12 milje det më tepër për Greqinë? Reagon Ministria e Jashtme

January 30, 2018 17:56

12 milje det më tepër për Greqinë? Reagon Ministria e Jashtme

Duke marrë shkas nga reagimet e sotme të pa bazuara në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi më Greqinë, e më posaçërisht për çështjen e delimitimit të hapësirave detare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se:

Delimitimi i hapësirave detare është në interes të të dy vendeve si për sa i përket përcaktimit përfundimtar të kufijve të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira, po ashtu në drejtim të shfrytëzimit ekonomik të tyre.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2009. Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh eksploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Në këto diskutime qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët.

Është ky qëndrim i palëkundshëm pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje. Çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës. e.k/dita

January 30, 2018 17:56
Komento

16 Komente

  1. demo January 30, 18:13

    Ore Eunuk!Ja shtove kufirin detar Greqise me 12 milje.Kete deklaroi sot Kotzias ne konference me gazetaret.Perse heshtje ti kur ishit krah per krah,por qeshje si torollak?Dil ne konference shtypi sot dhe kundershtoje!Kur nuk e ruan dot integritetin tend tokesor dhe ujor nga pretendimet greke,shko hidhi ne gjjyq nderkombetar.Ore merr vesh ti me ate pellon me atlete te bardha!Beni nje referendum per “deshiren e madhe per te hyre ne Europe dhe per te hequr ligjin karagjoz te luftes'”.Nuk e duam Europen duke falur detin.

    Reply to this comment
    • shpatar January 30, 19:46

      O demo . Behet fjale per hapsirat qe jane me shume se 12 milje . Ajo qe mbetet, hiq dhe koridori e lundrimit paqsor, ta ket greku .Jo te marri greku 12 milje ku s’egzistonje keto distanca .

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 30, 18:17

    tradhëtarë dhe vetëm tradhëtarë!!
    ju jeni bërë pishman që nuk ja latë në dorë saliut këtë bombë me sahat,rama provoi në nëntor 2012 që tia fuste saliut!ai se hëngri më!!
    në fakt nuk ishit ju ata që e bëtë këtë bllokim!!
    ishte një njeri i vetëm!
    ishte myslym pashai ai që ngriti zërin që bëri qametin!!
    njerëz kujtoni atë kohë dhe do të kuptoni se keni shumë në dorë!!
    mos pranoni tradhëtinë!
    goditeni tradhëtinë!
    nesër do të jetë vonë!!

    Reply to this comment
  3. Servili politik January 30, 18:34

    Po Greqia a ka pranuar qe kufiri detar i Shqiperise te behet po aq, dmth 12 milje detare.
    Ne qofte se po, vetem atehere nuk ka ndonje gje te keqe per Shqiperine.

    Reply to this comment
  4. info analitike January 30, 18:47

    Ku jane shoket qe suleshin si te cakerdisur kunder tradhatrit Sali? Ku jeni fshehur o atdhetare qe vini partinje mbi Shqiperine? A e shikoni cfare monstrash mbeshtesni apo akoma nuk ju mbushet mononeuroni?

    Reply to this comment
    • Granit Boni January 30, 22:04

      O infopreshi asgje nuk eshte nenshkruar more truthare pervec firmes kobndjellese te Salehut tend shpirteror qe u hodh ne koshin e plehrave nga Gjykata Kushtetuese.Duro o haleja i blogut. Ti do qe mizat te vijne pas eres tende por shqiptaret kane ditur kujt ja kane besuar mbrojtjen e teresise territoriale kombetare. Ti vazhdo ha persheshin e SHQUP-it dhe derdh diarrene ne blog. Kete detyre ke ti me mark uk dhe ndonje shpellar tjeter neandertalas.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 31, 09:54

      info ta thash dhe dje!
      të ndalojmë këtë tradhëti!!
      kjo nuk ndalohet duke shfajsuar tradhëtinë e parë!!
      që saliu e ka bërë para këtyre!?
      mos u përpiq ta mohosh,ne po marrim si shëmbull tradhëtinë e tij për të goditur këtë të këtyre!!
      ndryshe nga ne,ne që po godasim tradhëtinë e “njeriut tonë”ti po përpiqesh ta shfajsosh “njeriun tënd!!
      në këtë rast duhet të godasësh tradhëtinë dhe jo të shfajsosh tradhëtinë e anës tënde!!
      jemi përball gërkut,info dhe jo në mitingje për vota!!
      atje ndahemi prapë!atje mund ta mbrosh saliun sa të duash!!jo vetëm si prish punë kujt por dhe i përmbahesh rregullave të demokracisë!!
      me të huajin nuk ka “demikraci”!
      aty duhet të jemi bllok!!

      Reply to this comment
  5. Lisi January 30, 19:17

    E drejta për 12 milje buron nga konventat ndërkombetare . Edhe për hapsirën detare Greqi-Turqi 12 miljet detare larg bregut , janë hapsirë e vendit përkatës ( futu në internet ! ) .
    Prisni të shohim rezultatin . Dhe , nëse pëseritet avazi i vjetër , ne këtu jemi , bashkë me gjykatën kushtetuese !

    Reply to this comment
  6. Arber I January 30, 19:20

    Kufiri detar me Greqine nuk mund te vendoset pa firmen e patriotit dhe dijetarit te topografise Prof. Dr. Myslim Pashait.

    Reply to this comment
  7. Sindroma e Stockholmit January 30, 19:21

    Shko re mushu… Greqia s’lejon ndryshimin e emrit FYROM, dhe jo më t’i bëjë ndarje “të drejtë” detit.

    Reply to this comment
  8. Socialisti i Ndershem January 30, 19:55

    A ka mundesi qe te mps na thoni me nga keto te “Vertetat” tuaja se na e shpifet.
    Mjere ne ne duart e kujt kemi rene.

    Reply to this comment
  9. Shqiptar i Ndershëm January 30, 20:10

    Shqipëria po shitet te Greku, Vaj me Det !
    Po shitet fshehtaz, nga Pushtat per Pushtet !
    Shqipërinë e gllabëruan krejt Politikanët Grabitqarë !
    SHQIPËTAR MOS RRINI POR DUKUNI, O SHQIPËTAR !!!

    Reply to this comment
  10. Diteziu January 30, 21:22

    Po a pranon Greqia qe edhe shqiperia te zgjerojen kufirin e saj me 12 milje ((ne kete rast kufiri yne do te dilte ne mes te Korfuzit dhe i Greqise deri ne Delvine)
    Ore po nga na rane per pjese te tille ministra injorante ne te shkreteve!.

    Reply to this comment
  11. Po,Po January 30, 22:02

    O Bushat , nuk lahet m… me sh,,, ! Nuk mashtron dot njeri me frazeollogji te pergjitheshme dhe ti rikthehesh tradhetise se eger kombetare te Saliut , duke na mbushur mendjen se eshte ne interesin shqiptar . Mos guxoni ta beni nje veprim te tille , se hakmarrja dhe urrejtja popullore nuk do te njohe kufi , aq me teper qe po delni dyfish mashtrues dhe antikombetare , pertej asaj qe kemi perjetuar me bajraktarin e Vicidolit ! Ne se vertet u ka mbetur nje pike gjak shqiptari , as qe duhet tu shkoje mendja per tradheti te kesaj shkalle dhe te na i shisni per patriotizem , se ne popull eshte grumbulluar nje vrer , qe duket se po mbrin ne piken e ngopjes . Nuk na duhet fare BE-ja me cmimin e poshtersirat e kallepit te esadisteve moderne . Dhe ju , ne fakt as qe pirdhni fare per interesin kombetar dhe integrimin europian , por keto pislleqe i beni per te qendruar ne pushtet , duke ua kaluar edhe SHQUP-asve apo Lesh e Lise se Ilir Floririt ! Edhe pse jam tradicionalisht i majte e i them me dhimbje keto fjale , por ato dalin nga shpirti , qe po na zhgenjeni cdo dite me idjotesite e miopite tuaja , qe do tia lini shqiptareve si “litarin mbi varr” !

    Reply to this comment
  12. Ylli January 31, 00:31

    Tani fillon cirku i rradhes i tufes kafsherore socialiste dhe shokeve te Dites.
    Mezi po pres Myslym Katundar Pasha te na shpjegoj pse marreveshja e re nuk eshte tradhti.
    Vetem po ti jene mbaruar paret e Turqise ketij atdhetari te madh qe ne nje vit beri 100 shkrime kunder Berishes dhe ne 5 vjet nuk.flet fare.Ky dashnor sharlatan i detit ,manipulues dhe mashtrues i paguar eshte nje Legen ,ashtu sic jane shumica e “dashnoreve majtiste te detit”.
    Kane dale lakuriq keta palaco mediatik socialiste dhe kane dite qe sperdridhen si ruspijet.Vraponi ne Sarande se po ju marrin detit .E me dy pika siper.
    Mire burreri nuk keni por pak turp nuk mundeni ???
    Fajin e ka Saliu….hahahahahahaha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*