12 fakte që nuk i dinit për Illuminatin

October 25, 2017 18:04

12 fakte që nuk i dinit për Illuminatin

1. Të gjithëditur

Illuminati nënkupton “Të Iluminuarit”, duke sugjeruar që anëtarët e tij dinë më shumë se ata që nuk janë anëtarë.

2. Ndarja e Kishës dhe Shtetit

Përkundër asaj që thotë kultura pop, Illuminati është një organizatë jo-fetare. Në fakt, ata u krijuan si një grup laik, i cili donte të largonte ndikimin fetar mbi jetën publike dhe pushtetin shtetëror.

3. Dija është pushtet

Ata u krijuan fillimisht në Bavari në vitin 1776 dhe u nxorën jashtë ligjit në vitin 1785 kur, nga frika e ndikimit të Illuminatit, sundimtari konservator gjerman Karl Theodor i ndaloi të gjitha shoqëritë sekrete. Nëse ka një gjë nga e cila qeveria ka frikë, këto janë faktet.

4. Fëmijët e Iluminatit

Grupi Ordo Templi Orientis pretendon të jetë një organizatë me prejardhje të drejtpërdrejtë nga Iluminati origjinal.

5. Deklarata e Pavarësisë

Fakti që Deklarata e Pavarësisë u firmos në vitin 1776, dy muaj pas themelimit të Iluminatit ka mjaftuar që mbështetësit e teorive të konspiracionit të besojnë se Amerika u themelua nga Illuminati.

6. Klasa

Illuminati ka një sistem klasor me tre nivele: Klasa I – “Fidanishtja”, Klasa II – “Shkallët Masonike” dhe Klasa III – “Misteret”. Ka edhe nënklasa brenda këtyre klasave.

7. Mos i beso askujt

Ndër organizatat ku dyshohet se Illuminati ka infiltruar janë Qeveria e SHBA, Vatikani, NATO, OKB, Hollyvood dhe mediat globale.

8. Kontrolli i Mesazhit

Është për shkak se Illuminati është nën kontrollin e medias globale, që ky konspiracion masiv  është në gjendje të rrijë fshehur.

9. Para, para, para

Gjithashtu, ruajtja e një komploti të tillë masiv global kërkon shumë para. Për fat të mirë për Illuminatët, ata gjithashtu kontrollojnë shumicën e bankave në botë.

10. Spiunimi

Meqë jemi tek paratë, një pjesë e arsyes pse qeveria e SHBA mendohet të jetë “në xhepin” e Iluminatit është sepse “Syri i Gjithëpushtetshëm” një simbol i lidhur shpesh me Iluminatin, duket qartë në kartëmonedhën 1 dollar.

11. Çfarë bufi!

Simboli që ishte përdorur realisht nga Illuminati nuk ishte syri, por një buf. Në mënyrë të veçantë, ishte “Bufi i Minervës” ose “Bufi i Athinasë”, që përfaqësonte mençurinë.

12. Vetëm Perëndia e di

Pavarësisht se janë anti-fetare në natyrë, Illuminati thuhet se e numëron Papën në mesin e anëtarësisë së vet. / Bota.al

October 25, 2017 18:04
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 October 26, 09:33

    “9. Para, para, para

    Gjithashtu, ruajtja e një komploti të tillë masiv global kërkon shumë para.”
    ndër tërë budallallëqet ose përplasjet e thënjeve me njëra tjetrën,më tërhoqi vëmëndjen pika 9!
    KOMPLOT??
    kundër kundër kujt bëhet ky komplot??
    duke u mbështetur tek disa pika ku thuhet se janë të zgjuar e të ditur,se kërkojnë ndarjen e fesë nga shteti,se mendojnë se dituria është baza e arritjeve!?
    atëherë i vejn që po KOMPLOTOJNË kundër budallallëkut??
    dhe për pasojë,të paktën ky që e ka shkruar këtë shkrim,është për sundimin e budallallëkut!!ka dhe plot të tjerë,përfshi dhe ramën,diktatorë në veçanti dhe udhëheqës fetarë!
    ky shkrim është një fakt për të mbështetur atë që thotë rama për medjen!!
    medje idiote,e trashë,injorante!!
    ps:këtu futet dhe mbështetja që ajo i bën dallkaukut të tironës!!
    normalisht medja përveç trasmetimit të lajmit duhet të trasmetojë kulturë!nga media duhet të mësojë njeriu.tek ne nuk bën as njërën e as tjetrën,por të kundërtën!shpërndan informacion të gabuar,të deformuar,indoktrinon,shkatërron gjuhën e shumë e shumë bërllog,por njeriu mëson gjithnjë!!edhe nga bërllogu!!
    mëson të paktën se si nuk duhet vepruar!medja shqiptare është shëmbulli se si njeriu nuk duhet të veprojë!!

    Reply to this comment
  2. katarakti October 26, 09:56

    Iluminati mund te perkthet si ” Te ndriçuarit” dhe jo te “lluminuarit” qe nuk ka kuptim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*