14 ditë burg për të riun që sulmoi Bashën me karrige

May 14, 2015 13:03

14 ditë burg për të riun që sulmoi Bashën me karrige

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë me 14 ditë burg për Suel Liçon, i cili para disa ditësh ka tentuar të sulmojë me karrige kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ngjarja ka ndodhur në Ersekë, kur kryedemokrati po prezantonte kandidatin e djathtë për bashkinë e këtij qyteti për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Edhe prokuroria kishte kërkuar të njëjtën masë ndaj të riut.

Por sipas gjykatës, me llogaritjen me 7 ditë në paraburgim, Liço duhet të lërë nesër qelinë.

Liço akuzohet për ndalim me dhunë të veprimtarive politike. Edhe pse shënjestra e tij ishte kreu i Partisë Demokratike, karrigia e lëshuar ka goditur një 70-vjeçar i cili u plagos në kokë.

May 14, 2015 13:03
Komento

1 Koment

  1. Taulant May 15, 13:41

    Po per shitjen e detit, sa duhet te jete denimi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*