15 shënjestrat e Kim Jong-un, ekspertët: Ja çfarë do të godasë

November 24, 2017 13:58

15 shënjestrat e Kim Jong-un, ekspertët: Ja çfarë do të godasë

Shtëpia e Bardhë, Manhattani dhe Pentagoni janë në mesin e shënjestrave prioritare bërthamore të regjimit koreano-verior.

Raketat e Kim Jong-unit do të drejtoheshin te 15 objektiva, ndër të cilat renditen qytete kryesore amerikane, ishulli i Guamit, bazat amerikane në oqeanin Paqësor, aeroplanmbajtëset bërthamore të Shteteve të Bashkuara, bazat e Uashingtonit në Korenë e Jugut, Seuli, Presidenca koreano-jugore dhe agjenci të tjera qeveritare, territori japonez.

Lista e hartuar nga Instituti “European Commission of Foreign Relations” është rezultat i analizës së bërë njoftimeve të medies shtetërore, që kur diktatori Jong-un mori pushtetin.

Vendi komunist ka publikuar gjithashtu edhe harta të objektivave të tij, siç u ilustrua nga fotografia famëkeqe, botuar në mars të vitit 2013, që tregonte Kim Jong-un me një hartë të synuar që i korrespondon qyteteve dhe bazave në kontinentin amerikan.

Qëllimi i gjetjeve ishte “të parashikohej përgjigjja e Penianit ndaj skenareve të ndryshme”, në mënyrë që të kuptohej më mirë sesi i sheh regjimi armët e tij atomike dhe kur do t’i përdorë ato.

Por zyrtarët atje pretendojnë se, kërcënimi bërthamor i Penianit është parandalues, që do të thotë se Kim Jong-un do ta nisë luftën bërthamore vetëm nëse mendon se kombi i vet është në rrezik.

Lista publikohet në kohën kur shteti komunist denoncoi vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta renditur sërish si “shtet sponsorizues të terrorizmit”, përcaktim ky që u lejon SHBA-ve vendosjen e sanksioneve të tjera, por që rrezikon t’i përflakë edhe më shumë tensionet me regjimin kryeneç.

November 24, 2017 13:58
Komento

1 Koment

  1. info analitike November 24, 19:34

    Jepi shoku Kim lufto edhe ti si enveri ine kunder armiqve te brendshem e te jashtem por kujdes se ushtaret i ke me krimba ne bark nga ushqimi cilesor me te cilin i furnizon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*