Tentativa për “vrasjen” e Ibrahim Rugovës dhe dëshmia e ish-truprojës së Berishës

July 13, 2015 14:40

Tentativa për “vrasjen” e Ibrahim Rugovës dhe dëshmia e ish-truprojës së Berishës

Pas deklaratës së djeshme të Berishës në Facebook se ka pasur një plan për vrasjen e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1991, reagoi menjëherë Izet Haxhia.

Në këtë intervistë për DITA-n, ish-truproja i Berishës në vitet ‘90 tregon se si është e vërteta, lidhjet e miqësisë mes Berishës dhe Rugovës, dhe pse ndodhi ftohja midis tyre në vitin 1996…

-Zoti Haxhia, në një postim në Facebook, ish-presidenti Berisha zbuloi një fakt të panjohur: Në vitin 1991, regjimi komunist ka dashur të vrasë ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Ju, kini dijeni për këtë?

E lexova këtë “bombë” të re të tij në faqen online të DITA-s. Nuk e di a ja vlen të merresh me një të marrë si Berisha, por desha të them dy fjalë për atë që ai thotë se në vitin 91 Rugovën kanë dashur ta vrasin pushtetarët e atëhershëm, dhe paska edhe dokumenta zyrtare në lidhje me këtë tentativë vrasje me arsyetimin se paska mbështetur një ish komunist të shndërruar brenda një pasditeje në demokrat si Berisha.

-A ju kujtohet vizita e parë e Rugovës në Tiranë?

Rugova e vizitonte shumë shpesh Tiranën në fillimin e viteve ’90, por mesa me kujtohet ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin ‘91. Gjatë asaj vizite zyrtare ai ka takuar jo vetëm Berishën por edhe autoritet e atëhershme qeveritare. Bile Berishës i ka ngelur qejfi që Rugova bëri këto takime. Rugovës gjatë asaj vizite i janë vënë në dispozicion makina të parkut të delegacioneve dhe është ruajtur nga shoqërues së drejtorisë së personaliteteve që ishte në varësi të Gardës së Repuplikës.

– Me sa duket nga këto që thoni, Izet, ju e përjashtoni mundësinë e ndonjë atentati kundër Rugovës në atë vit?

– Po, e përjashtoj. Është një marrëzi të mendosh se shteti paska planifikuar ta vriste Rugovën, madje duke shkruar edhe dokumente zyrtare për këtë vrasje që nuk u realizua kurrë. Këtë mund ta thotë vetëm mendja e një të marri si puna e Berishës, që mundohet të jetë në qendër të vëmendjes qoftë edhe me sajime të tilla idioteske.

– Pse jeni kaq i sigurt për këtë?

– Sepse unë e njoh shumë mirë atë njeri. Mendja e tij diabolike vazhdon të shofë ëndrra e të thurë sali-berisha1111komplote me vrasje e atentate të cilat ai i ka për qejf e zanat. Po ju tregoj një rast: Më kujtohet, ka qenë fillimi i vitit ‘92, në mos gaboj, po shkonte për një takim në Hotel Dajti me një shqiptar të diasporës dhe aty ishin dy persona që po qëndronin tek holli i hotelit. Më thotë Berisha: “Ai personi me një shenjë në faqe është një shqiptar i Kosovës në Gjermani, anëtar i grupeve marksist-leniniste dhe duhet patur kujdes. Ai mund të organizojë ndonjë atentat ndaj meje sepse është vrasë me pagesë dhe ka kryer edhe vrasje të tjera, një nga të cilat është edhe vrasja e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës… Emrin e ka Ibrahim Kelmendi.”

– Sa e vërtetë ishte kjo?

– Unë e mora si diçka të vërtetë këtë që më tha Berisha, sepse ishte hera e parë që shprehej hapur e me emër për dikë që donte ta vriste… Kur fituam zgjedhjet, ky person me emrin Ibrahim Kelmendi u detyrua të largohet nga Shqipëria për shkak të përndjekjeve dhe rrezikut që filloi të paraqiste për të SHIK-u i Berishës… Më vonë mësoj gjatë luftës së Kosovës se Ibrahim Kelmendi ishte një patriot; bindjet nuk kanë rëndësi, por gjithë jetën e vet ia kishte kushtuar çështjes kombëtare e pavarësisë dhe çlirimit të Kosovës nga okupatorët serbë. Se përse mendonte Berisha që donte ta vriste Kelmendi, apo pse druhej nga ky person, kuptohet tani kur letrat e patriotizmit janë hapur dhe vendi i gjithsecilit ndaj çështjes së Kosovës e asaj kombëtare është i qartë…

-Sidoqoftë Berisha me Rugovën kanë qenë miq të ngushtë?

– Po është e vërtetë që u krijua një miqësi e ngushtë mes të dyve, por e pasinqertë e me hile nga ana e Berishës, siç do ta tregonte koha… Berisha ka përfituar shumë nga njohjet që kishte Rugova e respekti që gëzonte ai në qarqet perëndimore në atë kohë. Rugova e ka njohur Berishën me shumë miq të tij në Perëndim, që Rugova i kishte të shumtë. E si të mos mundohej të përfitonte Berisha nga këto njohje? Ai ishte gati të bënte përkthyesin e Azem Hajdarit në kongresin amerikan në vitin ’91, kur shkoi për herë të parë një delegacion i PD në Amerikë.

-Pse, si ka ndodhur kjo?

– Po ja, për të folur përpara kongresmenëve amerikanë u zgjodh nga ata Azemi. Dhe Berisha i lutej që të bënte rolin e përkthyesit, ngaqë Azemi me zor fliste dhe shqipen…

 3-Po kur u prish Berisha me Rugovën, a ju kujtohet ndonjë detaj?

– Rugova dhe pjesëtarë të qeverisë në ekzil të Kosovës ishin gjithmonë mikpritësit e parë të Berishës gjatë vizitave të tij të para jashtë shtetit si president, dhe jo vetëm mikpritës, por edhe sponsorë të këtyre vizitave.

-Si, paguanin?

– Po patjetër, duke bërë pagesat e shpenzimeve për këto vizita si hotelin, drekat e darkat… Por Berisha si dinak që është, u mundua ta përdorte Rugoven edhe në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, duke e nxjerrë bile edhe në mitingjet elektorale për të folur në favor të PD dhe Berishës.

-Por Rugova pranonte ta ndihmonte ama…

– Rugova mesa kam kuptuar, ndihej gjithmonë i sikletosur nga këto veprime hileqare të Berishës. Por ftohja përfundimtare mes tyre u bë pas zgjedhjeve të famshme të 26 majit. Berisha u përpoq që krizën politike në Shqipëri ta përcillte në Kosovë. Sepse ai mundohej ta paraqiste veten përpara të huajve, sikur kishte nën kontroll gjithë faktorin politik të Kosovës dhe bashkë me të edhe Rugovën. Rugova e kuptoi këtë hile të Berishës; dhe pas tentativave për mënjanimin e tij nga LKD duke përkrahur emra si Hidajet Hyseni e Bukoshi, apo mikun e Qemal Sakajevës, Sabri Novosela, një person me lidhje të dyshimta me UDB-në jugosllave…

-Këto ishin tentativa të Berishës?

– Po, ndaj Rugova u ftoh përfundimisht me Berishën. Kur vinte në Tiranë, jua kam thënë, Rugovës i kishte ngelur të takohej vetëm me mikun e pijes Azem Hajdari. Nga fundi 1996 apo fillimi i vitit ’97, u bë një përpjekje private nga një ish-ministër i Jashtëm francez në kohën e Miteranit, që të pajtonte Berishën me Rugovën. Emri s’më kujtohet, ishte një person i vjetër në moshë e çalonte pak. Kanë darkuar bashkë me Berishën e Rugovën, dhe ky person në vilën 31, por rezultati ishte negativ. Ky ka qenë edhe takimi i fundit mes Rugovës e Berishës . Rugova siç duket nuk ia fali Berishës dhelpërinë ndaj Rugovës, që deshi t’i fuste konfliktin brenda në parti dhe trazirat e Shqipërisë t’i eksportonte në Kosovë./XH.SH

July 13, 2015 14:40
Komento

31 Komente

  1. Emigrant July 13, 04:22

    Askush nuk mereshe me kufoma te tilla.

    Reply to this comment
  2. salah July 13, 06:43

    kjo është shpikje vrasja, Salih Berisha në vitin 1991 nga Izmet Haxhia. Salih Berisha kishin rënë dakord më pas kontakteve telefonike të fshehta me Rugova, ku edhe familja e Rugovës nuk ishte lejuar të dinë, sepse ajo ishte në lidhje me shitjen e armëve në komunitetet Haklaj në Tropojë. Këto janë marrëveshjet me Ramiz Alia, Fatos Nano në vitin 1987, (Franz Josef Strauss vizitoni) armëve në Kosovë dhe ndihma gjermane për zhvillim. Niveli i Berishës bodyguard Tropojë ishte i njohur më parë: Në vitin 1994, ajo vodhi me Ambasadorin italian para xhip në të cilin Presidentët Palace, ndërtuar kanalet e veta kontrabandë droge, me azilkërkuesve dhe Sokol Koçiu. Këto janë banditë primitive njerëz si Izmet Haxhia pa kulturë

    Reply to this comment
    • Bimi July 13, 21:04

      O analfabet funksional, shko ne klase te pare te mesosh shqip…

      Reply to this comment
    • Open your mind.. July 14, 02:36

      O salah,po te kishe shkruajtur shqip,edhe mund te te jepnim te drejte? Po kete gjuhe qe perdor ti,nuk e kuptojme.Mund te jete ndonje derivat i shqipes,por jo shqip. Librat e gjuhes shqipe,i gjen falas ne cdo bibloteke ne Shqiperi.Tung.

      Reply to this comment
  3. orli July 13, 13:45

    Koment i masakruar nga ana drejtshkrimore dhe mendore,si vet emri salah!ka mundesi te ma perkthej dikush komentin e salah?! megjithse ketu ne internet eshte vetem titulli i shkrimit paçavurja me pseudonimin “salah” ka bere paçamuren(komentin) e rradhes!

    Reply to this comment
  4. riti July 13, 14:14

    Nje genjeshter me bisht ,si gjthe genjeshtrat e tjera ,

    Reply to this comment
  5. Mollosi July 13, 15:38

    Nuk e di se cka ndikoi tek z. Haxhia, por kete here ishte pak me real se herave te tjera, ku pos disa te vertetave kishte me shume genjeshtra.
    Haxhia e pranon qe dr. Rugova kishte shume miq ne qarqet perendimore . Kjo eshte e vertete. Rugoven e donin perendimoret dhe e donte edhe populli. Dhe eshte edhe e verteta tjeter shume e rendesishme qe dr. Rugova nuk mund ta donte Saliun sepse ai ishte nje kelysh komunist.

    Reply to this comment
    • hb July 13, 15:57

      Shiqo, Rugova nuk ka uretje te tjeret se ishin komunist, aj vet ishte komunist. Ne kete kohe ai i ka pare gjerat ne prizmen se cka eshte ne interesin e Kosoves.

      Reply to this comment
      • Mollosi July 13, 17:11

        Eshte e vertete qe Rugova nuk urrente te tjeret. Ndoshta me mire do te ishte nese do te thoja qe Rugova nuk kishte simpati per komunistet. Atij komunistet serbo-malazez ia vrane babain dhe gjyshin. Ky ndoshta ishte shkaku kryesor qe ai nuk i donte ata. Po te ishte Rugova komunist , sigurisht qe do te ishte ne nje vije me Bedri Islamin me shoket e tij, Xhavit halitin, Azem Sylen, Hashim Thacin, Ibrahim kelmendin … Por ai nuk ishte me ta. Prandaj ata, sipas te gjitha gjasave ,edhe i bene dy atentate ndaj tij !

        Reply to this comment
        • dakja July 13, 17:39

          Mollosi po ki rrugova ishte per vete antar i lidhjes kamuniste jugoslllave si mund te urrente komunzmin apo futja pordhes ska problem

          Reply to this comment
          • Mollosi July 13, 20:21

            Sa shkolle ke kryer?

        • Lili July 14, 06:53

          Ah,ju mendoni se keta ishin komunist? Enverizmi nuk ka asgje me komunizmin,o shok!

          Reply to this comment
  6. salem July 13, 16:37

    E kendshme”Azemi me zor fliste edhe shqipen”.
    E kam takuar atehere dhe vertet duhet te ishje i vemendshem shume qe ta merje vesh Azemin.

    Reply to this comment
  7. fteri July 13, 17:28

    *****Po eshte I lire qe Sali Berisha te denancoi dhe te shkoje ne prokurori e te tregoi se kushe eshte ai person qe deshi ta vriste IBRAHIM Rugoven?! Ne raste se ky shpife atehere menjher duhet te ngrihet padi penale per S.Berishan ,eshte e turpshme te hedhesh akuza ne ajre pa autor dhe fakte bindese.Nje fakte qe tregon se ky Saliu mashtron eshte : :….perse heshti deri tani Saliu?…Perse nuk e denancoi sa ishte gjalle RUGOVA?….dhe kure ishte vete kryeminister qe kishte nene hygjym (vartesi)edhe prokurorine e gjykatat.?..jame dakort me mendimin e IZET HAXHISE ,dhe e falenderoi per ndershmerin e ishe badigardit te Saliut, qe Saliu eshte nje shpifse I ndyre qe kerkon te jete ne qender te vemendjes ,ai shpife per kete prokuroria duhet te ngrije nje padi penale orgjente ,pasi fute grindje mese kosoves dhe shqiprise..#########################.

    Reply to this comment
  8. farukaqis July 13, 17:44

    kush merret me bajgen berisha

    Reply to this comment
  9. Mark uk July 13, 18:53

    farukaqis:Kurse ju merreni me mutin e tij.

    Reply to this comment
    • Open your mind.. July 14, 02:39

      Mark uk,te pershendes nga larg.Je çun me vizion.Bashke nuk njihemi,por mami jot mund te te flase me teper per mua.Grua per se mbari,qe ç’ia shesh syri,ia ben goja. Beji te fala te lutem.

      Reply to this comment
  10. petrika July 13, 18:59

    UDB-ja kishte dhe ka nje numur te pa llogaritshem spiunesh ne radhet e shqiptareve,ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi.Berishes ja vertetoi me dokumente te rregullta,qenien agjent i UDB-se,NikolleLesi me1996,pradaj Berisha i dogji gazeten koha jone dhe donte ta vriste N.Lesin,por Lesi u tregua i zgjuar,duke mbledhur nje numur me te madh njerzish te armatosur,se ata qe kishte derguar Berisha per ta vrare.Gjendja e krijuar e detyroi Berishen,te terhiqej me bisht nder shale.Une mendoj se Berisha dhe agjenti tjeter serb,Lulezim Basha,ne zbatim te ligjeve tona,por edhe te porosive te nderkombetareve,nuk duhet te kene te drejte te zgjidhen me ne parlament e as ne pushtetin vendor.Ata kane kryer krime ndaj popullit,sic ishte rrasti i Gerdecit ,ai i 21 Janarit i faljes se detit Greqise ,i vjedhjes se rruges se kombit,i thyerjes se embargos ndaj serbise i vrasjeve politike prej shikut te Berishes etj,te pazbardhura deri me sot.Ketyre dy krimineleve duhet tu hiqet e drejta per te votuar me vendim gjykate.Fatos Nano duhet te konsiderohet me i rrezikshem se Berisha dhe Basha.

    Reply to this comment
    • Po,Po July 13, 20:36

      Petrika,te pershendes per vertetesine,ne problemet qe komenton,per sinqeritetin e atdhetarizmin tend si shqiptar.Te uroj shendet e mendje te fresket.

      Reply to this comment
    • Lili July 14, 06:58

      Petrika,
      Kur Francezet i treguan Rugoves se berisha eshte njeri i tyre e per Cfare pu non,filluan punet keq nder tyre.
      Sado jo i guximeshme,rugova ishte atdhetar Kurse ky tjetri ,i guximshme se i sigurt ne mbeshtjen e Sigurimeve,nuk eshte Atdhetar po tradhtar! Ketu eshte ‘çarrja’ midis tyre…

      Reply to this comment
  11. demo July 13, 20:03

    O Berrishe!Je bere si Bleona Qerreti,qe sja varin mender as qente,as zezaket dhe per te qene ne qender te vemendjes,xhvishet ne mes te rruges.

    Reply to this comment
  12. Kopaçe July 13, 21:44

    Berisha duhet te nxjerre bythen cullak qe te terheqe sadopak vemendje… se ka ngelur qen zorresh…

    Reply to this comment
  13. luani July 13, 21:47

    izet haxhia ka qene nje punonjes me rroge, roje e berishes tani na del mark uk muti bodiguard i sales ne rrjetet sociale, natyrisht falas se ja ka lane porosi nana.MOS OFENDO TE TJERET O KURVE SE SALA DI TI DALI ZOT VETES ,NEQOFTE SE JE FEMIJA I JASHTE LIGJSHEM I TIJ HALLALL MBROJE BABEN TUNG O BQ

    Reply to this comment
  14. Ibrahim Kelmendi July 13, 21:51

    SHUMË(PA)FYTURËSIA E SALI BERISHËS

    Gjatë vitit 1991 gazeta gjermane TAZ më kishte angazhuar si korrespondent në Tiranë.
    Meqë nuk kisha informacion të bollshëm për Sali Berishën, kisha një simpati për te për shkak të percaktimeve lokaliste që ka njeriu. Unë, si vuthjan, çmoja të afërt malësorët e Malësisë se Gjakovës (Tropojën), meqë vetëm Qafa e Qeremit ndante Fshatin Vuthaj (Plavë-Guci) nga ajo Malësi. Pastaj dija që është dhëndërr i bashkëvendasit Rexhep Rama (Balidemaj) nga Martinajt e Plavës.
    Aksidentalisht me rastisi të fluturojmë me të njëjtin aeroplan, nga Tirana në Budapesht. Ishte ditë e diell, ndoshta muaji mars 1991. Për shkak të relatave të mira që kishim, – e paskëshin qenë simulime nga ana e tij, – në pritje për të hypur në aeroplan Saliu mu drejtua: “Jam me Azemin. Jemi të ftuar në Amerikë. Vizat na presin në ambasadën amerikane në Budapesht. Do kesh mundësi të na ndihmosh në Budapest, meqë ke përvojë me jetën në emigracion…?” Iu përgjigja: “Me kënaqësi.” Dhe sapo zbritëm në aeroport të Budapestit mora taksi. Kur shkuam në ambasadë, Salihun e Azemin vërtet i prisnin, por ata nuk kishin fotografitë që kërkoheshin. Ishte e diel. Në ambasadë na thanë se vetëm në stacion hekurudhor ka automatë fotografimi. Po me taksi shkuam në stacion, i bënë fotografitë dhe sërish me taksi në ambasadë. Pasi morën vizat u kthyem për të ngrënë. Meqë i kisha mysafirë gjatë asaj dite, bëra edhe gallatë, duke i kritikuar se nuk ishin tandem i mirë për vizitë të parë në Amerikë. I thash doktorit, më mirë do të kishte qenë të kishte shkuar me Pjetër Arbnorin, meqë amerikanët i parapelqejnë katolikët…
    Biseduam edhe për ca përfolje që kishte dëgjuar Sala për mua si “enverist”. I thash, uroj të krijoheshin sa më shpejtë kushtet për të parë dosjet e Sigurimit. Bile në të qeshur i thash: “Unë kam qenë në rini të hershme, por ajo nuk përbënë as të njëqindtën pjesë të enverizmit Tuaj…”
    Ato relata të mira i vazhduam. Kur Saliu u bë president, gati sa nuk u shndërrova në sekser për të shitur shtetësi, meqë në Presidencë me respektonin si mik të shefit.
    Ja që, në prapashpinë, ai më paskësh dyshuar si atentator të mundshëm, duke argumentuar edhe me shpifjent që kishte fabrikuar UDB-ja.
    Qysh atëherë “ambasadori” i Kosovës, Prof. Ali Aliu (“crni”), kishte dorëzuar qeverisë në Tiranë një “listë të zezë” me emra të “kosovarëve enveristë”, të rrezikshëm për sigurinë. Në atë listë isha unë, Fatos Aliu, Xhafer Jashari dhe disa të tjerë, që tani ua kam harruar emrat. Por, shumë(pa)fytyrshi Sali, megjithatë, në aparencë vazhdonte të shtirej sikur me kishte mik.
    Në gusht 1992 SHIK dëshi të më arrestonte. Isha duke ecur në Bulevard, bashkë me Arben Likën (atëherë kryetar i rinisë se PD-së) dhe disa miq të tij. Një picirruk i SHIK më urdhëroj ti shkoja mbrapa. Arbein e njihte. E pyeti dhe plasi një shamatë mes tyre, meqë këta po i thoshin se garantonin për mua…
    Të nesermën shkova në Presidencë të Sala. Iu ankova. Më tha të mos shqetësohesha, sepse do të intervenonte po të me ndodhte gjë. E luta të intervenonte paraprakisht, sepse pastaj bëhet vonë. Me tha, nuk mund të ndërhynte paraprakisht, meqë SHIK-u është institucion i pavarur…
    Qysh atë ditë lash investimet që kishim bërë në Tiranë (kisha regjistruar shtëpinë e parë botuese private në fillim të vitin 1991, me një shkresë që ma lëshoi ministri i kulturës, Preç Zogaj…) dhe u arratisa.
    Deri në dhetor 1996 nuk ma ka mbajt të shkoj më në Shqipëri.
    Me nder me thënë, po burri që paskësh qenë ky farë Sali marrja…

    Reply to this comment
  15. kopili i kadri Hazbiut July 13, 22:20

    Pavaresisht se shkrimi i Berishes ne Facebook eshte i ndikuar nga efektet anesore te koktejlit te ilaceve qe Sala ka tash sa vjet qe i merr rregullisht, ne te ka nje te vertete. Ne arkivin e ish-Sigurimit te Shtetit ka te pakten 3 dokumente qe flasin per tentativen, apo se paku per deshiren e shprehur publikisht te nje oficeri enverist te gardes se Republikes per te vrare Rugoven. Komanda e Gardes me porosi te Ramiz Alise dhe urdher te Dane Binajt e neutralizoi oficerin enverist, dhe nja dy shoke te tij. Kastriot Dervishi ish drejtori i arkivit te Ministrise se Bredshme, duhet me patjeter te kete fotokopjet (skanimet) e shkresave ne fjale. GTe pakten tre shkresa te ndryshme me numra protokolli.

    Reply to this comment
  16. berishovicc July 13, 23:12

    BESOJ SE MBAS KETIJ KOMENTI,, NUK KEMI CFAR TE DISKUTOJME PER PALACON BERISHA,, CDO GJE E QARTE ,KA VEPRUAR SI SHUM DIKTATOR TE TJERE,, ELIMINIME SA ME SHUME PER TE ZGJATUR KOHEN E POLTRONIT

    Reply to this comment
  17. D O K L E A T I July 14, 02:33

    Berisha dhe Rugova ishin dy botra te ndryshme. Berisha ishte sulltan, Rugova ishte europian.

    Reply to this comment
  18. albanopl July 14, 03:49

    Kelmendi ka qene pak spiun i BND, viti 1997, dhe njeriu i fundit qe vizitoi GERVALLAT. Hajde Ibrahim, mos i merr ne varr te vertetat, hapju shokeve, hapju partise se Bedri Islamit i hodhe trute e gomarit.

    Reply to this comment
  19. Lexuesi. July 14, 06:59

    Te kennaqet sa te mundet Markukaqis duke gelltituir jashteqitjen e shpellarit Salukaqis.

    Reply to this comment
  20. Ashtueshte July 14, 07:04

    Une di, ose me mire me kujtohet se ne kohen kur saliu ishte përsident, IBRAHIM RUGOVA vinte ose ne fund te muajit ose ne fillim te muajit tjeter, dhe doli nje batute ne opinion se ky, (IBRAHIMI) vjen dhe merr rroge nga saliu!?!?!?!
    Çdo gje mund te ndodhe – JETOJME NE TIRONE.

    PËRGJIGJIUNI

    Reply to this comment
  21. pro dhe kunder July 14, 07:47

    ..Ne histori futesh edhe si element negativ,kriminel..Njehere Stalini pa dosjet e te burgosurve dhe i beri pershtypje njera ,ku krimineli ishte hajdut i pandreqshem..e mori personin e futi ne nje biruce dhe e kontrolloi per 24-ore.hajduti kishte nje shapke{kapele}te cilen e vendoste ne menyra ngame te ndryshme dhe ja vidhte vetes po me menyra te pa imagjinushme….pra Sala s’ka me çfare merret ,por po na bind ne,se kush eshte realisht,duke e nxjerre pisllekun ne siperfaqe.Jo se dua une ,por ai s’po na le rehat pa na treguar marrite e tij..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*