14 fshatra jetimë të braktisur

September 7, 2018 12:16

 14 fshatra jetimë të braktisur

I nderuar z.Thano

Në pjesën perëndimore, në prehër të malit të Tomorrit, ndodhen sup më sup 14 fshatra, duke filluar që nga Kapinova e gjer në Dardhë  e Qafë- Dardhë, me rreth 1600 familje dhe 6500 banorë. Për t’u ngjitur e njohur me këtë krahinë, lë pas Beratin, merr rrugën për të shkuar në  Çorovodë, pas 7-8 kilometër kthen majtas. Distancat ndërmjet fshatrave e lagjeve, parkut kombëtar dhe kalasë me histori mijëra vjeçare, nuk janë më tepër se 1.5- 2 kilometra.

Por ish rrugët, tashmë s’janë më rrugë. Pellgje dhe llum në dimër, gropa dhe pluhur në behar.Para viteve 90’ këto rrugë qenë të shtruara me çakull të imët dhe mirëmbaheshin nga shteti me punëtorë të përhershëm. Përveç rrugës, në këtë krahinë, u shërbenin banorëve edhe tri qëndra shëndetësore me mjekë, mami e infermier 24 në 24 orë. U ndërtuan tre rezervuar ujrëmbledhës dhe kanale për ujitjen e bimëve. Tokat punoheshin me  traktorë, makina shirëse dhe autokombajna. Në çdo fshat kishte vatra kulture të mbushura me libra.

Tani, në  këto vitet tona, kur thamë se vdiq socializmi, u ngjall demokracia, gjithçka e ndërtuar me djersën dhe gjakun e popullit shkoi për dhjamë qeni…edhe rrugët, edhe qëndrat shëndetësore, edhe kanalet  për ujitjen e tokave, edhe vatrat e kulturës e aktivitetet artistike. Kanë mbetur rezervuarët të mbushur plot me ujë dimër dhe behar, të cilët janë jashtë kontrollit. Zot na ruaj nëse çahen digat e tyre (dukuri të pritshme këto)!Do përjetojmë kushedi sa shtëpi dhe banorë të mbytur…

Këto investime atë kohë të shkuar dhanë frutet e veta. Aq drithëra buke sa prodhoheshin në atë zonë malore kodrinore, nuk merren tani në tërë fushën e Beratit. Edhe të ardhurat për frymë e ditë punë barazoheshin me ato të kooperativave më të dalluara të fushës. Natyrisht merita kryesore për rezultatetë mira ishte e vendalinjve. Ata janë  dalluar e dallohen edhe si punëdashës edhe si nikoqirë të zotë.

Për t’u njohur me këta banorë, ngjituni edhe juve “ të nderuar” udhëheqës të këtyre viteve të demokracisë. Pini një kafe, hani  edhe një drekë me kulaç gruri..  Ngjituni, por mos u zemëroni kur të dëgjoni:- Kur erdhi Adil Çarçani, kur vinte Themije Thomaj, kur vinin…Kur bënin takim  deputetët fshat me fshat për çdo 6-7 muaj. Mos u zemëroni kur të dëgjoni nga banorët se tani deputetet vijnë në qëndër të krahinës një herë në tre katër vjet në fushatat për zgjedhje. Takime qesharake dhe të bezdisura.

VDIQ DIKTATURA, U NGJALL DEMOKRACIA!

Mirë objekte të reja nuk u ndërtuan, as fabrika e uzina, as qëndra shëndetësore dhe rezervuar e kanale përujitjen e bimëve, as rrugë e mekanikë bujqësore, as… Por me ato që gjetën të gatshme ç’dreqin patën? Na duket me vend të jepet një përgjigje:- Udhëheqësit e demokracisë u zemëruan me vjehrrën , fjetën dhe u mbarsën me minollan. Pollën e rritën edhe kopil. Kopilët me në krye prindërit e tyre që në muajt dhe vitet e parë të ashtuquajtur ‘’demokraci’’ dhanë mesazhe dhe ultimatum në qytete e krahina:- Të shëmben dhe rrafshohen gjithçka e ndërtuar në vitet e diktaturës. Dhe ai që rrospihanët e “ përkëdhelin” me nofkën populli im i dashur u besoi. Tani që vdiq diktatura dhe u ngjall demokracia do na vij çeku i bardhë nga Europa, ne do ta firmosim. Koha tregoi e po tregon se nuk u ngjall demokracia, por ngritën krye kopilët, djallërit dhe lugetërit. Këta sojsëzë, në pak muaj dhe vite u “sëmurën” nga tulet e dhjamët.Nuk numërojnë dot sarajet dhe hotelet, tokat dhe paret. Besimtarët e shushatur, kanë shikuar e dëgjuar, kanë vrarë mëndjen e kanë mallkuar. Por… pazari u bë ditën e dielë, më pas bajgat mbetën!

Tani në këto vite nuk po ngrysin dot ditët dhe muajt, hiqen zvarrë, forca per t’u ngritur nuk po gjejnë dot, paçka se erdhën e shkuan 28 vjet. Tani  dërdëlliset për revolucion, për mos bindje popullore, për goditje e thyerje, për heqje zvarrë, për…

Banorët e krahinës së rrëzës së Tomorrit, aq sa janë punëtor dhe dashamirës, po kaq janë edhe njohës dhe zbatues të ligjeve të shtetit, detyrave e detyrimeve ndaj tij. Që të gjithë banorët pa asnjë përjashtim, të varfër dhe më të pasur kanë paguar energjinë elektrike që kur janë ndezur llambat e para dhe sot e këtyre ditëve. Që të gjithë banorët kanë paguar ujin e pijshëm.Të njëjtën gjë kanë bërë edhe ata pak dyqanxhinjë për pagimin e taksave e të tatimeve.

Jo vetëm kaq, por ndoshta nuk do të besohet fakti që këta banorë kanë mbetur të pastër, të pa infektuar nga fenomeni tepër shqetësues jo vetëm për vendin tonë por edhe për botën, sikurse është mbjellja dhe përdorimi i drogave. Në këto 28 vjet, ( më parë jo se jo)  në asnjë fshat e familje nuk është mbjellë asnjë rrënjë kanabis ose të jenë përdorur droga të llojeve të tjera. Ndoshta do jetë e vetmja krahinë në tërë Shqipërinë që nuk është nakatosur me këto ndyrësira. Mbase do gjenden individ që të thonë:- Banorët e kësaj krahinë qënkan frikacakë, qësjanë të zotë, që pranojnë të mbeten të varfër,që…

E vërteta është se këta banorë të kësaj krahine nuk janë më të varfër se të krahinave të tjera.Ata me punë e mënçuri mbjellin dhe vjelin drithëra për bukë, fruta e perime, vreshta e ullishte për vete dhe për treg. Djemtë dhe vajzat i kanë në shtëpitë e veta. Nuk gjendet asnjëri prej tyre nëpër burgje.Nuk ka patur dhe nuk ka sherre dhe shamata që të kenë çuar në marrjen e jetëve. Po, është e vërtet se disa djem, më pak se gjetihu ndodhen emigrantë nëpër botë. Por edhe këta, me paret që kanë  fituar atje po investojnë, në vendlindjen e tyre.

Safet Kuqi

September 7, 2018 12:16
Komento

10 Komente

  1. Skrapari September 7, 13:22

    Te lumte Pena . Kjo eshte Shqiperi. Ikin ikin dhe thone sna ndihmon shteti. Mos ler vatanin e te pareve POR veru hune kur te vine per voten jo tu japesh per te ngrene te pire hajdutit Likja I floririt POR helmin.

    Reply to this comment
  2. Skrapari September 7, 13:23

    Te lumte Pena . Kjo eshte Shqiperi. Ikin ikin dhe thone sna ndihmon shteti. Mos ler vatanin e te pareve POR veru hune kur te vine per voten jo tu japesh per te ngrene te pire hajdutit Likja I floririt POR helmin.
    Mos kini frike nga komentet o gazeta she edhe ju jeni nje pjese e shkaterimit te shqiptarve.

    Reply to this comment
  3. katarakti September 7, 20:23

    Keta banoret e ketyre fshatrave, qe thua ti zotni, do te jene kamunista me nene e me babe. Se demokratet e vertete, do t’i kishin hedhur ne ere digat e rezervuarve te ndertuara ne kohen e tiranise, Dhe do te ishin kenaqur duke mbjelle hashash. Edhe me shume se Lazarati demokratikas. Si ore paguakan edhe energjine elektrike dhe ujin.?! Sikur me qene akoma ne komunizem?! Pse nuk ankohen se jane te varfer dhe te mos paguajne asnje kacidhe! Dhe te rrine gjithe diten ne kafe duke bere politike?! Keto lloj shtetasish nuk ke ç’i do. Nuk kuptokan asgje nga demokracia! Edhe ketij autorit te shkrimit ia kam inatin! Por do ja le rradhen atyre “te specializuarve” per t’ia treguar vendin. Po na u ankoka nga demokracia! Hapu dhe te futem!

    Reply to this comment
  4. demo September 8, 09:42

    Braktisni fshatin,ejani ne Bathore.Ish keneta Durresit po ju pret krahehapur.

    Reply to this comment
  5. Fatmiri September 8, 22:19

    Pershendetje Safet Kuqi!Nji krahine e tere rreze malit Tomorr, ne perendim te tij ,qe jeton me punen e ndershme dhe qe nuk e ka braktisur bujqesine dhe token e vet, qe nuk e njeh krimin edhe ne keto vite “demokracie” sic thua ti kur krimi eshte ulur kembekryq gati ne shumicen e familjeve Shqiptare ! Nji shembull i shkelqyer qe me pune te palodhur vendi behet i begate dhe jeta me e mire!
    Te pergezoi per kete shkrim te thjeshte e te bukur per te cilin ka nevoje edhe shtypi yne i perditshem!
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  6. Ty September 9, 16:16

    Keta fshataret jane akoma nostalgjike por kane harruar sa kane hequr ngs Enveri?
    Sa balliste,zogiste,lsi-ste etj keni patur ne fshatrat tuaja!
    Ss trafikante,drogaxhinj,hajdute e kriminele keni patur?
    Asnjeeerr?
    Atehere nuk meritoni mbeshtetje nga shteti demokratiko-fashist!

    Reply to this comment
  7. ELIOT September 9, 17:51

    RAMA NE VEND TE HEDHI DOLLARET NGA DRITARJA …. TI BLEJ DISA LOPE KETYRE NE FSHATAVE QE FLITET … DHE KESHTU JANE TE LUMTUR ..KANE QUMESHTIN BEJNE DJATHIN GJIZEN GJALPIN ME QUMESHTIN E LOPEVE DHE KESHTU I BEN TE LUMTUR …POR RAMA E KA MENDJEN TE BEJE LEKE PER VETE DHE I KA HARRUAR SHQIPTARET ..KA EKONOMISTA NE SHQIPERI APO E KA BERE SI ENVERI QE VENTE COBAN SERVILA NE QEVERI …DHE NJE RRUGE SE RREGULLOJNE DOT …PO MILIONAT I DON ME UDHETUAR RAMA DO TE SHIKOJE BASKETBOLL AMERIKAN … ME DOLLARET E POPULLIT …. PASTAJ I PERGJGJET QYTETARIT SE SJEMI NJESOJ ….. NUK CUDITEM RAMA JU JENI HAJDUT DHE QYTETARI NE FACEBOK ESHTE I NDERSHEM JA DIFERENCA….

    Reply to this comment
  8. Ty September 9, 18:13

    Keta fshataret jane akoma nostalgjike por kane harruar sa kane hequr nga Enveri?
    Sa balliste,zogiste,lsi-ste etj keni patur ne fshatrat tuaja!
    Sa trafikante,drogaxhinj,hajdute e kriminele keni patur?
    Asnjeri?
    Atehere nuk meritoni mbeshtetje nga shteti demokratiko-fashist!

    Reply to this comment
    • Lili September 11, 11:58

      Po keta votojne cdo here verberisht per Partine,pra Partia nuk ka nevoje t’i josheshe apo te kujdesat per ta se edhe mos me u kujdese per ta keta votojne Partine,
      Disipline te forte kane
      Kur nuk do ndeshkojne Partine,se Partia kur nuk gabon…
      Kur te kemi qytetare qe ndeshkojne partite,e jo militante qe votojne verberisht,atehere do peshojme dicka per politikanet e do te respektohemi si qytetare..
      E ne qofte se vazhdojme me militante,keta qofshin te djathte apo te majte prape do vazhdojne te tallen ne kuriz tone

      Reply to this comment
  9. une kaq di, po ti? September 11, 10:08

    Me kujtohe nje shkrim i ish kryeministrit me jetegjate ne detyre ne Shqiperi: ….Jemi ne Kapinove te Beratit. Suferina dhe debora e 20 shkurtit te merr frymen. Rruget mezi çahen…… Ishte fjala per operacionet partizane te asaj kohe qe ca bythlakuraçer te sotem s’marrin vesh nga pjerdh gomari e fillojne e derdellisin ne emer te lirise (jo te Saliut, te kuptohemi), per sakrificat e ketyre njerezeve deri me sot. Kaq per sot se ka dhe te tjere qe do komentojne dhe te presim e te lexojme mendjen e tyre per te nxjerre rezultatin ne tavoline.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*