15 librat më të mirë klasikë të të gjitha kohërave

September 15, 2017 11:48

15 librat më të mirë klasikë të të gjitha kohërave

 

Klasikët e lashtë ende mund të na mësojnë për dashurinë, politikën, historinë dhe legjendën. Britanikja “Telegraph” ka përzgjedhur 15 librat klasikë që duhet t’i lexoni me domosdo.

1- Iliada nga Homeri

Temë e trajtuar rreth luftës, por në të vërtetë, ka të bëjë me zemërimin e Akilit. Çdo vdekje është e trajtuar në veçanti dhe perënditë vajtojnë të preferuarit e tyre, madje Akili mund të na tregojë se si të veprojmë me dinjitet.

2- Odisea nga Homeri

Libri flet për Odisenë e kthyer nga lufta. Por që më tepër ka të bëjë më identitetin e heroit sesa me udhëtimin e tij. Gjithçka ka të bëjë me konfliktin në një shkallë të brendshme.

3- Metamorfoza nga Ovidi

Metamorfoza ndodhet në të gjitha muret e Galerisë Kombëtare. Ky ishte libri më i lexuar në latinisht nga Rilindja e këtej dhe tregimet e tij të transformimit, dënimet e drejta apo të padrejta dhe rrënjët mitike të universit, ndikojnë në opinionin tonë estetik edhe tani.

4- Simpoziumi nga Platoni

Kjo prozë greke është shkruar në mënyrën më të bukur. Një dialog për dashurinë të cilën as Sokrati nuk mund ta përshkruajë. Një djalosh simpatik i cili dehet qëllimisht për të shprehur ndjenjat e tij .

5- Arti i të dashuruarit nga Ovidi

Burra, si mund t’i bindni  gratë dhe si mund t’i mbani ato? Gra, si mund të bini në sy të burrave dhe si t’i ndaloni ata të veshin rrobat e juaja? Këshillat e Ovidit mbi dashurinë janë ndonjëherë të stilit të lartë, në disa raste të pagdhendura, por gjithmonë zbulojnë jetesën e dashurisë romake.

6- Fedoni nga Platoni

Vdekja e Sokratit tregohet qetësisht si një lëvizje e jashtëzakonshme. Ai pretendon të tregojë sesi shihet bota e përtejme, ku gjërat marrin format e tyre të përsosura. Dhe vepra ende shihet si një portret i fuqishëm njerëzor i Sokratit nga nxënësit e tij.

7- Simpoziumi nga Ksenofoni

Ky simpozium i dytë është i dukshëm jo për ashpërsinë e tij filozofike, por për mënyrën në të cilën Sokrati kthehet në doktor Johnson me pyetjet e tij “Çfarë duhet të hamë? Pse? Cili është parfumi më i mirë?” Etj…

8- Poemat nga Safo

Nëntë prej tyre janë zhdukur, por ajo që ka ngelur është mahnitëse, ndriçuese, iluminuese, intime, krejtësisht origjinale dhe e mençur., “Nëse jo” ose “Dimri”, janë dy poemat më me vlerë të mbetura nga krijimet e Safos.

9- Jetë paralele nga Plutarku

Plutarku ka kompozuar detajet e portreteve greke e romake. Është gjithashtu e mahnitshme të theksohet se sa shumë imazhe romake Shekspirit janë në të vërtetë të Plutarkut.

10- Eneida nga Virgjili

Përralla e trojanëve, themeluesit e Romës shkojnë larg, përtej propagandës. Virgjili është mjeshtër i patosit, duke përkujtuar viktimat më tepër sesa fitoret. Dhe romanca e dështuar mes Eneas dhe Didos është tregimi më i mirë në dashurinë e lashtë.

11- Rrëfimet nga Shën Augustini

Shën Augustini lufton me tundim, një nga gjërat më joshëse të botës klasike, kështu i pasur në retorikën e tij, ai do të përdorë predikimin e tij, me të cilin ai do të konkurojë hershëm lamtumirë.

 12- Mbi natyrën e gjërave nga Lucretius

Lucretiusi u përkul mbi filozofët grekë për të krijuar hetimin mbi funksionimin e universit. Ajo është drejtuar nga atomet, mposht edhe vlerën e perëndive. Lucretiusi mundi të shkruajë mbi sensin e gjithësisë.

13- Punët dhe ditët nga Hesiodi

Shumë nga mitet e Greqisë së Lashtë, që na duken kaq të natyrshme për ne tani, për herë të parë shfaqen nga Hesiodi në mënyrën sesi i shfaq perënditë. Në “Punët dhe Ditët” ai jep këshilla mbi fusha të ndryshme të punës.

14- Historitë nga Herodoti

A ishte Herodoti babai i historisë, edhe pse historian? Ai rrëfeu ngjarjet e luftës kundër Persisë, për të mbledhur grekët edhe një herë. Tregoi edhe anekdota, skica të kulturave të tjera. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane.

15- Gjeorgjikët nga Virgjili

“Poemë e mirë nga poeti më i mirë” – u shpreh poeti i shekullit të 17-John Dryden. Dhe kishte plotësisht e drejtë. Virgjili zgjodhi këshillat e Hesiodit mbi fermerët, por rregulloi strukturën e teorive të tij dhe për më tepër vargu i gjuhës e ndihmon atë për të trajtuar tokën si një organizëm të gjallë.

Klasikë të të tjerë:

Odes-Pindar

-Apologjia (Ditët e fundit të Sokratit)-Platoni

-Një histori e Romës-Livi

-Veprat e Ciceronit, Senekës dhe Aristotelit.

September 15, 2017 11:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*