Prapaskenat e takimit të Ramiz Alisë me intelektualët

August 24, 2017 12:19

Prapaskenat e takimit të Ramiz Alisë me intelektualët

Xhevdet Shehu – DITA

Akademiku i shquar Alfred Uçi u nda nga jeta më 26 tetor të vitit të kaluar. Vitet e fundit ai pati një jetë tepër aktive në botimtari mbi filozofinë dhe estetikën. Po shkruante dhe kujtimet e jetës së tij, të cilat nuk arriti t’i përfundonte. Sidoqoftë ai kishte nisur t’i shkruante. Me sa di kishte mbaruar pjesën e kohës së luftës ku kishte qenë partizan fare i ri si dhe pjesë nga jeta e tij, të cilat i shkruante jo në rendin kronologjik. Për shembull ai kishte shkruar përjetimet nga përmbysja e regjimit komunist.

Pesë vjet më parë, në gusht 2012, në një nga takimet e shpeshta që kisha me Prof. Alfred Uçin, ish-ministër i Kulturës në kapërcyell të ndryshimeve të mëdha që ndodhën, ai më dha një fragment të këtyre shënimeve të tij. Ndërsa shtypi ziente e tregonte histori të qena e të paqena rreth takimit të ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia me intelektualët në 12 gusht 1990, takim që është quajtur se përcaktoi fatet e zhvillimeve të stuhishme politike që do të pasonin me përmbysjen e regjimit komunist dhe hartën e pluralizmit politik shqiptar, Alfred Uçi më tha se jo të gjithë thonë të vërtetën. E meqenëse të gjithë flasin, po tregoj unë atë pjesë që e kam përjetuar vetë si ministër i Kulturës në atë kohë.

Botimi i këtyre shënimeve kujtime dhe refleksione, le të jetë dhe një homazh për akademikun e shquar që ishte vazhdimisht i shqetësuar dhe i interesuar për mbrothësin ë e punëve në këtë vend.

Për 27 vjet me radhë, i ashtuquajturi takim i Ramiz Alisë me rreth 60 intelektualët më të shquar të vendit më 12 gusht 1990, merret e rimerret në analizë, duke kujtuar se ç’tha njëri e ç’tha tjetri, pse u bë dhe çfarë rezultatesh solli etj., etj. Kjo ndodh sepse në të vërtetë ai takim, po të vërehet me vëmendje, përcaktoi në njëfarë mënyre fytyrën e pluralizmit politik shqiptar që do të vinte pas përmbysjes së diktaturës.

Në këtë rrëfim të pazakontë, Alfred  Uçi tregon prapaskenat e atij takimi, si u hodh ideja e një takimi të tillë, si u shtrembërua dhe u manipulua ai takim për qëllime të caktuara të atyre që e organizuan. Shumë zhvillime të mëvonshme të demokracisë shqiptare gjatë këtyre 20 e ca vjetëve, marrin përgjigje nga ai takim. Mjafton të përmendim faktin që në atë takim me ish-liderin komunist, ndër intelektualët e thirrur për të dhënë mendime e për të debatuar ishin edhe Sali Berisha dhe Fatos Nano, kryetarët e dy partive më të mëdha politike që do të shfaqeshin pas disa muajsh në skenën shqiptare dhe që do ta dominonin jetën politike dhe pushtetin për më shumë se 20 vjet, duke ia lënë stafetën njëra-tjetrës. Edhe intelektualët pjesëmarrës në atë takim, me ndonjë përjashtim mjaft të rrallë, gjatë këtyre viteve të pluralizmit kanë qenë dhe mbeten intelektualët më aktivë në një krah ose në një tjetër, aq sa të sjellin ndërmend një slogan të Enver Hoxhës ku i konsideronte intelektualët ndihmës të Partisë për edukimin revolucionar të masave. Ndaj me të drejtë Prof. Alfred Uçi hedh hije të forta dyshimi për ndershmërinë e atij takimi, duke u shprehur se ai nuk kishte kurrsesi frymë “armiqësore”, sepse ishte një takim ku nuk pati debat, ndërsa konkludon se “takimi me intelektualët u manipulua dhe degjeneroi në vërejtje kryesisht për  thashetheme dhe për ca vogëlsira mbi ca çështje që kishin të bënin me shqetësime personale më tepër shkrimtarësh e gazetarësh që hidhnin zaret të pangopur nga lojërat për karrierizëm”. Duke u njohur me analizën e Prof. Alfredit, bindesh se nga ai takim nuk mund të pritej më shumë, pasi sikurse shkruan autori, të pranishmit ishin caktuar sipas listës protokollare zyrtare e të përhershme të Aparatit të KQ, që nuk njiheshin “të rrezikshëm” e “të guximshëm” për t’u ngritur kundër vijës së përgjithshme të Partisë.

Ky skaner i Profesor Uçit mbyllet me fjalët tejet trishtuese dhe ironike të ndihmësit kryesor të Ramiz Alisë, Sofo Lazrit: “Eshtë edhe faji i masave, që nuk janë të përgatitura për më shumë, prandaj s’ke ç‘kërkon nga  dredhitë e intelektualëve!”

Alfred Uçi

Rrefimi i Alfred Uçit: Si duhej të ishte dhe si u bë takimi

 Meqënëse po hapen e po botohen regjistrimet e këtij takimi, për të cilin janë thënë të vërteta e të pavërteta, nuk ka përse të hesht kur e di se si duhej të ishte bërë ky takim dhe si u bë. Duke lexuar këto që shkruhen e fliten, m’u ringjall atmosfera e atyre ditëve kur u mbajt takimi dhe vendosa të shkruaj, duke treguar të vërtetën rreth atij takimi.

Në atë kohë ishte acaruar situata e përgjithshme e vendit dhe, njëkohësisht, krerët kryesorë të regjimit të atëhershëm po përpiqeshin që t’i jepnin një drejtim të favorshëm për ta situatës, duke organizuar një Plenum të KQ pak kohë para se të përgatitej “Takimi me intelektualët”. Unë rastësisht u takova me një nga këshilltarët kryesorë të Ramiz Alisë, me Sofo Lazrin, i cili më pyeti për përshtypjet e mia  nga vendimet e Plenumit të fundit të KQ dhe më shtoi se “ç‘kishim për të thënë, i thamë në këto vendime dhe më tej s’kemi çfarë t’u shtojmë atyre asgjë tjetër”.

Në fakt ky mendim nuk ishte një opinion i tij personal, që siç e dija mirë unë, shpesh personi në fjalë nuk puqej plotësisht me opinionet e Ramiz Alisë, si edhe për vendimet e Plenumit të fundit të KQ.  R. Alia, si gjithnjë, edhe këtë herë, ishte i kënaqur dhe besonte se pat venë pikën në Plenumin e fundit, sepse në to i dukej se kishte bërë aq “lëshime” sa mund të ndërpritej acarimi i mëtejshëm i debatit dhe i “reformave” që do t’u pëlqenin të gjithëve. Unë i thashë Sofos se vendimet e Plenumit mund të kënaqin vetëm ata që i kanë hartuar, kurse në fakt ato janë formuluar duke mos e përfillur realitetin, ose duke mos e pranuar krizën e thellimin e saj të pandalshëm; kurse, nga ana tjetër, i thashë se debati nuk do të ndërpritej, sepse njerëzit kërkojnë më shumë nga ç‘premtojnë vendimet tuaja, kurse shumë intelektualë të rinj specialistë paraqitin në bisedime me miqtë e tyre të ngushtë shumë ide interesante, të reja, radikale dhe të domosdoshme, realizimi i të cilave do ta nxirrte vendin nga qorrsokaku, ku po e mbajnë vendimet si këto të Plenumit të fundit.

Dhe, meqë Sofua desh të dinte se ç‘ishin këta specialistë, unë pata rast t’i rrëfej disa nga këto ide, që kishin të bënin me gjithë fushat kryesore të jetës – politike, ekonomike, të brendshme e të jashtme, të cilat iu dukën edhe atij interesante. Dhe, për me tepër, shtova se me që thuhet se R.Alinë e “pengojnë elementët konservatorë në krye të shtetit e të Partisë”, atëhere përse të mos bëhen publike të tilla ide, duke organizuar një takim me bartësit e tyre, që ato mos të kumtohen vesh më vesh, por të shprehen hapur e lirisht përballë Ramiz Alisë; le të organizohet me të tillë intelektualë një takim, në të cilin R.Alia të mos u mbajë ndonjë konferencë të rëndomtë, por t’i dëgjojë e pastaj, t’i rrahë në mendjen e tij e t’u përgjigjet, t’i falënderojë për sinqeritetin e dobinë e tyre dhe t’u premtojë, pas një meditimi të thellë (që s’ishte në huqet e tij), të shprehej qartë nëse ishte apo s’ishte në anën e ideve të tyre liberale, reformatore, radikale. Por, shtova, që në një takim të tillë duhet të ftoheshin jo ministra, anëtarë të KQ dhe intelektualë që kanë dhënë e japin prova të vazhdueshme ligjërimesh oportunizmi, nënshtrimi me inflacion fjalësh dhe parullash të zbrazëta, si gjuha e direktivave partiake, si vendimet  gjithnjë “të drejta të Partisë”, domethënë kjo mbledhje duhej të shërbente si nxitje për debate të hapta e të lira në dobi të reformimit demokratik të shoqërisë, pa ovacione e duartrokitje hipokrite, siç ndodhte zakonisht.

Sofua e pëlqeu propozimin tim dhe më tha se do ta bisedonte me R. Alinë. Të nesërmen më telefonoi në zyrë e më tha se bisedoi me Shefin dhe ai ishte përgjithësisht i gatshëm të bënte një takim të tillë. Dhe unë prisja me padurim e mëdyshje të bëhej takimi. Por shpejt nga gazetat mora vesh se u bë takimi i parë me intelektualë të zgjedhur, por jo me ata që patëm biseduar me Sofon. Për më keq, takimi ishte organizuar në tre drejtime krejt ndryshe nga ç‘e patëm biseduar.

Së pari, Ramiz Alia nuk kish dalë para grupit të intelektualëve në rolin e dëgjuesit, por të kreut të Partisë e të Shtetit, që jep direktiva se çfarë lejon Partia dhe çfarë nuk e lejon. E hapi mbledhjen, duke u mbajtur të pranishmëve një fjalim të zakonshëm, në të cilin zbërthente ato ide, që i kishte kthyer në vendime të Plenumit të fundit të KQ. Mirë është të mos harrohet  përmbajtja e këtij fjalimi, i cili imponoi kuadrin e pyetjeve dhe të diskutimeve, që i lejonte Partia. Ky fjalim ishte shkelje e asaj që patëm biseduar me Sofon: –Mbledhja të bëhej pa fjalim hyrës, sepse të gjithë pjesëmarrësit ishin njohur me vendimet e fundit të KQ dhe prandaj R. Alia s’kish ç‘të shtonte, dhe vërtet nuk shtoi asgjë me rëndësi. Fjalimi refuzonte ndryshime të thella demokratike, ngaqë e quante Shqipërinë “rast i veçantë”. Sigurisht, nga pjesëmarrësit pritej më shumë se sa u tha nga R. Alia. Në këtë mbledhje s’pati njerëz të kënaqur, por nuk pati as “kritika të ashpra”. Mbledhja  nuk doli në përgjithësi përtej kufijve që i caktoi asaj R. Alia. Emrat dhe fjalët nga diskutimet nuk shprehnin idetë e opozitës, që ish në formim e sipër. Shumica dërrmuese e të pranishmëve i përkisnin, siç e dëshmuan fjalët e tyre, “shumicës që ishte në fuqi” dhe që ishte bërë pengesë për ndryshime radikale të sistemit ekzistues. R. Alia dhe bashkëpunëtorët e rangut të lartë të tij kërkonin të arrinin një miratim sado artificial, hipokrit e servil të direktivave të tyre.

Së dyti, përbërja e pjesëmarrësve, nuk ishte  ajo që patëm  biseduar me Sofon. Të pranishmit ishin caktuar sipas listës protokollare zyrtare e të përhershme të Aparatit të KQ, që nuk njiheshin “të rrezikshëm” e “të guximshëm” për t’u ngritur kundër vijës së përgjithshme të Partisë. Në mbledhje nuk u ftua asnjë nga specialistët e rinj, që ishin të panjohur përgjithësisht dhe që kishin ide të tjera të reja, të cilat filluan të dalin në shesh pak nga pak, më vonë, kur filluan mitingjet, që s’kanë qenë vetëm të rinisë, as vetëm intelektualë, por të gjithë popullit, i cili ishte i pakënaqur dhe kërkonte transformimin rrënjësor demokratik të shoqërisë e të rendit shoqëror, ashtu siç po kryhej në vendet e tjera ish-socialiste.  Në përgjithësi folën shumë pak veta dhe vetëm ndonjë nuk ish nga kategoria e diskutantëve e të njohurve të vjetër tashmë që ishin stërvitur prej kohësh t’i shpinin idetë e tyre të ndrojtura, oportuniste e pajtuese në përputhje me idetë e Shefit.

Vetëm nja dy a tre veta, shprehën ca kritika, që përcilleshin me “lutje” për të mos u keqkuptuar nga Shefi, duke iu përmbajtur temës mbizotëruese të “informimit”, rreth të cilit pati një farë “debati” se është apo jo i saktë informimi zyrtar apo mbizotëronin keqkuptimet e shtrembërimet e vetëdijshme të së vërtetës rreth tyre në valën e thashethemeve që qarkullonin gjithandej. Nga mënyra dhe përmbajtja e të folurit të diskutantëve, kuptohej se ruheshin mos i kalonin “kuadrin”, “kufijtë”, që caktonte fjala e Shefit.

Shihni me kujdes gjuhën që përdorin ata: “Por një bashkëbisedues (cili është ky –pyesim) thotë që ka varre masive”. Bashkëbiseduesi tjetër anonim shprehet: “T’i themi gazetës se në malin me Gropa, nuk ka gropa, po ka varre”. Po ky cili është?.Bashkëbiseduesi i vonuar pyet: “A e dini se njerëzit nuk rrinë në zyra, nuk punojnë? Këtë s’e kish ditur Partia, prandaj u thirr mbledhja e intelektualëve që të kuptoheshin ca theshetheme. Dhe R. Alia zbulon të vërtetën, duke u telefonuar intelektualëve zyrtarë e asnjë prej tyre nuk i përgjigjet, përveç Dritëro Agollit, i cili pohon: “Mua më ke gjetur!”. Bashkëbiseduesi tjetër merr përsipër të shpëtojë nga fajet Byronë Politike, që Ramizi mos e keqkuptojë se po kritikohen anëtarët e saj, por sqaron se  “ne jemi dhjetra mijë. Jo, dëgjo Ismail, e kuptoj por këtu e kam hallin, që ndoshta duhet të nxjerrim një konkluzion edhe neve. Që të tërë duhet të jemi më aktivë, mendoj unë…”.

Ramiz Alia

Edhe më absurde duket shkëmbimi i mendimeve, kur tërthorazi përmenden fakte mbi dukuri tmerrësisht të rënda si problemi i tufëzimit, domethënë i varfërimit të gjithë fshatarësisë, dhe bashkëbiseduesi ka frikë mos keqkuptohet dhe pohon se “ka pasur nxitim” dhe problemi mund të ishte zgjidhur më shpejt po të kishte pasur pluralizëm mendimi”. Dhe guxon të shtojë se “Partia nuk na e ka mohuar kurrë, përkundrazi na e ka kërkuar dhe na e kërkon vazhdimisht pluralizmin e mendimit”. Por “debati” mes “bashkëbiseduesit anonim”me Shefin shkon më tej, se  “ky pluralizëm mendimesh” nuk bën të barazohet me “pluralizmin politik e ideologjik, që do të vinte në dyshim formën e rendit tonë shtetëror” (larg qoftë!-na shket goja neve). Ky s’është debat, dhe aq më pak, nuk e ka detyruar R. Alinë “që të pranojë nevojën e pluralizmit politik në vend”, siç mund të mendojë ndonjë. Kjo frymë “bashkëbisedimi” vazhdon edhe për Frontin Demokratik, për problemin e lirisë së besimeve fetare, pale për ndryshimet e Kushtetutës, që konsiderohej “e paprekshme”, “e shenjtë”.

Kjo frymë e diskutimit të stërzgjatur e të mirësjellë vazhdon për të mos u keqkuptuar asnjëra palë. Dhe në fakt fjalët e askujt prej folësve nuk mund të merreshin si “armiqësore”. Prandaj, s’është e vërtetë siç shkruhet ndonjë herë se “debati”,  u kthye “në kritika të ashpra ndaj udhëheqjes së Partisë”. Debat nuk pati, sepse ai nënkuptohet, kur ndeshen ide të kundërta deri në të papajtueshme. Kritikat ishin kryesisht për gjëra të pjesëshme, ishin tërësisht të ndrojtura, fshihnin frikën e folësve se mos nuk e kënaqnin Shefin dhe madje disa ishin krejtësisht pajtuese me direktivat e Plenumit të KQ të Partisë. Vetëm në një rast njëri e mbylli diskutimin me një fjalë “të rrezikshme”: “Unë e konsideroj të domosdoshme pluralizmin e mendimit”, që ishte bërë moto e përgjithshme e thashethemnajave të atyre ditëve, të cilat pengonin kuptimin e vërtetë të kësaj fjale si ndryshim të rendit politik shoqëror, të likuidimit të diktaturës. Tani s’është mirë që të “interpretohen” diskutimet ose ndërhyrjet e disave, duke u dhënë kuptimin që s’e kanë pasur, “interpretime” të njërit ose të tjetrit që folën ose jepen “të redaktuara” sipas shkallës së miqësive që kanë mbetur deri tani.

Për një mbledhje si kjo, duhet të jepen tashmë autentike e të plota, jo fragmentare se ç‘u tha nga secili që foli në atë mbledhje, të jepen shënimet që janë ruajtur dhe të mos përpunohen nga ish sekretarë të  atëhershëm të Alisë, të cilët i kanë shkruar edhe fjalimet e tij.

Së treti, takimi u copëzua, duke i ndarë specialistët e ekonomisë dhe të fushave  të tjera, që kishin ide edhe më të rëndësishme e më të reja sidomos për reformat e ekonomisë e të politikës, aq më tepër që gjendja e ekonomisë ishte katastrofike. Nuk u përmend në njoftimet zyrtare asnjë inxhinier, asnjë agronom, asnjë jurist, asnjë historian, asnjë diplomat, asnjë teolog, politikan profesionist. Kishte vetëm dy doktorë, njëri që heshti e tjetri zelltar për debate, por pa përvojë të re politike.  A nuk kishte edhe kategori të tjera që mund të quheshin “intelektualë” të denjë për të debatuar, por edhe nga populli i thjeshtë, punëtorë e fshatarë, që t’u dëgjohej zëri për hallet e tyre dhe për demokracinë, që është identike me fjalën “popull”. Por në ligjërimet e stërholluara ezoterike nuk u dëgjuan nga asnjë bashkëbisedues orator fjalët: Liri, Demokraci e Popull. As të tilla fjalë të shenjta nuk ishin ftuar në takimin me intelektualët. Ata që e drejtuan disa ditë më vonë pjesën e dytë të takimit, thanë se “mund të mos ishte bërë fare, se si edhe në pjesën e parë, nuk kishte anjë ide të re”. Në këtë mënyrë takimi me intelektualët u manipulua dhe degjeneroi në vërejtje kryesisht për  thashetheme dhe për ca vogëlsira mbi ca çështje që kishin të bënin me shqetësime personale më tepër shkrimtarësh e gazetarësh që hidhnin zaret të pangopur nga lojrat për karrierizëm.

I thashë më në fund edhe S. Lazrit se takimi degjeneroi në një mbledhje që kënaqi vetëm R. Alinë. Mbledhja nuk ishte debat tronditës e aq më pak nuk ishte një revoltë, siç e dëshironte populli e siç diskutonte rrugëve e kafeneve masa dhe jo si ata që aparati i KQ të Partisë i kishte në listën e të ftuarve të përhershëm zyrtarë. Sofo Lazri në çaste të vështira përdorte mprehtësinë e tij ironike karakteristike, duke më thënë “Eshtë edhe faji i masave, që nuk janë të përgatitura për më shumë, prandaj s’ke ç‘kërkon nga  dredhitë e intelektualëve!”

Dialogu i Ramiz Alisë me Ismail Kadarenë

Ramiz Alia fton Ismail Kadarenë të diskutojë. Dhe shkrimtari, sidoqoftë është munduar ta rihapë  sërish çështjen e pluralizmit partiak. Pasi ka folur për çështjen e fesë, të cilën po ashtu Luan Omari e quan të ndaluar, dhe pasi përshkruan se sa të kota janë përpjekjet për të luftuar pluri-partizimin me propagandë partiake, Kadare thotë se : “Lidhur me pluralizmin që shtruam këtu që unë nuk e kam të qartë shumë, të them të drejtën, nga ana juridike as statusin e pluralizmit d.m.th….”

Pikërisht këtu e ndërpret Ramiz Alia, i cili me cinizëm i thotë: “Shiko, pluralizëm, status, e di që ç’ke me të ti se ç’domethënë, posi. S’e dike ti. Të ma thotë ndonjë njeri që s’e di, mirë. Si s’e di? E di, e di ti…”.

Por Kadare ndërhyn sërish dhe thotë: “Ose më mirë: ç’kuptohet me këtë fjalë tek ne?”

Përgjigja  rrufe e Ramiz Alisë është kjo: Ç’kuptohet? Kuptohet që përveç Partisë së Punës së Shqipërisë të ketë edhe një parti tjetër, Socialdemokrate, Republikane, një parti Liberale, një parti e Gjelbër. Ja kjo është. Ja këto janë…” Dhe Kadare ndërhyn sërish: “Kjo është një temë shumë e vështirë për t’u trajtuar aktualisht, sepse këtu ka dhe shumë ngarkesë politike për këtë problem…”

Mënjëherë pas kësaj ndërhyrje Ramiz Alia bën deklaratën më të drejtpërdrejtë të këtij takimi, duke i vënë pikën përfundimisht çështjes së pluri-partizmit. “Shiko, ngarkesë politike ka dhe ky është i tëri politik. Që ta përmbledh unë këtë muhabet. Unë mendoj që ky problem është tepër delikat dhe ne nuk duhet të pranojmë pluripartitizmin. Si t’i bësh e qysh t’i bësh dredha propagandës së jashtme duhet menduar, duhet reflektuar..” dhe pak më poshtë shton: “Për këtë duhet të jemi të vendosur. Kjo do të ishte shkatërrimi i pushtetit popullor pa pikën e dyshimit.”

Prof. Alfred Uçi

Pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik Alfred Uçi lindi në Korçë në 15 dhjetor 1927. Në moshë të re mori pjesë në Luftën ANÇ, në radhët e Brigadës IX S. Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit.

Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.

August 24, 2017 12:19
Komento

23 Komente

  1. 007 Agjent i CIA,SIM,KGB August 24, 12:38

    o xhota,kur ke nderment ta heqesh nga fjalori fjalen regjim komunist kur dhe vete Enver hoxha nuk u mburr asnjehere te thosh se òpo ndertojme ‘sistem komunist’ se nuk ish kaqe idjot…
    Sa i takon R.Alise ai ngeli nje òpupac ne duar te ustallareve qe e kishin rekrutuar qysh ne gjimnazin e GTiranes ashtu si Pupacet Sali Serbi e pse jo dhe minoritari apo òobani Nano…Pse nuk i hap dosjet antiKamunisti Rama se ja vesh atletet se prapthi LU!?

    Reply to this comment
    • tarraci August 25, 16:50

      Jo jo nuk jane keto prapaskenat!

      Prapaskenat jane ato qe ndane pasurine dhe pushtetin e jo keto filma me gjermane e me balliste qe na luajn inteleshet shumefytyresh.

      Na qenkan dashur 27 vjet qe te dali nje e vertet kaq banale.

      Reply to this comment
      • ELIOT August 26, 15:41

        thirri intelektualet ;;;;;.. HA HA HA HA NANO BERSHISHA INTELEKTUALE ….. MJER SHQIPTARET …..NUK CUDITEM QE JANE NGA MME MIERABLET NE EUROPE NE BOTE … INTELEKTUALET I FUTI NE BURG OSE PUSHKATOI ENVERI ..MORE FILLOZOF KOMUNIST …..KETA QE RAMIZI MBLODHI …ISHIN SPIUNATE …OSE ATO QE I FSHININ CIZMET KOMUNZMIT NGA PASIONI ….KATO ISHIN CA NDYRESIRA QE NDERRUAN XHAKETAT … DHE E VODHEN POPULLIN …… DHE RAMIZI KISHTE FRIKEN SE PERFUNDONTE SI CAUCESKU ..PRANDAJ E ORGANIZOI MBLEDHJEN ME ..TE KORRUPTUARIT E SHQIPERISE … DHE VETE SHPETOI NGA LITARI ……

        Reply to this comment
  2. andromeda August 24, 13:37

    Përse është i shquar ky palo akademik? për ‘estetikën marx-len’. apo për ‘labirinthet e modernizmit’. Ky në çdo rast duhet të heshtëte. Si mund ta kthejë ky sojsëz botkuptimin e tij për letërsinë dhe artin me 360 gradë.

    Reply to this comment
  3. lili August 24, 13:45

    Edhe kur e pa Ramizi se s’ka hajr nga intelektualet e tij, qe nuk levizin se tuten per karriget e tyre, ky vendosi te perdore studentete.
    Edhe keshtu na lindi ‘demokracia’ shqiptare: me urdher te Ramizit.(e me ndihmen e sherbimeve te huaja).
    Asgje nuk mesojme nga kujtimet e ketij ministri ketu…

    Reply to this comment
  4. demo August 24, 13:47

    Ramiz Alia mund te kishte zgjedhur rrugen KINEZE te ndryshimit,por do te quhej REVIZIONIST.Piketat i kishte vene Enver Hoxha dhe i kontrollonte e veja e tij Nexhmije.Thirri INTELEKTUALET ta ndihmonin,keta nuk dinin c`ishte PLURALIZMI,luanin me terminologjine per t`u shtirur si i bukuri shejtan.Saliu kerkonte ku ishin civilet e policise,shpalli perbetim kreshnik folklorik,se KURRE nuk do ishte per pluralizem politiuk. .Kur u nxiten studentet te bejne ndonje rremuje,vrapooi t`ja marre lidershipin nga dora si qen i terbuar qe i shpetoi kontrollit te Ramizit.Dhe e beri ashtu sic di maloku,.Rrumpalle haxhiqamilce.Po keshtu Ramizi me mire e kishte bere me perfaqesite e burgjeve ordinere,sa therriti perfaqesite e intelektualeve.

    Reply to this comment
  5. alphade August 24, 14:05

    Edhe ky Fredi nuk na ka thene gje te re,keto diheshin ..!!!
    Interesant eshte fakti qe S. Lazrit, ketij kllouni dhe nihilisti
    te pashoq, kerkonte t’i jepte mend gjithe botes kur vete ishte vetem nje shpirtzi,megalloman, lokalist i terbuar,etj.
    Zaten, e keqja Shqiperise i erdhi nga tipa te tille qe per-
    mes servilizmit dhe arrogances se tyre vegjetuan dhe u
    kacavirren ne hierakine e atij shteti e partie qe u permbys
    dhe qe diten i thurnin hymne,ditirambe e hosana Enverit
    dhe PPSH , ” vijes se drejte m- l te saj” dhe naten si ata
    qe pershkruan Ismaili si personazhe: ” kapucijt e zinj” benin plane ogurzeza per te sjelle ne hallkat kyce te
    pushtetit njerezit e tyre,sidomos ne ministrite kyce,drejto-
    ret e kyadrit neper keto ministri qe tere kohen merreshin
    me shpifje e intriga,loje qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.
    Keta marifetcinj fundamentaliste si Sofo Lazri, Mihal B. ,
    Gafurr C. Sevo T. e Co. lokaliste,krahiniste,e mbi bazen e
    besimit e shkaterruan perfundimisht moralin dhe karakte-
    rin e shqiptarit duke mbjellur kudo servilizmin, arrogancen
    dhe prepotencen . Veprimet e tyre ndaj “kuadrit” ,sic
    quhej ne ate kohe ishin te llahtareshme . Mjafton te kishe
    lidhje miqesie me ta,mjafton t’u servilosej atyre ,e kishe
    te sigurte karrien gjithenje ne ngjitje dhe asnjehere ne ulje . Keta ndihmonin njeri tjetrin,farefisin e njeri tjetrit ,
    Dhe so te gjithe ia hedhin fajin vetem njerit , vetem njerit:
    ENVER HOXHES, ne nje kohe kur keta ishin kasapet e
    vertete te likuidimit te njerezve te ndershem e patriote qe
    i sherbyen me ndershemeri atij regjimi. Kjo kaste e nder-
    mjetme e pushtetit nen regjimin socialist ka qene me e
    tmerreshmja ,qe per fat te keq vazhdon edhe sot e kesaj
    dite si trashgimi e se kaluares me fenomene :si tarafet,
    qendrimet e hapura lokaliste e krahiniste, religjioziste,
    nepotiste dhe nje mije gjerave ne shpikura ne kete kohe
    te ” dashurise ne kohen e kolere” ! Kjo eshte vete nje
    pasqyre fugaze e asaj tragjedie qe po e vuan edhe sot
    shoqeria shqiptare komplet e metamorfizuar,e shperfyty-
    ruar ,e braktisur ne fatin e saj nihiliste .
    Dhe shkaktaret e kesaj drame ka qene dhe mbeten servi-
    let e dikurshem te regjimit qe iku.

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes August 24, 19:01

      Kjo kaste e ndermjetme dhe e tmerrshme? Jo vetem vazhdon, por ka ekzistuar qe ne kohet e lashta, me pas ne kohen e te madhit Gjergj Kastrioti, ne kohen e pushtimit otoman u fuqizua ne paermasa te frikshme dhe, do te vazhdoje deri sa te jete mbi dhe raca shqiptare, eshte çeshtje DNA-je, me keqardhje mund te them qe nuk mund t’i gjendet ilaçi..

      Reply to this comment
  6. vera e nxehte August 24, 15:08

    Ky Xhevdet Shehu shkruan me larte se ne takim Ramizi nuk kish thirrur……..asnje teolog, perveç te tjereve. Une e pyes Xhevdetin: a kishte teolog zyrtar ne Shqiperi ne ate kohe? Dhe po te me pergjigjesh po, prape pyes: si ka mundesi , une kete kurre s’e kam ditur, qe paska pase teolog ne Shqiperi ne ato vite kur teologjia ishte ndaluar bashke me fene? Per ke punonin keta teolog dhe ku jepnin mesim apo kush i shperblente?! E kupton Xhevdet qe ngado te hidhesh genjen? Pastaj , pyes prape: e ke lexuar vepren e Alfred Uçit “Estetika, jeta, arti”? E shkruar qe ne vitet -70-te e ca s’e mbaj mend mire. Une e kam lexuar dhe mund te ta citoj, megjithese kam dhe librin e asaj kohe. Ti na e nxorre Alfred Uçin sikur ky e paska planifikuar takimin me intelektualet, por ai nuk u be si e propozoi ky . Pse merresh me keto pune kur s’te beson njeri nga ata qe kane mend dhe e kane njohur gjendjen. Pse nuk shkruan dhe per intelektuale te tjere qe kane folur ne ate takim, por na nxierr vetem Ismahil Kadarene? Xhevdet: ca nga ju qe çoç e hiqni veten, i jeni futur detit ne kembe dhe nuk shkruani e flisni per realitete, por per deforimime te tyre. Ata qe njohin mire realitetet dhe jane shume me te pergjegjshem dhe te ekuilibruar menderisht me logjiken e ftohet, shumica sot heshtin e lexojne shkrimet e tua qe merr fjalime e fraza, i perpunon duke vene edhe te vdekurit para pergjegjesise apo duke i pergojuar. Nuk shkon. Nderro zanat, ose po perfiton me kete menyre, vazhdo, por do te besojne vetem ata qe u shkon ujet ne aren e tyre.

    Reply to this comment
  7. fshatari pafshat August 24, 16:04

    Kur njeriu plaket
    Pret vetem vdekjen
    Ngaqe nuk e deshiron
    Kujton se fajin e kane te tjeret.
    Qe do te thote se
    Po te ishin byroiste
    Sofua, Alfredi, Ismaili, Driteroi etj., etj.,
    Atehere populli do te kishte shpetuar !?.

    Sofua – sepse ishin miq te vjeter
    Ja paska thene troc Alfredit (rahmet paste)
    “Intelektuali eshte tradhetari, populli gomari”
    Por Alfredi e paska, ose, nuk e paska kuptuar
    Perfundimi:vallja e Ramizit kercehej gjetiu
    Ketu, degjoheshin sazet.
    E mjera Shqiperi.

    Reply to this comment
  8. republika ambasdoriale e SALBANISE August 24, 16:44

    Shpreh keqardhje te madhe per kete artikull sidomos ne menyren qe ka ndertuar zoti Xhevdet.
    .
    .Duket sikur Alfreduci ka takuar Sofolazrin i paska dhene direktivat per kete takim dhe ky i fundit ka “urdheruar” Ramizin e gjore i cili nuk ja ka ndjekur te gjitha direktivat.Ne fund i fut dhe nje furce per Molkadarene qe nuk merret cfare thote…
    .
    Vetem prapaskena nuk ka patur ai takim,biles ka qene nje skene perfekte e Ramiz Alise qe ishte 100 here me demokrat se keto Ucerat dhe Kadarete..
    .
    LE TE KUJTOJME NGJARJET ME TE FORTA TE ASAJ KOHE:
    ==============================
    9 NENDOR-1989 BIE MURI BERLINIT
    2 DHJETOR 1989 TAKIMI NE MALTE BUSH-GOBACOV
    25 DHJETOR 1989 EGZEKUTOHET CAUSHESKU
    MAJ 1990 DEKUELARI I OKB NE SHQIPERI
    KORRIK 1990 NGJARJA AMBASADAVE
    GUSHT 1990 TAKIM ME INTELEKTUALET
    SHTATOR 1990 VIZITA E RAMIZIT NE OKB
    DHJETOR 1990 LEJOHET PLURALIZMI
    .
    SHKURT 1991 RREZOHET PERMENDORJA E ENVERIT
    .
    31 MARS 199I FITON VOTIMET E MAJTA ME REZULATTIN 8 ME 2
    ……………………….
    deri ketu Ramiz Alia e uli avjonin e tij ne menyre te perkryer duke organizuar votimet me te mira te bera ne Shqiperi per te gjitha kohrat…
    .
    Cfare ndodhi me pas ?
    .
    PIKERISHT ketu duhet te merret Xhevdetshehu me prapaskanet me makabre te bera ne Shqiperi qe nga koha e Skenderbeut.
    .
    E kam fjalen per 2 prillin 1991 qe ishte nje invazion modern i sherbimeve sekrete serbe& greke qe fatkeqesisht u mbeshtetn dhe nga shteti amerikan me antishqiptaret dhe antiamerikanet Elez biberaj me Hillat & Billat.
    .
    .Sinqerisht jame lemerisur kur Rajersoni deklaroi para dy vjetesh se ne e organizum 2 prillin se nuk rrezohej komunizmi ndryshe..
    .
    Ose le te marrim deshmine horror te Izet Haxhise qe tha se ne 1 prill 1991 erdhi me urgjence Elez Biberaj dhe urdheroi te mos njiheshin votimet e 31 marsit 1991 dhe nisi guerilasin Azem Hajdarin ne Shkoder qe i nxorri uji te zi atij vendi.
    .
    Pse i shkruajta keto me siper ?
    .
    Sepse ju zoti Xhevdet dhe shumica e shtypit shqiptar po na cani trapin me keto shprehje:
    REGJIMI KOMUNIST
    PERMBYSJA DIKTATURES….ETJ

    Ju lutem shume lexo me kujdes:
    .
    Deri sa te jete jashte dyerve te burgut supermostra Berishe qe e dogji ate vend dhe po tall lesht dhe deri sa vete opinoni publik ne shqiperi dhe amerike nuk denon doktrinen e anti njerzore RAJERSONOVQ-ELEZBIBEROVIQ te antikomunizmit te vdekur qe shekullin e kaluar atehere koha e enverit nuk paska qene diktature por nje shtet qe justifikohet per dajakun qe ju dha armiqve te tij breda dhe jashte…

    .e keni patur hallall te nderuar miq kanibale

    Reply to this comment
  9. Lisi August 24, 17:05

    Sa qe gjallë ruajta një tungjatjeta me Alfred Uçin se na kish dhënë materializmin dialektik në inxhinjeri në vitin 60- të . Ruaj respekt për të !
    Por , ç’u duhet shqipëtarëve sot , perceptimi I Alfredit për këtë bisedë të Ramizit ?!
    Bisedat e dallkaukut Sofo me Alfredin , vetëm të ngacmojnë nervat .
    Quhet cinik Ramizi , për ndërhyrjen që I bën Ismailit , kur është krejt e kundërta !
    Biseda e Ramizit me , të ashtuquajturit intelektualë , është dëshmi historike se Shqipëria s’kishte intelegjencë . Këta ishin dhe janë skutha , që , kanë të shtrenjë vetëm lëkurën e tyre . Në një letër që I shkruante Maksim Gorkit keta tipa I quante muti I kombit dhe jo truri I kombit !
    Shqipëtarët janë më të zgjuar se Ramizi , Sofua , Ismail nobeli , Alfredi dhe gjithë superstruktura e rreme , e djeshme dhe e sotme !
    Gazeta le ta botojë këtë bisedë të Ramizit ( ajo është në një broshurë , që edhe unë e kam lexuar atëhere ) , s’ka pse të na flisni për të nga perceptimi I Uçit !

    Reply to this comment
  10. alphade August 24, 17:22

    Komenti im,please .

    Reply to this comment
  11. Arber I August 24, 17:26

    Ramiz Alia eshte burgosur nga Policia Sekrete Fashiste kur ka qene nxenes ne Gjimnazin e Shtetit Tirane dhe eshte perpunuar ne burg si agjent. Partia Komuniste e coi ne radhet e Brigades VII S. ne Skrapar dhe aty u be spiun i Enver hoxhes kunder komandes se Brigades VII. Eshte letra qe i ka derguar Hoxhes. Ne Helmes eshte rekrutuar nga Mugosha agjent i Jugosllavise dhe u katapultua Komisar I Brigadave qe shkuan per te luftuar ne Jugosllavi. Tip shume gjakftohte, dredharak, hipokrit u lidh me Nexhmije Hoxhen, e cila e futi ne gjirin e enver hoxhes si nje gjarper te ftohte ne gji. Pas agjentures jugosllave Alia u rekrutua nga ajo sovjetike. Si i tille vazhdoi edhe pas marrjes se pushtetit absolut te PPSH dhe eci ne rrugen e ransformimeve politke ne Shqiperi sipas modelit sovjetik. Ne vitin 1991 agjentura amerikane e mbeshtetur tek agjentura e UDB ne Shqiperi i rekomandoi t’ia linte pushtetin Sali Berishes dhe cfare ndodhi tani jemi deshmitare te gjithe…

    Reply to this comment
  12. Mark uk August 24, 17:43

    Sipas disave E.Hoxha e la te shkruar qe te krijohej pluarizmi ne vend.Derisa e paska pas ate deshir more turuluk pse nuk e lejoj ne vitin 1945 ne zgjedhjet e para.Ne fakt ishin pes parti qe konkuruan,po te gjith i arrestoj i burgosi i pushkatoj ata qe kishin fituar.Mos u habisni ai e la te shkruar edhe per Edi Rama do te behet kryeminister.

    Reply to this comment
  13. LORA August 24, 17:54

    Me krijon vetem neveri kjo menyre “rrefimi” burracake pa emra e Alfred Ucit.
    Se e moren shkarrashkruesit(gazetare shkrimtare,,,pordhace) ne dore fatin e Shqiperise,,,tejet inferiore ne raport me inxhinieret dhe teknicienet qe nuk i mungonin Shqiperise,nen hyqmin e ramiz trapit pa u katandis Atdheu i yne nje toke qe nuk i mbante bijte e vet.
    E quaj fajin me fundamental te Enver Hoxhes zgjedhjen e atij burit me ze femre si te parin e shtetit te shqiptareve.
    Kur ramiz rrugaci bente keto mender-takime sterile Shqiperia ishte fundarepsur me gjithsej,,,dhe soji i alfred uceve dhe sofokli lazerve me kompani kishin bere propagande mbeshtetese kursit krethemeles te ramiz boshnjakut.
    Edhe Xhevdeti duket se ka marre stafeten e tyre ,pas 27 vjetesh per te n’care trapin me rrefime idjote.

    Reply to this comment
  14. intelektuali August 24, 21:51

    O Xhevdet Mavria po nuk u lodhe me keto llogje per KOQE-LOQET enveriste o gazetari i Nexhmijes?

    Po AMAN o gazetari i Djallit dhe Satanait, boll edhe ju o gazeta DITA qe hiqni dhe vini intervistat e Xhevdetit ne gazeten tuaj sikur te ishin geshtenja te pjekme,

    sepse:

    CFARE U BE ME SHKRIMIN E XHEVDETIT PER NAFTEN E ENVERIT NE SERINE E DYTE ME PROFESORIN SHEHU QE ZBULONTE PUSET ME BORSELINON E DIKTATORIT?

    Po AMAN me keto llogje enveriste do te beni gazetari moderne o gazeta DITA?

    sepse:

    Kesaj i thone me te vertete:

    TE USHQESH MILETIN ENVERIST ME LUGE TE ZBRAZET.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 24, 23:58

      nuk po te mbajne me amortizatoret nastro kumandari, i paske me gaz te shkretat, hahahhahahahahaa. Qenka shtrenjtuar kafeja e Tajvanit? Apo per kestin e fundit ju dhane edhe juve leter me vrime?

      Reply to this comment
  15. gjermani i fundit August 24, 22:48

    nje njeri me mend ne koke analizon kushtet e Shqiperise ne ’87 e ketej. Sistemi ishte bllokuar, tregtia praktikisht qe nen embargo, dmth qeverisja kishte deshtuar. Me siguri qe ne Byrone Politike do jete folur per rrugedalje. Ramizi ka pasur mandatin te bente tratativa per te dale nga situata. Por ai nuk kishte staturen e Enver Hoxhes dhe si i zgjuar qe ishte provoi te nxirrte geshtenjat me duart e te tjereve. E provoi me intelektualet, qe ishin shume, por vetem disa nga ata kishin dale jashte dhe e dinin konkretisht se ç’do te thishte pluralizem politik. Psh, Kadareja e dinte domethenien e pluripartizmit, se e kishte bere Francen si linja Kinostudio-Kombinat, mirepo nuk ka dashur te behet ai geshtenjanxjerresi, se mbase ka dashur kohe te konsultohej me francezet…Mesa kuptoj une, jo rastesisht disidentet e Tranzicionit shqiptar dolen kryesisht nga rradhet e frankofoneve. Mesa duket sherbimi francez e ka zjere dhe rizjere çorben e fuksave intelektuale shqiptare e mbase e ka ne dore situaten edhe sot e kesaj dite. Me kete ka lidhje edhe tregimi i Izet Haxhise qe thote se kur Berisha vendosi te ikte ne ’97, do vinte ta merrte nje helikopter francez…

    Reply to this comment
  16. Krist August 25, 01:15

    Zoti Xhevdet,Alfredi,sic ju duhet ta dini,qe kur mori trashegimine,Nje shume te konsiderueshme,ja vari fare punes dhe punonte sa per te thene (sa me u gjind kola ne pune- thote populli).Prandaj mos pri te te thote ky Alfredua yt,ndonje gje te madhe,ndersa qe kur i vrane,me aksident,baxhanakun,nuk ndjehej me.

    Reply to this comment
  17. kRIST August 25, 15:18

    Nuk e kuptoj pse nuk e botoni komentin tim?A mund te me thoni aresyen,ju lutem?

    Reply to this comment
  18. Bardhi Tolabi August 25, 19:35

    Cudi me keta “intelektualet” tane,gjithmone i shkruajne kujtimet e tyre dhe i botojne mbas vdekjes te deshmitareve,te cilet “vertetojne” keto kujtime.Nuk ben perjashtim as prof.Alfred Uci,besniku i partise,i cili te bente gjemen ne provimet e filozofise,ne se harroje te citoje ndonje “filozofi te PPSH-se,me konkretisht te Enver Hoxhes.Se ishte i tille,pa shkroi dhe mbrojti me librin e tij “Estetika,jeta,arti”,pikpamjet marksiste-leniniste te PPSH-se dhe Enver Hoxhes.Se ishte besnik i PPSH-se,pa hengri buke si akademik,minister i kultures,ku duhej vigjilenca e tij…Mbas permbysjes te pushtetit monist,duhej “permbysur” dhe prodhimtaria e djeshme e asaj palointeligjence,perfshire dhe asaj te Ucit…Perse nuk shkrojti atehere,per ate takim te famshem?Nuk ja mbante,prandaj dhe i thote gjerat,sikur as e pyeti njeri dhe se edhe kur dha “mendimet” e tija “rastesisht”me kembe Sofos,nuk ju morren parasysh…Keta palointelektuale,jane te gjithe te sojit te Sali Berishe,te Fatos Nanos,jane krijesa te Ramaiz Alise dhe Sofokli Lazrit.Ne qe kemi jetuar dhe patur njohje me njeres te aparatit te KQ te PPSH-se,dime se Ramizi bente cdo gje qe i rekomandonte Sofoja,si drejtori “absolut” i Institutit te Studimeve Nderkombetare…Kot qe lodhemi me keto “kujtime” qe vecse reale nuk jane…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*