15 gjërat që duhet të mësosh kur mbush të 30-at

July 3, 2018 14:12

15 gjërat që duhet të mësosh kur mbush të 30-at

Jeta mund t’ju thërrasë në të 20-at tuaja, por shumë janë të mendimit se do të filloni të kuptoni ç’është kjo e fundit pasi të keni fryrë 30 qirinj mbi tortën tuaj ! Kur të arrish të tridhjetat duhet të dish…

  1. Si të biesh në dashuri pa humbur veten.
  2. Si të ndihesh lidhur me çështjen e të pasurit fëmijë.
  3. Si të lësh një punë, si të ndahesh nga një burrë dhe si të përballesh me një mik pa e prishur marrëdhënien.
  4. Kur duhet të përpiqesh më fort dhe kur duhet të heqësh dorë.
  5. Si të puthësh në një mënyrë që komunikon me përsosuri atë që do të doje dhe nuk do të doje të ndodhte më pas.
  6. Emrin e Zv. Kryeministrit, emrat e stërgjyshërve dhe emrin e rrobaqepësit më të mirë në qytet. :p
  7. Si të jetosh e vetme edhe në rast se nuk të pëlqen.
  8. Ku të shkosh – qoftë te tavolina e kuzhinës e shoqes së ngushtë apo te tapeti i jogës – kur shpirti yt ka nevojë të qetësohet.
  9. Se nuk mund të ndryshosh gjatësinë e këmbëve, gjerësinë e vitheve apo natyrën e prindërve të tu.
  10. Se fëmijëria jote mund të mos ketë qenë e përsosur, por tashmë ka mbaruar.
  11. Çfarë do të bëje dhe çfarë nuk do të bëje për para apo për dashuri.
  12. Se askush nuk mund t’u shpëtojë pasojave të pirjes së duhanit, alkoolit, të marrjes së drogës apo mospastrimit të dhëmbëve për shumë kohë.
  13. Cilit mund t’i besosh, cilit nuk mund t’i besosh dhe përse nuk mund ta marrësh personalisht.
  14. Të mos kërkosh falje për diçka për të cilën nuk ke faj.
  15. Përse thonë që jeta fillon në të 30-at.

l.h/ dita

July 3, 2018 14:12
Komento

1 Koment

  1. Kjo s'mundet te jet e vertete ! July 3, 14:28

    Qysh ne fillim ke numri 1- Fillon gabimi !

    “Si të biesh në dashuri pa humbur veten.”

    Kontexti ksaj “kshille” -fjalie nenkupton te kunderten
    e asaj qe shpreh !

    Qe do te thote , thjeshte ti mos Dashuro ,por
    bej sekur ,e prit qe ai te ket rene Brenda ne
    Gracke ;(then kjo ne nji art pak banal ,per Humor natyrishte)
    Pra nqs ti si Femer do perdoresh (trurin) qe do te thote te jesh Diplomate ne Amore , do te thot qe Zemren ta lesh jashte Loje !!!
    Pra ti nuk do dashuroshe ,por do kerkosh te krijosh /
    perfitosh nji Maredhnje me X – Mashkull .pra ne kte s’kemi te bejme fare me Amore .
    E tutto sbagliato …

    Un & Ti dashuron kur ke rene Brenda ,ke humbur vehten dhe merr frym vetem prej asaj Humbetire Marramendese qe si nji Karosel Gjigande
    nuk pushon se ndaluri ,rrotulluari mbi qiellin tend .
    Kontrolli s’eshte Dashuri perkundrazi .

    Kaq dhe Pik

    s’dua ta vazhdoj komentin me poshte se ,
    jam i sigurt qe do gjej gafa te tjera mbi kto keshilla
    te pajet , te X Sociologu/je …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*