Kur të plas “CEZ”-i në dorë…

August 13, 2014 01:17

Kur të plas “CEZ”-i në dorë…

REDAKSIONAL

Rreth 10 ditë më parë Lulzim Basha, u paraqit në një konferencë pompoze për shtyp, për të denoncuar skandalin prej 3 miliardë dollarësh sipas tij, që kurorëzohej në marrëveshjen e negociuar mes qeverisë Rama dhe CEZ-it, me qëllim shmangien e arbitrazhit. Basha tha se do të vërtetonte ditë pas dite këtë abuzim me kosto 3 miliardë dollarë. Ndaj dhe herë pas here, aty tek foltorja e PD-së del ndonjë deputet dhe ekspozon dokumente. Dy ditë më parë doli Eduard Halimi, ai nisi të fliste për disa padi që ishin bërë nga qeveria Berisha ndaj CEZ pas historisë së ndërhyrjes së CEZ në disa pika ujësjellësish për ndërprerjen e energjisë. Këto ujësjellës në pronësi shtetërore kishin detyrime të papaguara në CEZ, atëherë CEZ kërkoi heqjen e energjisë elektrike në këto pika por policia ndërhyri dhe e pengoi CEZ-in të kryente veprimet. Gjithçka u filmua dhe këto filmime për CEZ-in ishin një “dhuratë e artë”. Më pas ish-qeveria Berisha nisi disa kallëzime penale në prokurori ndaj kompanisë CEZ. Këto kallëzime i përmendi Halimi disa ditë më parë, por ajo që nuk tha Halimi ishte fakti se të gjitha kallëzimet ishin pushuar nga prokuroria dhe CEZ kishte triumfuar që në gjenezë.
Por nuk është ky problemi, pasi ishte që në fillim e qartë se nisma e demokratëve për “denoncimin e paepur të kësaj afere të madhe dhe të padëgjuar më parë”, nuk ngjiste, ishte e qartë për të gjithë se historia e CEZ fillon me PD-në si një histori pazaresh dhe koncesioni politik për lobimin në BE dhe kriza e CEZ u përflak vetëm dhe vetëm nga qeveria Berisha. Gjatë kohës që qeveria Berisha dhe CEZ punuan normalisht patën edhe mosmarrëveshje mes tyre por i bënë dhe ca kompromise mes tyre. Në këtë histori nuk ka engjëj dhe djaj. CEZ është një histori që gërsheton anarkinë Berishiane të tregut, vrapin e Berishës për të blerë çdo lëshim në BE duke dhënë në këmbim asete të çmuara. Nga ana tjetër, drejtuesit çekë të CEZ gjatë kohës që punuan, i panë dhe hajrin një shteti që lejonte anarkinë në treg por dhe e pësuan nga anarkia, pasi ligji i më të fortit mbizotëronte dhe klani qeveritar dhe interesi politik i PD sigurisht që ishte më i fortë se kompania.

Por përtej asaj që ndodhi dhe përgjegjësisë arbitrare të qeverisë Berisha në të gjithë këtë histori, ajo që bën përshtypje, është kuraja e pazakontë e demokratëve për të kërkuar hesap mbi efektet e një bombe që u plasi në dorë. CEZ është një histori e pastër e shkeljes me të dyja këmbët të çdo interesi strategjik nga qeveria në sektorin e energjisë, është provë e ndërhyrjes së qeverisë duke vepruar si bandë kriminale për të arritur qëllimet që lidheshin vetëm me pushtetin e një personi të vetëm, është një histori që e ktheu energjinë në një mall që trajtohej si thasët me arrorë që vilen në Tropojë, është historia kur babëzia dhe malinjiteti të bëjnë të ndërtosh dita-ditës një minë me sahat e cila të plas në dorë. Por me sa duket Berisha e hodhi tej bombën në kohë dhe kostot dhe faturën e bombës po e paguajnë shqiptarët. Si gjithmonë, në fakt… Duart e Berishës dhe Bashës që është caktuar si krye-dordoleci i këtij teatri denoncues, jo vetëm janë krejt të pacenuara, por kanë kthyer dhe gishtin nga qeveria duke kaluar nga autorë në akuzues. Ky është dhe problemi i vërtetë i të gjithë kësaj historie.

Nuk mjafton t’i përgënjeshtrosh çapaçulët kur dalin në foltore dhe hiqen si akuzues dhe dashnorë të së vërtetës. Përgënjeshtrimi është gjëja më e thjeshtë pasi ata janë kokë e këmbë të zhytur në historinë korruptive dhe kriminale të CEZ-it. Problemi është se PD-ja dhe Berisha publikisht demonstron dhe shantazhin shqiptarët me këtë histori. Ata janë duke na thënë: Ne bëjmë ç’të duam dhe pasi e bëjmë u kërkojmë dhe llogari të tjerëve për ato që kemi bërë vetë dhe nuk ka kush të na ndalë. Në thelb është instalimi i kulturës së bandave i vrazhdësisë së nuklit kriminal që sfidon dhe shantazhin pacipësisht. Nëse një prokuror i vetëm do punonte siç ja kërkon ligji në këtë vend PD-ja nuk do kishte guxuar kurrë të shkonte kaq larg. CEZ-i është bomba që na ka plasur, por jo thjeshtë si faturë ekonomike, është një bombë dhe më e dëmshme se aq, është bomba që na tregon dhe njëherë se sistemi i pandëshkueshmërisë vazhdon të mbretërojë i qetë dhe kriminelët e dikurshëm janë kthyer në akuzatorët e sotëm.

Nëse do të lihen të veprojnë kaq paturpësisht dhe kaq publikisht, nuk është më faji i tyre…

***

PD del bllof, punonjësit e CEZ u  “amnistuan” gjatë qeverisjes së tyre

Çfarë zbulojnë disa dokumente të prokurorisë të vitit 2012 në disa rrethe të vendit. Çfarë ndodhte në organin e akuzës ndërsa ish-kryeministri Berisha premtonte ndëshkimin e CEZ-it

Partia Demokratike del sёrish bosh nё akuzat e saj pёr marrёveshjen e firmosur mes qeverisё Rama dhe kompanisё CEZ a.s pёr zgjidhjen me mirёkuptim tё mosmarrёveshjeve. Nё njё deklaratё publike tё njё dite mё parё, deputeti i Partisё Demokratike Eduard Halimi akuzoi qeverinё se pёrmes kёsaj marrёveshjeje ka amnistuar drejtuesit dhe punonjёsit e CEZ-it qё ndёrprenё energjinё pёr ujёsjellёsat e disa qyteteve kryesore tё vendit, dy muaj para se kompanisё t’i hiqej licenca.

“Veçanёrisht, do t’i kujtojmë opinionit publik, ndërprerjen e qёllimshme të energjisë elektrike nga ana e CEZ, për ujёsjellësat e disa qyteteve kryesore në verën dhe dimrin e 2013-ës, duke lënë pa ujë zona të tëra turistike tё Shqipёrisё; mosfurnizimin e qëllimshëm me energji elektrike tё shqiptarёve në festat e fundvitit 2013, duke lënë bashki dhe komuna, për javë të tëra, në mënyrë të qëllimtë, pa energji elektrike. Por, marrëveshja për të cilën Rama është kaq shumë krenar, u garanton faljen punonjësve dallkaukë të CEZ, pavarësisht se çfarë veprimesh kanë bërë ata kundër shqiptarëve, e kundër ligjit”, u shpreh deputeti demokrat Halimi.

Po si qёndron e vёrteta pёr kёtё rast? Disa shkresa të Prokurorisё sё disa rretheve tregojnë se akuza ka refuzuar të nisë hetimet pёr kёto raste qё nё kohёn e qeverisjes sё Partisё Demokratike. Mё tej se kaq, Prokuroria nё motivimin e refuzimit tё hetimit i ka dhёnё tё drejtё kompanisё CEZ nё veprimet e kryera, duke i cilёsuar ligjore, çka e bёn nё fakt antiligjore aktin e ndёrhyrjes sё Policisё sё Shtetit nё stacionet e CEZ-it dhe prangosjen e punonjёsve.

Pёrkundёr asaj qё pretendon PD, kёto dokumente, padyshim qё pёrbёnin njё provё tё rёndёsishme nё duart e çekёve pёr çdo rast tё kalimit tё mosmarrёveshjes nё gjykatёn e arbitrazhit ku ata kishin paditur shtetin shqiptar.

 

Në Berat

Shkresa e Prokurorisё sё Rrethit Gjyqёsor Berat mban numrin e protokollit 2407/1, firmosur mё 12/12/2012. Nё shkresё prokurorja Eloida Goxhi shkruan se “Mё datё 30.11.2012, nga ana e CEZ Shpёrndarje sh.a nё Prokurorinё e Rrethit Gjyqёsor Berat ёshtё paraqitur informacion mbi qёndrimin zyrtar dhe ligjshmёrinё e veprimeve tё punonjёsve tё CEZ Shpёrndarje sh.a pёr ndёrprerjen e energjisё elektrike mё datё 16.11.2012 nё shoqёritё e ujёsjellёsave. Mё datё 16.11.2012, pas njё tёrёsi procedurash dhe komunikimesh, nga ana e shoqёrisё CEZ Shpёrndarje sh.a ёshtё bёrё ndёrprerja e energjisё elektrike nё subjektin ujёsjellsa tё cilёt janё debitore nё vlerё tё konsiderueshme ndaj kёsaj shoqёrie. Gjatё ndёrprerjes sё energjisё elektrike pranё kёtyre subjekteve, nga ana e strukturave tё Policisё sё Shtetit janё ndёrmarrё veprime, pёr ndalimin, shoqёrimin dhe nё disa raste edhe arrestimin e punonjёsve tё shoqёrisё CEZ Shpёrndarje. Duke e vlerёsuar kallёzimin qё ёshtё bёrё nga ana e CEZ Shpёrndarje sh.a arrijmё nё pёrfundimin se nuk jemi para ndonjё vepre penale. Nuk konstatohet asnjё element i figurёs sё ndonjё vepre penale”.

 

Në Korçë

Shkresa me numёr 28/12 e Prokurorisё sё Rrethit tё Korçёs ёshtё firmosur mё datё 28/11/2012 nga prokurori Pёrparim Vukaj. Nё kёtё shkresё thuhet “nё datёn 16.11.2012 nga ana e CEZ Shpёrndarje sh.a ёshtё bёrё ndёrprerja e energjisё elektrike pёr disa stacione tё furnizimit me ujё, qё janё nё varёsi tё Drejtorisё sё Ujёsjellёsit Fshat Korçё. Pas kёsaj ndёrprerje nga ana e drejtorit tё kёsaj drejtorie ёshtё kallёzuar ky fakt nё Polici. Pas kryerjes sё veprimeve tё para hetimore si dhe pas kryerjes sё verifikimeve rezulton se provuar se… sipas ligjit, subjektet e treta duhet tё paguajnё detyrimet brenda ditёs sё fundit tё muajit pasardhёs tё faturimit, nё rast tё kundёrt CEZ Shpёrndarje sh.a ёshtё i justifikuar tё realizojё ndёrprerjen e energjisё elektrike…. Procedimi penal pёr faktin e sipёrcituar nuk mund tё fillojё, pasi nё tё nuk gjenden element tё veprёs penale tё vetgjyqёsisё por edhe as tё ndonjё tjetёr vepre penale. Si drejtuesi i rajonit juglindor qё ka urdhёruar drejtuesit e qarqeve, po ashtu edhe kёta tё fundit qё kanё urdhёruar elektricistёt e zonave, po ashtu edhe kёta tё fundit qё kanё zbatuar nё terren urdhёrin, kanё vepruar nё bazё tё ligjit dhe nuk kanё realizuar asnjё tё drejtё tё tyre nё mёnyrё tё kundraligjshme”.

 

Në Sarandë

Shkresa me numёr protokolli 1244, datё 20.12.2012 e Prokurorisё sё Sarandёs, firmosur nga Çlirim Shahini pёrmban kёtё konstatim. “Kallёzuesi Ndёrmarrja, Ujёsjellёs Kanalizime sh.a Sarandё e pёrfaqёsues nga drejtori Durim Bajo pretendon se nuk ka patur njoftim nga CEZ Shpёrndarje, pёr ndёrprerjen e energjisё elektrike dhe se njoftimi ёshtё marrё nёpёrmjet medias. Kallёzuesi shpjegon se kompanisё CEZ Shpёrndarje, nё muajin tetor 2012 i janё xhiruar 42 milion lekё duke mbetur debitor pёr shumёn 14 milion lekё. Nisur nga faktet rezulton se nuk jemi pёrpara veprёs penale pёr tё cilin pretendohet nё materialin e dёrguar nga Ndёrmarrja e Ujёsjellёs Kanalizimeve Sarandё, por pёrpara njё konflikti me natyrё civile. Pёr sa mё sipёr, Prokuroria duhet tё vendosё mosfillimin e procedimit penal”.

 

Në Durrës

Shkresa numёr protokolli 1850, datё 07.01.2013 e Prokurorisё sё Rrethit Gjyqёsor Durrёs firmosur nga prokurori Altin Binaj thuhet se “Ndёrmarrja e Ujёsjellёs Kanalizimeve Durrёs nuk ka pёrmbushur detyrimet e pagesёs sё energjisё elektrike ndaj furnizuesit CEZ Shpёrndarje sh.a nё njё total prej 1 465 794 232 lekё. Vetёm pёr muajin shtator tё vitit 2012, ka konsumuar energji elektrike tё papaguar nё vlerёn 38 618 044 lekё. CEZ ka njoftuar ndёrmarrjen pёr tё paguar vlerёn e papaguar. CEZ me shkresёn Nr.7143 ka njoftuar edhe Kёshillin e Ministrave, Ministrinё e Financave, Ministrinё e Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjitikёs, Entin Rregullator tё Energjisё dhe Ministrinё e Punёve Publike dhe Transportit tё cilat nuk rezulton qё tё kenё kthyer pёrgjigje nё lidhje me kёrkesёn e furnizuesit CEZ Shpёrndarje…. Mospёrmbushja e detyrimit pёr pagesёn e energjisё elektrike prej palёs debitore Ujёsjellёs Kanalizimeve Durrёs, ka sjellё si pasojё ndёrprerjen e energjisё elektrike. Veprimet e kryera nga pёrfaqёsuesit e CEZ Shpёrndarje sh.a dega Durrёs e Shijak janё nё pёrmbushje tё njё urdhёri tё ligjshёm nё pёrmbushjen e detyrimit kontraktor tё furnizimit me energji elektrike”.

 

Në Lezhë

Shkresa me numёr protokolli 5769/1, datё 26.07.2013 e Prokurorisё sё Lezhёs firmosur nga prokurori Edmond Koloshi thotё se “nga analiza e fakteve dhe provave tё administruara rezulton se fakti i ndёrprerjes sё funrizmit me energji elektrike tё shoqёrisё Ujёsjellёs Kanalizime Lezhё sha nga ana e CEZ Shpёrndarje nuk pёrbёn vepёr penale, po ёshtё njё marrёdhёnie juridike civile qё zgjidhet me marrёveshje midis palёve ose me proces gjyqёsor civil pranё gjykatёs kompetente. Ndёrprerja e njёanshme e furnizimit me energji elektrike nga ana e shoqёrisё furnizuese CEZ Shpёrndarje sha nuk pёrbёn elementёt e asnjё vepre penale pёr sa kohё kjo shoqёri tregtare vepron nё zbatim tё kontratёs sё furnizimit dhe marrёdhёnieve kontraktuale tё pёrcaktuara nё kёtё kontratё”. Tё gjitha kёto shkresa tё Prokurorisё qё i japin tё drejtё kompanisё CEZ datojnё nё kohёn kur qeverisjen e vendit e kishte Partia Demokratike.

August 13, 2014 01:17
Komento

4 Komente

  1. beni August 13, 05:39

    Ky sh…….a, ky kriminel e hajdut duhet te denohet edhe per keto genjeshtra te reja. Pas ketij idioti natyrisht qendron demoni nga Vucidoli i cili per fatin e keq te shqiptareve akoma ben gam gam.

    Reply to this comment
  2. XHA SULUA August 13, 11:14

    DO I VIJE DITA KETIJ MASHTRUESI DHE HAJDUTI.

    Reply to this comment
  3. Pensionisti August 13, 14:37

    Po cfare keni me Vicidolin, xhanem!. Une edhe pse jam ne Jugu i Shqiperise, nw Vicidol e rrethina kam gjetur njerez shume te mire. Ujkut do gjetur folene nga ka dale, jo te se jemes, por te fisit te tij nga kua ka vajtur ne Vicidol.

    Reply to this comment
  4. Edi R. August 13, 16:06

    Nqs qeveria nuk dergon perpara gjykates per krimet e kryera Sali Berishen, Lulzim Bashen dhe te gjithe parazitet e tjere te asaj qenerie, kjo qeveri nuk do te kete kryer misionin e saj te deleguar nga publiku dhe ne do te kemi nje tjeter vuajtje shpirterore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*