“Grekët mbi kodrat e Sarandës, ne në gjysmën e Korfuzit (!?) Jo ngutje me negociatat, SHBA dhe Meksika kanë 118 vjet që negociojnë për 2 km”

August 27, 2020 12:19

“Grekët mbi kodrat e Sarandës, ne në gjysmën e Korfuzit (!?) Jo ngutje me negociatat, SHBA dhe Meksika kanë 118 vjet që negociojnë për 2 km”

 

Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë dhe pakti detar sipas specialistit të së drejtës ndërkombëtare, Prof. Ksenofon Krisafi. Përplasjet në basenin e Egjeut nuk mund të mos jenë dëshpëruese për shqiptaret sepse bëhet fjalë për dy vende miq me Shqipërinë me të cilët na lidh një histori e bashkëjetesë e pashmangshme, thotë akademiku Krisafi.

Ai flet edhe mbi zërat për “12 milje zgjerim”.

“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Më poshtë, intervista e tij dhënë mbrëmë për gazetën DITA. Me profesorin bisedoi gazetari Xhevdet Shehu:

 

 – Profesor Krisafi, konflikti turk me Greqinë aktualisht ka hapur shumë diskutime dhe lë shteg për zhvillime të mëtejshme. Si një ekspert dhe njohësi më i mirë i kësaj fushe, a mund të na thoni diçka më tepër? A duhet të shqetësohemi?

– Është çështje që me të drejtë meriton vëmendje. Zhvillimet e ditëve të fundit dhe madje të orëve të fundit në basenin e Egjeut, i cili lag brigjet e dy prej fqinjëve dhe miqve të Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë, kanë marrë përmasa problematike. Ata janë përfshirë një një mosmarrëveshje serioze dhe ujërat e detit janë mbushur nga anije të shumta eksploruese, kërkimore, por edhe lufte, që mbajnë jo vetëm flamujt kombëtarë të të dy vendeve, por edhe të disa shteteve të tjerë. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në një fjalim në orëve të fundit presidenti turk Erdogan paralajmëron Greqinë se Turqia do marrë gjithçka që i takon.

Më konkretisht, sipas  agjencisë së lajmeve Anadolu ai u shpreh se  “Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve…”, u shpreh Erdogan.” Gjithçka, siç dihet lidhet me pretendimet e përbashkëta të të dyja palëve për të drejtën e përkatësisë territoriale në hapësira detare, ku mendohet se ka rezerva të konsiderueshme nafte e gazi.

Ju më pyesni, a duhet të shqetësohemi. Jo. Nuk duhet të shqetësohemi. Mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni! Ndoshta pamjet që vijnë nga ekranet e kanaleve të ndryshme televizive janë realisht të frikshme, por është dëshira e kujtdoqoftë, e popujve që aspirojnë paqen e mirëkuptimin që arsyeja të dominojë emocionet. Politika e të dy miqve tanë do të ketë urtësinë t’i kthehet sa më parë tryezës së negociatave, për gjetjen e zgjidhjeve që janë në interes të të dy vendeve.

Profesor, ndërkohë lajme të tjera vijnë për raportet Athinë -Tiranë, me të njëjtën temë. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë diskutimeve të djeshme në Parlamentin për ratifikimin e marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin, të firmosura gjatë javëve të fundit deklaroi, se shteti i tij do të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, sipas tij, do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare…

Një lajm shumë i mirë, një vizitë më se e mirëpritur, sepse sa më shumë që fqinjët të takohen e të bisedojnë aq më pak keqkuptime mbeten, aq më shumë forcohet mirëkuptimi dhe miqësia midis tyre. Kështu që, besoj unë, gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe jo vetëm ata, janë të gëzuar nga ky lajm. Shpresohet se do të vazhdojë më tej dialogu i nisur shumë vjet më parë dhe i mbetur ka krye për shkelje të rënda të disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare, që çuan në cenimin e interesave të Shqipërisë.

Kjo vizitë mund t’i japi impulse pozitive vazhdimit të negociatave që filluan në pranverën e vitit 2018 për trajtimin e ndarjes sëkufirit të Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE) dhe të Shelfit Kontinental (SHK) ndërmjet dy vendeve, secila duke patur parasysh interesat dhe  kuadrin përkatës juridik.

Siç dihet, Shqipëria dhe delegacioni i saj, e kanë të përcaktuar, madje të kushtëzuar qëndrimin e vet nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i vitit 2010, i cili e shpalli marrëveshjen e prillit 2009 antikushtetuese, në kundërshtim me parimet themelore te së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit dhe që kishte çuar në rrezikun e cedimit të një sipërfaqeje të rëndësishme të territorit detar të Shqipërisë.

Po pala greke? Sepse sipas gazetës “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh, po përsëris se: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojmë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë”

Natyrisht edhe pala greke ka pozicionin e saj në mbrojtje të interesave të vendit të vet. Në çdo rast negociatat do mbështeten fuqimisht në parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Siç dihet ato janë të detyrueshme për të gjithë shtetet anëtare, perfshire edhe fqinjët. Ato janë respektimi i barazisë sovrane, sovranitetit shtetëror dhe i tërësisë territoriale, ndalimi i kërcënimit me forcë, mosndërhyrja në punet e brendshme, moskërcënimi, ndalimi i presioneve, intimidimeve etj.

Rinisja eventuale e bisedimeve me palën greke do të kërkonte fillimin e përgatitjeve serioze, duke iu akoruar atyre gjithë kohën e nevojshme, me qëllim që delegacioni shqiptar të jetë në gjendje t’i përballojë ato me dinjitet dhe të mbrojë me vendosmëri, me argumente të fuqishme juridike interesat e vendit të vet.

Ku konkretisht?

– Palët nuk duhet të impresionohen dhe të nguten për të gjetur sa më parë dhe me çdo kusht një zgjidhje. Duhet mbajtur parasysh se bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme. Përvoja e shteteve të tjerë tregon se ata i kanë vazhduar negociatat me dekada, madje ka edhe raste që kanë kaluar shekullin, siç është rasti i negociatave ndërmjet ShBA dhe Meksikës që negociojne prej rreth 118 vjetësh për një sipërfaqe të kontestueshme prej 2 km katrore, ose Norvegjia me Finlandën prej 100 vjetësh për 1 hektar e 400 metra katrorë.

Nëse gjatë negociatave mund të shfaqen vështirësi për shkak të ngurtësimit eventual të palëve në qëndrime të patundshme, mund të ishte një rrugëzgjidhje e përshtatshme kalimi i saj për trajtim në Gjykatën e Hagës ose në atë të Hamburgut, kur shpresohet të ketë më shumë objektivitet dhe paanësi, larg ndikimeve të politikës së çastit.

Në fjalën e vet kryeministri grek tha gjithashtu edhe se “Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje”. Ky pohim i tij shkaktoi hamendësime në një opinion të caktuar, përfshirë edhe mediat, të cilët ngritën supozime e hipoteza…

– Pa pretenduar për t’u ndalur dhe shprehur gjerë për këtë çështje realisht shumë të rëndësishme, do të thoshja vetëm disa mendime të përgjithshme, vështruar në aspektin strikt juridik.

Ndarja e detit midis shteteve përballë ose në krah të njeri – tjetrit bëhet duke mbajtur parasysh disa parime të përcaktuara nga e drejta e detit, posaçërisht Konventa e Montego Bay.

Ai që u përmend nga z. Micotakis, i referohet  rasteve të shteteve që kanë përballë ose në krah hapësira detare më pak se 24 milje, d.m.th. dyfishi i gjerësisë së ujrave (detit) territoriale. Por është e sigurt se shërbimet kompetente të shtetit grek, specialistët përkatës në Ministrinë e Jashtme në Athinë, e dinë fort mirë se ky parim i përgjithshëm zbatohet duke patur parasysh një varg rrethanash që kanë të bëjnë me konfiguracionin gjeografik e natyror të rajonit si dhe me faktorë të tjerë me ndikime të ndryshme.

Kriteri i ndarjes se kufirit të ZEE dhe SHK, në këto raste mbeshtetet mbi

a)parimin e barazlargesise (ekuidistances), i quajtur ndryshe edhe parimi i vijes mesore (mediane) dhe

b)parimin e ekitese – equality solution, i perkthyer ne shqip si zgjidhja ose parimi i drejtesise ose ndershmerise, si në

c)parimin e perzier qe bashkon elemente nga te dy parimet e mësipërme.

I pari perdoret kur konfiguracioni i bregdeteve, karakteristikat gjeomorfologjike te shtratit dhe nentokes se shtratit te detit, jane normale, pa probleme qe komplikojne drejtesine dhe ndershmerine e caktimit te vijes se kufirit.

I dyti dhe i treti, sipas vleresimit te vete paleve, ose te ndonje gjykate nderkombetare qe mund te zgjedhur nga palet per ta trajtuar ceshtjen, perdoret kur nuk ekzistojne kushtet e parimit te barazlargesise, te permendura me larte.

Palët bëjnë përpjekje që në përshtatje me interesat e veta dhe kushtet e terrenit të gjejnë rrugën e kompromisit, për të zbatuar parimin ose parimet më të pranueshme. Ndryshe do të ishte shumë e vështirë të gjendet kompromisi dhe negociatat të japin rezultatet e duhura për të dyja palët.

Lidhur me deklarimin e shpalljes së gjerësisë së ujrave territoriale në detin Jon në përmasën e 12 miljeve, duhet sqaruar se në bazë të përcaktimeve të Konventës për të Drejtën e Detit të Montego Bay, se 10 dhjetorit te vitit 1982, ku jane pale Shqiperia dhe Greqia, shtetet kanë të drejtë ta përcaktojnë në mënyrë të njëanshme kufirin e tyre detar, kur kanë përpara brigjeve të veta hapësira detare që tejkalojnë dyfishin, përkatësisht të ujrave territoriale, të ZEE dhe SHK. Pra është e drejte e tyre diskrecionare për gëzimin e së cilës nuk kanë nevojë të marrin pëlqimin e shteteve të tjerë.

Kjo do të thotë që shteti, në varesi të relievit natyror dhe konfiguracionit gjeografik, të pozicionit të shtetit perkates dhe shteteve te tjere perballe, mund ta caktojne gjeresinë e tyre nga 0 deri ne 12 milje detare. Mbi këtë bazë vendi ynë e ka gjerësinë e ujërave të veta territoriale 12 milje detare.  Në këtë kuptim edhe deklarimi i bërë në parlamentin grek ose në mediume të ndryshme greke ose të huaja, është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Eshte prerogative e pakontestueshme e palës greke, e cila, siç merret me mend do te shtrihet deri ne 12 milje detare vetem ne ato segmente te bregdetit të vet, perballe te cilave shtrihen hapesira detare ku gjeresia duhet te jete minimalisht jo me e vogël se 24 milje detare.

Por eshte alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit.

Eshte kjo arsyeja pse duket e pabesueshme ato qe komentohen nga njoftimet e mediave greke, duke i shkeputur nga konteksti i vertete i konceptit juridiko-nderkombetar.

Ne si shqiptarë duam të shpresojmë se situate në Egje do të qetësohet dhe vizita e Dendias në Tiranë do të jetë e suksesshme.

 

*******

Intervistoi Xhevdet Shehu. Botuar sot si kopertinë e DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

August 27, 2020 12:19
Komento

27 Komente

  1. Raimond vlonjati August 27, 00:42

    Edi Rama duhet te ndjeki shembulllin e Erdoganit ,
    ti thyhej hundet Greqise

    Reply to this comment
  2. demo August 27, 03:07

    Perse nguten greket?
    Greket nguten sa kohe qe qeverite shqiptare nuk e kane kuptuar qe monedha 20 qindarka prej bronxi,nuk eshte Flori.
    Qeverite shqiptare akoma nuk e kane kuptuar qe GURI PLESHTI(BARKETA),nuk eshte Kontinent dhe mbi te nuk mund te vihet maja kompasit per te ndare Gjirin e Sarandes.
    Greket kane arsye te nguten sa kohe qe shqiptaret kane qeveritare antishqiptare qe i japin 180 miljon euro nje emigranti leckaman nga stanet e Vlores,qe t`ju shesi brisqe operacioni sa frengu pulen.,,ne vend qe me keto para te blinin tre destrojere Amerikane te armatosur me rraketa,se ato dijne ta levizin kompasin aty ku duhet.

    Reply to this comment
    • Arturi August 27, 08:43

      e.bukura eshte qe barketa I takon shqiperie dhe keshtu shkon shqiperia 100 m afer korfuzit po te merret ne konsiderate barketa. kjo sipas profesorit m. pashaj

      Reply to this comment
  3. demo August 27, 03:50

    Mire o zoti specialist,,por nuk na the A ka te drejte Greqia te vere majen e kompasit mbi ca gure mbi uje qe quhen pleshti dhe othonoi?
    Aq me teper qe keta gure plluskojne ne territorin shqiptar dhe nuk dihet si jane PERVETSUAR nga Greqia?
    Mbrojtesi i Detrit,kolonel Pashai dha alarmin ne opinionin publik per keto detaje,ndersa gjenite specialiste 20 vjecare te Rames po na ngushellojne,
    Keta specialiste gjeniale bashke me kunderadmiralin vllaho-grek te Berishes duhen mbytur ne tek guri pleshtit.Populli shqiptar e mbrojti Korcen dhe Vloren ne 1920 me thojte e duarve,pamvaresisht se ca Jargavece e ngushellonin:-Mos qaj,mbaje veten,keshtui e kane keto pune,eshte vendim i Nderkombetareve,kane vendosur te medhejte,s`ke c`i ben.etj.
    Rama po pati mencurine te mos kryeje Aktin e fundit te poshtersise,le te terhiqet nga bisedimet me Greqine dhe te nxjerre Tabelen e Vendimit te Gjykates Kushtetuese,qe e ben Nul,marreveshjen e Berishes.

    Reply to this comment
  4. Arben August 27, 06:37

    Ky është llafi

    Reply to this comment
  5. Ton August 27, 08:02

    Dhe ky nuk flet per Barketen…..aty eshte akili

    Reply to this comment
  6. katarakti August 27, 12:12

    12 miljet janë të vlefshme vetëm kur ti nuk ke fqinj përballe, ose kur gjërësia e detit ndermjet 2 vendeve i kalon 24 miljet.Psh Shqipëria ka të drejtên e zotërimit të12 miljeve në pothuajse tê gjithe detin Adriatik. Greqia në Peloponez. Etj.etj. Problemi shtrohet kur kemi të bêjmë me ngushtica, si ajo ndermjet Sarandës dhe Korfuzit, jo më shumê se 6 milje e gjërë. Atëhere duhet ditur se çfarê thotë ligji ndërkombetar. Ky Krisafi eshte apo bên budallanë. Si dilka Greqia mbi kodrat e Sarandës. E di edhe bufi që nê një rast të tillë deti ndahet mê dysh. Ndryshe i bie që edhe Shqipëria të dalë mbi kodrat e Korfuzit! Marrëzira nacionaliste të kokave të nxehta, që rrahin gjoksin si patriotë. Pyetja tjetêr ka të bêjê me ishullin e Barketês në veri të Korfuzit. A mund të merret ai si bazë për ndarjen e detit apo jo?! çfarë thotê ligji ndërkombëtar për ishujt e pabanueshëm dhe shkëmborê që gjenden në kufirin detar midis dy shteteve?! Këto gjëra duhen sqaruar.

    Reply to this comment
    • mirel August 27, 12:30

      Ik mor shkerdhate, e di bufi qe deti ndahet me dysh thote.
      Si u ndaka mor kurve muti, si Cameria? Paska akoma detyrime Shqiperia ndaj Greqise?

      Reply to this comment
      • katarakti August 27, 13:09

        O plak i rrjedhur. Ik dhe merr ilaçet se le nam. Jo po do ta marrim ne të gjithë detin! Fillo ilaçet se po shkon për lesh, o psikopat.

        Reply to this comment
        • mirel August 27, 13:30

          O kurve muti, po ca do marrim ne? Cfare duhet te marrim ne kur kemi tonat? Ketu behet fjala per ti dhene Greqise o shkerdhate e Dules. Ju kurvat e Dules jeni mbeshtetesit me te medhenj te Ramut kermes. Jo pa qellim ka mbledhur gjithe dhiaret dhe spiunet perreth. Kerma te degjeneruara.
          Si more i paskemi rene me qafe Grequse deri tani. Do vehe Edvin Ramuti kurva e Dule Vucicit ta shpetoje Greqine dhe ti japi ate qe kerkon Greqia
          Edvin Ramuti ti beje hesapet mire se nuk ka per tu ndare mire nga kjo mesele.

          Reply to this comment
  7. Phoenix August 27, 13:27

    Jane 12 milje katrore dhe jo milje lineare. Pastaj c’fare rendesi ka Greqi Shqiperi Turqi e territore, kur eshte fakt qe te dy vendet e shumica e vendeve ne bote jane shitur te axhenda e kultit fashist Global, per nje Bote me nje qeveri Globale diktature teknokrate?

    Ju merruni me shashkat qe ju servirin, po ata qe jane zgjuar e kuptojne shume mire se shashkat per territore dhe lojra luftash, jane dezinjuar per distraksion dhe manipulim psikologjik, ndaj problemeve reale qe krijohen nga kulti ne kete Bote.

    Sa per sqarim Erdogani, Micotaqi dhe Edi Rama e pijne kafen bashke naten. Diten bejne palacot qe te genjejne budallenjte me patriotizem dhe vija kufitare detare apo tokesore, nderkohe qe urdherat i marin nga te njejtit pronare Globale.

    Reply to this comment
    • mirel August 27, 14:00

      Ja ky paska teori tjeter. Mp e cani bythen vellezer. Jepjani gjithe detin me gjithe vorio epir brenda. Pse, viktima te teorise globale do biem ne? Le ti marre te gjitga Greqia, per inat te grobalizmit.

      Reply to this comment
    • Dibrani August 28, 16:15

      Shume sakte e ke thene ti Phoenix. Por territori detar duhet mbrojtur. More vesh? Mora thuaj. Nuk do te thote qe kunder iluminatit me ne krye rothschildet e Londres nuk mund te behet asgje dhe duhet pranuar se ca urdherojne ata.

      Me luften e Vlores u arrit clirimi i Vlores.

      Me luften e UCK u arrit clirimi i Kosoves.

      Mendon ti se Vlora dhe Kosova do cliroheshin nga iluminati i Londres pa luftuar shqiptaret? Te genjen mendja ty or qyq.

      Po ti je ballist dhe nuk e ke per gje tradhetine. Ballistet jane tradhetare. Nacionalist ishte Enver Hoxha.

      Reply to this comment
      • Phoenix August 28, 19:40

        Te mjeret ju, se kur do te dilni nga ato kutite ku ju kane futur, nje zot e di.

        Reply to this comment
        • Dibrani August 29, 11:10

          Po ti o Phoenix kur do i heqesh ate unazen e iluminatit qe mban ne gisht dhe ate tatuazhin e iluminatit gjarper qe ke ne krahun e majte?

          Reply to this comment
          • Phoenix August 29, 13:31

            Nuk jam pjese e tyre dhe as do te behem kurre. Po te isha, nuk do te humbisja kohe te komentoja ketu kunder tyre.

  8. Te Lumte jo Puhke Shqiptari Patriot Profesor i Nderuar August 27, 13:51

    Kjo eshte detyra e Patriotit intelektual e Akdemikut

    ne nji vend ,

    mos ta lej vendin pa dije ,pa zemer ,por te levize gjithcka
    dhe orietoje shoqerine drejt me sy hapur ,ne rrugen e duhur .

    Rrespekt i nderur Profesor rrofsh ,qe i qendron pran Situtes konfuze POLITIKE
    dhe shqetesimeve te vendit

    Reply to this comment
  9. edi August 28, 09:32

    Ore ai Myslim Pashai,ai Vladimir Beja dhe ai i shoqerise civile S.Guri qe nuk ndigjohen fare kane vdekur ?!

    Reply to this comment
  10. meti August 28, 14:29

    espekt per profesorin e nderuar Zotin Krisafi qe gjithmon i dele zote atdheut.

    Reply to this comment
  11. kush e terheq kete vend, gjithmone mbrapsh..!? August 28, 14:53

    lerini turkoshaket e tipit xhufi murati, sipas programit te kryeturkoshakeve godo berisha, te meren me keto gjera, mor’ ju dh..jefshin erudicionin, “patriotizmin” dhe profesorllekun tuaj . mor’ “kaurr te vertete” . e gjithe teza “armiqesise” ndaj grekeve eshte nje teze artificiale e ngritur furtune ne gote, nga futja e shqiperise ne koferencen islamike, prej dyshes godo berisha . gjithcka tjeter ne keto 30 vjet, qe la shqiperine dhe pruri shqipetaret ne kete gjendje eshte produkt i atij akti . po qete sado pake erudite ose te krishtere, si e gjithe europa, ju qe turku ju thote “kaurre” (te pafe’), t’u benit qofte nje oponence minimale, osmanllinjeve te pa shpallur shqipetar, kur bene aktin e islamizimit te shqipetareve . ky akt dhe askush tjeter nuk eshte pergjegjes per gjendjen e tanishme te shqipetareve qe cuan vendin ne gremine dhe na ndane nga europa . por si ty “profesore”, si dhe profresor si, qosja (qe kadareja ne fillim, lidhur me kete teme, e quajti medioker), ju rrofshin atutet e akademikut, kur s’ndryshoni dote nje kurs te gabuar te krijuar nga dishepuj te se keqes (sipas meje) si personat, cilesuar si te tille me larte .
    ps. menduam (dhe rugova gjithashtu) se cdo gje me boten dhe me fqinjet, do zgjidhej me konsensues . konsensus qe dhe gandi i hindise, vite me pare e perdori me perandorine..britanike .

    Reply to this comment
  12. fteri August 28, 16:50

    Armiqtë e kombit jan si ato kristale të akullta në trup të patates që e kalbin.Edhe shqiprisë në kohë të ndryshme të fatit të ekzistencës ,ose shuarjes saj që varej në tehë të briskut i kan dalë përzot burra atdhetar,dhe miq të huaj,për arsye nga më të ndryshme parimore ,interesa nafte ,pushtimi etj…..por historia do ti gjykojë kontributin e sejcilit por dhe vendosmërinë e Fanolit Madhë në lidhjen e Kombeve.Këta jan burra shteti që krijuan shtein shqiptar,me sovranitetin e tyre ta ngrenë çeshtjen e pranimit të shqiprisë antare e lidhjes kombeve.që më 1920 ,të ngrenë SHQIPRINË në nivel bashkëkohor pjestare e barabart të të Lidhes kombeve.duke ruajtur nga coptimi,ashtu si bishat i turren një qinëgji.

    Por Enver Hoxha u bë baba i kombit dhe figura më e shtetformimit shqiptar në histori .I cili e donte pa masë popullin shqiptar ,pa pyetur për mbushjan e xhepave siç kan bë shumë tradhtar të kombit,si Zogu ,apo Ali Këlcyra etj dolloverexhi të djeshëm apo të sotëm me Sali Karaxhixhin që shiti detin greqisë.Enver Hoxha gjetë gjithë jetës nuk bëri asnjë lëshim lidhur me pavarsinë e vendit.Me veprën e tij ai paralajmëroi Moskën dhe Uashingtonin ,Srbin ,Italianin dhe Grekofonët ,përfshi OKB,- si pasardhëse të lidhjes kombeve që të mos mendojnë se Shqipëria është një kafshatë e vogël që gëlltitet lehtë ,kjo është dhe mesazhi për të gjithë shqiptarët patëriot në botë ,nga SHBA,britani ,francë ,australi e kudo ,përfshi dhe më cinikët e kundërshtarët që e kan shumë të vështirë ta kundërshtojnë,një gjë që Enver Hoxha mbetet babaj i kombit figura më e shquar e shqipërisë,kufirin detar me greqinë e italinë e shtynë nga 16 km ,në 22 km ,megjithë protestat e tyre në institucione ndërkombëtare.Bateritë bregdetare shqiptare të kalibrit rëndë ,të fortifikuara në tunele të sigurisë lartë përgjatë bregdetit nga Saranda në Velipojë ,Shkodër e hidhnin predhën 32 kg mbi 35 km në detë..Artilerët bregdetarë ishin heronj,
    ata shërbyen dhe sakrifikuan në
    emër të mbrojtjes së atdheut rininë djaloshare te tyre,me mësimet e artit ushtarak më përparimtar në botë ,atë të Enver Hoxhës ,për të luftuar dhe dhënë jetën si me le për atdheun e flamurin ushtarak të njësisë.

    Reply to this comment
  13. fteri August 28, 17:01

    Armiqtë e kombit jan si ato kristale të akullta në trup të patates që e kalbin.Edhe shqiprisë në kohë të ndryshme të fatit të ekzistencës ,ose shuarjes saj që varej në tehë të briskut i kan dalë përzot burra atdhetar,dhe miq të huaj,për arsye nga më të ndryshme parimore ,interesa nafte ,pushtimi etj…..por historia do ti gjykojë kontributin e sejcilit por dhe vendosmërinë e Fanolit Madhë në lidhjen e Kombeve.

    Këta jan burra shteti që krijuan shtein shqiptar,me sovranitetin e tyre ta ngrenë çeshtjen e pranimit të shqiprisë antare e lidhjes kombeve.që më 1920 ,të ngrenë SHQIPRINË në nivel bashkëkohor pjestare e barabart të të Lidhes kombeve.duke ruajtur nga coptimi,ashtu si bishat i turren një qinëgji.

    Por Enver Hoxha u bë baba i kombit dhe figura më e shtetformimit shqiptar në histori .I cili e donte pa masë popullin shqiptar ,pa pyetur për mbushjan e xhepave siç kan bë shumë tradhtar të kombit,si Zogu ,apo Ali Këlcyra etj dolloverexhi të djeshëm apo të sotëm me Sali Karaxhixhin që shiti detin greqisë.

    Enver Hoxha gjatë gjithë jetës nuk bëri asnjë lëshim lidhur me pavarsinë e vendit.Me veprën e tij ai paralajmëroi Moskën dhe Uashingtonin ,Serbin ,Italianin dhe Grekofonët ,përfshi OKB,- si pasardhëse të lidhjes kombeve që të mos mendojnë se Shqipëria është një kafshatë e vogël që gëlltitet lehtë !…

    Kjo është dhe mesazhi për të gjithë shqiptarët patëriot në botë sot ,që nga SHBA,Britani ,Francë ,Australi e kudo ,përfshi dhe më cinikët e kundërshtarët që e kan shumë të vështirë ta kundërshtojnë,një gjë që Enver Hoxha mbetet babaj i kombit figura më e shquar e shqipërisë.

    Kufirin detar me Greqinë e Italinë e shtynë nga 16 km ,në 22 km ,megjithë protestat e tyre në institucione ndërkombëtare.

    Bateritë bregdetare shqiptare të kalibrit rëndë ,të vendosura në PZ, të fortifikuara në tunele të sigurisë lartë ,llogarit dhe goditjen bërthamore ,u vendosën përgjatë bregdetit nga Saranda në JUG,në Velipojë ,Shkodër-VERI , e hidhnin predhën ,thërmuese ,blindëshpuese ,tymuese me peshë 32.6 kg mbi 35 km në detë ,të aftë të neutralizonin dhe anijet luftarake të blinduara të armikut, .

    Artilerët bregdetarë ishin heronj,
    ata shërbyen dhe sakrifikuan në
    emër të mbrojtjes së atdheut rininë djaloshare te tyre,me mësimet e artit ushtarak më përparimtar në botë ,atë të Enver Hoxhës ,gjithë poëulli ushtar ,për të luftuar dhe dhënë jetën si me le për atdheun e flamurin ushtarak të njësisë dhe të kombit..

    Reply to this comment
    • Lili August 29, 07:30

      Halla Zogu paska faj pas pushtetit tuaj gati 80 vjecare, se berisha i juaji eshte!
      Heuu bre ,i fort paskan qene ky Mbret qe mbreteroj per vetem nja 15 vite,Sa te keni nevoje t’ i referoheni edhe pas 80 vite!

      Reply to this comment
  14. Alban Hamzai August 28, 18:03

    Demo e kompani.Lexoni ligjet nderkombetare e pastaj flisni e shkruani.Nuk jeni ne kohen e kooperativave te mbledhur nen bythen e fikut e tju lexojne gazeten dhe ju te brohorisni si patriote te medhenj.
    Ka me qarte se ligji :cdo shtet (pjese kontinentale ,ishull sado I vogel I banuar ose ishull sado I vogel qe ka kushte per banim) ka te drejte te zgjeroje ujrat teritoriale deri ne 12 milje detare .Aty ku distance midis dy sjteteve eshte me e vogel se 24 milje merret mesi I distances midis brigjeve te dy shteteve.
    Prandaj te nderuar ish kooperativiste te dalluar e ish bij te ketyre te dalluarve boll si kokoshi maje plehut .
    Vazhdoni te jeni ashtu si 100 vjet me pare :injorante (mbi 90% e shqiptareve nuk lexojne asgje ) dhe mendjemedhenj .Dhe sic thoshte I madhi Fishta ,me keto dy vese kurre nuk keni per te ecur perpara.

    Reply to this comment
  15. Nik August 28, 21:25

    Ti “Alban Hamzai” me siguri je nje nga ata kokengriret 300 euro te Fanarit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim