Letër Andreas nga veteranët: Po rrëmon në koshin e plehrave të historisë

August 12, 2016 23:33

Letër Andreas nga veteranët: Po rrëmon në koshin e plehrave të historisë

Shikojmë njerëz që rrëmojnë në kazanët e plehrave. Ndërsa disa të tjerë që rrëmojnë në koshat e plehrave të historisë. Të parët e bëjnë këtë punë nga halli, kurse të dytët e bëjnë nga “malli”. Këta të fundit duan të nxjerrin plehrat e historisë, që koha 72 vjeçare i ka dekompozuar. Prandaj kot po mundoheni, zoti Stefani, për të nxjerrë ato kufoma të Ballit, Legalitetit, apo dhe të Muharrem Bajraktarit nga ai kosh plehrash, sepse tashmë atyre historia u ka vënë vulën e tradhtisë njëherë e përgjithmonë. Po si mund të guxoni, more zoti Stefani, të vini në një plan e t’i konsideroni fajtorë, si ata që rrokën armët për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj nazifashistë, me ata që u bashkuan e u shërbyen pushtuesve kundër çlirimtarëve dhe popullit të vet? Si mund t’i vini në një plan ata që dhanë jetën, në lulen e rinisë, me ata që lëpinë sahanët e pushtuesve dhe morën pjesë në ekzekutimin e trimave çlirimtarë? Si mund ti vini në një plan patriotët, me spiunët që kallëzonin te pushtuesit luftëtarët trima? Si mund të barazosh atë qëndrim konsekuente e patriotik të çlirimtarëve, me ata që ikën me bisht në shalë, si zagari pas të zotit, kur po çlirohej Shqipëria, sepse e dinin sa borxhe i kishin këtij populli për tradhtinë e tyre? Dhe më në fund, si mund të krahasosh komunizmin me nazizmin dhe Enver Hoxhën me Hitlerin kur, nëse krahasohet dita me natën, mund të bëhet një krahasim i tillë?1

Kryesia e Komitetit Kombëtarë të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, tezat që keni sajuar e hedhur kohët e fundit në media, i konsideron antihistorike e antikombëtare, sepse ato shtrembërojnë dhe denigrojnë atë epope të lavdishme të LANÇ, luftëtarët e saj dhe ata që derdhën gjakun për çlirimin e vendit. Ju, me këto shkrime, e keni vënë veten në rolin e një avokati të përkushtuar duke u përpjekur të justifikoni e mbroni atë tradhti të madhe, të hapur, që nga fillimi e gjer në fund gjatë LANÇ, të Ballit Kombëtar e Legalitetit.

Me “gogolin” e komunizmit, jeni munduar t’i justifikoni ballistët e zogistët se, gjoja ata, për t’iu shmangur komunizmit, u detyruan të bashkoheshin me nazistët gjermanë! Po ç’i ke këto broçkulla, zoti Stefani? Ne që ishim partizanë e luftuam kundër pushtuesve, as kishim haber në atë kohë se ç’ishte komunizmi. E këtë e paskan ditur ballistët qysh atëherë? Se sa e pavërtetë është kjo që thoni ju, le ta shohim problemin në zhvillimin e dy ngjarjeve: Gjatë Konferencës historike të Pezës, më 16 shtator 1942, ballistët e zogistët morën pjesë në të, madje dhe në hartimin e platformës për krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, në të cilin populli do të përfshihej në të, pa dallim feje, krahine e ideje. Po të ishte puna, siç thoni ju, ata nuk do të kishin marrë pjesë në të, nga që atë e organizoi e morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Komuniste. Ndërsa në aspektin tjetër, koalicioni i madh Antifashist Botëror, u ngrit me komunistët rusë dhe demokratët perëndimorë.  A nuk ishte ky një model e shembull, ku ballistët e zogistët, duhet të orientoheshin për t’u bashkuar në Frontin e krijuar në Pezë, kundër pushtuesve?

Jo mor jo, ballistët e zogistët nuk donin të luftonin kundër okupatorëve. Prandaj ata i braktisën vendimet e Konferencës së Pezës. Kjo për arsye se donin të ruanin ato privilegje, ofiqe, bajraqe, influenca, etj. që kishin. Ndërsa, duke u bashkuar me nazistët, besonin se duke fituar luftën, ata do të gëzonin sërish ato ofiqe e privilegje që kishin patur. Jo vetëm kaq, ballistët e zogistët synonin pushtetin mbas lufte. Kjo u vërtetua në Konferencën e Mukjes, më 2 gusht 1943. Vanë ballistët dhe zogistët në të, për t’u siguruar, që pas lufte, të ndanin pushtetin me komunistët. Dakord, iu thanë këta të fundit, po më parë hajdeni të luftojmë pushtuesit, të çlirojmë Shqipërinë dhe pastaj ulemi për pushtetin. Po jo, ata donin paraprakisht pjesën e tortës e, me që këtë nuk e arritën, vazhduan bashkëpunimin me pushtuesit dhe luftuan partizanët e popullin e vet.

Që ballistët e zogistët kishin këto qëllime e synime e jo luftën kundër pushtuesve, e vërtetuan edhe marrëveshjet famëkeqe që ata nënshkruan me pushtuesit, të cilat ju, zoti Stefani, duhet t’i dini mirë. Por, çuditërisht nuk i kini përmendur fare, sikurse nuk keni përmendur as Konferencën e Pezës. Kështu ishte marrëveshja Dalmaco-Këlcyra e 15 marsit 1943, e cila sikurse dihet, merrte përsipër nga ana e ballit që të mos sulmoheshin forcat fashiste nga luftëtarët shqiptarë. Apo marrëveshja që bëri kryetari i qeverisë kuislinge, Mitat Frashëri me Komandën Gjermane, për të mos u goditur ato nga luftëtarët shqiptarë.

Ndërsa qëndrimi i Muharrem Bajrakrtarit në zonën e Lumës në Kukës, e veçanërisht në fshatin Buzmadh, është ai që tashmë dihet, e konfirmuar kjo edhe kohët e fundit nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të Kukësit Enver Onuzi, i cili, në emër të Komitetit ndër të tjera thotë: “Populli patriot e trim i Kukësit përqafoi idealet e LANÇ dhe nuk u ndikua e u mashtrua nga politika “nacionaliste” e Muharrem Bajraktari, i cili nuk solli asgjë të dobishme për LANÇ në zonën e Lumës. Ai solli vetëm përçarje, mëri, grindje dhe së fundi një hakmarrje të egër, duke u vënë pushkën partizanëve të Brigadës V Sulmuese, në befasi, jashtë zakoneve e traditës shqiptare, duke i prerë në besë e vrarë 27 partizanë të Brigadës V, me bukë në gojë, në shtëpitë e fshatarëve ku ndodheshin”. Qëllimi i Muharrem Bajraktarit nuk ishte lufta për çlirimin e Shqipërisë, por ajo statukuo me nazistët, e cila do të bënte të mundur të ruheshin ofiqet e bajraqet si dhe influence e tij në të ardhmen, në ato zona që ai i konsideronte si territorin e vet. Po  u gabua  rëndë dhe, për këtë, mori përgjigjen e merituar.

E pafalshme për ju, zoti Stefani, është dhe injorimi që i bëni LANÇ dhe popullit vëlla të Kosovës, me pretekstin se gjoja ai nuk e bëri si duhet këtë luftë, sipas jush, se pushtuesit nazifashistë i paskëshin siguruar “Shqipërinë etnike”, e cila do t’i shpëtonte nga represioni serb. Se sa e pavërtetë dhe e gabuar është edhe kjo sajesë e juaja, e tregoi LANÇ që bëri populli i Kosovës nën udhëheqjen e patriotëve trima, si Fadil Hoxha etj. Shfletoni historinë e këtij populli e do të gjeni të vërtetën, jo të flisni “kodra pas bregut”.  Në Kosovë pati udhëheqës e një popull jo vetëm trim, por dhe largpamës, që atyre premtimeve të pushtuesve nuk mund t’i besonte kurrë. Pushtuesit, i bënë ato premtime, për të mashtruar, me qëllim që të ishin të qetë e të sigurt për veten e tyre. Prandaj ata dështuan dhe morën përgjigjen e merituar. Pushtuesit, premtime e mashtrime, bënë dhe këtu në Shqipëri, kur forcat naziste pretenduan, se Shqipërinë e donin gjoja si rrugë kalimi dhe s’paskishin ndërmend ta pushtonin atë, një mashtrim ky që e propaganduan dhe shërbëtorët e tyre ballisto-zogistë. Po si mund të ndodhte ajo kur nazistët kishin pushtuar gati gjithë Evropën? Prandaj mashtrimi i tyre u demaskua dhe ata morën përgjigjen e duhur: pushkën ballit si nazistët, ashtu dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas kësaj, nazistët e treguan qëllimin e vërtetë dhe agresivitetin e tyre, gjatë operacioneve famëkeqe të viteve 1943-1944, të udhëhequr nga ballisto-zogistët, gjatë së cilave vranë, masakruan, plaçkitën e  dogjën popullin shqiptar, në jug e në veri, derisa thyen qafën ata dhe bishtat e tyre që i ndoqën pas.

Në shkrimet tuaja, zoti Stefani, një vend goxha të gjerë i keni kushtuar të ashtuquajturës liri të individit të cilin e keni përdorur si argument për ë treguar se ajo na paska munguar e është injoruar, si në diktaturën naziste të Hitlerit, ashtu dhe në atë të komunizmit të Enver Hoxhës. Që të bësh një krahasim të tillë, duhet ose të kesh lajthitur, ose me një keqdashje patologjike t’i mëshosh asaj. Kjo sepse, ndërsa nazistët e Hitlerit pushtuan e masakruan gjithë popujt e Evropës duke vrarë e asgjësuar mbi 55 milionë njerëz e shkatërruar gjithçka. Përkundrazi, komunistët e Enver Hoxhës dhe populli shqiptar, luftuan kundër kësaj murtaje për t’u çliruar prej saj, duke bërë sakrifica e humbje njerëzore të jashtëzakonshme.

Tani të kthehemi te liria që pretendoni ju, se ka munguar në regjimin e Enver Hoxhës. Që në fillim duam t’iu vëmë në dukje, zoti Stefani, se ajo liri që konceptoni ju, është false dhe jo reale, për të mos thënë një sajesë me keqdashje dhe, ja përse: I lirë është qytetari që jeton në një vend të pavarur e sovran. Ai është i lirë kur ka të gjitha kushtet dhe të drejtat që i takojnë me ligj e kushtetutë, kur merr pjesë në jetën politike, që ka të siguruar jetën, punën, arsimin, shëndetësinë, kulturën, identitetin etj. Tani na lejoni t’iu pyesim: a nuk i pati populli shqiptar këto, të gjitha? Dhe jo vetëm njerëzit e lidhur me atë sistem, por dhe kategori të tjera. Për ta ilustruar po marrim një shembull konkret:  Krahas ty zoti Stefani që kishit një prejardhje tjetër, e drejta e studimeve të larta ju dha edhe Uran Butkës, edhe pse babai i tij ishte komandant i Ballit Kombëtar dhe vrau veten në hale. E ky zotëri Butka, në vend të uli kokën e të bëjë si ai biri i oficerit gjerman që kishte marrë pjesë në masakrën e Borovës dhe erdhi u ul në gjunjë e kërkoi falje, Uran Butka na del sot e kërkon ta kthejë babanë e tij në patriot, duke hedhur baltë mbi luftëtarët e Luftën Nacionalçlirimtare. Por, natyrisht, si çdo sistem edhe ai socialist, kishte kushtetutën dhe ligjet e veta, të cilat kushdo që i shkelte, përballej me pasojat. Ama para ligjit ishin të gjithë njëlloj. A ka ndonjë shtet në botë, qoftë edhe demokratik që, edhe po të shkelet ligji, nuk ndëshkohet? Në Amerikë psh edhe sot vepron dënimi me vdekje për ata që shkelin ligjin. Liri të pakufizuar nuk ka në asnjë vend të botës.

Pas ndryshimit të sistemit në vendin tonë, u vendos rendi demokratik. Ka rreth 26 vjet që jetojmë në këtë sistem. Ç’përfituam? Që mund të flasim e bëjmë ç’të duam, se  mungon neni i agjitacionit e propagandës? Por çfarë kemi humbur? Gjithshka që ndërtuam për 45 vjet, u vodh e u shkatërrua nga regjimi i Sali Berishës, i cili me parullën “të shkatërrojmë çdo gjë komuniste se do të na vijë çeku i bardhë”, u bë badërdia. Na thanë se do ta bëjnë dhe Shqipërinë si gjithë Europa. Por në të vërtetë çfarë bënë, veç shkatërrimit të vjedhjes. Për këtë liri e keni fjalën, ju zoti Stefani! Kjo nuk është as liri as demokraci, por një demokraturë, që ka çoroditur shqiptarët e i ka bërë të flasin me vete, për çka ne veteranët jemi të zhgënjyer e të indinjuar. Le ta shajmë sa të duam atë sistem të diktaurës së proletariatit e Enver Hoxhën, por në atë sistem u kryen reforma të mëdha ekonomike e shoqërore; u ngritën uzina, kombinate e fabrika, u ndërtuan hidrocentrale e u bë elektrifikimi i gjithë vendit në një kohë rekord, u ngritën universitete, institute shkencore, qytete të reja, rrugë, hekurudha, telefoni e gjithë Shqipërisë, spitale e shërbim falas, u thanë këneta, u ngritën kanale kulluese e hidrovore, plantacione të mëdha etj, kishte një rend të fortë, u zhduk malarja, gjakmarrja dhe prestigji i Shqipërisë u rrit, aq sa ajo u pranua në OKB.

Po a pati të meta e gabime ai sistem? Sigurisht që pati, madje jo të vogla: Lufta e klasave, mbyllja me botën etj, pati pasoja të rënda për vendin tonë. Po sot ku jemi? Asnjë ndërtim, asnjë investim, papunësi, eksod galopant, drogë, prostitucion, krim i organizuar, vrasje, grabitje një shoqëri e kapur nga konfliktualiteti. Kush i polli këto, nga na erdhën këto? Po pse këto prisnim ne, që individi të jetë i lirë, të bëjë çfarë të dojë? Jo, zoti Stefani, nuk e duam këtë liri, që të vrasë djali babanë e anasjelltas, burri gruan e anasjelltas, që ai tjetri të kryejë krime të rënda dhe drejtësia ta lirojë, kundrejt lekëve në dorë te prokurorët a gjyqtarët? Jo këtë liri e drejtësi, nuk mund ta pranojmë as ne veteranët dhe as populli shqiptar.

Pas këtyre arsyetimeve që po japim, mund të ketë ndonjë që të na akuzojë qe gjoja ne jemi nostalgjikë të atij sistemi dhe për Enver Hoxhën. Ne u themi atyre jo. Ne jemi realist e objektivë, që dimë të ndajmë të mirën nga e keqja, përparimtaren nga e prapambetura, progresiven nga regresivja. Po a mund të mohohet se Enver Hoxha ishte komisar e komandant që udhëhoqi LANÇ deri në fitoren e plotë? Që me largpamësinë e tij e drejtoi këtë luftë në drejtimin e duhur, përkrah Koalicionit të Madh Antifashist Botëror Anglo-Sovjeto-Amerika, që diti të formojë një front të gjerë në luftë për çlirimin e Shqipëri, që bëri një luftë pa kompromis kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që këtë luftë e bëmë me forcat tona dhe pa asnjë ndihmë nga jashtë, që pas çlirimit në Konferencën e Paqes në 1946 Enver Hoxha diti ta mbronte me guxim e argument për ta shpëtuar Shqipërinë nga një copëtim i sigurt, që kreu gjithë atë transformim të mëdha në Shqipëri, që ndërtoi një shtet e mbrojtje të fuqishme, ku kundërshtarët tanë edhe pse u munduan për ta përmbysur pushtetin e dalë nga një luftë popullore, të cilat  siç e pohojnë edhe vet, dështuan me turp.

Megjithatë edhe Enver Hoxha, si gjithë njerëzit e tjerë, në tërë atë periudhë të gjatë dhe, përballë atyre detyrave të shumta, të rëndësishme e të vështira, ka bërë edhe gabime. Por nëse i vëmë në kandar të mirat dhe gabimet, të parat janë tepër të larta. Megjithatë, na duhet të vëmë në dukje se jo të gjitha ato shkelje të  të drejtave të njeriut, që u bënë në atë periudhë, t’i faturohen Enver Hoxhës, kur ka pasur organe, punonjës e kuadro të cilët vepronin e që kanë pjesën e tyre në këtë drejtim. Si i tillë, ai sistem dhe Enver Hoxha, pavarësisht se sot po goditen e baltosen, ne veteranët e LANÇ, jemi të bindur se koha do t’i vërë në vendin që u takon në historinë e Shqipërisë, ashtu sikurse bën bota e qytetëruar me historinë e vet. Rrjedhimisht i takon Enver Hoxhës të ngjitet në piedestalet e larta të historisë së Shqipërisë  për kontributin e madh që dha dhe jo Ahmet Zogu, që e tradhtoi dhe e grabiti Shqipërinë.

Tani, dy fjalë për ju zoti Stefani: Ne veteranët e LANÇ, mbetemi të zhgënjyer nga ato problem që keni hedhur kohët e fundit në media, sepse të njihnim ndryshe, e na dole ndryshe. Në të gjitha shkrimet tuaja tregoheni të njëanshëm! Mundohemi të gjejmë arsyen. Duam të besojmë se duhet të ketë ndodhur ajo që po u ndodh disa intelektualëve sot, të cilët për interesa të caktuara, duan t’u përshtaten konjukturave aktuale, ose siç i thonë në gjuhën e popullit, duan “një dorë ta kenë në bakllava dhe tjetrën në revani”. Urojmë të jetë vetëm kjo si një e keqe më e vogël, në krahasim me atë “lugën me çorbë të prishur që mund të kesh gëlltitur”, e cila është e keqja më e madhe. Ne të bëjmë thirrje që të kthehesh te rruga që të mban me dinjitet.

*KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR TË ORGANIZATËS SË VETERANËVE

TË LUFTËS ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR

 

August 12, 2016 23:33
Komento

1 Koment

  1. A.GRAMSH August 13, 07:58

    LETER VETERANEVE :Nje çerek shekulli nuk pate UQERIT tani mereni me GJURMET!
    ————————————-
    -Me porosi te kujt u hodh ne koshin e pleherave 25 vjet historija e lavdishme e luftes se dyte boterore qe u propogandua nga ‘Zeri i AmeriQise’!?
    -Me porosi te kujt u u hodhen ne Plehera ‘Heronjte e Vigut’ e u propogandua nga ‘Zeri i AmeriQise’ dhe paçavuret e Fahri Fevzi Ballise!?
    -Me porosi te kujt 25 vjet u luftua me mullinjte e kAmunizmit e ish kryeqyteti i shqipetareve u mbush me ‘buste’ e ‘koka çimentoje’ te tradhetise,antishqipetarizmit e hajduterise nga Ahmet Zogolli tek tere ‘Hajdaret’ e tjere propoganduar nga ‘Zeri i AmeriQise’ e kujslinget Fahri Fevziinte kone te dhenderrit serb Salise!?
    -Me porosi te kujt SIMBOLI i ushtrise shqipetare SHQUP ju vu ne dispozicion forcave me regresive te ketij populli apo ‘Trustit te lulelakres’propoganduar nga ‘Zeri i AmeriQise’ e miratuar nga ‘parlamenti i antishqiperise’ !?
    -Me porosi te kujt tere heronjte e popullit shqipetar dhe ato te luftes dyte boterore nga heronjte Shefqet Peçi tek Haxhi lleshi qe i njeh mbare Bota e ata me larg Bajram e Gurakuqi u harruan apo varrosen si QEN BASTARDE’ ndersa nje ‘gjysem shqipetari’ simbol i trafikantit antishqipetarizmes hajduterise -KADAVERA Leka Zogut ju hapen dyert e parlamentit shqipetar nga ANTISHQIPETARET dhe ju prerkulen KRERET kujslinge Sali Ilir Nano!?
    -Me porosi te kujt POPULLI SHQIOPETAR 25 vjet nuk perfaqesohet ne asnje pushtet as èparlament as drejtesi as egzekutiv e ne tempullin e demokracise ka 25 vjet mbyllur ‘lope shterpa laramane’ qe i vune zjarrin VATANIT dhe jetojne si KANIBALE me gjak femijesh te uritur shqipetare!?
    -Kush u perfaqeson ju o MJERANE Veterane 25 vjet ne kete vend 126 bandat parti qe dine vetem te HANE te Vjedhin dhe te Dhjesin e si nuk SKUQENI qe 25 vjet kini votuar nje te ashtuquajtur PS apo LSI qe vetem me te ‘MAJTEN’ shqipetare nuk kane asgje te perbashket ndersa si e vetemja alternative jane fshirja e historise vlerave te liuftes dhe ne vend te tyre ngritur antivlerat e krimit korrupsionit e HAJDUTERISE!?

    P.S Pse nuk kerkoni nate e dite shperndarjen e parlamentit te krimit e korrupsionit antishqipetar qe ASNJE DITE nuk kane perfaqesuar JU dhe popullin po mereni me nje ZVARRANIK te antikrishtere me mbiemer StefanaQ qe 25 vjet si tere ‘hajdaret’ gomaret e ‘0gazetaret’ kane lehur si kone per tu hedhur ndonje kocke padronet brenda e jashte ish Shqiperise duke propoganduar dhe nje radio zhurme simbol i injorances e territ informativ e quajtur ‘Zeri i Ameriqise?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*