13 vende ku ateizmi dënohet me vdekje

March 31, 2016 17:33

13 vende ku ateizmi dënohet me vdekje

Thuhet shpesh se bota po shndërrohet në një vend laik.

Vetëm javën e shkuar, Kryeministri britanik, David Cameron, shkaktoi një reagim të ashpër kur e përdori mesazhin e tij për Pashkë për ta përshkruar Britaninë si një vend të krishterë.

Kritikët theksuan se vetëm 30 përqind e njerëzve në Britani e përshkruajnë veten e tyre si besimtarë, duke e bërë këtë të fundit një ndër vendet më pak besimtare në botë.

Sipas “the Independent”, 53 përqind e njerëzve thonë se nuk besojnë, ndërsa 13 përqind thonë se janë ateistë.

Megjithatë, pavarësisht prevalencës së ateizmit dhe humanizmit në Britaninë e Madhe, shumë mund të habiten me faktin se të mos paturit besim, mund të jetë një çështje jeta a vdekje në disa vende të botës. Në 13 vende, nëse je ateist, dënohesh me vdekje:

  1. Afganistan
  2. Iran
  3. Malajzia
  4. Maldive
  5. Mauritania
  6. Nigeri
  7. Pakistan
  8. Katar
  9. Arabia Saudite
  10. Somali
  11. Sudan
  12. Emiratet e Bashkuara
  13. Jemen

Në disa vende të tjera, dënimi me vdekje nuk është formal, por ateistët dhe humanistët janë vrarë nga ekstremistët fetarë për shkak të besimit të tyre.

Në vende si India dhe Bangladeshi, policia është akuzuar se i kanë lejuar këto, vrasje pasi nuk i kanë hetuar siç duhet.

Të paktën tre blogerë ateistë janë sulmuar për vdekje në Bangladesh pasi postuan shkrime ku argumentonin se provat shkencore duhet të jenë mbi besimet fetare.

March 31, 2016 17:33
Komento

6 Komente

  1. nje gjykues i drejte March 31, 18:33

    Ye gjitha , vende islamike , asnje kristian .

    Reply to this comment
  2. Open your mind March 31, 20:45

    Te gjitha keto vende qe kane kete denim,jane vende myslimane. Edhe njehere kjo gje tregon qe “kjo eshte fe e paqes”. Po nuk je me zotin tim,une te vras. Ka lezet

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 31, 20:46

    Po turq jan te gjith.

    Reply to this comment
  4. kaninioti March 31, 23:00

    Sikur të ndalohen të gjitha fetë, nuk do ketë më luftëra, më mirë kush beson të kuptoj se feja vetëm është shfrytëzuar dhe është bërë burim konfliktesh. Ta provojmë njëherë pa fe, mase do jemi më të qetë

    Reply to this comment
  5. nelson March 31, 23:29

    Njerzit qe vijne nga keto vende ne perendim kane tolerance zero ndaj ateisteve.Prandaj nuk duhen lejuar te migrojne ne evrope apo north america.

    Reply to this comment
  6. Robert April 1, 07:39

    A mund te na thuash burimin e ketij informacioni. Une banoj ne Malajzi dhe kjo qe thoni ju nuk eshte e vertete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*