Njihni 12 më mizorët e historisë

September 2, 2018 19:20

Njihni 12 më mizorët e historisë

 

Historia e njerëzimit është e mbushur me ligësi, që nga koha e Kainit dhe Abelit. Gjithmonë jemi të rrethuar nga çmenduritë, epshi për pushtet, apo besnikëria e verbër ndaj një ideologjie të caktuar. Historia ka qenë e mbushur me vrasës psikopatë, tiranë, gjakatarë fanatikë dhe “legjenda të zeza”. Lista mund të ishte shumë më e gjatë, por këto janë disa prej tyre.

 

1 – Kontesha vampire Erzsebet Bathory (1560-1614)

con_h_24.878682_web.900x600

Erzsebet Bathory, kontesha “Drakula” siç është emërtuar kjo femër fisnike hungareze e shekullit XVI, konsiderohet vrasësja seriale më e pamëshirshme në histori: kanibale, joshëse biseksuale, e ligë, vampire sadiste dhe brenda 20 viteve ka torturuar e shfarosur më shumë se 650 shërbëtorë. I tërhiqte vajzat me premtimin e një pune të mirë, më pas i torturonte në mënyrat më të këqija. U ngulte thonjtë në trup, i rrihte me egërsi, i digjte, i linte të zhveshura në mes të dimrit përjashtë. Pinte gjakun e virgjëreshave pasi besonte se kjo do i siguronte bukuri të përjetshme.

 

2 – Jack Therësi (gjysma e dytë e shekullit XIX)

con_h_24.268418.900x600

Në vitin 1888 në lindje të Londrës u përhap terrori. Madje dhe vrasësi serial i kësaj historie nuk ka një identitet real, pavarësisht mijëra hipotezave. Ai njihej ndoshta me emrin Albert Victor, nip i mbretëreshës Viktoria. Të pesta viktimat e tij ishin prostituta. Vrasësi i shpërfytyronte duke u prerë fytin, e më pas organet e brendshme. Atij iu vendos nofka “Jack Therësi” pas një shënimi që iu gjet në një nga krimet që kishte bërë.

 

3 – Gilles de Rais (1404-1440)

gillesderais1835.900x600

Ishte aq i keq sa përfundoi në një përrallë që duket se është e frymëzuar nga fisniku francez Gilles de Rais. Ndryshe nga Jack-u, ky nuk i torturonte femrat, por i përdhunonte, torturonte dhe vrau dhjetëra fëmijë. I rritur në familjen më fisnike të Britanisë, ai fillimisht ishte një hero lufte. Më vonë u zhvendos në shtëpinë e tij duke jetuar në vetmi duke shfrytëzuar shumë fëmijë.

4 – Diktatori kanibal – Idi Amin Dada (1925-2003)

con_h_5.00245854.900x600

Për 8 vjet ishte presidenti i Ugandës dhe është konsideruar si një nga diktatorët më vdekjeprurës të të gjithë historisë së Afrikës. Mendohet se gjatë regjimit të tij ka vrarë mbi 300 mijë persona. Ish-boksieri, u dallua për sadizmin dhe torturat e tij. Një nga më të njohurat ishte prerja e penisit të atyre që nuk bashkëpunonin. Akuzohet se ushqehej me trupat e kundërshtarëve të tij në politikë.

5 – Tre diktatorët

trrediddatori.900x600

Të paktë janë njerëzit që kanë ndikuar negativisht në histori dhe sidomos në atë europiane si tre tiranët që morën famë në vitet ‘900”: Cari sovjetik Stalin (1878-1953), Fyhreri gjerman Adolf Hitler (1889-1945) dhe Duçja fashist Benito Musolini (1883-1945).

 

6 – Kalifi Al Hakim Bi-Amrillah (985-1021)

al-hakim-bi-amr-allah.900x600

Pasi u bë Kalif i Egjiptit që kur ishte 11 vjeç, shumë  shpejt hoqi qafe tutorin e tij duke e vrarë atë. Ajo ishte e para e një serie të pafund spastrimesh  në pushtetin e tij absolut. Persekutoi të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët suni, konfiskoi tokat e njerëzve, prishi kishat, ndaloi ritet heterodokse dhe arrestoi ata që nuk luteshin siç thoshte ai. Ndaloi birrën, mjaltin, kumarin, muzikën dhe shahun. Gratë ndaloheshin të dilnin nga shtëpia dhe të shihnin në dritare.

 

7 – Tomas de Torquemada, “Torturuesi” (1420-1498)

con_h_24.1395352.900x600

Përhapi terror në të gjithë Spanjën. Për këtë Tomas de Troquemada është kujtuar si “legjenda e zezë”. Shefi i inkuizicionit spanjoll, urdhëroi torturimin e vdekjen e qindra njerëzve të quajtur heretikë. Ai imponoi tortura të rënda sidomos tek hebrenjtë pasi mori aprovimin e monarkëve spanjollë Isabella dhe Ferdinand për të vepruar.

8 – Markezi hyjnor Donaten Alfons Francois De Sade (1740-1814)

desade.900x600

Në emër të lirisë markezi De Sade justifikoi sjelljen e tij seksuale më ekstreme duke e konsideruar atë të ligjshme pasi lejohej nga ligji natyror i kënaqësisë. Pasojë e këtij argumenti ishin praktikat sadiste të bëra nga ai. Lindi në Paris e pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake, megjithatë martesa nuk e shpëtoi atë nga të gjitha llojet e shthurjes

 

9 – Mendja e së keqes, Osama Bin Laden (1957-2011)

osama-bin-laden.900x600

Ideatori i sulmit të Kullave Binjake në Nju Jork dhe nxitësi i vrasjes së 3 mijë personave të tjerë është mishërimi më i fundi i së keqes në Perëndim. Luftëtar i xhihadit, luftës së shenjtë islamike, për një kohë të gjatë ishte i kërkuari numër një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me origjinë nga Jemeni dhe me familje shumë të pasur, Bin Laden u diplomua në ekonomi. Pasi ra në kontakt me islamin radikal, braktisi stilin e tij të jetës dhe iu përkushtua luftës së armatosur duke organizuar një sërë sulmesh. U vra në Pakistan më 2 maj 2011.

10 – Saladini mizor  (1137-1174)

sadaladino.900x600

Në realitet Saladini ishte një personazh me dy fytyra: i pamëshirshëm dhe i ashpër, por ashtu si e përshkruajnë historianët nëpër libra, edhe shpirtmadh e besnik. Si shumë liderë, ai ishte përgjegjës i veprimeve të shumta të pamëshirshme kundër kryqtarëve. Por gjithashtu ishte i mëshirshëm dhe i drejtë me të dobëtit.

 

11 – Mallkimi i Zotit, Attila (406-453)

attila.900x600

Attila, Mbreti i Hunëve, të cilët pushtuan Italinë në vitin 452 ishte një negociator i aftë, që ishte në prag për t’u bërë anëtar i familjes perandorake. Ajo që e njohu si mishërim të së keqes ishte Kisha, e cila kërkonte ndalimin e përparimit të tij në tokën italiane. Kjo e bëri Attila-n të luftojë kundër perandorisë romake. Ideja e një bashkëjetese paqësore mes të dyve, nuk u realizua.

12 – Miti i Drakulës, Vlad Gjakpirësi (1431-1476)

dracula.900x600

Në  Rumani, Vladi III apo Drakula ishte një hero kombëtar. Konsiderohej babai i kombit. Ndërsa propaganda armike e tij e tregonte një përbindësh të etur për gjak. Shumë nga ato që thuhen datojnë në fund të shkeullit 15. Ishin pikërisht historitë e tij që inspiruan romanin e Bram Stoke, Drakula. Nga legjenda thuhet se ishte i pamëshirshëm dhe tregonte një egërsi të pakufijtë ndaj armiqve të tij.

13 – Të tjerët

istock_000008689603_web.900x600

k.a. / dita

September 2, 2018 19:20
Komento

18 Komente

  1. george September 25, 16:15

    Nuk e di kush e komandon kete “FOKUS HISTORIA” nga eshte mare ky material.
    .
    Edhe nje njeri me arsim minimal e kupton qe eshte dikush me monster qe ka futur ‘CAR STALININ’ ne kete kope gjaksoresh.
    .
    Jo me keto kanibalet por as me Hitlerin apo Ducen nuk krahesohet Stalini Pse ?
    .
    Sepse Ducja dhe hitleri u denuan me vdekje kurse Stalini kur vdiq e nderoi nje popull i tere dhe 2/3 e planetit….
    .
    Te pakten ne Shqiperi kur behen keto insinuata makartiste qe e fusin Stalin artificjalisht ne keto kategori ne fakt ja rrisin lavdine..
    .
    Nqs se Amerika dhe Europa do na ndihmonte vetem 5 perqind sa na ka ndihmuar Stalini..shqiperia sot do ishte vendi me pasur ne Ballkan.ishte apo nuk ishte diktator nuk e can trapin sot ne shqiperi….populli numeron pamporet dhe ndihmat dhe jo pordhet demokratike
    .
    Turp per gazeten Dita….
    .
    Me historine nuk behet shaka si ky Fuckus Storia

    Reply to this comment
    • Stepat September 26, 16:30

      Monstra Stalini dhe sllavet jane te njejte, prandaj e nderojne edhe sot ate monster. Nje nga ato, me nder, je edhe ti shqipfoles.

      Reply to this comment
      • arber September 3, 22:05

        Salini nuk ishte sllav, Stalini ishte gjeorgjian nga qyteti Gori ,nje krahine e populluar me Alban te Kaukazit

        Reply to this comment
    • ELIOT October 2, 18:19

      SHOKU GEORGE . NU E DI SA KLASE SHKOLLE KE … NUK E DI A E KE LEXUAR NE NJE GJUHE TE HUAJ HISTORINE E VERTETE TE STALININ APO KE LEWUAR VETEM SZERIN E NEXHMIJES …POR UNE I DII NJA 100 HISTORINA KU STALINI ISHTE ME SKIZOFREN SE HITLERI ME KRIMINEL SE SHUME MIZORE … PO TE TREGO VETM 3 HISTORINA .. KUR MORREN POLONINE NE L E 2 BOTERORE ..STALINI QE KAPI ROBER 40 MIJE ZBORISTA … DHE I PUSHKATOI SI QENAT NE PYEJT E CHERCHENISE … ATO ISHIN INGINIERAT ISHIN INTILIGENCA …NUK ISHIN USHTARE AS OFICERA PO KRIMINEL STALIN I VRAU .. DH ENVER PEDERASI SE TREGONTE NE HISTORINE E ..KRIMINELIT STALIN . E I DIN TI COBAN QE STALINI E VRAU STROCKIN MADH KOMUNISTIN ME E MADH NE BOTE …… DHE KUR MOTREN E HITLERIT QE JETOI NE AMERIKA MBAS 45 …. GAZETARET NGA BOTA E GJETEN KU BANONTE DHE E BOMBARDUAN ME PYETJE …..ISHTE NJE PYETJE QE I VINTE SHPESH NE GOJE .. PERSE I VRAU VELLAI YT HITLERI CIFUTET … DHE AJO JU PERGJEGJ PO BERI GABIM QE VRAU CIFUTET QE VRAU CIGANET PO BERI GABIME ..POR NUK BERI GABIM QE DONTE TE SHFARROSTE KAMUNISTAT ..JO PER KETE SE BERI KEQ ….A E DINI SA MILIONA KA VRARE KOMUNIZMI …STALINI SHOKE JOURNALISTA … HE …DHE GAZETARET E MBYLLEN SQUPIN SE BOTA E DIN SA KRIME BER STALINI MILIONA .. VRAU KRIMINELI .POR JU NJE ANALFABET .. NJE FATOS NAVIE QE SDINI GJE NGA JETA E STALINT … TI ME DUKET SE E KE MBARUAR KOPESHTI ME FOTO E ENVERIT .. DHE ME MIK SI RAMA … JU KUPTOJ …MERCI .

      Reply to this comment
  2. 2 September 25, 17:29

    Po mire vetem nje pyetje ju lutem VETEM NJE
    .
    si do ti quajme Roosveltin dhe Churchillin qe e kishin mik per koke Stalinin..biles ju ulen ne gjunje ne 1941 qe te luftonin se bashku kunder Nazizmit..
    .
    a ka ndonje zog ku ve
    ne planetin toke
    ti jape pergjigje te sakte
    per keto 2 miqte e monstres mizore

    shenim:
    ka cuar nje koment para disa oresh ku beja nje verejtje per stalinin ..a dihet gje per fatin e tij ?

    Reply to this comment
  3. GJINOJA September 26, 13:16

    Keni harruar Enverin dhe…. shoket e tij

    Reply to this comment
  4. george September 26, 17:14

    Pershendetje “stepat”
    .
    Ne gop te semes shkofte Stalini as e kam rruarr as e rruaj dhe as do ta rruaj trapin per kete personazh te Historise shenjtor apo shejtan qofte…POR
    .
    nuk e mohon kush faktin qe ishte burri i shtetit i vetem ne bote per te gjitha kohrat qe nga 1943-1953 vuri ne rrjesht dhe i beri zbor jo vetem gjermanise por dhe anglo -amerikes
    .
    biles miku personal i elez biberajt e kam fjale per te modhin Kadare ja si kalonte ne orgazem ne ate kohe:
    :dhe akoma nuk ka kerkuar falje as per stalin dhe as per enverin e tij:
    .
    Kjo per baba Stalinin

    LAMTUMIRA E FUNDIT

    Kurora dhe kurora pa mbarim,
    Kurora gjithë lule, gjithë yje;
    Dhe sytë te perlotur me trishtim
    Dhe pamje e rëndë zije.

    O shokë! Për te fundit herë sot,
    Babane po percjell turm’ e pasosur
    Me dhembje te kulluar e me lot,
    Me zemër te plagosur.

    Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
    Një ze i njohur, qartë po dëgjohet.
    Ne emër tonë sot, shoku Enver,
    Perpara tij betohet.

    Ne gjysmë – shtiz flamuret era tund,
    Gjemime topash ndihen ne hapësirë;
    I jep Stalinit turma e pafund,
    Të fundit lamtumire.

    Pra, lamtumire mik i madh, baba!
    Çdo zemër sot i thonë lamtumire.
    Se bashku me Leninin krah për krah
    Aty ka për t’u shkrire.

    Pushon tashti Aty ne qetësi,
    Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!
    Dhe fjal’ e tij e urte përsëri
    Perpara do na çoje!
    .

    pra zoti “stepat”
    po ta perseris
    se nuk e caj trapin as per stalinin
    dhe as per kakrroca si puna jote
    dhe Molit te serbelezit te shoshajve

    Reply to this comment
  5. demo September 3, 00:38

    Ty te ka bere me hije Elez Biberaj!
    Regjimi juaj filloi te tatepjeten kur babai yt vendosi te perzere ndihmat kineze.Tufezimi ne fshat i dha goditjen perfundimtare Ekonomise politike te socializmit.Ramiz Alise i varet ne qafe nje shtet te vdekur ekonomikisht.
    Ramizi sa te mbante nje te vdekur ne qafe,ja dorzoi Sali Berishes,qe i hoqi patkojte.
    Elez Biberaj eshte vetem tellalli.

    Reply to this comment
  6. Dikush September 3, 00:43

    Ocen harasho tavarish Kadare!k

    Reply to this comment
  7. ana September 3, 04:38

    Diktator Stalini? kush i shpif keto , fale Stalinit qe mundi gjermainin se pa Stalinin bota do te fliste gjermanisht dhe Shqiperia do te ishte koloni e Gjermanis , Lavdi vepres se Stalinit.

    Reply to this comment
  8. Arben September 3, 06:43

    Propoganda.

    Reply to this comment
  9. Labi. September 3, 07:55

    Po Sali Banditi ku hyn,qe dogji cdo gje dhe vrau me mijra njerez dhe vriten perdite?!Kete te na spiegoje historiani qe pergatit keto shkrime qe kane te paverteta.

    Reply to this comment
  10. une kaq di, po ti? September 3, 10:41

    Beni qejf ju qe s’dini ku ta beni qejfin!

    Reply to this comment
  11. Shqiptari September 3, 10:52

    Ne se kujtese or Lab Ndyresira pjelle e Enver Hoxhes pederast sikurse dhe ti, vetem per dy vellezerit vrases se nje familje ne Fier perfshire edhe nje foshnje ka dekretuar Sali Berisha si president mbas murtajes tende te kuqe.
    Si nuk ndjeni pendese per krimet e panumerta qe Enveri pederast ka bere perfshire dhe ndonje te afermin tend or Lab sepse ai nuk kishte te ngopur me gjak,kur i mungonin te persekutuarit fuste ne hell komunistet e tij,shoket e tij dhe ata qe e kishin percmuar.
    Or Lab kujto vrasjen e Beqir Ballukut,Koco Theodhosit,Mehmet Shehut,Kadri Hazbiut etj,etj (lista eshte aq e gjate) qe ishin shoket vampire te drakules Enver.
    Pse keni mllef dhe lumenj helmi per Sali Berishen,harron or Lab se ne mos ishte ky njeri ne krye te shtetit pas diktatures sot nuk do te kishim mbetur gjalle as gjysma joe perfshire komuniste dhe popull i pervuajtur nga murtaja komuniste.
    Ne se ka nje merite historike ai qe urren kaq shume eshte pikerisht Saliu.
    Te kujtohet or Lab 1997 kur falangat e kuqe donjen Shqiperine per pushtet or pusht,or Lab

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 3, 12:29

      Shqiptari
      që ke të drejtë për ato që thua!?
      nuk e vë në dyshim!!i të njëjtit mendim jam,pak a shumë dhe unë,POOOOOR të shkruash :
      “Pse keni mllef dhe lumenj helmi per Sali Berishen,harron or Lab se ne mos ishte ky njeri ne krye te shtetit pas diktatures sot nuk do te kishim mbetur gjalle as gjysma joe perfshire komuniste dhe popull i pervuajtur nga murtaja komuniste.”
      këto llafe mburrjeje për sal berishën??
      prapë më duket pak si idiotësi!!
      nuk flas për budallallëk,atë e kemi nga pak të gjithë,por të quash saliun si “shpëtimtar” dhe si “të vetmin shpëtimtar” tonin?!
      dhe idiotësia është lavdërim!!
      më e saktë do të ishte DEMENCA!!
      më poshtë se kaq nuk ka,shqiptari!!

      Reply to this comment
  12. ana September 3, 13:06

    ore o shqiptar nga ke dale nga vrime e vicidolit apo je vete ti Sali Kryemadhi , po ishte populli ai qe u ngrit ishte revolta popullore se politika qe bere ti Sali Shqiptari ngrite PIRAMIDAT u vodhe popullit leket se shiten shtepit se ti dole me parullat me ne fitojne te gjithe , me cekun 0 , o burra ti prishim te gjitha me uzina fabrika lapidare ngritet te vdekurit nga varet se jane KOMUNISTE, ti e dogje Shqiperine, vure shtet rrethim , dhe u bere president ne kushte shtet rrethimi, hape burgjet vodhe dhe shite arme , keto vrasje qe behen ti je fara e tyre , ja pasojat ti i armatose popullin gjeri ne dhembe me arme sa vrane njeri tjetrin shkaku ishe dhe je ti pasojat e tua te vitit te prapme 1997 i hodhe shqiptaret kundra njeri tjetri pasojat e tua krijuan bandat teroriste qe hidhje ne ere shtyllat elektrike u vije tritol dhe gjykatesve , nen udheheqjen tende minove vendin nga jugu ne veri u vije flaken dyqaneve dogjet ullishte shekullore i mbushe varezat me te vrare sa djem nenash ke groposur po te mbyturit e Otrantos po Gerdeci po 4 te vraret ne boulevard , e shikon ca ke bere prit se ti ske te mbaruar sa krime ke bere dhe po ben, bej nje bilanc vetes , po sa njerez te mare peng qe u coje fature sa jane te zhdukur o zot nuk kane te mbaruar krimet e tua dhe ti duhet e reshtohesh si nje diktator i demokracise dhe i koherave modern Hileri i mbyste me gaz ne kampet e perqendrimit ti i poqe njerzit si kec ne hell ,o komunist ti duhesh te perjashtohesh nga parlamenti e te vesh ne burg , bemat e tua nuk kane te sosur.

    Reply to this comment
  13. Çika September 3, 15:32

    Stalini – shok i denjë i Hitlerit dhe Duçes !
    Dhe vini veshin, këtë pisllëk , këtë idiotizëm e përhap gazeta më serioze shqipëtare – DITA !
    Pika i rëntë DITËS dhe inteligjencës së tredhur e servile shqipëtare .
    Nuk dua të futem në polemikë me ju maskarenjtë provokatorë , por , dua t’u kujtoj se Çerçilli juaj i dashur mendon krejt ndryshe nga ju . Dhe jo vetëm Çerçilli !
    Oportunizmi i DITËS , për të kënaqur ekstremet , komprometon gazetën . Kështu ka ndodhur edhe herë të tjera…….!

    Reply to this comment
  14. intelektuali September 4, 12:05

    O gazeta DITA po keni harruar “Kulcedren” komuniste Mao Ce Dun qe eshte ne vendin e pare te Klasifikimit Boteror me mbi 40 milione njerez te pafajshem te vrare dhe te lene nga uria te vdesin ne Kine dhe pas tij renditet “Perbindeshi” Sovjetik Josif Stalin me mbi 30 milione ruse dhe ukrainas te vrare me nje egersi shume me te madhe se vrasjet e Hitlerit ne dhomat e gazit ne Kampet e Perqendrimit qe numerojne afro 6 milione hebrenj dhe sllave te vrare. Fotografia e Duces ne listen e vrastare me te medhenj eshte vetem si nje karikature e ketij shkrimi nonsens ne gaqzeten DITA,

    sepse:

    PO “DRAKULLA” SHQYPTARE ENVER HOXHA?

    Qe po te krahasohet me keta vrastare te tjere qe rendit ketu ku shkrim i pasakte i gazetes DITA, per nga egersia e ekzekutimeve dhe nga pabesia e vrasjeve makaber te shokeve te tij komuniste apo fashiste te famlijes se tij,

    ENVER PEDERASTI DUHET TE RENDITET I PARI NE KLASIFIKIM SI VRASTARI ME I EGER DHE ME I PABESE NE HISTORINE BOTERORE

    dhe pas tij:

    RENDITET NEXHMIJE HOXHA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*