14 miliardët e zhvlerësimit të euros

May 2, 2018 09:38

14 miliardët e zhvlerësimit të euros

Drejtuar: Z.Gent Sejko, Guvernator Banka e Shqipërisë; Z.Arben Ahmetaj, Ministër Ministria e Ekonomisë; Për dijeni: Z. Edi Rama Kryeministër

I nderuar z. Guvernator,

I nderuar z. Minister,

Siç e kemi paralajmëruar që në krye të herës, sapo u deklarua publikisht strategjia e deeurozimit, kishte pritshmëri që veprimet e ndërmarra në kuadër të saj apo dhe thjesht efekti psikologjik të ndikonin në treg në zhvlerësimin e euros përkundrejt monedhës vendase duke dëmtuar kështu industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitancat. Në veçanti, në kategorinë e eksporteve, si kategori tepër e dëmtuar, do të permendnim fermerët të cilët pësojnë një dëm te dyanshëm: iu ulen të ardhurat e realizuara nga eksportet fatmirësisht të rritura ndjeshëm në këto tre vitet e fundit, por njëkohësisht do iu ulen çmimet e shitjes së produkteve të tyre, veçanërisht qumësht dhe mish, për shkak te produkteve më të lira të importit si rrjedhojë e euros të zhvlerësuar.

Ekzaktësisht siç e paralajmëruam, në fakt impakti ndodhi, madje me keq nga ç’e prisnim, pasi në harkun e më pak se tre muajve euro u zhvlerësua kundrejt lekut me afër 4%. E thënë ndryshe nëse euro do të qëndrojë në këto nivele përkundrejt lekut, ekonomia shqiptare do të ketë keto impakte gjatë vitit 2018:

  1. Do të mungojne afro 7 miliard lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm
  2. Do të mungojne afro 3.5 miliard lekë nga remitancat
  3. Do të qarkullojnë afro 3.5 miliard lekë nga turizmi.

Pra, në total në ekonominë vendase do të qarkullojnë afër 14 miliard lekë më pak.

Për efekt fiskal, do të kemi afër 25 % të munguar në buxhetin e shtetit, pra afër 3.5 miliard lekë (26 milion euro) më pak në buxhetin e shtetit vetëm për vitin 2018.

Nëse do të merrnim në konsideratë që po kjo shumë do të jetë dhe xhiro e munguar e bizneseve te tjera te lidhura qoftë me industrinë e eksporteve, atë të turizmit apo të impaktuara drejtpërdrejt nga blerjet e shtesës së popullsisë që jeton në sajë të remitancave, të gjitha këto efekte dyfishohen. Ndërkohë, po te llogarisim koston per hapjen e nje vendi pune te barabarte me afro 2 milion leke, vetem per kete vit nga mungesa e këtyre të ardhurave për sipërmarrjet e prekura, do të kemi aftësi të reduktuar për hapjen e të pakten 3500 deri në 7000 vende të reja pune. Duke mos llogaritur këtu edhe reduktimet e mundshme apo shkurtimin e personelit për shkak të rënies së konkurrueshmerisë dhe të xhiros së biznesit të sipërmarrjeve eksportuese por dhe atyre të lidhura me to.

Besoj se shifrat e lartpërmendura jane sinjifikative dhe të mjaftueshme për të krijuar një ekip pune për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky zhvlerësim i përshpejtuar i aftësive eksportuese të vendit tone dhe rënies së parave në qarkullim për gjithë ekonominë.

Qendra Shqiptare e Eksporteve (Albexport) dhe Albanian Food Industry (AFI) janë të gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe burimet e nevojshme në funksion të një analize të shkaqeve të dinamikës së zhvlerësimit të euros, të flukseve hyrëse të pashpjegueshme të kësaj monedhe në tre muajt e parë të vitit që si rregull janë dhe muajt me qarkullimin më të ulet të biznesit, dhe veçanërisht në propozimin dhe hartimin e hipotezave që mund t’i ndalin këto dinamika dhe t’i kthejnë ato në kahun pozitiv të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies sociale.

Gjithësesi, në funksion të analizave dhe studimeve që ne jemi duke bërë për këtë fenomen do të donim nga banka e Shqipërisë të na vinte në dispozicion strategjinë e deeurozimit me qëllim vlerësimin e opsioneve të parashikuara ne te për rastin e një fenomeni të ngjashëm me këtë që po ndodh.

Në pritje të këtij dokumenti mbetemi në dispozicion tuaj, të hapur për çdo kërkesë për informacion, vlerësime dhe sugjerime për masat që do ndërmerrni.

Me respekt,

Alban Zusi, Drejtor Ekzekutiv AFI

 

 

May 2, 2018 09:38
Komento

6 Komente

  1. Arben May 2, 11:02

    ORE, KJO BEHET PER TE BLERE EUROT RAMA

    DHE GUVERNATORI ME TE LIRE,

    SHLYEJNE KESTET E KREDIVE, PO EDHE

    NDONJE LEK PER VETE E BEJNE.

    Reply to this comment
  2. lalai May 2, 11:05

    Nuk ka rendesi fare se cfare humbjesh ka apo do kete apo cfare do te behet o Alban Zusi.
    Shqiperia dhe ballkani ne teresi eshte nje Lavatrice e ndryshkur e pastrimit te parave e cila lyen rroten e pasurive te Politikaneve.
    Vetem ne Shqiperi njerezit eksperte bejne llogari matematikore,qe thone bjeri pragut te degjoje dera.
    Ne shqiperi te vrasin per Partine,dhe po bere ndonje hap drejt denoncimit publik.
    Nje qytetar i thjeshte nuk kupton dot ato miliardat qe ti permend ai kupton Kostumet e bukura,makinat e shtrenjta te nje vendi si Zimbave-ja,kupton Ballen,Mulin….se si po u pellcet gusha si gjel deti nga mbingopja me ushqime,kur shikon barkun e vet ngjitur me kurrizin.
    Dhe ketij populli Menefregist tashme nuk i intereson me se cfare behet sa miliarda hyjne e dalin hapet pune a jo,kjo popullsi me ate intiligjencen e vet e kupton qe cdo gje eshte mashtrim po rri e vecuar sepse eshte ne ADN e shqiptareve qe kur rra zjari ne krahine tha …larg fshatit tim,larg shpise sime dhe ne fund larg bythes sime…!!!
    Europit i duhet nje vend si ballkani per te shfryre Tenxheren me Presion Financiar te Europit ku vidhen jo miliona po Miliarda € ne Vit nga fondet,Financimet e EU drejt personelit te saj apo ndihmave Financiare drejt vendeve te pjeses tjeter te EU.
    EU eshte nje MEGA VJEDHJE FINANCIARE,dhe kete e di dhe SEJKO apo FULLHAJNI dhe ky i Gjati dhe ai Hunde Derri dhe luajne dhe nuk e rruajne shume se cfare shkruhet apo thuhet.
    Duhen paguar TAKSAT e pushtetit drejt qendres Kriscbaum apo Doris Pack apo Lobingjeve,dhe Lobingjet ne EU nuk marrin nga 200.000 apo 500.000 ca shkruhet me aq leke ata fshijne menderen…..duhen miliona Euro.
    Pyeteni njeher Vllahutinin jo per Vilen miliona euro,po sa e ka rrogen mujore?
    Pyesni Karundaret epolitikes sa leke u bejne rrobat e perditeshme?
    Dhe denonconi…..se me keto shkrime qe behen ne shqiperi Nuk degjon njeri se ATA jane shurdher nuk ju a ndjen shume!!!
    Mgjth Shqiperia eshte nje vend i marre fund ne 7 dimesione ose 7 D.
    nje gje fare e thjeshte……ne votime marrin pjese njerezit me informacion re cunguar,militantet dhe te Cmendurit,pjesa tjeter rri e ben sehir dhe pret mundesine e pare qe ti jepet per tu zhdukur nga ai vend me njerez te mallkuar…..

    Reply to this comment
  3. info analitike May 2, 18:57

    Alban, ke te drejte por ti e di me mire se une se kryekaqoli nuk degjon fare nga ai vesh pasi e ka mendjen te dale me i miri, me i bukuri e me i mencuri i bordures se lagjes e zevendesuaar sot nga facebook-u. Perndryshe nuk vinte minister ekonomie nje qe ka mbaruar per anglisht e guvernator te BSH-se nje qe artikulon ekonimine si nxenes i 9 vjecares. E kuptoj se si kryetar i Shoqates se Ekspertuesve percjell nje problematike qe prek nga afer eksoprtuesit por fatkeqesisht veshtire te gjesh zgjidhje tek me i mencuri e me i dituri i kopese qe e ka mendjen tek pushteti, megallomania, droga e thaset me para. Me gjithe ato ndertime qe parashikohen ne Tirane ka gjasa qe euro te shkoje edhe me keq por ne Shqiperi gjithcka eshte lene ne dore te fatit dhe oligarkeve te oborrit te sulltanit Rama.

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 3, 10:07

    Ore o Alban Zusi,

    PO NUK E KE MARE VESH MORE MAVRI QE KANABISI DHE KOKAINA SHITEN ME EURO MORE MAVRI?

    Po sa trena me me shume vagone me domate dhe tranguj te duhen duhet te ngarkosh ti o Alban Zusi i Prodhimit Kombetar shqyptar, qe te zevendesosh nje gomone me kababis albanez apo nje cante me kokaine kolumbie?

    PO SI MENDON TI QE EDI RAMA NUK E DI KETE LLOGARI?

    Po si mendon ti me domatet dhe trangujt e tua po i nderton Edvini Kulcedrat e tij prej Betoni me Lali Erin e tij?

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar May 4, 15:28

    Tere vendet e zhvilluara per te ruajtur eksportin dhe si rrjedhim edhe vendet e punes shvleresojne monedhen e tyre ndaj valutave te forta, Shqiperia ben te kunderten!!!.

    Reply to this comment
  6. Flutura May 6, 23:13

    Bli me euro jashte – shit me leke brenda. Keshtu ruhet raporti.
    Cfare blihet jashte shitet brenda.
    Eksporto e mblidh euro.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*