14 SHTATORI / “Rama doli zbathur nga Kryeministria, Malltezi e bëri në pantallona, telefonuesi nga SHBA që zbythi Berishën quhej Fran Shkreli”

September 14, 2015 15:00

14 SHTATORI / “Rama doli zbathur nga Kryeministria, Malltezi e bëri në pantallona, telefonuesi nga SHBA që zbythi Berishën quhej Fran Shkreli”

Ekskluzive DITA – Në pjesën e tretë të rrëfimit në DITA për grushtin e shtetit në 14 shtator 1998 Izet Haxhia dëshmitar i dorës së parë dhe një nga protagonistët kryesorë të asaj ngjarje, flet për sulmin ndaj institucioneve.

“Në mitingun mortor të Hajdarit kemi shkuar të armatosur, kemi qenë një grup rreth 150 veta, që do pushtonte institucionet shtetërore. Veprimet nuk ishin spontane, por të përgatitura nga ana e Berishës dhe të zbatuara nga ky grup i armatosur, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë; u ndihmuam nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi, nën emrin e FARK-ut. Furnizimi me armë për pjesën tjetër është bërë nga depoja që ndodhej tek Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe që ishte planifikuar të hidhej në erë më pas… – tregon Haxhia për DITA.

Ai flet për momentin e futjes së tij dhe grupit të armatosur në Kryeministri dhe përmend një detaj për ish-ministrin e kulturës Edi Rama:

“Për të ndezur luftën në këtë moment është hedhur nga ana e një polici të kohës tonë, një bombë dore në hollin e Kryeministrisë. Pas plasjes së bombës fillon lufta me muret e zyrat e Kryeministrisë, që nuk kishte kush t’i mbronte, pasi ishin braktisur. Edhe ato pak forca speciale që ndodheshin brenda e që u larguan menjëherë për të shpëtuar lëkurën. Me ata ministra që kishin marrë guximin të qëndronin brenda në Kryeministri, ishte edhe ministri i atëhershëm i Kulturës e Sporteve, Edi Rama. Më vonë më thanë që kishte kishte mbërritur te Rogneri vetëm me çorape, këto të grisura nga ecja zbathur dhe me nxitim me sa duket. I kishin dalë këpucët nga këmba prej panikut dhe nxitimit gjatë ikjes nga kryeministria…”

Haxhia rrëfen edhe si krushku i Berishës Luan Malltezi një nga personat me kostum që mbanin arkivolin e Hajdarit, i cili u braktis, ishte shtirur si i vdekur dhe e gjetën shtrirë në të pëgërat e tij:

“Në mes të katrahurës ku qëllohej nga kush kishte në dorë një armë, shof një njeri me kostum të shtrirë në një pellg që m’u duk si gjak, por që doli që ishte ujë i përzier me gjëra të tjera. Ju them atyre që kisha pranë: Shifeni se më duket si i plagosur! Sepse në intervale kohe ai lëvizte ndonjë gjymtyrë. Kur afrohemi, ç’të shof! Ishte Malltezi krushku i Berishës që braktisi arkivolin dhe ishte shtrirë në një pellg, duke e shumuar këtë me lëngjet e veta që i dolën pa dashje dhe duke bërë numra si i vdekur. E ngritëm në këmbë. U lehtësuam se ai ishte shëndoshë e mirë, paçka se i dukej vetja si i plagosur nga lagia e dyfishtë…”

Izeti dëshmon se urdhërat i merrte nga Berisha:

“Nga Saliu vinin urdhra që të mos sulmohej Ministria e Brendshme, por të merrej Presidenca. Unë mundohesha të mbaja turmën para Kryeministrisë, sepse si “i mprehtë” që isha në politikë, mendoja se pas rrëzimit të qeverisë, kush do jepte miratim për qeverinë e re? Ndaj nuk lejova që turma të përparonte në drejtim të Presidencës…”

Pasi ishte marrë TVSH Izeti ka kuptuar që diçka kishte ndryshuar dhe se Berisha po tërhiqej. Ai thotë:

“…Nga TVSH marr në telefon në zyrën e Berishës, por në telefon më del e kudogjendura Linda Ihsani. I thashë më jep Berishën, por me sa kuptova nga zëri që i fliste nga prapa që pyeste se kush është dhe pasi i tha emrin tim, u kuptua që Berisha nuk donte të komunikonte me mua. Në këtë kohë nga PD filluan të mos dilnin në telefon.

U kuptua tradhtia që na kishte bërë Berisha. Jo se ishim duke bërë ndonjë vepër të mirë, përkundrazi. Por kur i futesh një rruge, edhe e gabuar qoftë, nuk duhet të shesësh ata që ke pranë, pasojat dhe të këqijat që vijnë nga prapa, duhet t’i ndash me ata që i ke futur në këtë akt kriminal ndaj shtetit.

Rreth orës gjashtë e gjysmë vjen Genc Pollo me disa persona të tjerë nga PD. Më thotë që po më dëgjove mua, lëshoje televizionin e mos lufto, sepse Berisha ka bërë marrëveshje me ndërkombëtarët dhe qeverinë dhe është tërhequr duke ju lënë juve të vetëm. – Na ka shitur, e pranon edhe ti, i thashë Gencit. Po, më tha.

Në atë kohë merr prapë në telefon Dan Everts. Mirë, i thashë Gencit, meqë qenka kështu, fol ti në telelefon me Evertsin dhe thuaji që do tërhiqemi, por gjatë rrugës së tërheqjes që është në drejtim të PD-së nuk dua të shof asnjë forcë policie apo ushtarake se përndryshe do hap zjarr. Everts donte që këto t’i dëgjonte nga unë dhe, pasi ia thashë, ai i pranoi kushtet e mia…”

Izeti tregon në intervistën që mund të lexohet e plotë sot në DITA edhe për telefonatën e famshme nga SHBA e provuar edhe nga përgjimet e SHISH që e bëri Berishën të tërhiqej.

Kush ishte ky telefonues anonim kaq me ndikim te kreu i PD-së? Haxhia thotë:

“…Unë nuk kam qenë i pranishëm në atë bisedë telefonike, pasi isha në televizion, por me sa dëgjova më vonë në PD, telefonata me Berishën dhe që i tha të tërhiqet është bërë nga shqiptaro-malazezo-amerikani Fran Shkreli…” / DITA

Arkivoli me trupin e Hajdarit u braktis

Arkivoli me trupin e Hajdarit u braktis

Ishim rreth 150 vetë të armatosur - dëshmon Haxhia

Ishim rreth 150 vetë të armatosur – dëshmon Haxhia

Momentet e hyrjes dhe marrjes së TV publik

Momentet e hyrjes dhe marrjes së TV publik

Në Bulevard me tank

Në Bulevard me tank

Urdhërat i merrnim nga Berisha - dëshmon Haxhia

Urdhërat i merrnim nga Berisha – dëshmon Haxhia

Izet Haxhia në 14 shtator

Izet Haxhia në 14 shtator

******************

Intervista e plotë mund të lexohet KETU

September 14, 2015 15:00
Komento

32 Komente

  1. Hurma Arabie. September 14, 02:20

    Tani le te krekosen “trimat” dhe mitingashet trapa te PD, qe ne kry kane nje komunist 24 karat, te pabese dhe agjent i sherbimeve t e huaja duke filluar me UDB, njeri lengaraq. Me Adolf Hitlerin te lire Shqiperia nuk do te kete qetesi dhe demokracia do te jete dicka e huaj per ne shqiptaret. “Trim” paska qene edhe Luan-Miu Malltezi, krushku i Bishes, vjehrri i karbit Argita dhe babai i trimit-qeros Jamserb Malltezi, keta dhe bajga te tjere te strehuar ne SHQUP e Presidence, po na sigurojne te ardhmen e “sigurt”, nuk ngopen me gjak shqiptari….

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist September 14, 15:48

      Shikoni keta surreter
      mbajini ne mendje mire
      njelloj dhe sot ulerasin
      per nje ‘shqiperi te lire’.

      Jane ata qe e bene vendin
      katrahure e pocaqi
      dhe sot akoma kerkojne
      liri e demokraci!

      Nga surrati I Saliut
      me I lig nuk ka si behet
      te surrati i Hajdarit
      atje ku tretur pergehet!

      Ai qe ngordhi pergere
      qe e vrane njelloj me thiun
      qe pengesa kryesore
      pengese per mender Saliun.

      Mori ate qe kerkoi
      vetes ia kish bere hak
      surratin si derr i eger
      me malsoret ish ne gjak!!

      Ne krah te Salos, Ekremi
      nga surretrit me te ndyre
      edhe buçja ta kish pjelle
      nuk do kish ate fytyre!!

      Izeti na ben shenjtorin
      llap e llup leh nga Turqia
      ku ish Izeti me shoke
      kur digjej flake Shqiperia?!

      Hi syve te mos na hedhe
      se nuk e besojme fare
      pse kthehet e shan menderin
      pse u prishen ne pazare?!

      Nese vertete do te flase
      dhe te thote te verteten
      po qe malsor dhe me bese
      te mare parasysh dhe jeten!!

      Keta jane turinjte e djeshem
      qe e bene tym e flake
      nuk do lene keshtu sic jane
      ndaj tyre do mare hak..

      Te pakten gazeta DITA
      pamjet te mos i botoje
      ti lere te qete lexuesit
      dhe te mos ti acaroje!!

      Sa here qe shikoj menderin
      kur shfaqet ne kete gazete
      edhe pse qeth koken zero
      qimet me ngrihen perpjete!!

      Keto fytyra histerike
      Ekremi, Saliu, Azemi
      mos na i servirnit cdo dite
      para syve s’duam ti kemi..

      Duam qe plaget te mbyllen
      e shkuara te harrohet
      kur shikon keta surreter
      kush eshte ai qe s’terbohet?!

      Reply to this comment
  2. skifteri September 14, 06:22

    *****Tani qe vertetohet plotesisht me deshmitar okular grushti i shtetit ky krim makaber i zi nga nje njeri i zi i organizuar dhe udhehequr nga krimineli S.Berisha ,gje qe ka shkaktuar shqiperise deme te mdha politike ,ekonomike duke detyruar mijra shqiptar te largohen nga vendi si refugjat duke llogaritur edhe mijra te vdekur ,dhe miljona dollar humbje ose vjedhje dhe shkatrrime te pasurise qytetare,shto ketu edhe hapjet e shkatrrimin e depove te ushtrise ,kjo goditi ne zemer shtetin shqiptar ,autoritetin dhe pamvarsin e vendit,e ne ate kohe e majta qe mori pushtetin u tregua e pa afte te denonte kriminelin S.Berisha ,por tani qe eshte ne pushtet perse nuk I denancon ne prokurori keto krime kur ka deshmitar qe po e denancoin ,por edhe per te tjera krime qe ka kryer ose mendon ti kryej ky krimeinel? !!!.Perse zbatohet ligji me dy sandarte ne shqiperi?!Ky eshte modeli me kriminal I nje junte ,jo nje shteti ligjor siç e quan veten shtet shqiptar,kur nuk denohet nje ishe kryeminister qe ka kryer krime, vjedhje, vrasje, mashtime,marrje pronash,cenim te sovranitetit komtar ,SHkatrrim te ushtrise dhe kondrabande armesh e municionesh,falenderoim Izet Haxhin qe po e denancon kete kriminel .Po prokurorine shqiptare a duhet ta denancoim SI BASHKEPUNTORE te krimit ,per mos kryrje detyre ligjore dhe bashkepunim me krimin me te shemtuar te histories 100 vjeçare te shtetit shqiptar.Perse hesht sot kjo klase e borgjezve te rije kur perballe kane nje kriminel qe ka mbi supe nje mal me krime dhe akoma vazhdon te hesht !???Ç’fare interesash te zeza pregadisin ne kurriz te shqiptarve kjo klase politike qe sot ne v,2015 shqiptaret po marrin arratine nga atdheu (SHKERDHATO-DEMOKRACIA) e ketyre politikanve 24 vjet .Keta politikan jan te zhytur vete ne krime ,po zhyten edhe shqiperin ne varferi ekstreme ne prag vdekje ekonomike e politike .Hesapet me S.Berishen I lane vetem perballja me ligjin ,kur te kemi nje gjykat speciale te ngritur posaçerisht per te gjitha krimet qe jane bere ne kurriz te atdheut nga keta borgjez te rije qe vune pasuri prrallore kriminale per vete . Kurre te mos mendojne se ja hodhem ligjit ,denimi dot te jete edhe me i rende si per heshtjen e prokurorise indiferente ashtu edhe per kriminelin Sali Berisha dhe te tjere,sa me vone te kaloje koha ,aqe me keqe e dramatike do jete per ta ,kjo eshte e sigurte,kjo eshte fundi I kriminelve,ligji do ta mbaje fjalen.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  3. luli September 14, 06:53

    Hajde tropojan 100 karatesh, me duket se edhe ky ka gjera per te shlyer veç Berishes!!
    Na trego tani per ndonje vrasje me porosi; me siguri ke bere dhe nga keto!!

    Reply to this comment
  4. Mark .uk September 14, 07:02

    Habim me mediat shqiptare qe merren me nje njeri qe vetem te zeza ka bere gjith jeten.

    Reply to this comment
  5. orient September 14, 07:09

    -Hajde dosje hajde..

    Reply to this comment
  6. emigranti September 14, 07:20

    E pergezoj kete redaksi qe jep fakte per njerzit kryesor qe i kane shkaktuar ka qe shume deme vendit sa do te duhen shume vite per tu riparuar.Kerkesa qe une kisha eshte qe ne keto deshmi te deshmojne edhe njerez te pozicioneve te ndryshme me qellim qe me vone historianet te shkruajne te verteten per keto njerez.deshira ime eshte mos te shkruhet vetem per Berishen sepse nuk eshte vetem ai shkaktari kryesor qe populli vuan por edhe per te tjera si Fatos Nano Edi Rama Ilir Meta per te bere nje permbledhje se cfar ka ndodhur ne keto 25 vjet demokracie dhe paktet ose marrveshjet qe ata kane bere ndermjet tyre, cila kane qene dhe an kane ndihmuar Popullin tone.

    Reply to this comment
  7. s.. September 14, 07:25

    *****Sot opozita shqiptare e L.Bashes po denancon me te madhe Ministrin e brendeshem Z.Tahiri per bashkepunim me krimin e drogen,dhe kerkon dorheqjen e tije .Sot po me 14 shtator 2015 kemi nje denancim ne G.Dita nga deshmitari okular I dores pare dhe protagonist kryesor ne ngjarjet e grushtit te shtetit te 14 shtatorit 1998 Izet Haxhia qe ve me prova te provuara me shpatulla per muri se ideatori ,organizatori,urdherusesi I ketij grushti shteti ishte S.Berisha.Krim qe I shkaktoi vendit humbje te medha njerzore ,ekonomike,ushtarake,politike duke zhytur vendin ne anarki e krim .por qe prokuroria po hesht ,a duhet te ndiqen penalsht qofte ata prokuror qe pengojne te zbatohet Iigji kunder S.Berishes , qofte ata qe kan kryer krime ne kurriz te shqiptarve ,dhe jan pa ndeshkuar ,perse ka ne shqiperi akoma ne v.2015 zbatim ligji me dy sandarte?!~~~~~~~#

    Reply to this comment
  8. VERA DUKDUKJA September 14, 08:22

    Shkreli Frank ishte vetem telefonisti qe transmetonte urdherat e te tjereve, jo shqiptare..
    Duhet te te futet ne rradake Izet Anadolli, se Biberaj dhe Shkreli, si shqip-foles ishin ndermjetesit e personazheve me te fuqishem, atyre qe shkaterruan vertete Shqiperine, duke organizuar kriminele si Berisha me ty ne krye.

    Reply to this comment
    • Pellazgu September 14, 15:10

      @VERA DUKDUKJA

      Prapë ke ndërruar pseudonim o BESIAN-JOZEFINA-XUME-VERA-SUME-GUSHI-TOPALLOVIÇI-PROTOPAPA-DUDUKJA?!
      Nuk fshihesh dot. Të tradhton mënyra dhe cilësia e të shkruarit… 😀

      Reply to this comment
      • nga era e ngrohte e burgut September 14, 17:07

        Po ti Pellazgjyre c go..n e sat eme ke se si do te shkruaj cdokush, ti je jashteqitja e qoftelargut Saleh qe te djeg kaq shume o vemje, po ne te semes te shkoni dy o shkerdhate profesioniste

        Reply to this comment
  9. Na bashkoj kenga popullore September 14, 08:27

    Nuk i kuptoj ata Shqiptar qe tash 25 vjet dhe sot i shkojn mrapan egersires Sali Berisha tu e dit me fakte per krimet qe i ka ber vendit.Mos vall jemi popull kriminel?

    Reply to this comment
  10. Led September 14, 08:28

    A ka nevoje per ndonje ngjarje tjeter qe Berisha te shkoje aty ku i takon, me gjithe keto krime qe ka dashur te beje?!?!?!?!?!!?
    Bravo i qofte atije zoterise se moshuar i cili me guxim denoncoi 8 Kryeministra, per papergjegjshmeri. Qofte e vendosur gjykata qe ta coje kete gjykim deri ne fund.

    Reply to this comment
  11. Cami September 14, 09:44

    A mos pergatitet perseri Berisha me thirrjet qe ben te sulmone Kryeminiztrine ? Ka institucion ti thot ndal ketij njeriu ?

    Reply to this comment
  12. shpatar September 14, 09:58

    Ja cna la Ramizi pasuesi i Enverit .Shqiperia dhe shqiptaret e ndershem u eliminuan nga keto makinacjone te agjentve te shitur .Shqiperia nuk ka per ta marre veten edhe kur te jete pjese e Evropes. Nuk duhet pranuar Evropa pa spastruar kete fare .Ky lloje gjaku i qelbur ka per te krijuar gjithmone probleme per kete popull dele.Nuk po kupton edhe sot, me gjithe keto deshmi ,se cduhet te beje .

    Reply to this comment
  13. Darius September 14, 10:02

    Berisha dhe kubeja e Shqiperise jane 1.
    Te gjithe jane plera,nuk eshte SerBerisha ai qe beri katrahuren,po jane te gjithe….te gjithe pa asnje perjashtim,Berisha,Nano,Rama,Meta te gjithe jane pjese e lojes dhe e pakteve Antishqiptare!!!

    Reply to this comment
  14. METEH September 14, 10:47

    Oh e mjera shqiperi,
    Te shkaterroi sh.Sali,
    Dhe ben sikur asgje s’di,
    Po tallet me kete Qeveri.
    Nuk eshte vetem Qeveria,
    Me e ndotur drejtesia,
    E friksuar nga Salia,
    Po e lëne t’i shkoi e tija.
    Drejtesi e nd/kombetar,
    Po e lene shqiperin zvarr,
    Ku i fundit pret litar,
    S’ka se kush hakun t’ja marre.

    Reply to this comment
  15. spartaku September 14, 10:51

    Izet Haxhia! Bravo,ka mare iniciativen dhe po i boton duke deshmuar bemat e keqija te Sali Berishes.Kjo tregon se te gjithe po ndryshojne mentalitetin e tyre,vetem Sali Berisha ngelet i pandryshueshem.Por kete person e ndryshon ligji,kodi penal,ta çoi atje te shtepia pa qera.

    Reply to this comment
  16. spartaku September 14, 10:54

    Sali Berisha ka vjedhur miljarda euro sa familjarisht ja kalon ndonje bosi me fame boterore.Duke qene keshtu,ai blen cilindo prokuror apo Gjykates.Adriatik Llalla e ka te veshtir, se i serviren miljona euro nga ai.

    Reply to this comment
    • erind September 14, 11:18

      Ta heqi Lallen Rilindja. Pse ia kemi dhene 1 milion votat?
      Ne komentuesit online do ta heqim Llallen?
      Ne dhame voten

      Reply to this comment
  17. edi September 14, 11:13

    ketu nuk eshte vetem faji i Ramizit,Enverit e leshi persheshi,ketu eshte faji i popullit DELE,qe per te treguar qe eshte kunder monizmit,pa piken e arsyetimit i del krah polit tjeter vetem e vetem se eshte veteshpallur PD,dhe ec e arsyeto me disa (shume) tipa te tille qe jane me ekstremiste se Enveri.Boll me me politiken e para 90′,se duket sikur po rrezojme nje mur te shembur,po te pervishemi te NDERTOJME dhe te heqim nga fronet TE GJITHE MOSTRAT batakcinj te te gjithe ngjyrave qe mjafton qe te zene nje vend shnderruhen ne arrogante dhe qelepirxhinj te vendosur

    Reply to this comment
  18. miko September 14, 13:33

    te lumte o izet haxhia. te gjithe jemi mekatare ne kete bote.por falesh kur rrefehesh.
    eh popull popull. e ndoqet sali kriminelin e banden e tij e ka akoma budalllenj qe e sjellin ne parlament .cti bej edi rama ketij krimineli kur ka akoma sharlatane qe e ndjekin e duam per dy vjet qe 25 vitet e saliut ti rregullojme .vec me e vra tha namik hoti ai zbret nga kali.por duhet vra megjithe bande.

    Reply to this comment
  19. Diu September 14, 14:13

    Ke foto e pare shikoni b.nishani me duar ne arkivol,perpara president.

    Reply to this comment
  20. asi September 14, 15:10

    o kundershtoi fjalet e Izetit,o kerko ndjese publike.Shlyej dhe demet ne Kryeministri.Paguaj dhe makinat e djegura.Po te mbeti ndonje lek paguaji dhe krushkut pantallonat e dhjera.Dhe kane fytyre te dalin para popullit.O keta nuk jane njerez,o ne nuk jemi popull.

    Reply to this comment
  21. Spirro ahmetaj keshilltari September 14, 15:16

    presidenti, ish ushtarak kur vdiq diktatori e mbajti ne krah, se duhej tezbatonte porosine e partise PPSH,shikojeni ish deputet i PD ne foto 1, mban ne perseri ne krah nje hero te demokracisise me urdher te partise P.D.SH,per te sulmuar kryeministrine………..
    dhe partia e beri minister i brendshem,i drejtesise dhe ne fund president.
    mua me mori keshilltar ushtarak……………..dhe flas me urdhe te partise…

    Reply to this comment
  22. askushi September 14, 15:21

    bravo Izet, kjo qe po tregon do guxim te madh pasi nuk eshte e lehte te perballesh me keta shkaterrues te kombit shqiptar!!!

    Reply to this comment
  23. . September 14, 15:44

    ——————————————–

    O Shqipetare …

    E imagjinoni Shqiperine pa “Veriore” si do ishte … ?

    me e bukur, me e qete, me e kulturuar dhe ne Europe … !

    ——————————————————————————————-

    Reply to this comment
  24. loku September 14, 16:55

    Pune pellazgesh gjelle qensh

    Reply to this comment
  25. e verteta September 14, 17:35

    Eshte vertetuar qe shqipot jane popull me mentalitet skllavi dhe mercenari….per keto ka fakte aq shume sa jemi bere gazi i botes…..por jemi edhe shume genjeshtare aq sa po ne themi : ” e di qe me genjen po genje se me vjen mire…..” kete Izetin e kam njohur nga afer dhe habiteshim se si Berisha, me nje barre mende, e mbante per ti dhene nje cope buke apo per ti hapur deren e nevojtores, se per gje tjeter as qe ja varte…….ky njeri ka qene ne revoltat e 13 dhe 14 shtatori por vetem dhe vetem per te rene ne sy dhe per te bere alibin se nuk ishte ai qe ndihmoi vrasesit e Azemit……nuk kam njohur njeri me te pa bese….me date 14 shattor, kam qene edhe une atje perpara kryeministrise, afer deres se kontrollit te larte te shtetit dhe aty afer ishte edhe gazetari A. Zeneli, ne shoqerine e Luan Malltezit gjate gjithe kohes por edhe kur shkuan perpara RTVSHs….tani se ku e paska pare ky mashtruesi ne ate gjendje qe na zhgarravit ketu…..por edhe ju te DITAs, me gjithe urrejtjen qe keni per te djathten dhe per Berishen, mos arrini deri ne kete derexhe sa te mbushni gazeten me mashtrues te tille te pafytyre por edhe te ngarkuar me krime…..

    Reply to this comment
  26. SuloKapedani September 14, 19:56

    Te gjitha te vertetat po dalin ne shesh.mashtruesit dhe kriminelet vazhdojne rrugen e mashtrimit.Fytyrat e poshtra te ish pushtetit te pergere kane qene dhe te tille ngelen,kush i pa?I pa populli dhe vazhdon ti shikoje akoma kata te pergere njerez pa dinjitet,pa karakter ,edhe nje kafshe shtepiake do kuptonte me mire se keta jane dhe ngelen kriminel te regjur.

    Reply to this comment
  27. demo September 15, 08:01

    Duke njohur rastesisht qelepirxhiun Luan Malltezi,nuk habitem me skenen qe tregon Izeti.I zhytur ne te pegerat e veta.Rrace sllave,muhaxhire boshnjake.Ptu!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*