15 mijë të punësuar në 6 muaj, Rama jep detyrat: Bizneset të deklarojnë…

July 6, 2018 12:51

15 mijë të punësuar në 6 muaj, Rama jep detyrat: Bizneset të deklarojnë…

Në 6 muaj, nga janari deri në qershor 2018 rezultojnë 14,593 të punësuar nga Zyrat e Punës, ku vetëm në muajin e undit janë punësuar 3,592 persona. Nga ana tjetër gjatë gjashtëmujorit bizneset kanë deklaruar 31,227 vende të lira pune.

Kryeministri Rama gjatë një takimi me drejtorët rajonal të punësimit dha një sërë detyrash për zyrat e punës, ku ndër të tjera ishte edhe krijimi i një portali, ku bizneset janë të detyruar të deklarojnë vendet e lira të punës.

Përtej rezultateve pozitivë, duhet të përcaktohen indikatorët e qartë të suksesit, që duhet të lidhen jo vetëm më normën e gjetjes së punës por dhe të mbajtjes së punës. Zyrat e punës duhet ta kenë si indikator.

Së dyti, ka nevojë për qartësim nga zyra qëndrore, për procedurat e punësimit, që të reflektohen në listëpagesat e bizneseve.

Dobësia me e madhe e zyrave të punës është në masën dhe kontaktet me vetë biznesin. Janë vetëm 6 për qind e bizneseve që kanë kontakte me zyrat e punës. Por pjesa tjetër, zyrat e punës nuk kanë trokitur ose nuk kanë patur sukses.

Garantimi i shërbimit sa më të mirë ndaj biznesit, ky i fundit të mos cenohet as nga inspektorati i punës as nga Tatimet.

Duhet garanci për vendet e punës të siguruar për punonjësit, kushte optimale.

Bashkëpunimi i zyrave të punës me universitetet dhe shkollat profesionale, ka nevojë për përmirësim.

Ka qytete të pambuluara nga zyrat e punësimit, duhen shtrirë.

Zyrat rajonale duhet të jenë me bashkëpunuese, më transparente me zyrat qendrore.

Dhe së fundi, lind nevojë për bashkëpunim, për krijimin e një website kombëtar për vendet e reja të punës, i detyrueshëm për kompanitë qe t’i publikojnë, dhe në këtë mënyrë të krijohet edhe një mekanizëm më shumë ndihmues, për bizneset, zyrat e punësimit dhe punëkërkuesit. Kjo ide duhet çuar për para dhe impelmentuar”.

Duke u ndalur të punësimi i familjeve të dala nga ndihma ekonomike, Rama tha se duhet më shumë këmbëngulje për ata që refuzojnë punësimin.

Nga maji 2017, kemi 23 mijë persona më shumë të punësuar. Qershori muaji më pozitiv, ka ndikim edhe sezoni veror, por edhe roli i zyrave të punësimit. Pavarësisht progresit të bërë me individët e dalë nga ndihma ekonomike, dhe pavarësisht vështirësive që hasni me këta persona, që refuzojnë punë, duhet të këmbëngulni, për të dalë nga kjo situatë psikologjike, nga një stereotip i krijuar për vite të tëra për të ndenjur”.

Targeti i qeverisë deri në fund të vitit është 25 mijë të punësuar nga Zyrat e Punësimit.

o.j/dita

July 6, 2018 12:51
Komento

2 Komente

  1. nje qytetar July 6, 13:57

    15 mije nuk jane punesuar ne 6 muaj as ne USA me 300 milion banore, por rrej o Rame rrej se me rrena e ke ate karrige kryeministri e me rrena po e mban. Mileti i shkret per ato qe degjon thote “Lum si ne”, por per ato qe shikon thote “Mjer ne”

    Reply to this comment
  2. Mark U.K July 6, 20:00

    Kurse per nje vite qeveria Rama ka punsuar 28000 persona aq sa pretendonte PPSH se ka ra deshmor.Ne fakt me statistika jan vetem 6300.Bile edhe nga kta gjysmen i kan vrar vete komunistet.Apo i quan te punsuar ata qe kan kerkuar azil ne Europe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*