12 maji, si lindi dhe u përhap “Dita e Nënës”

May 13, 2019 11:27

12 maji, si lindi dhe u përhap “Dita e Nënës”

Data 12 maj njihet në mbarë botën si “Dita e Nënës”. Kjo ditë festohet për të nderuar nënën dhe rolin që ajo ka në familje dhe në shoqëri.

Por si lindi kjo ditë e shënuar dhe si u globalizua ajo?

“Dita e Nënës” u shpall në vitin 1908 nga Ana Jarvis dhe kishte për qëllim që të nderonte nënën e saj të vdekur.

Anna e kremtoi këtë ditë në qytetin e lindjes Grafton, në Virxhinian Perëndimore, tre vjet pas vdekjes së nënës së saj. Ajo dëshironte që një ditë t’ia dedikonte vetëm asaj.

Në vitin 1914, gjashtë vjet më vonë, Presidenti Woodrow Wilson nënshkroi një projekt-ligj për ta shënuar këtë ditë si një ngjarje kombëtare.

Jarvis e përshkroi 12 majin si një ditë për të festuar, duke dashur që të thotë se “nëna më e mirë që ka jetuar ndonjëherë është e jotja”.

Kjo është arsyeja  që “Dita e Nënës” u bë fillimisht kombëtare dhe më pas ndërkombëtare.

Jo shumë kohë pasi e krijoi festën, Anna filloi ta urrente. Nisi të përçmojë luleshitësit, të cilët  e komercializuan atë dhe vazhdimisht protestonte përpara dyqaneve të tyre.

Ajo ishte gjithashtu u zemëruar me aktivisten dhe politikanen Eleanor Roosevelt, që e përdori festën për të mbledhur fonde për bamirësi dhe madje bëri 33 padi ku ankohej për përdorimin publik të festës. Jarvis vdiq në një në vitin 1948.

j.l./ dita

May 13, 2019 11:27
Komento

1 Koment

  1. deshira May 13, 14:10

    Atehere une do festoj diten e nenes time, pse te festoj te asaj ne Virxhinia?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*