KUR TË HARDALLOSURIT SHITEN PËR BURRA SHTETI

Viktor Malaj October 12, 2015 23:38

KUR TË HARDALLOSURIT SHITEN PËR BURRA SHTETI

“Në vendin tim e në vendin tënd, Një i çmendur e çmend një vend”/ Dritëro Agolli

 

Dallimi kryesor midis banditëve ordinerë dhe atyre politikë, midis atyre pa shkollë dhe të diturve, midis atyre në “demokraci” dhe atyre nën diktaturë është se të parët e demonstrojnë rrugaçërinë dhe rrezikshmërinë e tyre shoqërore thuajse kudo dhe hapur, sapo iu jepet rasti apo ua kërkon nevoja, ndërsa të dytët janë të kamufluar, mendojnë përpara se të veprojnë dhe veprojnë duke përdorur mënyra dhe mjete djallëzore.

Deri në vitin 1990 Sali Berisha ishte një mjek i respektuar dhe një qytetar korrekt. Në karakterin e tij etja për pushtet kishte kohë që vlonte brendapërbrenda por, duke konsideruar rrethanat e vendit, ai ishte aq me përvojë sa ta përmbante shfrenimin që karakterizon të gjithë njerëzit pa skrupuj kur i vërsulen pushtetit. Vetëpërmbajtja vinte nga frika dhe jo nga parimet e tij morale. Kur ra regjimi ai i zgjidhi frerët sepse e kuptoi që kishte ardhur koha e artë të vinte në zbatim sharlatanizmin instinktiv që deri atëherë frenohej nga rrethana që përcaktonin vetëpërmbajtjen e arsyeshme.

Kur njeriu kalon nëpër mend gjithë sjelljen e tij të këtij çerekshekulli dhe, sidomos, numrin e pafund të episodeve që tregojnë qartë shpërthimin e delirit të tij për pushtet dhe sundim, nuk mund të mos çuditet se sa lehtë mashtrohen popujt dhe se sa me mendjelehtësi iu kanë shkuar dhe u shkojnë mbrapa gjithfarë banditëve pa din dhe iman. Në përpjekjet e tij të paepura për pushtet sundimtari ai ka dëshmuar se nuk njeh as ligj, as moral, as interes kombëtar e popullor por e ulë veten deri në nivelin e një halabaku rrugësh.

Qysh kur ka lënë formalisht detyrën e kryetarit të partisë pothuajse nuk ka ditë që të mos merret me vogëlima, me shpifje, fyerje, keqinterpretime dhe mashtrime të llojllojshme. Të gjitha me një synim të vetëm: të inkriminojë dhe poshtërojë kundërshtarët politikë. Duke qenë i vetëdijshëm se nuk ka çfarë t’iu tregojë shqiptarëve si vepër të tij në formësimin e shtetit, apo në përparimin social-ekonomik, ai zgjedh të bëjë herë fallxhoren moderne, herë shtrigën e Mesjetës dhe herë të tjera plakën gërnjare të lagjes së sherrxhinjve.

Duke qenë i gatshëm të keqinterpretojë dhe dezinformojë rreth çdo mase qeveritare kundër paligjshmërisë, gërnjari ka dy vjet që vihet vullnetarisht në anën e shkelësve të ligjit dhe me pasion përpiqet të bëjë sikur iu qan hallin atyre nga “persekutimi” dhe “terrori qeveritar”. Pasi u përpoq (së bashku me manekinin e tij në krye të PD) të bëjë avokatin e një hajvani me emrin Ismail Morina, të cilin policia e kapi në Tiranë me dy armë pa leje, postoi një video 7 sekondëshe që tregonte një sjellje jo fort korrekte të një polici në Elbasan.

Sigurisht që halli i tij nuk kishte të bënte me një qytetar i cili, pasi fyeu policinë, mori si shpërblim një fyerje dhe një kanosje nga një punonjës tjetër i policisë. Kalorësi ynë i marrëzisë përpiqet që për çdo gabim apo tejkalim në detyrë që manifeston cilido punonjës i shtetit shqiptar sot, t’ia faturojë drejtpërdrejt kryeministrit, anipse gabime e tejkalime të tilla e më të rënda ndodhin në gjithë botën dhe kanë ndodhur edhe nën sundimet e tij të palavdishme, anipse mbi 90% e punonjësve të administratës shtetërore janë të trashëguar nga koha e qeverisjeve të tij.

Sipas tij, polici që fyeu qytetarin në Elbasan ishte kriminel sepse i tha atij se “T’i q… robt”, ndërsa ai dora vetë, ish-kryeministri i vendit që fyeu nga nëna dhe motra në parlament deputetin e opozitës është “burrë shteti”. Sipas tij, polici që kishte dhjetë orë që rrinte në këmbë për të kryer detyrën dhe u fye nga qytetari e meriton etiketimin kriminel, ndërsa ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit që, pa e fyer njeri dhe i ulur në kolltuk gjithë ditën, duhet konsideruar hero edhe kur quajti nënkryetaren e parlamenti “bushtër”, kryeprokuroren “lavire bulevardi” dhe presidentin “horr bulevardi”. Po sipas tij, polici duhet konsideruar kriminel sepse e kërcënoi (sigurisht, padrejtësisht) qytetarin me fjalët: “Të fus plumbin”. Kurse ne të tjerët duhet ta vlerësojmë si “prijës të demokracisë” ish-kryeministrin e vendit që ua futi plumbin katër qytetarëve në bulevard, kërcënoi kryetarin e opozitës se “Do të ekzekutoj si një bandit nëse u afrohesh zyrave të mija”, që dërgoi avionët dhe artilerinë në vitin 1997 kundër popullsisë civile, si dhe urdhëroi përdorimin e Lëndëve Helmuese Luftarake kundër civilëve “për t’i trembur”. Sipas tij, dhe shpurës pa moral që i shkon pas, polici kërcënues është kriminel ndërsa ish-kryetarja e parlamentit dhe zëvendësja e tij në parti, Jozefina Topalli, që e kritikoi publikisht pse në vitin 1997 nuk iu futi plumbin protestuesve, duhet konsideruar figurë e madhe kombëtare dhe demokrate 24-karatshe.

Ky i hardallosur dhe tufa e tij që ende e pandeh harç për shumim, kur shikohen me syrin e njeriut modern (të kësaj kohe) dhe vihen në peshoren e arsyes, nuk mund të mos vlerësohen thjesht si një bandë ordinere e veshur me kostume politike. Vrerin më të madh e derdh kundër policisë, pra kundër rendit. Po pse kundër rendit? Sepse rendin nuk e duron dot. Kaosi është gjendja e duhur për të rrëmbyer pushtetin. Përmes kaosit ka ardhur në pushtet dhe nuk i ndahet shpirti prej tij qysh nga dhjetori i vitit 1990. Prandaj qëmton gjithçka nga veprimtaria e policisë për ta transformuar në lajm që ndjell pasiguri. Në SHBA, vetëm gjatë këtij viti (sipas shtypit të huaj), policia ka vrarë rreth 350 qytetarë në rrethana më se të dyshimta. Midis tyre, ka vrarë edhe një fëmijë 12 vjeç që mbante në dorë një pistoletë lodër, ka vrarë një të paralizuar prej dhjetë vjetësh ndërsa qëndronte në karrigen me rrota, ka vrarë me dhjetëra qytetarë pa kurrfarë armësh në duar si dhe, së fundi, dhunoi një grua vetëm pse nuk mbante rripin e sigurisë dhe iu përgjigj policisë, me fjalë, në mënyrë jo korrekte. Merret me mend tani çfarë do të mendonte publiku amerikan sikur ish-presidentët Bill Klinton apo Xhorxh Bush do të dilnin e të thoshin: “E shikoni çfarë bëjnë policët e Obamës… e shikoni çfarë bëjnë çunat e Obamës…”, siç pëllet çdo ditë “burri ynë i shtetit”. Populli amerikan do iu kishte varur teneqenë por ata nuk e bëjnë një gjë të tillë pasi, për ta, ka më shumë rëndësi shteti se sa pushteti. Ndërsa ky i yni shkel pareshtur mbi shtetin dhe popullin se nuk çlirohet dot nga ethet e pushtetit. Ethe të pashërueshme. Prandaj ka nevojë për “karantinë”.

Viktor Malaj October 12, 2015 23:38
Komento

3 Komente

  1. veliqoti October 13, 07:10

    po mir o gazeta dita ju mos kapni te nje pordh qe beri sali serbi po kapuni te drejtesi jon qe esht beter ,dhe sduhe ta ofendoni ismail morine se esht turp kush ju degjon, po kapuni te edi rama qe ka pushtetin dhe nuk ka cuar ne prekurori krimet e fatos nanos dhe te sali berishes qe ti denacoj po hesh ,ekonomia esh ne varferi ekstreme qe pun nuk ka e plote gjera te tjera qe ndollen ne shqiperi,kapuni te follani qe doli i pafajshem po jo te aij djal qe na dha tre pik qe do vem ne kapjonatin evropjan dhe ndihemi krenar dhe po gezojm sot.Prandaj kete radh i keni rene mataras kot o gazeta dita

    Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit October 13, 12:02

    po keto dy duart qe e mbajne te kujt jane o Dita?
    Te Rames e te Metes jane
    Pa Saliun nuk do ishin aty ku jane dhe anasjelltas
    Derisa Shqiperia te votoje bazuar te urrejtja per kete njeri te peshtire, te tilla qeveri te pandjeshme ndaj NJERIUT do kemi

    Reply to this comment
  3. M A R K O October 13, 22:28

    Nuk ka nevoje per karantine. Ai ka nevoje per nje kasap te mire qe ta rjepe te gjalle Viktor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*