Armina e dëshiron propozimin për martesë në… pyll

June 12, 2013 11:46

Armina e dëshiron propozimin për martesë në… pyll

Armina Mevlani, vajza e lidhur me djalin e martuar të Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeninthotë se është shumë e dashuruar. Për më shumë ndiqni rrëfimin e saj për “A1 Report” në shkurt 2013. “Nga 1 deri te 10 jam e dashuruar 8.5. Ai (Shkëlzeni) 10”-, shprehet Armina. Në këtë intervistë ajo tregon disa detaje në lidhje me raportin e saj të dashurisë, por edhe preferencat dhe pretendimet që ka në një lidhje. Biseda është bërë me moderatorin e emisionit “Kasketa”, Kastro Zison.

Armina, kur do të vijë momenti që edhe ti të kesh një unazë në gisht? Mezi po e pret?

(qesh) Po e kam qejf. Besoj çdo femër e ëndërron. Është pjesë e jetës edhe kjo.  Është diçka që do të vijë një ditë.  Gocat kryesisht e ëndërrojnë.

Si e imagjinon dasmën tënde?

Nuk e di. E imagjinoj në një vend shumë natyror, të pastër e të hapur. Kam qejf atë pjesën e parakalimit në vend të hapur.

Po propozimin si e mendon?

Nuk di pse, por kam parë një pikturë kur isha në Korfuz me shokët dhe shoqet e mia. Në atë pikturë ishte një djalë që i propozonte një goce në një pyll të errët, të jepte imazhin e drakulës. Që nga ai moment, mendoj se dua të më propozojnë në një pyll. Këtë dëshirë kam.

Ke qenë në qendër të vëmendjes që e vogël. Si ka qenë vegjëlia jote?

Faktikisht kam qenë më të vërtetë në qendër të vëmendjes (qesh). Kur kam qenë e vogël organizoja gjithmonë konkurset e bukurisë dhe koncertet më të mëdha në lagje.

Kur ke propozuar për të fundit?

Jo, nuk e bëj dot atë gjë. Unë jam tip shumë i vështirë edhe në përzgjedhje. Nuk e ke idenë sa e vështirë jam. Njerëzit kujtojnë se kush e di sa të dashur kam pasur, por  realisht jam shumë, po  shumë përzgjedhëse!

Do të gjuash apo do të të gjuajnë?

Më pëlqejnë që të dyja të jenë të ndërsjella. Pse jo edhe të gjuaj edhe të më gjuajnë, ku ka më mirë! Të gjithëve u pëlqen të gjuhen.

E si e kupton ti kur një person të ka qejf ty apo ti atë?

Po duket! Thjesht ka diçka. E dallon që në shikimin e parë kur një person të pëlqen. Që nga mënyra se si të sheh.

Po si të sheh ai ty?

Po tani unë nuk mund të imitoj si me sheh ai. Ndërsa, mua vetë ma imitojnë shoqet atë momentin kur gjuaj, por unë vetë nuk e di, sepse është spontane, është e momentit.

Cili tip mashkulli të pëlqen?

Unë vetë jam shumë ambicioze. Dua të eci shumë përpara dhe në karrierën time dua që të ngjitem lart. Më pëlqen që të punoj për atë që dua. Normalisht, nuk mund të jem me një mashkull që nuk ka perspektivë për veten. Perspektivë për mua do të thotë që, pasionet e veta, t’i bëj jetike, t’i bëj të prekshme dhe t’i bëj jetëgjata.

Praktikisht i bie që duhet të jetë një mashkull me lekë?

Unë nuk thash që duhet të jetë një mashkull me lekë. Unë e kam një gjë. Jam rritur me faktin që gjërat që më kanë pëlqyer gjithmonë i kam pasur. Dhe nesër apo pasnesër unë do të krijoj familjen time, por unë nuk mund ta krijoj vetëm. Mashkulli duhet të paktën të punojë aq fort sa punoj unë për gjërat që dua.

Do të lidheshe me një kamerier për shembull?

Jo, sepse ai kamerier nuk ka bërë asgjë për jetën e vet. Ai nuk ka dashur të shkollohet dhe të ndërtojë një jetë më të mirë se sa ajo që i ofron puna si kamerier.  Unë di të luftoj për gjërat që dua dhe nuk mund të qëndroj pasive me një person që nuk lufton për gjërat që do.  Çdo njeri ka një pasion në jetë dhe nuk besoj se ndonjëri do të donte të ishte kamerier në jetë. Por dua të theksoj edhe diçka: mashkulli duhet të jetë i mirë, i kuptueshëm, tolerant. Unë nuk mund të jem me një kriminel, është logjike kjo.

Çfarë nënkupton me njeri të mirë?

Duhet të jetë i ndershëm dhe i mirë me mua.

Çfarë pasioni ke ti në jetë?

Unë kam pasionin tim, për shkollën që kam ndjekur që është filozofia, për median, për artin. Unë kam gjetur mënyrën për t’u futur në këtë rrugë dhe nuk ka qenë e kot.

Kur e ke dhënë puthjen e parë?

Puthjen e parë? Në vitin e parë në gjimnaz.

Me kë?

Me çunin më të bukur të shkollës atëherë (qesh).

Ti beson të dashuria?

Besoj shumë.

Sa e dashuruar je?

Nga 1 deri të 10 jam e dashuruar 8.5.  Ai 10.

Si i ke marrëdhëniet me prindërit ?

Kam kaluar një adoleshencë vaj më ta. Çdo gjë që kam bërë e kanë ditur. Kanë qenë prindërit më të mirë sepse më kanë rritur në mënyrë shumë të lirshme dhe liberale. Më kanë lënë që gjërat e mia t’i provoj në kohën që duhet t’i provoj.  Nuk më kanë penguar as të dilja dhe as të kisha shumë shoqëri. Janë treguar të hapur me mua. Sot e kësaj dite që unë jam 22 vjeç nuk kam pishmanlliqe që do t’i bëja në një moshë që nuk më shkon t’i bëj.

Nëse do të zbuloje se i dashuri të ka tradhtuar si do të reagoje?

Larg qoftë, por nëse do të ndodhte ose do të ndahesha menjëherë ose… nuk e di.  Nëse ai të ketë lidhje paralele nuk do ia falja dot kurrë. Nëse do të më tradhtonte për një natë, ndoshta do ta falja, por nëse ai e bën vazhdimisht unë do të ndahesha nga ai. Këtu fillon mosrespektimi i një personi.

June 12, 2013 11:46
Komento

8 Komente

  1. landi June 12, 12:11

    pse mereni me gjera kaq personale.
    e ci hyn ne pun njerzise se cfare ben djali i kryeministrit.
    njerzia do pune,te ushqehet,a perben pune per njerzimin ky lajm?
    ndoshta per diten PO per boom shitjes,por nuk jane keto gjerat qe na shqetesojne neve(mbare njerzimin).DUAM PUNE O GAZETA DITA.
    ka plot gjera te tjera ne kete vend per tu shkruar me interes shum e shum here me te medha se ky lajm.
    le te meren media roze me keto lajme.
    respekte

    Reply to this comment
  2. Gus June 12, 12:21

    Eshte menyra me paster per te fsheur parat e grabitura.

    Reply to this comment
  3. shqipfolësi June 12, 13:26

    ….Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë…. A do e shohim vallë?
    Le të shpresojmë, shpresa nuk vdes kurrë…

    Reply to this comment
  4. Gramoz June 12, 18:20

    paraja ka permbysur mbreteri,mentaliteti i vajzes dhe i djalit shqiptar jane diametralisht te kunderta ne c do pikpamje…paraja nuk pyet per asgje..

    Reply to this comment
  5. anonim June 12, 21:07

    NORMAL QE TE PELQEN NE PYLL SE NDRYSHE NUK DO ISHE LIDHUR ME NJE NJERI TE PYLLIT.

    Reply to this comment
  6. KESHILLE..... June 13, 05:38

    Ti moj koce ke dashuruar parate dhe jo Princin e Kalter??? Me vjen keq per babin tend se eshte njeri i mire…….por TI po e turperon. Keshille: “me mire nje djale te varfer dhe fisnik….sesa nje kriminel me para” Largoju sa seshte vone, se je shume e re.

    Reply to this comment
  7. Korcari1 June 13, 09:15

    Me mire me nje kamarier se me nje kriminel.Se shpejt mund te dergjet burgjeve ose do do zhduket neper bote dhe ty do te duhet te gjesh nje te dashur te ri.
    Nuk besoj se do ta ndjekesh pas.

    Reply to this comment
  8. lala June 13, 10:23

    me thon te drejten cuni babit esht simpatik po kjo duket qe sdo cunin mer daj po do leket..si thot jam ambicioze hahahahahah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*