH duhet te jete nje institucion serioz dhe i besueshem e jo nje instrument qe i sherben llumit te shoqerise shqiptare duke pasur ne krye nje fodull kokebosh e injorant.

    Reply to this comment
  34. jorgo December 13, 10:50

    Do te ish ne nderin e administrates sheterore qe te perfaqeohej me nepunes dinjitoze te formatit te z. Gjergji Bojaxhi,pavaresisht ngjyres se teseres.Fatekeqesi per kete popull qe njerezit e mire mund te futen me shume veshtiresi ne gjirin e saj e kane akoma me shume veshtiresi te perballojne sulmet e dalllkaukeve qe mbizoterojne ne çdo hallke te sistemit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin