12 perandoritë më të rëndësishme dhe më të mëdha të historisë

December 12, 2017 16:44

12 perandoritë më të rëndësishme dhe më të mëdha të historisë

Perandoritë më të mëdha të historisë kanë mbuluar një të pestën e botës, udhëhoqën qindra miliona njerëz, dhe zgjatën diku nga 100 vjet deri në 3 mijë vite. Por, cilat kanë qenë perandoritë me të mëdha të botës, me të pushtetshme, më jetëgjata e më të pazakonta. Lexojini më poshtë:

1- Perandoria britanike (1583 – 1997)

1

Kjo është perandoria me shtrirjen më të madhe në historinë e njerëzimit. E qeverisur nga Mbretëria e Bashkuar, përfshinte koloni dhe territore në të gjithë 5 kontinentet.

Ajo mbulonte më 5shumë se 13. 000. 000 metra katrorë, çka është thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së thatë të tokës dhe kontrollonte më shumë se 500 milionë njerëz, që ishte sërish një e katërta e popullsisë së botës. Si rezultat, ajo ka lënë në vendet e pushtuara gjurmë kulturore, politike dhe mënyre jetese.

Perandoria Britanike zgjeroi kufijtë e saj qeverisës në mbi 13 milion kilometra katrorë, të cilat përfshinin disa kontinente. 23 për qind të botës ajo e kishte nën sundim në kulmin e lulëzimit të saj në vitin 1922. Për këtë arsye ka lindur edhe shprehja: “Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Britanike.”

Kjo perandori ishte e fundit që ra në 1997, me dorëzimin e kolonisë së Hong Kong-ut, Kinës.

2- Perandoria mongole (1206-1368)

2

Nëse e konsiderojmë një territor të plotë e me kufi të vetëm, perandoria mongole është më e madhja e të gjitha kohërave. Ajo u krijua me goditje heshtash e shtizash nga kalorës nomadë të egër e frikshëm.

Ata nuk e kishin qejf luksin e pallateve dhe parapëlqenin që të rrinin nëpër tenda e të ushqeheshin me qumësht pele, Udhëheqësi i parë i tyre, Gengis Khan-i, u bë edhe një nga njerëzit më të pasur të historisë. Perandoria e tij u shtri nga Kina në Rusi deri në Lindjen e Mesme dhe Europën orientale, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrorë, 22 për qind të sipërfaqes së Tokës, dhe arriti të kishte një popullsi mbi 100 milionë njerëz.

3- Perandoria persiane (550 p.e.s – 330 p.e.s)

3

Para se të ishin romakët, ishin persët. Ata unifikuan gjithë Azinë Qendrore, e cila përbëhej nga kultura të ndryshme, mbretëri, perandori dhe fise. Ishte një prej perandorive më të mëdha në historinë e lashtë.

Persianët me dinastinë e Achemenidi-t, ishin superfuqia e parë e antikitetit.

Në kulmin e pushtetit të saj, perandoria e përfshiu përafërsisht 8 milionë kilometra katrorë. Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri në tre kontinente, duke përfshirë edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjesë të Azisë Qendrore, Azi të Vogla, Thrakë, shumë rajone bregdetare të Detit të Zi, Iraku, Arabia Saudite e Veriut, Jordania, Palestina, Izraeli, Libani, Siria, dhe të gjitha qendrat e rëndësishme.

Aspak gjakatarë, edhe pse legjenda thotë se ata u treguan mizorë ndaj grekëve, e bazuan fuqinë e tyre te ushtria e organizuar, liria fetare dhe infrastruktura.

 

4- Perandoria romake (27 p.e.s- 476)

4

E krijuar me Augustin përpara 2 mijë vjetëve, dominoi perëndimin për gati katër shekuj, duke arritur shtrirjen më të madhe me Trajanin.

Nga koha e Augustit deri në rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 kilometra katrorë.

5- Kalifati umajad (661-750)

5

Kalifati Umajad ishte i dyti nga katër kalifatet islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit. Ai udhëhiqej nga dinastia Umajad, emri i së cilës vjen nga Umayya in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Umajad. Edhe pse familja Uamajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre.

Falë dinastisë umajad, kalifati u shtri deri në Spanjë në veri dhe Kaukaz në lindje.

Kalifati Umajad u rrit në 5.790.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në shekullin e 7.

Edhe pse ishte perandori myslimane, liria fetare qe thuajse gjithnjë e lejuar.

6- Perandoria karolinge (Perandoria e Shenjtë Romake) (800-888)

6

E lindur nga rrënojat e perandorisë romake ishte bërthama e parë e perandorisë të shenjtë romake. Themeluar nga Karli i Madh, i kurorëzuar perandor në natën e Krishtlindjeve të 800-ës në Shën Pjetër, nisi të fragmentarizohej plotësisht me vdekjen e Karlit të Shëndoshë, karolingu i fundit në 888.

Në mesjetë ajo konsiderohej si “superfuqia”e kohës. Në kulmin e saj Perandoria e Shenjtë Romake përbehej nga Franca lindore, gjithë Gjermania, veriu i Italisë dhe disa pjese të Polonisë perëndimore. Pavarësisht se në përmasa të vogla gjeografike në krahasim me perandoritë e tjera, influenca e saj në historinë e Evropës qëndroje ndjehet akoma sot.

7- Perandoria spanjolle (1492-1975)

7

Filloi me zbulimin e Amerikës nga Kristofor Kolombi. Fillimisht mbretëritë të cilat financuan ekspeditat e eksploruesit, nuk u bënë për të zbuluar botë të reja, por për të gjetur rrugë të reja detare që mundësonin shkëmbimet tregtare pa ndërmjetësimin e turqve dhe të venecianëve. Më pas, Spanja dhe Portugalia e rritën dëshirën për të dominuar territore të reja. Në 1494 me traktatin e Tordesilas, u ndanë edhe territoret mes tyre.

8- Perandoria portugeze (1450-1999)

8

Me transferimin e sovranitetit të Makaos te Kina në vitin 1999, ra edhe perandoria e fundit në planet, ajo portugeze. Ndryshe nga ajo spanjolle që mori fitime të mëdha duke u grabitur arin mbretërive para-kolombiane, ajo portugeze akumuloi fitime falë rrugëve tregtare me Lindjen.

9- Perandoria osmane (1299-1922)

9

Kjo ka qenë një nga perandoritë me shtrirje dhe që jetoi më shumë sesa të tjerat, rreth 623 vite. Në kulmin e saj, e drejtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, ishte një nga shtetet më të fuqishme të botës, një perandori multietnike, multikulturore dhe multigjuhësore. Ajo shtrihej nga kufijtë jugorë të perandorisë së shenjtë romake, në periferi të Vjenës dhe Polonisë në veri, deri në Jemen dhe Eritre në jug dhe nga Algjeria në perëndim, deri në Azerbajxhan në lindje. Për mbi 5 shekuj pati një kontroll të madh në Mesdhe dhe ishte në qendër të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit.

Shekujt 16-të dhe 17-të ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt 18-të dhe 19-të luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien.

Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre.

 

10- Perandoria ruse (1721-1917)

10

Zgjerimi i Rusisë nisi më 1462, kur Ivani i III merr fronin e Moskovias. Por në vitet 1700, me Pietrin e Madh, Rusia kthehet në perandori, duke hapur kufirin perëndimor. Pasi bllokoi ambiciet e Suedisë dhe kafshoi territoret kaukaziane ndaj otomanëve, Rusia mori kontrollin e Polonisë dhe Ukrainës.

Kjo perandori ishte pasardhëse e carizmit rus dhe paraardhëse e Bashkimit Sovjetik. Ishte perandoria e dytë e afërt më e madhe në botë, e kaluar vetëm nga perandoria mongole dhe e treta më e madhja në botë pas asaj mongole dhe perandorisë britanike. Në një pikë në vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa Lindore e përgjatë Azisë e deri në Amerikën veriore. Ajo udhëhiqej nga perandori dhe ishte një prej monarkive absolute të mbetura në Evropë e në kohën para Luftës I Botërore, Rusia ishte një prej pesë fuqive të mëdha në Evropë.

Kulmi i perandorisë që në 1866, përpara se t’i jepte Alaskën, SHBA-së. Në 1917, pas një lufte të përgjakshme, shumica e territorit i kaloi ish-Bashkimit Sovjetik.

11- Perandoria egjiptiane

11

Sigurisht që nuk ishte më e madhja, por ishte sigurisht perandoria më jetëgjata e historisë. Mbijetoi 3.000 vite.

12-Perandoria azteke

12

Është e njohur për sakrificat njerëzore dhe është një ndër tre qytetërimet kryesore parakolumbiane, së bashku me Majat dhe Inkasit.

December 12, 2017 16:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*