15 shqiptarë shpëtuan mrekullisht nga sulmi në Las Vegas

October 3, 2017 09:01

15 shqiptarë shpëtuan mrekullisht nga sulmi në Las Vegas

Në sulmin e djeshëm në një Koncert Las Vegas ku mbetën të vrarë 58 persona dhe u plagosën rreth 520 të tjerë, kanë qenë të pranishëm edhe 15 shqiptarë.

Fatmirësisht shqiptarët e pranishëm nuk kanë pësuar lëndime dhe kjo konfirmohet nga Fatmir Frank Hamzaj, një biznesmen i njohur dhe drejtues i komunitetit shqiptar në Las Vegas.

Ai në bisedën për INA thotë se masakra ka qenë e tmerrshme pasi kanë humbur jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Sipas tij, fatmirësisht kanë shpëtuar 15 shqiptarët që ishin të punësuar në kazinon “Mandalay Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie , apo punonjës të lojrave të fatit, dhe, mirëmbajtës të kazinos, se famshme “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas. Në ate moment që ndodhi ngjarja asnjeri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë psemarrës në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili, është një shesh përballë kazinos, ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësishtë, të gjithë pra te 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se ata janë shëndosh e mirë”, deklaron Frank Hamzaj.

Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke i shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë popullit amerikan.

October 3, 2017 09:01
Komento

2 Komente

  1. demo October 3, 09:18

    Nga gjuetia pa kriter u zhduken thellezat,shapkat,sorkadhet,dhite e egra,,madje dhe lepuri dhe derri,por ujku,skilja dhe shqiptari u shtuan.Ferra dhe hislli nuk zhduken.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 3, 19:24

    “15 shqiptarë shpëtuan ———mrekullisht———nga sulmi në Las Vegas”!!!!!
    shtrohet pyetja:çfarë mrekullie i shpëtoi??
    nuk ishin në koncert!!!
    uuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaaauuuuuuuuu!?
    kështu mund të themi për tërë lasvegasianët që nuk ishin në koncert,bile dhe për ata të shteteve përrreth!!bile mund të themi të njëjtën gjë dhe për tërë aziatikët,latinoameirkanët,afrikanët europianët e këshutm e rradhë tërë bota!!të gjithë kanë shpëtuar për “mrekulli”sepse nuk ishin në koncert!
    ttë vetmit që e kanë pësuar nga njerzit që nuk kanë qënë në koncert,bile as nëamerikë fare,JENI JU IDIOTËT E MEDJES SË PJERDHUR!!
    JU KENI PËSUAR GODITJE NË TRU!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*