14 milionë Euro investim këtë vit, spitalet që do transformohen

April 28, 2018 11:49

14 milionë Euro investim këtë vit, spitalet që do transformohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot gjatë zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, se pritet që brenda këtij viti, në Sektorin e Shëndetësisë të realizohen investime të mëdha, që kapin vlerën deri 14 milionë Euro.

“Si asnjëherë më parë, 2018 do të jetë viti kur ne përfundojmë rehabilitimin tërësor të 80 qendrave shëndetësore”, ndërkohë që 300 të tilla do të përfundojnë brenda katër viteve, në të gjithë Shqipërinë.

Por sipas Manastirliut, më i rëndësishëm është procesi i nisur tashmë, i ndërhyrjeve radikale në infrastrukturën e spitaleve rajonale.

“Nga Kukësi në Sarandë, ky vit do të njohë investime madhore në Shëndetësi, që kapin vlerën 14 milionë Euro, vetëm për vitin 2018”, u shpreh Manastirliu.

Këtë vit, sipas Ministres, do të përfundojnë investimet në Spitalin e Patologjisë Sarandë, Maternitetin Korçë, do të nisin investimet në Spitalin pediatrik të Durrësit, në Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë së Elbasanit, Poliklinikën e Vlorës etj.

Ndërkohë, Ministria ka thënë se tashmë “ne hapëm kantierin e QSUT, me fillimin e punimeve të Spitalit të Kirurgjisë dhe Spitalit të Sëmundjeve të brendshme”.

o.j/dita

April 28, 2018 11:49
Komento

6 Komente

  1. Lili April 28, 12:47

    Eshte nje problem i madhe ne kete qeveri:dallin ne kongres te partise socialiste per te na treguar cka do bejne e jo para Parlamentit!!!!
    Nje mungese respekti per institucionet e shtetit!
    Ne kongres diskutohen problemet e partise e problemet e vijes politike te partise,edhe problemet e shoqerise ,jo propozimet e qeverise,o debile!
    Diskutuhet problemin e kukesit ,diskutuhet per varferine ne zonat larg tiranes,diskutuhet per betonizimin e Tiranes qe do ju rezikoje si taxa ne kukes?jo ,sepse nuk ju behet vone per sytetaret po vetem per tenderat qe kjo zoje per shpall ketu e ju jeni aty vetem per #mulle,se paska pare me marr#…

    Reply to this comment
  2. Lili April 28, 12:47

    Pare e jo pak 14million,mulle o shoke!

    Reply to this comment
    • korçari April 28, 16:29

      O Lili po para Lylezimit apo Edi Paloqes apo Mul Nokes do te japin llogari apo para kriminelit Saleh ,me siguri ti duhet te jesh nga Veriu pasi ata ne perqindje te larte jane antishtet dhe antiligjor ,nuk behen kurre njerez ,vrasin njeri -tjetrin per nje fjale goje ku deri tani ka 4000 te vrare…

      Reply to this comment
      • Lili April 28, 17:05

        O korcar,do te japin kur ju socialistete te vendosni me vepruar se voten per me i denuar e morret jo per me u ba bashke ne vjedhjet e grabtijet e Shqiperise..
        Mos u merzit se ne votimet e ardhshme as ju as pdja as lsi nuk do fitoje ,po do fitoje Shqiptaria!
        Edhe do behet Drejtesi.

        Reply to this comment
  3. arberia April 28, 15:46

    Njestete bashkiake 1 dhe 2 ne kryeqytet me afro 150 mije banore kane nje poliklinike si kotec.

    Reply to this comment
  4. info analitike April 28, 20:04

    Degjoni more shoe si kakarisin keto sorrat rilindjote. Se ku i kane gjetur keto numra suksesesh keto e dine.
    Ore po lali Eri si nuk mbolli nje peme tek selia e PS-se! Cudi qe u paraqit ne kongres pa cizme e pa lopate. Do te kishte qene e udhes qe ti merrte te gjithe e te ishin ngjitur kofdrave per te mbjelle peme ne menyre qe te realizonin planin e famshem prej 120 mije pemesh te fantazise se Lali Lekut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim