12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë

October 27, 2019 09:06

12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë

Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër Vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.

Magjistratët në fjalë do të jenë objekt i një verifikimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të mundshme displinore, sa i takon ligjshmërisë së vendimeve të tyre në raport me dosjet që kanë pasur në duar.
Për Komisionin e Vetingut, këto shkelje të dyshuara nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndëshkuar subjektet, por i ka referuar çështjet për verifikimin tek organi kompetentet.

Pjesë e kësaj liste janë edhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani dhe Kostaq Beluri si dhe anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Brunilda Kadi. Për Besnik Canin, përveç referimit të katër çështje për verifikim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ka një rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për ta shkarkuar nga detyra, ndërsa vendimi për fatin e tij do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Magjistratët e tjerë që do të verifikohen për shkelje të mundshme në detyrë janë Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Krimeve të Rënda Tiranë, Zeqir Hoda, prokuror në Tiranë, Kastriot Selita, kryetar i Administratives së Apelit Tiranë, Vladimir Mara, prokuror i Krimeve të Rënda Tiranë, Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Alma Muça, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, Eloida Goxhi, drejtuese e Prokurorisë Berat, Esmeralda Keshi (Cami), drejtuese e Prokurorisë Dibër dhe Emona Muçi, kryetare e Gjykatës Pogradec. Të gjitha dosjet në fjalë do të shqyrtohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që është organi përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, shkruan shqiptarja.com.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë pritet të ngrihet dhe të funksionojë gjatë vitit 2020, pasi aktualisht kandidatët për drejtimin e këtij institucioni janë në fazën e verifikimit. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë shihet si faktor kyç për të ndalur edhe kërdinë në gjyqësor me vendime arbitrare të grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët nuk kanë shpresa për të kaluar Vetingut, por që po shfrytëzojnë ditët që u kanë mbetur duke marrë vendime dukshëm korruptive.

Në nenin 105 të ligjit për statusin e magjistratit, parashikohen gjashtë masa disiplinore të përshkallëzuara që mund të marrë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas rëndësisë së shkeljes.

Konkretisht parashikohet vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit, ulje në detyrë nga një pozicion më i lartë në një më të ulët, pezullim nga detyra për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet si dhe shkarkim nga detyra.

Sipas ligjit për statusin e magjistratëve, shkarkimi i magjistratit nga detyra jepet si masë disiplinore vetëm kur shkelja është shumë e rëndë si dhe në rastin kur organi procedues çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin e tij.

o.j/dita

October 27, 2019 09:06
Komento

8 Komente

  1. Vuajtesja October 27, 12:25

    Eloide Goxhi, drejtuesja e prokurorise e Beratit eshte nena e korrupsionit e paftesise e maskarallekut e qelbesillekut ne Shqiperi.
    Duhet zhdukur sa me pare nga drejtesia!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta October 27, 15:55

    Ky Hajdarmataj, akoma nuk eshte larguar nga drejtesia Shqiptare? Ai duhet te ishte denuar me kohe ,po te pakten , keto organet e “vetingut”te mos humbasin me kohe me ate, se mjaft te dhena ka per ,ta futur ne burg dhe jo per ta larguar nga sistemi i drejtesise !Por sic duken Sali Berisha , te cilit ai i ka sherbyer me shum zell e perkushtim ,ushtron presion edhe mbi organet e vetingut!

    Reply to this comment
  3. Alfred Sakaj October 27, 17:43

    KUJTESE PER SPAK’

    Kur te vije rradha e

    Prokuror Julian Zonja

    Gjuqtar Albert Mece

    Gjyqtar Artan Gjermeni.

    Me pyesni tju dorezoj materialet ku vertetohet me audio dhe dokumenta ligjore te noterizuara bashkepunimi kriminal e personave te siperpermendur me grupet me kriminale ne Shqiperi te cilet se bashku ne grup i akuzoj per.
    Shperdorim te detyres me dashje.

    Falsifukim te dosjes me dashje.

    Kercenim me vrasje nga te fortet per dhenie te 200.000 dollareve si gjobe nga te fortet, nese nuk i paguan ne si prokuror dhe si gjukates te futim ne burg, po po fjale qe jane thene nga prokurori dhe OPGJ Shpetim Karakushi.
    Per favorizim te grupeve ose personave me bacground te rrende kriminal ne fushen e pastrimit te parave si dhe favorizim te kalesave ne shuma te medha monetare jashte sistemit bankar.
    E provuar nga ana ime se keta persona…Prokuror Gjykates dhe grup kriminal, kane arrityur qe nepermjet kercenimeve dhe mashtrimeve te shtien ne dore shumen prej 150.000 dollare si dhe tendencen per te vazhduar grabitjen edhe sot e kesaj dite me metodat e tyre kriminale.
    Une jetoj ne USA dhe disponoj biznesin tim ne fushen e shitblerjeve te automjeteve.
    Ju kam thene dhe ju them ketyre driteshkurterve se do vije dita te mi paguani mbrapsh te gjitha qe keni bere kunder meje dhe kush e di se sa e sa te tjereve te pafajshem sepse qe te arrini deri ketu ne kete pike juve keni bere 101 te zeza me perpara. Prangat qe juve me keni kercenuar do ti shof te shterngohen ne kycet tuaja ndersa plumbi nuk me tremb …e dini pse …? sepse nuk i kam borxh askujt …jeni juve qe me keni nje borxh aq sa nuk jua mer mendja…

    Good Luck.

    Emri im eshte.
    Alfred Sakaj.

    Reply to this comment
  4. alphade October 27, 19:29

    Te tjeret nuk njihen por dy nga keta Jane jenicere besnike
    te Sali Berishes dhe bandes se tij: Besim Hajdarmataj dhe Dritan Peka,njeri nga Tropoja dhe tjetri nga Hasi,
    familiar I Maxhun Pekes,njeriut me njeqind fytyra. Thuhet
    ne go jean e populit tone se “qingji mire pi dy nena” por
    nje miku im para disa ditesh me tregoi nje anekdote qe
    qarkullon tashme ne kohen “dhimokracise” se dhime se
    “Servili pi gjithe kopene” ! E tille ka qene dhe mbetet kjo
    raca e M. Pekes ! Jane gati te pine gjithe kopete e Hasit
    dhe te gjithe Shqiperise qe nga Saranda e Nefo Myftiut
    e deri te shpellat e Vicidolit te SALIUT ! Race me te pa-
    bese dhe me te ndyre nuk ke ku gjen ne kete planet …!!!

    Reply to this comment
  5. Adih October 27, 21:57

    Kosta Beluri ka pushuar ceshtjen e prokurorit te Durrsit te ndrcimi Troplinit Kur te dy te akuzuarit kane fitmosur si te pandeur Firma Rekon dhe Ushima.mik i Rovena Gashit dhe Dritan Gina dhe i shoqi i EMA Gashit qe
    Ka qene gjygjtare ne dürres . .dosjen e kallxuesit z .Petraq Nedelko.

    Reply to this comment
  6. Adih October 27, 22:17

    Dosja e kallxuesit te z Petraq Nedelko kunder Bashkise se Durrsit Oliver Ushimes . Qamil Ko nci e ka pushuar kete dosje baxhanaku i oliver Ushima prok.Dritan Gina ka fitmosur iish kryetar i prokurorise se durrsit Besim Hajdarmataj .ku ligjerisht kodi i procedures penale.nuk meret dosja ne krushqi te larger Ku baxhanaku prok Gina ka pushuar pjestarit te dosjes Oliver Hoshima..per kete kam bere ankesa ne prok e pergjithshme Ku nuk kane.vepruar simbas ligjit Prok Altin Binaj Adnand Chili dhe Lista Beluli.

    Reply to this comment
  7. MH October 28, 02:23

    Cfare mut rreformet asht kjo me veting mbas vetingut.
    Ne dinim qe kishte vetem nji veting.Po se vetingu pjelle vetinge trashigimtare veting mbas vetingut nuk na kishte shkue mendja kurr.
    Ne kete variant do kemi vetingje pa mbarimisht dhe rrofte sebepi qe do kemi rreforme.
    Suksesi mbetet tek politikanet hajvan nga i pari tek i fundit qe bejne shtet pa dite se cfare asht shteti shtet.

    Reply to this comment
  8. Kreshnik October 28, 07:21

    Urgjent duhet ti nenshtrohet vleresimit Besnik Ymeraj, kur ka qene kryetar I apelit ne Durres. Hajdut ne bashkepunim me nje fare Iliri nga Cepani. Kapeni rraseni Brenda mutin, me gjithe aeroplanin e Babaces.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim