14-vjeçari vdes duke mjelë lopën

August 3, 2017 15:17

14-vjeçari vdes duke mjelë lopën

 

Një i mitur ka gjetur vdekjen gjatë mjeljes së lopës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Arbanë, Tiranë.

Sipas policisë shtetasi A.S., 14 vjeç ishte duke mjelë lopën me makineri elektrike.

Aksidentalisht i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ai është gjetur pa shenja jetë nga familjarët.

Në banesë e viktimës ka shkuar policia për të nisur hetimet.

Nga të dhënat paraprake ngjarja është regjistruar si aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.

August 3, 2017 15:17
Komento

2 Komente

  1. monika f. gazidede August 3, 15:51

    Ngushellime per familjaret qe i iku nga jeta nje djale kaq puntor..sepse sot mosha 14 vjec ka filluar te shkoje ne pab-e.

    .
    Pres qe sekretari i LSI monstra Luan Rama te thote qe korentin ja kishte prishur Edi Rama

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 3, 16:20

    ngushëllime familjes për fëmijën që kanë humbur!!
    por mbi të gjitha ngushëllime juve, të redaksisë së ditës, për mëndjen që ju ka lënë!!
    më falni por çfar lajmi ka këtu??
    mos vallë jeni gazetë e shërbimeve funerale??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*