Një rrëfim i Edi Ramës për PD

Nga Edi Rama December 13, 2013 12:01

Një rrëfim i Edi Ramës për PD

“Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet dhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD.

Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim shumë pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht rregjimi komunist në Shqipëri. Ky është dhe konflikti që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t`u përshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t`u marrë me politikë.

Democratic Party MeetingPasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi brë një bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonim më parë komunistin që kishin aty në PD, sepse do t`i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t`i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s`kemi eksperiencë”.

Ndërsa unë i thashë se Sali Berisha është komunist tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t`ju eliminojë të gjithëve. I kam thënë se ai do ta bëjë PD-në vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës.Albania - The End of an Era

Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithnjë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mia në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse me quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momnentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është rregjimi dhe jo njeriu që do sjellë demokracinë. Dhe unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë më Ramiz Alinë dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal.

Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit për politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur politikë.  Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë rregjim. Ideja ime ishte, që ata të dilnin jashtë ligjit, pra rregjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur.

Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhej të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte dhe një përplasje gjeneratash, një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të pafajshëm dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve `60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve `70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar.

Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjerët, që e kishin frikën të  lidhur me ç`ka kishin parë e jetuar në ato kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD-në”

 

*Shkëputur nga një rrëfim për gazetaren Luljeta Progni, autoren e librit të sapodalë në treg “Pardesytë e bardha” që i kushtohet ngjarjeve të Dhjetorit `90 e më pas themelimit të Partisë Demokratike. Përgatiti për botim: Ermir Hoxha.

 

(Foto: Kristaq Rama dhe Edi Rama në 1990, fotografuar nga Petrit Kumi)

(Foto: Kristaq Rama dhe Edi Rama në 1990, fotografuar nga Petrit Kumi)

Nga Edi Rama December 13, 2013 12:01
Komento

6 Komente

  1. fatmiri December 13, 12:22

    Pardesyte e bardha! Ju kujtohet ne nje emision televiziv Kiço Mustaqi? Ata mbanin pardesy te bardha se ishte porosia e Ramiz Alise per sigurimin e shtetit qe Pardesyte e bardha te mos gacmoheshin. Megjithate kane kaluar 22 vjet dhe ne e pame me jeten tone se ato pardesy te bardha ishin mafjoze, kriminele dhe vampire. Shqiperine ne vend ta regullonin e pervetesuan ne te gjitha nivelet. Kur ne Shqiepri te kete tamam demokraci dhe shtett ligjor demokratike, ne qoftese keto pardesy te bardha do te jene gjalle, duhet te dalin par gjyqit te popullit, por jo si ata qe u gjykuan per kafé. Sa keq qe keto pardesy vazhdojne akoma te flasin!

    Reply to this comment
  2. Koco Belaja December 13, 13:39

    Te gjitha cfare thote Rama jane ne kontradikte te hapur me te vertetat.
    Kunder Ramiz Alise ishte edhe daja i tij, enveristi fanatik Spiro Koleka e shte nder te paktet byroiste qe kembengulnin qe ndaj demostruesve studente te perdoreshin armet.
    Kur flet per “gjeneratat e reja”, per cilat gjenerata e ka fjalen ?
    Dihet se ai pati nje femijeri e rini prej te perkedheluri te bllokut, ndersa “komunisti” Berisha ne kohen per te cilen shkruan Rama, sulmohej nga te gjithe komunistet qe e etiketonin ate fashist, armikun e partise, tradhetarin e atdheut qe u lidh me armikun imperialist amerikan etj.etj. Nuk dijme ti jete prekur nje qime floku “antienveristit” Rama nga komunistet. Perkundrazi ai u be heroi i tyre, e zgjodhen sekretar te partise se Ramizit, e tani ka zene karrigen e kryeministrit me votat edhe te kater partive enveriste.
    Qe Rama ka tipare anarshisti, kjo nuk ka te beje me ndonje bindje te djathte antikomuniste te tij e kete e pranon edhe vete qe ka natyre provokuese, jo per politike, por per lirite e tij personale per nudizem e orgjira e per te bere sic i do qejfi.
    Genjen kur thote se “iku” nga PD pasi gjithe ata qe ishin ne forumet e krijimit te kesaj partie, kane deklaruar se e perzune si nje njeri agresiv e pa ide politike.
    Duke lene menjane te gjitha keto fakte, perse nuk e shpjegon ai publikisht se si e motivon ai qe per here te pare pas 23 vitesh te permbysjes se diktatures komuniste, doli ne publik si kryeminister me portretin e Enver Hoxhes prapa ?

    Reply to this comment
  3. L.Itali December 13, 13:58

    Rama ka vepruar jashtzakonisht mirë,megjithse me ne fund e humbi LIRINE, kur u fut në politiken e nanoizmit, duket nga faktore ekonomike dhe ndaj gjendet në fundrrugen e sistemit partiak politik ku demokracia është e perdhunuar dhe Liria ende goditet dhe nga Rama!… Padyshim qe PD ështe krijese e Ramizit qe nga momenti qe thirri Berishen të cilin deklaron tek Top Story,sot e ka njohur pak, kur e thirri ne Paris kur Hysni Kapo u gjet vetem me një mjek, prej tij…
    Aty, në Paris, ka gjurme lidhje mes tij dhe Berishes dhe duhet te jete viti 1979…
    Ramizi kishte “projekt” në mos urdher për Katovicen dhe zbatim i saj kerkonte njerz! Ceshte Katovica është thene, por tashme ka rendësi ato qe kane deklaruar Z.Merkel,Les Valesa etj…te cilet e pranojnë me ndergjegje se krijimi i pluralizmit dhe renia e Murit ishin “projekt” i realizuar nga sherbimet sekrete (STAS ne Gjermaninë Lindore,Sigurimi shtetit në Shqiperi). Dhe per Shqiperine nuk ka me llogje mediatike si thote Majko, për ish idhullin e tij,Ramiz Alinë “me inteligjence mesatare”(?!) duke mbrojtur Majko fallsitetin e krijimit te PD dhe rolin e Levizjes së Dhjetorit 1990…Majko ne kundershtim me Baze,qe Berishen e quan ozurpator te demokracise qe perfitoi nga “ftesa” ku u kthye tek Ramizi,naten vone,se “…me ata ,studentet, nuk merresh vesh,cthote njeri nuk thote tjetri…” Duke nenkuptuar se “ata nuk kane lider”…Ketu mund te jete thelbi i mashtrimit i cili mori rrugë jo vetem nga ethja e Berishes për tu bere lider,por dhe nga analiza e sakte e Alise dhe atyre qe ishin pas tij,se me Berishen karrjerist e voluntarist, mund te krijohej pluralizmi i “dominuar”,ate qe dallohej nga “pluralizmi me rripa trasmesioni” te org. te masave…Pra Berisha nuk ka dyshim ishte masha e komunizmit totalitar, futur ne zjarrin e studenteve, te cilet, mjerisht, edhe ata kishin brenda agjentë ku Imami me i suksesshmi dhe mik i Rames, ne takim i propozon Ramizit,si askush se “vetem ju,sh.Ramiz na sillni demokracine,ju mund të drejtoni levizjen e studenteve…”( shiko filmimin e mbledhjes) mos harrojme se PD u krijua disa ore me pas se KQPPSH të “lejonte pluralizmin” me vetem dy vota kundra!…Eshte vertet e dhimbshme të pranosh te verteten se PD e krijoi sigurimi i shtetit, por kjo perpos te keqes se mashtrimit ka te miren se me ne fund u kuptua ne mase truku komunist stalinist gje qe duhet pranuar,Rama ka pasur ndijesine reflektive ta kuptoje e braktis “anijen e mbytur” qe ne fillim! Por Rama gaboi kur nuk vazhdoi shkeputjen,Lirinë! Ai u be dhe eshtë pjese tashme e po atij sistemi “projekt”,por ne anen tjeter! Pra ne anen tjeter te medaljes! Sot deshtimi i asaj politike skandaloze, projekt i detajuar,behet konkret kur sheh mijra vende pune te humbura,rrenim ekonomik,borxh skandaloz, korrupsion qeveritar,vjedhje vote, kapitalizem informal, i cili kudo ka deshtuar dhe ka prodhuar tjeter politike moderne, ku Italia po perparon me teorine e “vdekje partive politike dhe njeshave të tyre politikë!” “demokraci e drejtperdrejte” “Sovrani mbi gjithshka…” …Rama është plotsisht gabim! Por duhet te vazhdojë 300 ditshin e premtimeve qe nuk ka mundesi të realizohen! Koha nuk na lejon te shikojme mbrapa dhe te bejme lufte klasash si bejne partite politike,banda korrupsioni e familjariteti,pasi nuk ka me të majtë e te djathte, por Sovran,qytetarë të barabarte para ligjit,qe kerkojne mirqenie dhe dinjitet! Kjo kerkon LEVIZJE dhe ajo po vjen!…Jane mijra emigrante e qytetare fatmiresisht qe nuk besojne fare tek partite politike,deshtim total,si i quajti analisti Nazarko,ne perfundim te “Top Story”…Dhe deshtimeve i duhet pergjigjur me LEVIZJE SHQIPTARE!…

    Reply to this comment
  4. Tarrasi December 13, 14:05

    Dy te verteta te medha zotron Edi Rama. Njera eshte deklerata e tije se ne Partine Demokratike antikomuniste nuk duhet lejuar qe te futen komunistet. Per kete arsye te “vogel” komunistet demokrate qe ishin versulur me shumice nen derigjimin e Ramizit e mbrojtjen e Hajdarit ku menaxher i pare ishte Sekretari i Partise se Tropojes vellai i Azemit , Rasimi.
    Ne 96 z Rama demokratet komuniste e kane rrahur me leve hekuri si hakmarrje per reagimin e tije per “fitimin e zgjedhjeve” ne 96ten.
    Jane dy pika kulmore ne politiken postkomuniste qe nese nuk do ishin menaxhuar nga misionare e udbashe te tipit Berisha shqiperia do kishte qene dicka krejt tjeter sot, kaq besoj se e kuptojne shqiptaret sot pasi ne fatekeqesisht kurre nuk kemi arritur te kuptojme kohen prandaj jemi ketu ku jemi ne fund te Europes me vendin me te bukur e me te pasur te botes per njesi te siperfaqes.

    Reply to this comment
  5. A.Gramsh December 13, 14:23

    PER ATA QE FLASIN PER INXHINIER KOLEKEN
    ——————————-
    ING.Koleka ka aqe merita sa nuk i ka asnje shqipetar perfshi nomeklaturen e Mihal Bishes ku ben pjese edhe Sali Berisha e bashke me te edhe tere shurranjozet e femijeve te ish bllokut perfshi djemte e Kiçove,ngjelave blushave e Bushave .Perfshi edhe ‘Fatosin’ Edi Rama.
    ING.Koleka eshte i vetemi shqipetar ne historine e ketij vendi 100 vjeçar qe ka qene antar i kabinetit qeverriter PARA e PAS viteve ’30 ne ‘Qeverrine Delvina’qe shqiperija u njoh si shtet nga organizata e kombeve te bashkuara e ne Qeverrine Hoxha Ku ka kontribuar si askush tjeter ne ndertimin e bazes ekonomike te shtetit shqipetar.
    Sali berisha e tere sharlatanet e shkaterrimit perfshire edhe Edi Ramat e tere snobistet radikale qe kerkojne te fshijne te kaluaren nuk mund te kene te ardhme.Keta antishqipetare nuk mund te peshojne as sa i e milionta e koqeve te inxhinier Kolekes qe per mbi 50 vjet firma e tij gjindet ne bonifikimin e vendit,hidroòentralet,rruget ,urat e tere infrastrukturen shqipetare.Enver Hoxha mund te shahet por te shash ING.koleken eshte njesoj si te shash krishtin e muhametin e te jesh nje popull mosmirenjohes.

    Reply to this comment
  6. Mark uk December 13, 16:09

    Ramen e rrahen se shkoj te mbledhja e PD dhe u tha ci shkoni mbrapa kti malokut,e kish fjalen per Berishen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim