“120 milionë euro koncesion për kontrollin në qendrat publike shëndetësore”

November 30, 2015 14:09

“120 milionë euro koncesion për kontrollin në qendrat publike shëndetësore”

Një tender 120 milionë eurosh e shqetëson Partinë Demokratike, e cila thotë se i është dhënë mikeshës së kryeministrit Edi Rama. Tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë shkon për Vilma Nushin. Bëhet fjalë për kontrollin mjekësor të grupmoshës së popullsisë prej 40 deri në 65 vjeç.

Deputetja Albana Vokshi tha se deri më tani kontrollin e kanë kryer vetëm 10% e qytetarëve.

“Kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore, me stafin e qendrave shendetësore. Punën e bëjnë infermierët dhe stafi që paguhet nga shteti, nga taksat tona. Madje infermierët e qendrave shëndetësore punojnë mesatarisht 3 – 4 orë në ditë për llogari të Vilmës. Pra punë e bërë nga stafi i QSH pa asnjë bonus pasi Vilma as këtë nuk e paguan”, theksoi ajo.

Deputetja e opozitës tha se koncensionari duhet të kishte hapur 18 laboratore deri më tani, por që janë hapur vetëm 3.

“E vetmja gjë që bën mikja e kryeministrit, është se bën taksinë, në fakt merr kampionet me makinat që shpërndan duhanin, biznesin e saj primar. Pra 120 milionë euro, Edi Rama, ia ka dhënë mikes së tij, që makinat e saj pasi të kenë shpërndarë cigaret nëpër Shqipëri, në kthim, ato të marrin kampionet e lëna disa orë në pritje, çka dëmton edhe garancinë e cilësinë e analizës që në shumë raste edhe ngatërrohen”, tha ajo. /Dita/

November 30, 2015 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim