12 kandidatet femra që synojnë bashkitë

April 18, 2015 08:13

12 kandidatet femra që synojnë bashkitë

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit konsiderohen ndër më të veçantat, jo vetëm për shkak të ndarjes së re territoriale me 61 bashki, por dhe për faktin se në garë marrin pjesë 12 kandidate femra. Mazhoranca ka vendosur kandidimin e 10 kandidateve femra, ndërsa opozita ka kandiduar vetëm 2.

Partia Demokratike, kandidatet e saj femra i ka në dy bashki kryesore: Durrësin e Shkodrën. Në qytetin verior do të kandidojë Voltana Ademi, e cila do të jetë përballë Keti Bazhdarit, e përzgjedhur nga Partia Socialiste. Cilado qoftë fituesja, kjo bashki do të ketë në krye të saj një grua.

Në Durrës, opozita kandidoi Grida Dumën, e cila garon përballë Vangjush Dakos, që kërkon një mandat të tretë. Në Gjirokastër, nën siglën e mazhorancës do të jetë kandidatja e LSI –së, Zamira Rami. Po për LSI, Diana Mile kandidon në Pogradec dhe Miranda Rira në Përrenjas. Në Mat, e majta kandidon Adelina Faricin, në Roskovec Majlinda Bufin, në Klos Valbona Kolën, në Sarandë Floriana Kokën, në Patos Rajmonda Balilin. Sakaq, Mimoza Arapi kandidon në Konispol, sërish nën siglën e mazhorancës. Ah sikur të fitonin të 12-ta!

April 18, 2015 08:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*