15-katëshi “bëhet” 30 kate. KKT miraton edhe ndërtimin e 6 HEC-eve

February 6, 2018 16:43

15-katëshi “bëhet” 30 kate. KKT miraton edhe ndërtimin e 6 HEC-eve

 

111 metra, 30 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë, këto janë të dhënat e kullës që do ndërtohet ngjitur me pjesën e pasme të “Hotel Tiranës”, në qendër të kryeqytetit.

Këshilli kombëtar i territorit miratoi në mbledhjen e fundit me dyer të mbyllura lejen e zhvillimit për ndërtimin e kësaj kulle.

Kërkesa është e kompanisë “Geci”, e cila ka në pronësi dhe “Hotel Tiranën”. Një leje zhvillimore për këtë kullë është dhënë në prill të 2017, ndryshimi kësaj radhe është se përveç kompanisë “Geci” shtohet dhe kompania “Aner SH.P.K”, në pronësi të vetë shoqërisë “Geci”.

Ndërtimi i ri nuk do të jetë vetëm hotel, por godine multifuksionale.

Në dokumentet e aplikimit thuhet se objekti, është zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të “Hotel Tirana International” me shtesë anësore dhe kullë me destinacion hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh.

Në të njëjtën mbledhje Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë lejen për ndërtimin e 8 hidrocentraleve të vegjël, 5 prej tyre do të ngrihen në përrenjtë e Rekës dhe Shishtavecit në bashkinë e Kukësit.

Kurse në Zharrës të Fierit do të ndërtohet një impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe të nënprodukteve të saj.

a.s/dita

February 6, 2018 16:43
Komento

3 Komente

  1. Lili February 6, 18:22

    Tash e kuptoni pse po na «  shesin » me aq buje «  shishtavecin…

    Reply to this comment
  2. info analitike February 7, 16:36

    Mos u merzisni se lali Eri do te mbjelle ca peme tek taraca e ketij pallatit e do te rrise siperfaqen e blerte.

    Reply to this comment
  3. ELIOT February 7, 16:50

    Kur do te na folni se do te ngrihen rrogat ;;,,,,, Kur do te NA tregoni se jeta eshte permiresur ne SHqiperi ;;; dhe donim te dinim sa eshte kroissenca ne SHQIPERI . SE PER NDERTIME ME HAJDUTE JEMI NGOPUR .. POPULLI SFITON ASGJE NGA KY NDERTIM ..VETEM RAMA VVELIAJ QE E SHESIN TOKEN DHE JAPIN LEJET FITOJNE APO JO ….. NDOSHTA E KAME GABIM …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*