Përkujtohet 13 gushti 1961 i murit që nuk ndau vetëm Berlinin

August 13, 2019 16:37

Përkujtohet 13 gushti 1961 i murit që nuk ndau vetëm Berlinin

Në fillim të gushtit të vitit 1961 në Moskë u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor.

Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

Më 12 gusht 1961, Valter Ulbricht, kryetar i shtetit i RDGJ nënshkroi urdhërat për mbylljen e kufirit. Më 13 gusht, ushtria, policia dhe trupat luftarake nisën të ndërtojnë Murin e Berlinit.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, kujtoi sot 58 vjetorin e ndërtimit të murit të Berlinit.

“Muri i Berlinit qëndroi 28 vjet dhe ishte një nga ndërtimet më famëkeqe në botë: Muri ndau Berlinin Lindor dhe Perëndimor. 58 vjet më parë, më 13 gusht 1961, RDGJ filloi ndërtimin e murit. Fortifikimet vdekjeprurëse kufitare ndanë jo vetëm familjet dhe miqtë, por u bënë gjithashtu një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz” – shkruan Ambasada.

Po ashtu, ambasada Gjermane shprehet se një cop e murit të Berlinit ndodhet në Tiranë.

Për fat të mirë, muri është sot histori! Edhe në Tiranë gjendet një segment i murit në memorialin “Post-Bllok” si një simbol i lirisë që kujton Revolucionin Paqësor në Gjermani, i cili rrëzoi murin në vitin 1989”, shprehet ambasada.

Kur më 1989 Muri i Berlinit u hap dhe pak më vonë u rrëzua, pasoi një periudhë e distancimit ndaj këtij kapitulli të dhimbshëm të historisë gjermane të pasluftës. Asgjë nuk mund ta turbullonte gëzimin për ribashkimin e sapofituar.

Në shumë pjesë të qytetit, vendin ku ka kaluar Muri ta tregon vetëm një vijë e shënuar në tokë.

Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.

Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet.

Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmit në Evropë.

Rënia e Murit të Berlinit ndodhi në 3 tetor 1989 dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për shtetin e Gjermanisë.

 

l.h/ dita

August 13, 2019 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin