15 raste të reja me Covid-19 në Korçë, mes tyre edhe personel shëndetësor
Nga Arkiva
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 15 raste të reja në qarkun e Korçës ditën e sotme.
Rastet e reja janë konkretisht nga 15 personat e infektuar, 4 prej tyre mjekë të spitalit të Korçës, 2 në Devoll , një në Kolonjë.
Ndërkaq, të tjerët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Po ashtu disa prej tyre kanë rezultuar pozitivë pasi janë kthyer nga pushimet.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 125 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento