16 ambasadorët amerikanë në Shqipëri. Për çfarë mbahen mend

January 18, 2015 15:32

16 ambasadorët amerikanë në Shqipëri. Për çfarë mbahen mend

Janë 16 ambasadorë të cilët kanë përcjellë në Shqipëri mesazhin e Washingtonit nga dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes  Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “Debati në Channel One” gazetari Roland Qafoku renditi emrat e 16 ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, sa qëndruan në Shqipëri dhe për çfarë mbahen mend

 1. MAKSWELL BLACK (I dërguar i jashtëzakonshëm)

Shteti nga vinte: ILLINIOIS

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË

10 Gusht 1922 -10 Janar 1923

PËR TU MBAJTUR MEND: I pari diplomat që erdhi zyrtyarisht në Shqipëri me mision dhe që solli funksionimin e marrëdhënieve SHBA-SHQIPËRI

2. ULYSSES GRANT SMITH

Shteti nga vinte: PENNSYLVANI

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

22 Shtator 1922 Deri më 8 Shkurt 1925

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i vrasjes së dy amerikanëve në Mamurras dhe thënia e tij pas kësaj ngjarje: Shqipëria bëri 100 vjet prapa.

3. CHARLES C. HART

Shteti nga vinte: DISTRICT OF COLUMBIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

27 Maj 1925 deri më 12 Dhjetor 1929

PER TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i marrëdhënieve me Shqipërinë pas vendosjes së monarkisë.

4. HERMAN BERNSTEIN

Shteti nga vinte: NEW YORK

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

17 Shkurt 1930 deri më 24 shtator 1933

PËR TU MBAJTUR MEND: Diplomati dhe gazetari shkroi një analizë më “Neë York Time” me titull: Shqipëria e vogël e një loje të madhe.

5. POST WHEELER

Shteti nga vinte: WASHINGTON

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
26 Gusht 1933 – 1 Nëntor  1934

PËR TU MBAJTUR MEND: Arritja e marrëveshjes së famshme të ekstradimit mes SHBA dhe Shqipërisë.

6. HUGH GLADNEY GRANT

Shteti nga vinte: ALABAMA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
9 Gusht 1935 – 27 Shtator 1939

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi I situatës gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

7. KRISTOFER HILL (I ngarkuar me punë)

Shteti nga vinte: COLORADO

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
15 Mars 1991 – 1 Tetor 1991

PËR TU MBAJTUR MEND: Rilidhjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë pas 51 vjetësh.

8. WILLIAM EDWIN RYERSON

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
2 Dhjetor 1991 – 13 Tetor 1994

PËR TU MBAJTUR MEND: Angazhimi në rrëzimin e komunizimit.

9. JOSEPH EDWARD LAKE

Shteti nga vinte: TEXAS

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

5 Korrik 1994 – 15 Mars 1996

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë dhe SHBA sidomos pas masakrës së Peshkëpisë që solli dhe dorëheqjen e tij.

10. MARISA R. LINO

Shteti nga vinte: OREGON

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
2 Korrik 1996 – 20 Maj1999

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjeve të vitit 1997 dhe 14 shtatorit 1998

11. JOSEPH LIMPREHT

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
6 Korrik 1999 – 19 Maj 2002 (Vdiq në detyrë)

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjeve në Kosovë

12. JAMES FRANKLIN JEFFREY

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
3 Tetor 2002 – 2 Maj 2004

PËR TU MBAJTUR MEND: Bashkëpunimi për luftën ndaj krimit të organizuar dhe shoprehja e tij “Ne i njohim baronët e drogës në Shqipëri”.

13. MARCIE B. RIES

Shteti nga vinte: DISTRICT OF COLUMBIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË”
10 Tetor 2004 – 20 Gusht 2007

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i raporteve të ndera mes opozitës dhe mazhorancës.

14. JOHN WITHERS

Shteti nga vinte: WASHINGTON

KOHA E QENDRMIT NË DETYRË:
25 Gusht 2007 – 10 Nëntor  2010

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i shpërthimit masiv në Gërdec

15. ALEKSANDËR ARMANDO ARVIZU

Shteti nga vinte: COLORADO

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
9 Nëntor 2010 – 10 Janar 2015

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjes së 21 janar 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.

16. DONALD LU

Shteti nga vejn : CALIFORNIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
NGA 12 Janar 2015 e në vazhdim

January 18, 2015 15:32
Komento

4 Komente

  1. paraziti January 18, 15:42

    Tamam Limpreht ra ne detyre! Ishalla nuk vdesin dhe te tjer si ai, se do ngelemi shteti i ” detyrave” te medha.

    Reply to this comment
  2. dn January 18, 16:11

    Arviziu mbahet mènd per shprehen’ Burr shteti’ per nje kriminel, njeri qe kur nuk e meritonte kete shprehe!

    Reply to this comment
  3. metlaj January 18, 18:02

    pasvdekjes se ambasadorit na bie detyra neve dhe shtetit amerikan te specifikojme sa detyra dhe renia duke kryer ky ambasador ishte detyre e ngarkuar nga shteti apo pune e plotesimit te nevojave biologjike qe ai ja ngarkoj vetes dhe e relalizoj me skrifica deri ne vdekje dhe duke ilne shtetit tone dhe amerikan te gjej produktet e punes se tij qe jane niperit tone te ciletduhet te ndertojne marrdhenie me te sinqerta midis dy shteteve se aa ato shteterore lidhjet ne mardheniet seksuale jane me te pastra se te pa moralshmet politikane qe krijojne lidhje per interesat personale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*