140-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Rama: Mesazhi domethënës që kumbon

June 10, 2018 13:22

140-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Rama: Mesazhi domethënës që kumbon

 

140-vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është përkujtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë. Ju uroj një të dielë të qetë në meditim të mesazheve madhore të tij dhe një kredhje në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar. Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

a.s/dita

June 10, 2018 13:22
Komento

2 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) June 10, 14:27

    SA BORXH te JEMI i SHTRENJTI ATDHE !

    Faleminderit z.Kryeminister, per mesazhin derguar me rastin e 140 vjetorit te asaj ngjarie Historike te rrale; “Lidhies shqiptare e Prizrenit”,KUROREZUAR nje nga epokat e atdheut tone ne luften per liri e Pavarsi. Nderim MARTIREVE realizues te asaj vepere, me ne krye BIRIN e “Dangellise Naimjane”Abdyl Frasherin, sa bijte e mbare trojeve amtare te kohes,qe na ben te ndihemi krenare, sa detyrime njerzore marre per perjetesimin e vendimeve te Saj per mbare vilajetet shqiptare…(fatkeqesisht akoma ndare)
    Tej oqeanit jam e mes bashkeatdhetaret festojme e kujtojme, ne kuadrin e 550 vjetorin e Herroit tone Kombetar Gjergj Skenderbe,kete dite historike dhene jete “28 Nendori 1912 sa, “29 Nendori 1944-tres” Vijimesi ne realizimin e qellimeve te asaj mbledhie Historike,qe akoma trojet amtare mbijetojne te coptuara.
    -Dite te mira pas kesaj vine lum kush te rroje ta shohe ZONJE-Mbare atdheun tone SHQIPERI.”amanet lene Rilindasit e Mbedhenj. Per kete festojme kudo te ndodhemi.(aktualisht ne Toronto)
    Faleminderit Zoti kryeminister per kete MESAZH qe vertet KUMBON.
    Lavdi RILINDASVE TANE te SHQUAR!
    Mbrodhesi ATDHEUT me bashkekombesit e kudo ndodhur.
    Toronto 10Qershor 2018 Guri Naimit D. “Pasues Veterani”.(Jano P Xhoga 105 vjet me pare rene(nentor 1913), si bien trimat krye cetes qe komandonte me ne krah Papa Stath Melanin,ne mbrojtie te Pavaresise, sapo shpallur i Madhi Iamail Qemali me shoke. ) Lavdi Realizuesve te asaj ngjarie historike.(sot 82 vjetorin e lindies festoj e ndihem krenar-ne breza atdheut perkushtuar.)..
    Mbrodhesi ATDHEUT Zoti Kryeminister.

    Toronto 10-06-2018 Guri Naimit D.
    Pasues veterani- 82 vjecari-Dh.Xhoga.

    Reply to this comment
  2. KORÇARI June 10, 14:45

    Edi Rama është i vetmi udhëheqës i këtyre 28 viteve Dhjerokraci i cili mund të quhet më plot gojë SHQIPTAR – ATDHETAR, PAVARËSISHT GABIMEVE QË janë bërë nga qeveria e tij ose nga ai vetë , të mirat që ka bërë në dobi të Kombit Shqiptar janë më të shumta.
    BRAVO EDI RAMA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*