15 katalanas drejt “Rusia 2018”, quajeni Botërori i Barcelonës

November 13, 2017 11:52

15 katalanas drejt “Rusia 2018”, quajeni Botërori i Barcelonës

Botërori i Rusisë fillon të marrë formë. Për në fazën finale të turneut të madh po nxitojnë të sigurojnë biletën ekipet e fundit, teksa do të jenë 32 të tilla në total.

Barcelona e di se është e përfaqësuar gjerësisht në “Rusia 2018”, që për herë të parë do të zgjasë më shumë se një muaj, nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit të ardhshëm. Pritet të jetë një Botëror spektakolar, sepse marrin pjesë të gjitha ekipet kampione në botë (duke pritur për Italinë, e cila luan sonte kundër Suedisë). Sa u përket yjeve të këtij sporti, vetëm Gianluigi Buffon e ka pritje “pasaportën” e tij: për të arritur në Botërorin e Rusisë, që do të ishte i gjashti, një rekord historik. Për Barçën do të jetë një Kupë Bote me përfaqësim shumë të madh. Më shumë se gjysma e skuadrës është e sigurt për praninë e saj në finalet e turneut rus, nëse lëndimet nuk e pengojnë atë.

Janë pesëmbëdhjetë lojtarë të padiskutueshëm për trajnerët e tyre respektivë: katër te Spanja (Pique, Busquets, Iniesta dhe Alba), dy me Argjentinën (Messi dhe Mascherano), dy me Portugalinë (Semedo dhe André Gomes), dy me Francën (Umtiti dhe Digne), një me Uruguajin (Suarez) dhe një me Brazilin (Paulinho), një me Gjermaninë (Ter Stegen), Belgjikën (Vermaelen) dhe Kroacinë (Rakitic). Apriori, këto janë pesëmbëdhjetë lojtarët e Barcelonës, që kanë siguruar pothuajse praninë e tyre në Kupën e Botës së Rusisë. Por, ata mund të jenë më shumë, sepse një pjesë e vogël e lojtarëve në ekipin e parë katalanas aspirojnë të hyjnë në listën përfundimtare të kombëtareve të tyre. Rastet më interesante janë ato të Gerard Deulofeu dhe Sergi Roberto, të cilët kanë hyrë tashmë në planet e Julen Lopetegui (Spanja). Një rast i veçantë është Ousmane Dembele.

Francezi do të synojë të jetë në Kupën e Botës, pas rikthimit nga dëmtimi, por nuk merret vesh nëse është në planet fikse të Didier Deschamps, i cili ka alternativa të shumta në sulm. Në dyshim është edhe prania e Rafinha me Brazilin, edhe pse mesfushori i Barcelonës ka shumë pak opsione: i lënduar ende, Tite, trajner i Brazilit, e ka formuar ekipin e tij kryesor. Paco Alcacer dhe Aleix Vidal janë ndërkombëtarë me Spanjën, por e kanë shumë të largët mundësinë e hyrjes në listën e Lopetegui. Edhe Denis Suarez, i padiskutueshëm me Spanjën U-21, nuk konsiderohet zgjedhje absolute për Botërorin e Rusisë. Në rastin e holandezit Jasper Cillessen dhe turkut Arda Turan, ata tashmë e dinë se nuk do të luajnë Kupën e Botës, pasi kombëtaret e tyre nuk u kualifikuan dot.

November 13, 2017 11:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*