147 mijë USD borxh për dritat, Dasho Aliko paguan vetëm 1.3 milion lekë

December 15, 2014 12:09

147 mijë USD borxh për dritat, Dasho Aliko paguan vetëm 1.3 milion lekë

Një ditë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë deklaroi se Kryetarët e komunave kanë krijuar një borxh prej 637 mijë dollarë, kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko është paraqitur në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes por ka shlyer vetëm detyrimet për energjinë e konsumuar si familje dhe jo për biznesin e tij.

Zyra e OSHEE në Gjirokastër bëri të ditur për “Ora Neës” se Dasho Aliko ka shlyer vetëm 1.3 milionë lekë detyrime, ndërsa sipas OSHEE ka plot 147 mijë dollarë borxhe.

Ndërkaq borxhlinj ndaj shtetit janë edhe Gëzim Hoxha, kreu i komunës Vllahinë në Vlorë, Abedin Uruci, komuna Kolsh Kukës dhe Hysen Gashi, komuna Rrashbull Durrës.

December 15, 2014 12:09
Komento

6 Komente

  1. Prudentino December 15, 12:43

    Dasho , modeli i PD-se ne qeverisjen lokale.

    Reply to this comment
    • Altin December 15, 14:40

      Ik more ti dhe bej llogarite njehere sesi dhe nga i paska keto borxhe, pastaj fol per PD dhe PS. Ç’kane te bejne partite me komunat.

      Reply to this comment
      • puntori December 15, 17:26

        ckane te bejne partit me komunat po si e the mor bure gjithe kete zgjuarsi a u lodhe shume qe e mendove po kur shkoje te presidenti gjoja se qe kundra ndarjes se re teritoriale si vajti si kryetar apo si antar i partis se sales po nuk e tha vete se ne proteste po vi se eshte partia ime ketu kundra hashashit e ctthoni mo injorante

        Reply to this comment
  2. Kris 1 December 15, 15:07

    Borxhi qenka ne dollare e pagesa behet ne leke.Nje urra per qeverine qe e beri lekun te konvertueshem.

    Reply to this comment
  3. nazim December 15, 15:54

    Po me ben pershtypje:

    Perse nuk eshte arrrestuar ky per kete vjedhje masive, se nga $143,000 dollare ka paguar vetem $13,000? i bie te paguaje edhe 130,000 dollare qe i bie te jete ne burg per kete shume?

    Te tjere jane arrestuar per shuma shume me te vogla.

    Reply to this comment
  4. I.Troplini December 15, 16:55

    Burgun, e kemi per ata qe nuk munden te na kthejne fjale dhe qe nuk kane asnje mbrojtje, per ata qe nuk dine se cfare do tu japin femijeve per te ngrene apo atyre qe jetojne neper kabinat e plazheve dhe qe pervec rrobave te trupit, nuk posedojne asgje tjeter. Per ta eshte biruca.
    Per Dashon,,,kemi “paktin PD-PS”. Ky pakt funksionon si ato shprehjet e vjetra,,,,,,Kur ti kem me thes, ti jap me trajse.
    10% i pagoji Dashua. Kusurin, na e jep kur te korret hashashi.!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*