151 kandidatë për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës

October 1, 2014 16:00

151 kandidatë për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës

Për postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë kanë shprehur interes 151 persona të cilët kanë aplikuar në adresën e publikuar pak javë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama konfirmoi se 151 kandidatë kanë paraqitur interes për të qenë pjesë e bordit drejtues të bankës. Në Këshillin Mbikëqyrës janë 4 vende vakante; dhe 1 anëtar propozohet nga qeveria, 2 nga parlamenti dhe një nga Këshilli Mbikëqyrës.

Ndërsa Nishani ka hapur një adrese email-i ku deri në 5 tetor ftohen kandidatët për të konkurruar për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. /E.K

October 1, 2014 16:00
Komento

3 Komente

  1. Pëllumb zaimi October 1, 18:42

    Nuk di si të thërras, – “Poshtë guvernatorët dhe rrofshin paratë ” apo “Rrofshin guvernatorët dhe poshtë paratë ” ? Nuk e di se me kë fitojmë, sepse dhe me guvernatorët dhe me paratë gjithnjë kemi dalë të humbur!? Tung!

    Reply to this comment
  2. Kapitali October 1, 20:53

    Une cuditem per vete, po qe se eshte e vertete qe kane konkuruar 150 veta per anetar te keshillit, ky eshte nje turp, me sakte nje tallje totale qe ju behet shqiptareve. Tallje nga kryeministri qe hap adresa online per tu rregjistruar dhe tallje edhe nga presidenti qe vazhdon lojen e kryeministrit me keto palo aplikimesh online. Me vjen keq per ata te mjere qe shpresojne se do kapin ndonje pozicion. Por po jua them hapur sot. Qe une koken pres po qe se ndonje prej atyre qe ka aplikuar ne keto palo lojerash online te kryeministrit dhe presidentit do te kete mundesine te behet anetar i keshillit mbikqyres.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi October 1, 22:52

    Duan të krijojnë përshtypjen se po bëjnë një seleksionim të madh ndërmjet një “armate me aplikues” ndërsa më në fund lopata do të kapë “atë që duan ngatërrestarët” në vjedhjen e shekullit !? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*